UNESCO i shkruan Bumçit: Jemi të shqetësuar për Beratin dhe Gjirokastrën, do i fusim në listën e zezë

7 Mars 2013, 20:54Sociale TEMA

Në listën e zezë ndodhet aktualisht Butrinti, që ka pësuar dëmtime të rënda dhe nuk po ruhet siç duhet. Por në këtë listë mund të hyjnë edhe Berati e Gjirokastra, që po shkatërrohen nga dëmtimet e paligjshme

Komiteti i Trashëgimisë Botërore, UNESCO, ka shprehur shqetësimin për gjendjen e dy qyteteve të shpallura si trashëgimi botërore, Beratit dhe Gjirokastrës.

Ata i kanë shkruar edhe ministrit të Kulturës, Aldo Bumçi, për situatën ku ndodhen këto qytete, duke paralajmëruar se ata do të futen në listën e vendeve me trashëgimi botërore në rrezik.

Po ashtu shqetësim shprehet edhe për Butrintin.

“Komiteti i Trashëgimisë Botërore shpreh shqetësim në lidhje me ndërtimet e paligjshme dhe mungesën e mirëmbajtjes në Berat dhe Gjirokastër. Komiteti i ka dërguar një letër ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, duke renditur të gjitha masat që duhen ndërmarrë përpara takimit të UNESCO në qershor të këtij viti, kur do diskutohet nëse Gjirokastra dhe Berati do futen në listën e zezë të “Trashëgimive Botërore në rrezik”.

Zona arkeologjike e Butrintit është tashmë në këtë listë, pasi zona ka treguar dëmtime të rënda për shkak të menaxhimit dhe ruajtjes së dobët. Për Beratit dhe Gjirokastrën shqetësimin kryesor lidhet me mungesën e kontrollit qeveritar mbi ndërtimet e paligjshme që po mbysin qytetet. Në një letër për ministrin e Turizmit, Komiteti ka shprehur shqetësim se nuk është bërë progres në prezantimin e një programi për ndërhyrjet arkeologjike në rast të implementimit të restaurimeve të mëdha, po ashtu edhe në mungesën e një plani të përgjithshëm kundër zjarrit.

Për më tepër, Komiteti kërkon nga shteti shqiptar që të ndërmarrë një projekt madhor restaurimi në Kalanë e Beratit,” thuhet në njoftimin e UNESCO.

20 komente në “UNESCO i shkruan Bumçit: Jemi të shqetësuar për Beratin dhe Gjirokastrën, do i fusim në listën e zezë”

  1. ALMA says:

    PO PO JA PRIT SE TE ERDHI SALIU OOO UNESCO… MOS I SHKRAUJ SHUM BUMCIT E SALIT E TE TJERVE SE TE ZHDUKU NGA SHQIPERIA…PFFF TURP PER AT PERSON QE DO SALIUN AKOMA NE PUSHTET TURP TURP TURP, TE GJITHA SHPIT E DESHMORVE QE KAN DHEN JETEN PER CLIRIMIN E SHQIPERIS SHKO SHIKOJI NJE HER SHKO SHIKOJI UNESCO, MIGJENIT JA KAN ZHDUK SHPIN E KAN BER PRON TE TOPALLIT…PFFF

    1. Safet Zhulali says:

      Ky dhëndërrushi shkeli mbi gjakun tim edhe nuk pordhi fare. E ka tredhur Saliu komplet.
      Ëndrrën e Serbisë dhe Greqisë për zhdukjen e identitetit të Shqiptarisë, ekipi Berisha 55 po e bën realitet.
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/dhe-krye-demokrati-yne-mbeti-me-dy.html

  2. Χιμαρα says:

    Ne fakt eshte per tu futur e gjithe shqiperia ne listen e zeze ashtu sic eshte futur Buthrotos (Butrinti).
    E si mund te shqetesohen keta per keto trrashegimi kulturore te rralla shih Buthroto e shume te tjera, kur nuk jane trrashegimi te tyre???

    1. kryqezata + says:

      E bere Butrintin ‘bythrrote’ mor qose.Po Beratit si ja thone se harrova,

      1. eleΥΘeriskepsi says:

        Atipatrea eshte emri i lashte i Beratit por me mire meso si i thone stambollit!

        1. Andreas says:

          nuk ia jep dot kulturen askujt me shiringe. po te ishte kaq e lehte, do ishte e kulturuar dhe lopa. keta peshtyjne ne shesh ne çdo 8 hapa. leri me mizerien e tyre dhe mbrohu nga mizerja e tyre!

          gezuar festen!

          1. eleΥΘeriskepsi says:

            gezuar ju edhe nenes tuaj Xronia Polla

  3. fiku says:

    Si nuk ka ndonje qytet veriu si trashegimi boterore.

    1. kape për zhelesh says:

      FIKU! Shkodra dhe Lezha në veri janë qytete shumë të lashta dhe kanë nje tradite shume te lashte kulturore dhe tregetare! Mbreteresha ilire Teuta kishte si vendqendrim të saj kështjellen e Rozafes 3000 vjecare! Lissus po ashtu, atje ku prehen eshtrat e heroit kombetar Gjergj Kastrioti.

  4. Horri i Bulevardit says:

    Nje minister qe ka mbaruar per sekser, behet minister kulture, po duhet dikush qe ti thote atje ne UNESKO, se ai ministri ka si profesion sekserin dhe bythlepiresin, keshtu qe ne qofte se doni te mbroni qytetet tona, duhet te paguani tek sekseri dhe pastaj Shkerdheni con firmat e tija ta rregullojn.

  5. realiteti says:

    bumci eshte nje hajvan qe as nallban s’meriton jo per art dhe kulture qe eshte pyke.

  6. Sume Gruda says:

    UNESCO? Kush eshte aj Unesco qe po shkruan aq keq, ai eshte armik i joni duhet ti hiqet viza per te vizituar Shqiperine se eshte ne propaganden dhe bere nga influenca e Edi Rames.
    Jane zhdukur shtepite e Migjenit dhe Germenjit, Luigj Gurakuqit Hasan Prishtines dhe Bajram Currit, nuk po flasim per Kala dhe mbeturina arkeologjike te pa (vlefte).
    Nje mori krimesh u bene per pronat private qe u paguen me shume gjake
    dhe mundime nga stalinizmi i Berishes.

  7. tefta says:

    FUSNI BUMCIN DHE SHOKET E TIJ NE GJYGJIN E HAGES SIPAS LIGJIT TE TRADHETISE !TUNG BUMC NGA ORIGJINA DHE TRUT E GAMORIT!

    1. dorina says:

      Butrinti nuk eshte ne listen e pasurive ne rrezik nga Unesco.U perfshi ne dhjetor te 1997 por doli nga kjo liste ne tetor te 2005, ne shkrimin lart kjo eshte shpifje

  8. dorina says:

    butrinti nuk eshte ne pasurite ne rrezik,u perfshi ne vitin 97 por doli ne tetor 2005,duhet korigjuar

    1. Petri says:

      Ke te drejte E dyshimte eshte edhe se lista quhet Lista e kuqe, jo e zeze

  9. Bato Mokra says:

    Z. Prokuror i Pergjithshem,

    Cfare duhet te beje me teper nje titullar dikasteri, ne kete rast z. B(r)umçi, qe te filloje procesi hetimor ndaj tij?
    Deri ne prag te proceseve demokratike nje qytetar denohej penalisht per 2000 leke te vjetra deficit, ndersa keta po SHKERDHEJNE SHQIPERINE timen dhe tenden dhe FIGURANTIT te procesit te Gerdecit s’i hyn nje ferre ne kembe. C’kujtoni, more, se eshte UNESKO-ja, ndonje dashnore badigardesh, qe e pergojojne ceta e shofereve dhe e badigardeve, qe presin pas dyerve te parlametit shefat e tyre, kur te mbaroje seanca e radhes?
    Te njejten gje ua thashe edhe per Ferdinant Ponen, qe nga 2.8 milione banore (sipas INSTATIT) ne con ne 3.2 milione …VOTUES!

  10. Gjergj says:

    Skandal i paralajmeruar prej kohesh nga shoqeria civile… Por askush nuk au ve veshin ne Shqiperi.

  11. Moris says:

    Kjo eshte tradheti kombetare.Kete nuk e them nga irritimi i castit,por si nje konstatim llogjik te nje strategjie afatgjate te rrenimit te vlerave tona kombetare ne favor te armiqeve te Shqiperise.Kjo po ndodh si ne veri dhe ne jug.Shqiperia ka veri dhe jug po Shqiperia eshte nje.Shqiperia ,armiqte ka dy.Nje ne veri dhe nje ne jug…

  12. banija01 says:

    xhozefina e shprehur(kape per zhelesh.)..

    Kur nuk je njohes i historise mos e keqinformo FIKUN se nuk piqet shpejt.

    Shkodra dhe Lezha jane qytete historike dhe kane vetem vlera per historine e Shqiperise ,kurse Butrinti , Berati dhe Gjirokastra perveç vlerave qe kane brenda vendit kane dhe vlera kulturore e historike boterore,prandaj dhe i ka mare UNESCO ,bile edhe kengen polifonike shqiptare.

    Kala 3000 vjeçare ne Shqiperi nuk ka jane qytete te rrethuara me mure.
    Kalaja e Rozafes nuk eshte kaq e vjeter sa thua po ma do mendja se para shekullit te 12-te nuk eshte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje