Mediokriteti dhe zhurma politike ku na shtyn Saliu

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

arben-isarajNga Arben Isaraj

Çdo qeveri – qoftë dhe despotike,- që të mbijetojë, ka nevojë për një shkallë të caktuar konsensusi. Sidomos, konsensus me qytetarin dhe me opozitën në dobi të së ardhmes. Ky konsensus mund të sigurohet me gjithëfarë mënyrash demokratike.

Por çuditërisht për kohën që jetojmë, kjo qeveri ofron vetëm një mënyrë për konsensus, është ajo e dhunës dhe terrorit shtetëror.

Terrori i sotëm qeveritar, i retushuar mediatikisht, ia ka arritur që qytetari të ndjehet plotësisht i hipotekuar ndaj liderit Kryeministër, prej të cilit është krijuar bindja se varet jeta e tij tekefundit.

Të lodhur, të varfëruar, coroditur dhe cfilitur nga premtimet, qytetarët shpresojnë të komunikojnë me “SaliLiderin” (qoftë dhe me sms), për të “kuptuar” se :
-si mund të penalizohesh pa faj, duke harruar se delikti (vepra penale) ka nevojë për anën subjektive si element;
-ku iku dhe ku ngeli korrupsioni;
-ku dhe kur duhet të investojnë;
-si mund të fitojnë pronë dhe si mund të zhvishen nga prona brenda ditës, packa se ligji thotë ndryshe;
-cilën menu turistike duhet të përdorin sivjet dhe pse fasulja zëvendëson peshkun, ulliri, grurin e misërin; e shumë absurde pafund të këtij lloji.

Rrugët e kësaj varësie psikologjike nga “Lideri”, për një qytetar në gjendje pasigurie e nevoje sociale, mund të jenë tepër të spërdredhura, por gjithmonë mbeten dramatike.
Këtu fillon dhe diskretitohet idea e progresit në sytë e shqiptarëve. Këtu zhduket alibia mediatike e ndryshimit dhe integrimit europian vetëm për tre ligje.

Këtu shteti i së drejtës fillon dekompozimin dhe institucionet tkuren. Fillon përbaltja e kundërshtarit nga të katër anët, me fis e me farë.

Në demokracinë e vërtetë të gjitha këto e lënë politikën në fuqi, lakuriq.

Por tek ne porosia e vrazhdë e Makiavelit imponohet. Politika është lufta për ta fituar dhe për ta mbajtur pushtetin me cdo mjet dhe kusht.

Çfardolloj petkash të përdorë “SaliLideri” dhe legalizojë “media e pavarur” e tij, për të stolisur realitetin, të gjitha i shërbejnë këtij objektivi – mbajtjes me cdo kusht e cdo formë të pushtetit.

Lufta për pushtet bën që dinamika konfliktuale e mikut dhe armikut politik, të jetë e pranishme edhe në jetën e përditëshme të institucioneve.

Qeveria fillon të godasë gjithcka që vjen në opozitë me të. Gjëra që mund të jenë tragjike për qytetarin dhe standartet e jetës së tij, në praktikën burokratike të jetës parlamentare janë vecse komike.
Vështruar qetë, mund të duket si kërkesë e skenarit të shoqërisë së spektaklit, por që ka filluar të mos tërheq më vëmendjen e qytetarëve.

Mungesa e arritjeve dhe alternativave qeverisëse kthehet në zhurmë, shumë zhurmë, përfundimi asgjë.
Vendi i politikanit dhe politikani qeverisës që e zë atë, si të vinte një maskë, përfitojnë fenomenollogji të ndryshme transformimi, të cilat bigëzohen e kryqëzohen tek ngjajshmëria dhe imitimi i “Liderit”.
“I ndryshmi” izolohet nga publiku dhe ngelet i vetëm. Atij nuk do dhe duhet ti ngjajë asnjë. Të gjithë presin të bjerë.

Duket se askush nuk do ti ofroj asnjë vend në azilin politik të rradhës.

Kur mungojnë argumentet e rëndësishme të aksionit qeverisës, tensioni i përleshjes politike të ditës është një mënyrë për ti bindur qytetarët se luhet dicka e madhe. Aty ku mund të presësh të gjesh cinizmin, gjen vec mëllef, dhunë dhe paranojë.

Pretendimi i kundërshtarit për të marrë pushtetin, duket gjithherë si agresion. Dialogu objektiv bëhet i pamundur sepse cështja nuk qëndron tek e vërteta, por tek pozicioni i “Liderit”, jo tek ajo që thuhet, por tek ai që ai e thotë.
“Lideri” gjithëpushtet e ka të vështirë të pranojë se pushteti ushtrohet, nuk zotërohet.

Sot, asgjë nuk është e pafajshme. Gjithcka u përgjigjet raporteve pushtetore të dhëna. Këtu opozita e majtë dhe opozita kunder regjimit duhet të luajë rolin e vet.

Mirëpo, nëse lufta demokratike kundër kalimit të caqeve të pushtetit nga “Lideri”, përzihet me konstruktimin ideal dhe legalizimin e bashkimit anarko-partiak, krijohet një terren konfuzioni, gjë, që sidoqoftë, nuk duhet të na shërbejë ende si alibi morale për të penguar veprimet e duhura dhe të nevojshmë si opozitë.

Sic thotë një analist i së majtës europiane, “është keq nëse ka vetëm një zjarrfikës, porse është e tmerrshme të rrish qetë duke vështruar zjarrin që shkrumbon, sic rri shpeshherë një soj e majte”.

Dhe një farë e majte, i ka “larë” duart shumë e shumë herë për hir të një ndërgjegje të pastër tekniko-pacifiste dhe të prioritetit të dialogut e bashkëpunimit me të djathtën edhe aty ku ai është i pamundur.
Kjo lloj e majte duhet lënë mbrapa dhe nuk mund ti shtrihet më dora e bashkëpunimit.

Morali, ashtu sikurse të drejtat, është dhe mbetet individual, por tani kërkohet edhe për të tërën përballë qytetarit votues.

Angazhimi i të gjithëve, kundër kalimit të caqeve të pushtetit, deformimit e kapjes së institucioneve, korrupsionit pa kufij dhe krimit të organizuar është politikisht një detyrë për tu përmbushur në qershorin e 2013-tës.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

19 komente në “Mediokriteti dhe zhurma politike ku na shtyn Saliu”

  1. Edor says:

    „…Terrori i sotëm qeveritar, i retushuar mediatikisht, ia ka arritur që qytetari të ndjehet plotësisht i hipotekuar ndaj liderit Kryeministër, prej të cilit është krijuar bindja se varet jeta e tij tekefundit…“

    Ne se shkruan per qytetarin se ndjehet i hipotekuar duhet te pranosh me pare se hipotekimi ka filluar ne sallen e kuvendit… paqyrimi i se ciles jane deputet.

  2. adi_bonn says:

    Shume mire zoti Isaraj,jam dakort me ju,por sa votues me barkun bosh e kuptuan,per te mos thene e paten mundesine ta lexonin,kete shkrimin tuaj.
    Ju sugjeroj te flisni me kembe ne toke me afer popullit,me kuptueshem, me thjeshte,gati gati banale do te thoja nqs doni te terhiqni masen qe e ka me vete ai psikopati qe kemi si KM.
    Fjalet e zgjedhura,intelektuale,bejne pune ne nje shoqeri me kulture me te larte se mesataren,jo te ne ku vjedhja,korrupsioni dhe arroganca jane ne stadin primitiv,ne mesjete.Fjalet e zgjedhura me kujdes,kthehen ne bumerang nga masa e thjeshte e lodhur e popullit…Popullit te thjeshte i duket sikur po i shisni mend me fjale te medha….

    Pershendetje nga Bonn,Gjermani

    1. Fred says:

      Mire e ke ,por ky popull eshte lehtesish i manipulueshem per arsye te injorances dhe frikes,e para ben kerdine ne shtresat e uleta,kurse e dyta ne shtresen e mesme qe me veshtiresi po krijohet ne shqiperi.Sa me pak i sigurte e i dobet ekonomikisht aq me i patrembur dhe injorant ndjehet individi(nuk ka c humbet tek e fundit),kjo eshte dhe arsyeja qe kontigjente krimi vijne rendom nga shtresat e uleta dhe ne skamje,jane njerez pa frike ndaj ligjit dhe rendit.Kurse te prejardhurit nga familje qytetare me mardhenie modeste me pronen e vogel dhe me nje pune te siguruar (pavaresisht te ardhurave te mjera qe ajo sjell) ndjehen me inteligjiente ,te afte per parashikime afatshkurtera dhe te Frikur gjithesesi per te mbrojtur ate qe kane arritur.Mesazhet politika duhet ti adresoje vecanerisht tek Shtresa e mesme qe te dale nga zhgualli i frikes,te jete me aktive dhe te komunikoje perdite me ata qe i perkasin vegjelise.Mesazhet adresuar shtreses se ulet jane ne menyre te paevitueshme POPULISTE dhe per kete arsye percjellin politike BANALE dhe te rendomte,as qe mund te mendohet qe ndonje qe s jka buke te ulet para internetit dhe te lexoje gazeten TEMA.Keto artikuj duhet te zgjojne nga gjumi edhe ata Mekatare servile te pushtetit qe ne menyre te vetdijshme i sherbejne krijimit te Autokracise ne shqiperi dhe perforcojne kultin e njishit apo te dyshit duke na bombarduar ne media e televizione dhe duke u rrethuar me tylin e jetes metropolitane me drita e zhurme e duke mos e llogaritur fare qytetarin e thjeshte qe eshte i barazflefshem ne personalitet e dinjitet me Saliun, Jozefinen ,Edin apo Ilirin.Komplimente z Isaraj per artikullin

      1. eldoss says:

        eshte e lehte per kalorsit e rinj te mesjetes demokokratike te ndertojne nje kaos ideshe per te vazhduar avzin e vjeter.
        Kush nga posita ose opozita ka ofruar nje alternative ekonomike per shqiperine.
        Ne mbetem ne periferine e tregu eurojan qe dhe vete nuk afron tashme
        stabilitet

  3. Ben Chicago says:

    Ky eshte ai qe kishte perfituar miliona $ nga dallaveret me telefonat e Telekomit( mbasi e kam gabim),por keta ortaket e Rames jane te gjithe njesoj:Te pasur,por shume,,injornate,por shume,,,dhe pa Idelae e pa parti.Tipike per turmat kokpalre socialste qe ju vete pas.

    1. Edor says:

      Ben Chicago & Kavajsi,

      si duket nuk keni arritur deri „tek ky mesim“ sepse nuk jeni ne gjendje te kuptoni tekstin e shkrimit dhe jepni komente pa kuptim dhe lidhje.

  4. saliheqenefi says:

    mesoi shume nga fatos nano si te vjedhe e mashtroi ,pse jo edhe nga pjella e ps , ilir meta qe per mendimin tim vjen para fatosit per hajdutllek , nuk keni moral per rilindje eshte thjeshte farse elektorale , ay qe ka moral i thote te keqes STOP, kurse ps se ka bere deri me sot

  5. titi says:

    Si gjithmone i sakte ne shkrime. Komplimenta Arben.

  6. Kavajsi says:

    Mediokriteti, zhurma e projekti mafioz i partise me trashgmni mafioze socialiste. Kryetari i bashkise kavaje futet ne burg po te shkoje ne Zvicer dhe ka ndryshuar emrin. Nje drogaxhi e injorant dhe Edi Rama e dinte CV e tij dhe ju ju ka humbur besimi. Jeni te gjithe muter.

  7. Claus says:

    Nese ka ndonje shkrim per te marre noten 10 ne lenden e “Mediokritetit” eshte ky i deputetit Isaraj.
    Fragmente frazash pa lidhje logjike te mbuluar me nje vello “intelektuale” e bejne kete shkrim qe fundin e tij e pret nje minute e me pare. Nejse, ky eshte stili i tij dhe kete me vullnet a pa vullnet nuk mund ta korrigjosh dot, pershtypje me ben fakti se si ky shkrim kalon filtrin ketu tek “Tema” duke rene ne nje kontrast qe rralle e gjen.
    Aty ky i thuhet te “zezes” e “zeze”, aty ku opinionet dhe mendimet shprehen pa doreza dhe ashtu sic jane, ne te cilat komentet shkojne si kurre ndonjehere ne ndonje media tjeter, deri dhe mbi 400, marrin guxim keta deputete dhe hedhin versionet e tyre ku as “ngrohin” dhe as “ftohin” njeri.
    Te them te drejten, nuk mora vesh gje.

    Qeverite, qofte edhe despotike, kane nevoje per nje shkalle konsesusi dhe kete e arrijne ne keto forme, thote.
    Nuk kane nevoje qeverite per konsensus zoti Isaraj, ato despotike jo e jo. Konsesusin ato e marrin njehere ne 4 vjet me zgjedhje dhe aty mbaron muhabeti. Mbaron muhabeti se te dyja palet “te fituarit” dhe te “humburit” jane te sigurte qe qeverite e zgjedhura do te punojne per te miren e vendit dhe te popullit me ane te programeve qofte edhe te ndryshme por qe konvergojne ne nje pike, ne rritjen e mireqenies.
    Ate qe ben Berisha (emer qe nuk e ke zene njehere ne goje) nuk eshte kerkese per konsesus, ajo eshte politike per pasurim te nje shtrese te vogel ne kurriz te shtetasve te tij. Vete i ke vene emrin “terror”, por a eshte terrori kerkese per konsesus? Terrori dihet, eshte dhune.
    Jane bere pak si lemsh gjerat. Nuk ka edhe konsesus edhe terror.
    C`hyn ketu varesia psikologjike kur njerezit marrin buke dhe ushqime me lista, kur cdo muaj ke te vdekur nga gabimet skandaloze te mjekeve?
    Varesi psiokologjike kane ata qe varen direkt nga pushteti si puna e disa deputeteve te majte dhe te djathte. Stomaku bosh te krijon psikologjizma te tjera qe te con ne ate qe “nuk kam me c`te humbase ne kete bote”, njeriu ne kete faze nuk do t`ia dije se nga varet, as nga Berisha dhe as nga ish-shefi yt Nano. Ai varet vetem nga “stomaku”.

    Marr nje shprehje tjeter:
    “Mirëpo, nëse lufta demokratike kundër kalimit të caqeve të pushtetit nga “Lideri”, përzihet me konstruktimin ideal dhe legalizimin e bashkimit anarko-partiak, krijohet një terren konfuzioni, gjë, që sidoqoftë, nuk duhet të na shërbejë ende si alibi morale për të penguar veprimet e duhura dhe të nevojshmë si opozitë.”

    Me kete del qe si opozite ne veprimet e duhura qenkeni penguar nga bashkime dhe legalizime anarko-partiake!
    Nese e keni sinqerisht atehere keni konfirmuar nje te vertete qe ne shume komente e kam hasur; keni qene opozite e vobekte. Dhe legalizimet anarko-partiake nuk jane justifikim.
    Ndersa per ate “sojin e majte” paraqitesh disi frikacak apo i kapur, kur nuk i ke vene pikat mbi “i”. Cila eshte ai soji i majte? Xhuveli,Ilir Meta?
    Perse nuk del qarte?
    Ai “soji i majte” ka dale nga llumi i Fatos Nanos dhe me natyrshem nuk ka se ku te shkoj qe ai llum ben aleanca me Berishen.
    Sa per thirrjen per angazhim me te cilen mbyll kete corbe, vetem angazhim nuk sjell ky shkrim, perkundrazi.
    Me mire mos hapni goje, do te ishte me pozitive per ju para zgjedhjeve.
    Sa e hapni ate te shkrete vetem c´angazhim sillni.
    Perse nuk flisni si Tahiri, Brace dhe Balla?
    Keto artikuj i takojne gazetes “Start” ku shkruan vlonjati tjeter Arben Malaj. Kete sa per keshille. Atje keni nje grup vlonajtesh qe nuk e kane ndare akome mendjen se ne c`kah duhet te shkojne. Dhe sa per dijeni te gjithe ata jane te varur psikologjikisht dhe ekonomikisht me kete pushtet te despotit Sali.

  8. vlora 1912 says:

    ‘…ku na shtyn Saliu’?! Ate meritoni; ky injorat e teveqel ka shume vite qe ju drejton juve, bagetise.

  9. sociologu says:

    GJYQI NDERKOMBETAR.

    Isaraj pene e forte
    Per liri dhe drejtesi
    S’i trembet sundimtarit
    Derisa ka djallezi
    Isaraj me ju bashkohen
    Gjithe c’jane shqiptare
    Te ndershem
    O krenare
    Saliu e qelbosi
    S’eshte nje rast
    Qe na tmeron
    Ai po e teperon
    Populli e ka thene
    Kush ha udhrat
    Eren s’ja ndjen
    Te verteten
    Populli refen
    Saliu te kutermon
    Era e hudhrave i gelon
    Tjeter pune si e dreth
    Ngaqe e beri zakon
    Isaraj Saliu s’ndjen
    Teori edhe sofizma
    Duhet gjyq nderkombetar
    Te shpetojme nga isterizma.

  10. skenderi says:

    o zoti sociolog me bej dhe mua nje poezi , se jam shume gjynah dy here me jane vjedhur votat ne favor te opozites , ne mes te dites dhe edvin palla ciceron ne twiter

  11. D.Tare says:

    SKENDO HIPOKRITI.

    skenderi nje kodosh
    surat cimke koke kaposh
    votat i vjeth saliu
    skendo je gjiriz miu.

  12. Arben Isaraj says:

    MIREMBREMA DEBATUES QE SHKRUANI ENDE ILEGALISHT.

    PO PERFITOJ NGA RASTI TJU UROJ GEZUAR VITIN E RI.

    QOFTE 2013-ta VITI I DALJES TUAJ NGA ANONIMITETI ME PAK SFORCO E BURRERI.

    NUK SHTYHET JETA DUKE GENJYER, MASHTRUAR E GODITUR PAS SHPINE E PAS FERRES .

    MOS U BENI TELLALLE E IMITUES TE TE TJEREVE PO JINI VETVETJA. NEJSE E VESHTIRE.

    KA VETEM NJE RRUGE DILNI NGA ANONIMITETI E DEBATONI BALLAS.

    QE TE KUPTONI DUHET TE LEXONI SE NUK BEHET FYELL CDO KALLAM.

    IKNI NGA VINOTEKA E VIDIOTEKA DHE RRINI CA TE BIBLIOTEKA.

    SA PER MUA…MOS MA QANI HALLIN. NGA 2005-2011 SALINJTE E VLORES HUMBASIN ME NJE RRITJE PROGRESIVE PREJ 5000 VOTASH CDO DY VJET. SOT PARTIA SOCIALISTE NE VLORE ESHTE 23000 VOTA PERPARA. DHE MUA NE KETO VJET AS MA KA FITUAR NJERI ZONEN E AS ME KA MARRE “BASHKINE”.

    1. Edor says:

      z.Isaraj,

      – Ju keni lidhur „kontrat“ me Median doni apo nuk doni Ju si Politikan ky eshte ndryshim perse Ju duhet te prezantoheni me emer, kete „favor“ qe Ju keni fatkeqesisht un nuk e kam dhe as qe e kam ndermend te lidhe „kontrat“ me Media.

      – nga komentin qe ju kam len, (http://www.respublica.al/artikuj/2012/12/27/deputeti-isaraj-futet-vete-ne-forumin-online-ku-po-komentohej-nje-pjese-nga)Ju ose nuk keni dashur ta „lexoni“ ose Politika ju ka degraduar deri ne ate fare mase sa nuk jeni me ne gjendje te kuptoni me edhe dy rrjeshta, cfare kuptimi do te kishte tju shkruaja me gjate…

      Sa per te tjerat nuk do t´ja lejoj vetes te bie ne ate nivel qe tju pergjigjem…

      * me kete lloj gjuhe (Arrogante) qe pershendet komentuesit nuk ndryshon mendjet e tyre nga vlersimet qe te japin.

      Ju Uroj gjithashtu te kaloni Gezuar Vitin e Ri.

    2. fiku says:

      c’eshte ky idiot megalloman dhe i cekte ne gjykim. Po ya shikoni ka logjiken e babait te tij shpirteror Nanos dhe kacit te islamit kur thote se vetem te vari xhaketen ne vlore dhe do i marri votat. Duke qene se perfshihet vete ne forum kam deshire te gegjoj nga ky deputet qe e konsideron veten te perjetshem ne vlore se c’fare ka bere per zonen e tij elektorale gjate ketyre viteve? te me jape qofte edhe nje investim apo arrite te tij. Dhe te me thote se perse eshte i padiskutueshem ne ate zone sepse eshte arben isaraj (qe per shume shqiptare eshte person i panjohur) apo se perse eshte pjese e ps. Jo more deputeteuc nuk ecet perpara me mbeshtetje politike por me merita gje qe ti nuk i ke dhe as nuk ke per ti pasur se nuk je sojli per pune te tilla. Nese ky megalloman futet ne listen e ps-se une nuk do te votoj kete force politik.

  13. n 77 says:

    po ky sdo jete me ne liste e ka filluar behet i gjalle

  14. dritani says:

    Nese plani eshte qe e majta te angazhoje si “zjarrfikes” firmen Ilir&Xhepistet e LSI nuk keni gje ne vije. Ne jo e jo.
    Ky do te ishte legalizimi i mediokritetit i cili eshte ulur kembekryq ne kete vend te lodhur.

    Njerezit e pane dhe degjuan ne video se per c’para flitej. Pane stivat me para te Dritan Priftit. Degjuan dhe “ekspertet” e Saliut. Shohin cdo dite te punesuarit e LSI neper institucione dhe nuk kane nevoje per piruetat politike te liderve te se majte qe t’iu shpjegohet situata.

    Po nuk u shprehet qarte asnje vote nuk do te keni nga 50% e atyre qe nuk votojne, por kam frike se nuk do t’ju votojne as ata qe prej 20 vjetesh votojne ndershmerisht PS.

Lini një Përgjigje te dritani Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *