Flamuri konspekton përshëndetjen e Nishanit për Vitin e Ri

1 Janar 2013, 21:19Antena TEMA

Flamuri u paralajmërua nga këshilltari i Nishanit se Presidenti do bënte një urim bombë, ndaj duhej dëgjuar me laps në dorë. Flamuri mori një laps e letër dhe u ul  para televizorit, ndërsa Presidenti filloi urimin. Mbajti shënim çdo gjë dhe në kllapa futi ndërhyrjet e tij sqaruese rreth fjalimit:

 

Të dashur bashkëkombas,

Ju përshëndes kudo ku ndodheni, brenda ose jashtë, afër ose larg Shqipërisë, pranë ose jo vatrave familjare dhe të dashurve.

Festa e ndërrimit të viteve ka një veçanti (Pse? Mbani shënim!) Më tepër se çdo festë tjetër, për vetë karakterin e saj, si një tundim të cilit nuk i qëndron dot, (Pse do thoni ju, po sepse:) kjo festë të fut në mendime për kohën, për rrjedhën e kohës, (si ka rrjedhur, si rrjedh dhe çfarë e detyron të rrjedhë. Si ka qenë koha dje, si është sot dhe parashikimi për nesër) për të kaluarën, të tashmen, të ardhmen, si ishim, si jemi, si do të jemi (ku ishim, ku jemi e ku në të s’ëmës do vemi!)

Viti që kaloi ishte një vit plot ngjarje. Të vogla dhe të mëdha (e diku diku edhe mesatare). Të mira dhe të këqija, të ëmbla dhe të hidhura (të tharta dhe djegëse sipas dëshirës). Me dështime, ngecje, mbarësi, dëshpërim, shpresë.

Në këtë ditë feste do të desha t’ju uroj të gjithëve një nga një, por kjo nuk është e mundur (Pse? Sepse edhe sikur të rreshtoheshin në vijë për një të gjithë shqiptarët do duheshin dite e net të tëra që unë t’u jepja doren e t’i uroja).

Atëherë lejomëni të dashur, të respektuar e të nderuar (të duruar) bashkatdhetarë e bashkëkombas, të përshëndes dhe uroj së pari të sëmurët, sidomos (ata me sëmundje të rëndë) të sëmurët e moshuar (sidomos ata nga 60 deri në 75 vjeç), të pandihmët, të pastrehët, të vetmuarit, të cilëve u uroj me gjithë shpirt përkujdesje njerëzore, shoqërore dhe shëndetësore!

Uroj gjithashtu me gjithë zemër për një sistemim sa më të shpejtë ata që aftësi kanë, shkollë, dëshirë dhe vullnet kanë, por ende nuk kanë një punë! (uroj të qëndrojnë ballëlartë dhe krenarë).

Uroj ata dhe ato që gjatë vitit që kaloi punë patën dhe punuan, u lodhën, por patën edhe shumë vështirësi, të cilat nuk i zgjidhën dot, si dhe ata që u goditën nga fatkeqësitë e çdo lloji dhe u dëmtuan materialisht nga rrethana të pafavorshme që nuk vareshin prej tyre (por as prej nesh!).

Përshëndes dhe uroj së largëti emigrantët, studentët, të cilët nuk mundën të ndodhen pranë të afërmve!

Uroj posaçërisht paqeruajtësit shqiptarë, kudo ku ndodhen! U uroj atyre kryerje me rigorozitet të detyrës dhe kthim të shpejtë!

Uroj parlamentarët, qeveritarët, partitë politike, nëpunësit, veçanërisht ata që merren me drejtësinë, sindikatat, personelin shëndetësor (dhe atë mjekoligjor), njerëzit me uniformë (dhe pa uniformë!)

Një urim nga ana ime për të gjithë nxënësit, studentët, akademikët, shkencëtarët, intelektualët në përgjithësi, të cilëve u uroj më tepër pjesëmarrje!

Uroj veçanërisht artistët dhe i lus të mos thonë më: “ne krijuesit…” se krijues nuk ka shumë, Krijues ka vetëm Një( Ai është Sali Berisha!).

Uroj prindërit! Uroj fëmijët dhe të rinjtë (pleqtë dhe plakat, vajzat dhe gratë) bashkëkombasit e mi të dashur e të shtrenjtë!

Kemi bërë goxha rrugë (dhe rruga të lodh).

Ishim një burg i madh i rrethuar me tela, brenda të cilit hanim me racione dhe duhej të lëviznim me pasaportë me vete. (Tani i hoqëm telat, jemi një burg pa tela dhe lëvizim pa pasaporta me vete).

Tani kemi rrugë (rrugica dhe monopate që s’i kishim më parë).  Tani kemi autostrada (fuoristrada dhe estrada).

Kemi makina (mishi, rroje), banka, supermarket (minimarket). Punojmë, udhëtojmë, ndërtojmë, (gërmojmë) fitojmë, shpenzojmë, konsumojmë (përdhunojmë).

Kemi dy shtete në Ballkan (lum Ballkani që na ka).

Kemi rritur ndikimin në rajon dhe më gjerë.

Kemi përballur dhe po përballojmë kriza, prej të cilave nuk mund të mos prekemi, pasi jetojmë në marrëdhënie me botën.

Se për pak harrova, (sa mirë që m’u kujtua. Jam “nishan” fare) disa urime të tjera për vitin që po troket,

Uroj autostradat të jenë plot me kamionë (autobusë, mikrobusë).

Qiellin plot me avionëë (të tipeve te ndryshëm),

Detin të jetë plot me anije,

Rrugët plot me makina (apo e thashë më lart!),

Rrugicat plot (me diell) me përqafime pranë pragjeve dhe portave,

Hambarët, të jenë plot drithë,

Zemrat, plot me rrahje (dhe pulsin normal. Mushkëriteëplot me ajër dhe shpretkat plot me gjak).

Shpirtrat, plot me dashuri, (dhembshuri, bujari dhe mirësi)

Për secilin prej jush, për të dashurit tuaj, për familjet tuaja, për të gjithë ju: Shëndet, punë, mirëqenie, kthjelltësi, paqe dhe fat. Gëzuar!

 

Kur mbaroi Flamuri ngeli i ngrirë para letrës së bardhë. Punë muti, tha, po ta dija se ishte kaq e lehtë, bëhesha dhe unë president.

 

9 komente në “Flamuri konspekton përshëndetjen e Nishanit për Vitin e Ri”

  1. topojansi says:

    Veq pene e boj njef Muli. Nuk ka pas laps kur aj ka pas shkue ne shkoll ne Topojan
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/gamor-ti-gamor-kush-tvuni.html

    1. Ku says:

      PTHU, FARE E KEQE!

    2. zefi says:

      Po autostradat mbushur me MASKA,qe kontrollojne pasagjeret per “VEZE”,pse nuk i ke permendur,o JARI???
      Po GOMONET ne det me KANABIS,pse nuk i permend???
      Po LAZARATIN,qe ka arritur te kaloje edhe Kolumbine per prodhim per fryme te KANABISIT???
      Po ARMATIMIN E USHTRISE,qe eshte shitur e po shitet pa futur asnje LEK NE BUXHETIN E SHTETIT???
      Po GREVISTE E URISE ISH TE PERNDJEKUR,QE U VETE DOGJEN ME BENZINE NGA…..QEFI,pse nuk i urove,o Jari???
      Po doktoret,qe nuk TA PRENE KRAHUN CUNG,o LANET,pse nuk i urove???

  2. Bujari ju degjon says:

    Idiot komplet.

    1. Bejdo Dreni says:

      Muli eshte si ta kete pjelle Lenka e nderzyer me Palin e Enverit. Jari po dihet, si ta kete pjelle e ema e nderzyer me ndonje vollejbollist, se ashtu e hedh dhe e pret fjalen. Me kujton nje fare Lluka qe nuk mbante mustaqe, po edhe ai i kishte qef kamionet dhe avionet. Kulululu kulu xhani i xhaxhit, me aviona e kamiona ke pas lujt kur ke qene i vogel ne kopesht.

  3. Balli thote says:

    hahahahaaaaaa ohahahaaaa lum populli qe te ka, kaka….

    1. mirditori says:

      O MERO te lutem mos na shkruaj me per KOQET E KANARIT se mbyte me te “qeshura” prej hallit te durojme deri me 23 qershor dhe ti rrezojme me vote koqet me gjith kandarin nga Vuçidoli.

  4. +10 says:

    U mbush deti, u nxi qielli
    Vaporr e avine
    Sec ia bere Nishan forra
    Mbi 3.2 miljone….

  5. gruaja says:

    o flamur koqja e kandarit sa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje