Tjetër vrasje në Tiranë, 40-vjeçari ekzekutohet me plumb në kokë

policiaNjë tjetër vrasje ka tronditur Tiranën, teksa një 40-vjeçar është gjetur i pajetë, i goditur me një plumb në kokë.

urime nga policia e Tiranës bëjnë me dije se është gjetur i vrarë me armë zjarri shtetasi Agron Dervishi, 40 vjec. Trupi i pajetë i 40-vjecarit është gjetur paraditen e sotme në një automjet me targa italiane në fshatin Mazrek të komunës Kashar.

Mësohet se Agron Dervishi, ishte emigrant në Itali dhe sapo ishte kthyer në Shqipëri. Ende mbeten të paqarta rrethanat në të cilat është kryer ekzekutimi i Dërvishit, ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të vrasjes dhe identifikimin e autorit të krimit.

Ndërkaq dy janë pistat kryesore në të cilat blutë kanë përqëndruar hetimet, e para hakmarrje apo larje hesapesh dhe së dyti një grabitje e mundshme.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...