Bota në 2030-ën sipas CIA: Hegjemoni kineze dhe pushtet individual

 

CIA-3-ESALCMVM27-1024x768

 

Përgatitur nga Ilir Yzeiri

 

Shërbimet inteligjente amerikane sapo kanë bërë publik raportin e tyre për « Tendencat globale »(« Global Trends ») i cili parashikon se çfarë do të ndodhë me botën në njëzetë vjetët e ardhshme. National Intelligence Council (NIC) kushëriri i vogël analitik i CIA-s ka parashikuar në mënyrë tepër serioze gjendjen e botës në 2030-ën, fill një vit më vonë se homologu i saj rus. Konkluzioni ? Secili parashikon botën që ai dëshiron të shohë..

 

« Ne nuk kërkojmë që të parashikojmë të ardhmen-është objektiv i pamundur-por do të donim të jepnim një pamjë të së ardhmes së mundshme dhe të pasojave të saj » parshikon National Intelligence Council  në hyrje të raportit. Të mendosh të ardhmet e ndryshme pa përfytyruar të  ardhmen, kjo kërkon një sipërmarrje komplekse dhe ekspertë të shumtë, deri edhe ndërtimin e një blogu  blog participatif  (lidhja në anglisht) që vijon të ushqehet.
Raporti duket aq i sinqertë sa nuk shpalll asgjë me siguri, por « shumë skenarë të botës në vtin 2030 dhe asnjë nuk mund të përjashtohet. Në realitet, e ardhmja, me shumë gjasë, do të jetë e përbërë nga shumë elementë të të gjithë skenarëve “. NCI me shumë kujdes parashikon tendenca të ndryshme më shumë ose më pak të qëndrueshme, të përshkuara nga faktorët e ndërprerjes të « games-changers » (« changement de donne » ).

Leximi më përshtatshëm që mund t’i bëhet këtij raporti është ai i « megatendencave » (« megatrends »). E para dhe më e rëndësishmja (« sepse ajo ndikon mbi shumicën e tendencave të tjera ») është « fuqia në rritje e individit (« Individual enpowerment » ). E mbështetur nga rritja e klasës së mesme  në botë, ajo është, sipas NCI-së, garante e një demokratizimi më të madh në mbarë globin ose më tej akoma do të ketë një akses më të gjerë në teknologjitë e reja të komunikimit, gjë që, më në fund, u lejon ekspertëve amerikanë që të shpallin se në të ardhmen do të jenë iniciativat private që do të përballojnë fatkeqësitë botërore.

Një mendim i tillë dëshmon për një proces gjerësisht të përhapur që në fund të viteve 1970 dhe fundin e Shtetit- providencë, gjithashtu. Ajo është rezultat i çangazhimit gjithnjë e më të gjerë të institucioneve, të cilat ua kanë lënë vendin inisiativave private që të marrin ngarkim problemet për të cilat shteti nuk dëshiron më që të ketë përgjegjësi : çështjet shoqërore, të mjedisit…. Përgjegjshmëria e individit është një proces neoliberal. Mirëpo raporti i NCI-së paraqet rezultatin e një procesi apo është i përfshirë edhe vetë në këtë rezultat ? Ai e konstaton këtë fakt apo e promovon ?

 

 

Profeci e kulluar apo profeci autorealizuese ?

 

Në këtë vështrim, leximi i raportit të ngjashëm të IMEMO-s(Instituti i ekonomisë botërore ndërkombëtare që formon agjentët e mëdhenj të KGB-së), ekuivalenti rus i NCI-së është më « konstruktiv ». Rusët, ashtu si amerikanët, duket se kanë parashikuar atë botë që duan ata të jetë. Parashikimet ekonomike, për shembull, janë një shembull domethënës. Në qoftë se të dyja vendet bien në një mendje për hegjemoninë ekonomike kineze në vitin 2030, parashikimet e tyre janë tërësisht të ndryshme sa i takon rolit që do të luajnë ato në ekonominë botërore. IMEMO thotë se « vendet që do të zhvillojnë më shumë strukturat e tyre inovative dhe investimet do të jenë Kina, India dhe Rusia. Këto tendenca do të mbeten prapa në Amerikë, Europë dhe Japoni”. Raporti amerikan mbështet idenë që “ekonomitë e Europës, Japonisë dhe Rusisë do të vijojnë rënien e tyre të lehtë », ndërkohë që SHBA-të, megjithëse do të kalohet nga Kina, do ta mbajnë përsëri rolin.
Të njëjtin konstatim mund të bëjmë edhe për tendencat gjeopolitike, përshkruar nga raporti i NCI-së, të cilat shfaqen ekstremisht gjeocentrike. Bota e 2030-ës është përshkruar aty si shumëpolare, pa konflikte të mëdha mes shteteve, fill pasi IMEMO-ja deklaronte se “bashkëpunimet mes liderëve botërorë për të ruajtur paqen në botë do nxisin tendencat e konfliketeve ». Por NCI-ja llogarit të tjerë « liderë botërorë » dhe parashikon shumëfishimin e konflikteve rajonale në rast dhe vetëm në rast se “SHBA-të nuk do të jenë të afta të ruajnë rolin e tyre të garantimit të rendit botëror”. Ndërsa raporti i NCI-së, në hyrje të tij, shtyhet për të pyetur mbi hegjemoninë amerikane dhe ngjarjet e  mëparshme kanë kërkuar rolin e SHBA-ve, atëhere mbetet që ky rol i SHBA-ve të ruhet

 

 

SHBA-të, garantë të rendit botëror apo zjarrfikës piromanë ?

 

SHBA-të nuk janë « xhandarët e botës », po mirë e bukur « garantë të rendit botëror ». Raporti i NCI-së nuk e vë në diskutim në asnjë rast këtë rol, por më shumë shqetësohet për vështirësitë për ta mbajtur atë. Ndërkaq SHBA-të janë kritikuar gjerësisht dhe sidomos përfaqësuesit më të lartë të saj, më shumë si përgjegjës të rrëmujës globale. Vetë zonja Klinton në një fjalë të saj në vitin 2009, e ka njohur faktin që SHBA-të janë në origjinë të lëvizjes talibane dhe që kishin kontribuar gjerësisht për të krijuar « terrorizmin »

 

Pikërisht sipas kësaj logjike Osama Bin Laden, ish-armiku numër 1 i SHBA-ve ishte përgatitur e formuar nga CIA që në fillim të viteve 1979. SHBA-të e kishin ndihmuar atëhere që të organizonte « luftën e shenjtë » të Afganistanit kundër ushtrisë sovjetike në kulm të luftës së ftohtë, për ta shkëputur atë vend nga duart e URSS-së së dikurshme (pour faire échapper ce pays à la main mise de l’URSS) (Ky link  ilustron idenë e mësipërme).

 

 

Paradoksi ekologjik

 

Raporti i NCI-së është i mbushur me paradokse. Sapo u publikua ky raport, Pierre Barthelemy, gazetar i Le Monde, e përshëndeste vetëdijen ekologjike të institucioneve amerikane. Në fakt, raporti pranon qartë se planeti po shkon drejt një ritjeje të temperaturës mesatare « me rreth 2°C në mes të shekullit. Në se çlirimi i gazit(gaz dhe efekti serrë) vijon me tendencën aktuale, një rritje me 6°C do të mund të ndodhë në fund të shekullit dhe jo 3°C,gjë që do të ketë pasoja edhe më të mëdha.” Ndërkohë që samiti i fundit për klimën që u mbajt në Doha ishte parashikuar si një falimentim, NCI u kujton vendimarrësve politikë që të merren me këtë çështje. Pa rënë në një debat alarmist, ata parashikojnë : “Ndoshta nuk do të ndodhë katastrofa, por vendimarrësit politikë duhet menjëherë që ta marrin situatën në kontroll për të shmangur një të ardhme të tillë ».

Megjithatë, raporti  thekson se interesat ambientale shkojnë në kundërshti me interesat ekonomike të SHBA-ve. Në fakt, nën efektin e quajtur të “megatendencave” të parashtruara nga analistët amerikanë, zvogëlimi i burimeve natyrore dhe rritja demografike (do të jemi 8.3 miliardë tokësorë përkundër 7.1 që ishim në fund të vitit 2012),e vetmja mënyrë për SHBA-të që të ruajnë një farë hegjemonie është që ato të bëhen të vetëmjaftueshme, të mbajnë veten e tyre. Një objektiv që mund të arrihet sipas ekspertëve të NCI-së, “në qoftë se debatet për problemet e mjedist të mos i pengojn딓. Në qoftë se raporti pohon se mjedisi duhet të ruhet, ai pohon gjithashtu se problemet ekologjike shkojnë kundër interesave të SHBA-ve.

 

“Një e ardhme konfuze : përse parashikimet e ekspertëve janë të gabuara dhe pse ne, megjithatë, i besojmë “

 

Gazetari kanadez Dan Gardner është mbështetur në shumë punime universitare të cilat ai i ka mbledhur në librin e tij me titull : “Një e ardhme konfuze : përse parashikimet e ekspertëve janë të gabuara dhe përse ne, megjithatë, i besojmë ».  Dan Gardner citon punimet e Philip Tetlock, profesor i psikologjisë në universitetin e Berkeley-it në Kaliforni, i cili më 1985 shpalosi një përvojë të gjerë e cila gjatë 20 vjetëve kishte të bënte me vlerësimet e parashikimeve të bëra nga 300 ekspertë poltikë dhe ekonomikë. Konkluzioni : Tetlock vërejti se eskpertët e quajtur optimistë parashikonin në 65% të rasteve skenarë rozë, të cilat u vertetuan vetëm në 15% të kohës dhe ekspertët e quajtur pesimistë  prisnin në 70% të rasteve skenarë katastrofikë, por nga ato u vertetuan vetëm 12%.

Ajo që Dan Gardner konstaton është se profetët e rrejshëm nuk janë denoncuar apo sanksionuar asnjëherë. Kur ata janë vënë përballë gabimeve të tyre, ata kanë deklaruar se janë gënjyer nga kalendari ose  se ajo që ata prisnin është pothuajse realizuar ose se një faktor i jashtëm(ekzogjen), i papritur e ka modifikuar tërë kontekstin. I gjithë raporti i NCI-së ngjan se është hartuar nga një shumicë kontradiktash : asnjë siguri, vetëm tendenca të mëdha, ndryshime, pista të gabuara dhe pista të mundshme dhe një ekspoze që e ndërton botën ashtu si SHBA-të do të kishin interes të ishte deri në vitin 2030…

Anna Ravix

 

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...