Ja 25 MASHTRIMET me premtimet e Sali Berishës

28 Mars 2013, 20:17Blog TEMA

Nga Gramoz Ruçi*

1- Ditën që ke ardhur si kryeministër në programin që i ke paraqitur shqiptarëve dhe këtij parlamenti në faqen 12 ke thënë se “do të reduktoje administratën me 10% dhe shpenzimet administrative me 25%”. Shqiptarët nga ty si kryeministër dhe nga ne si opozitarë duan transparencën. Sot shpenzimet korente të buxhetit të shtetit kundrejt GDP janë të barabarta më shpenzimet e vitit 2005.

2- I premtove shqiptarëve në programin që ke paraqitur këtu në parlament, në faqen 14 citoj “qeveria do të konsiderojë ngritjen e universitetit të administratës publike”. Ka mundësi t’i thuash shqiptarëve ku është ky universiteti i administratës publike që ke thënë në faqen 14 të programit tënd?

3- “Vetëm një rritje e shpejtë ekonomike”, u ke thënë shqiptarëve, “do të hapë 160 mijë vende pune të reja”, në faqen 13. Ka mundësi t’i japësh llogari shqiptarëve pse kanë humbur 51 mijë vende pune?

4- Ke premtuar reduktimin e tatimit në faqen 20 të programit tënd. Nuk ka ndodhur deri më sot asnjë reduktim tatimi. Ka mundësi të japësh llogari? Përkundrazi, është rritur. Ka mundësi të japësh llogari pse s’e ke reduktuar, se për këtë je votuar, për këtë je angazhuar.

5- Ke premtuar në faqen 20 kalim nga tarifa fikse për metër katrorë apo hektarë dhe përqindjen mbi vlerën e patundshmërisë. Nuk ka ndodhur asnjë reduktim. Ka mundësi të japësh hesap pse s’e ke realizuar këtë angazhim dhe këtë premtim?

6- Modifikim të sistemit të akcizave, thjeshtëzim të listës së mallrave sipas praktikës europiane. Nuk ka ndodhur deri më sot asnjë reduktim dhe asnjë thjeshtëzim. Ka mundësi t’u japësh llogari shqiptarëve në fund të mandatit tënd?

7- Parqet industriale dhe zonat e lira ekonomike. Në faqen 21 ka mundësi t’ju thuash shqiptarëve pse tetë parqet Kopliku, Shkodra, Vlora, Shëngjini, Lezha, Elbasani, Spitalla, Rushbulli nuk është vendosur asnjë tullë?

8- Ke premtuar në faqen 22, qeveria do të vazhdojë investimet në akset më të rëndësishme kombëtare të transportit rrugor si rruga e Arbrit, korridori i jugut, unaza e Tiranës. Jo vetëm këto akse, por edhe të tjera. I ke bërë të gjitha firmat e ndërtimit, në firma piramidale.

9- Në katër vitet e ardhshme ke thënë do ndërtoje 7.000 kilometra rrugë. Këtu për këto rrugët more dhe anatemove atë që ka thënë lideri i opozitës.

Z.kryeministër, s’ka pushtues dhe s’ka sistem komunist, fashist apo demokratik, që të mos bëjë rrugë. Dua të kujtoj këtu që të gjitha rrugët e Shqipërisë, përjashto dy, i kanë ngritur ose në kohën e Austro – Hungarisë ose në kohën e Italisë. Edhe Enveri që qe 50 vjet, dy rrugë, akse të reja të Mallakastrës dhe rrugën e dritës në mos gaboj, të gjitha të tjerat i ka hapur austriaku ose italiani. Enveri i zgjeroi dhe i asfaltoi kaq bëri dhe hapi rrugët e fshatrave. Edhe ti kaq po bën, po i zgjeron dhe po i asfalton se autostradë në Shqipëri s’ka asnjë kilometër.

10- Ke premtuar në faqen 23 z. kryeministër “të ndërtohen porte të reja për qëllime tregtare, industriale apo turistike”. Më thuaj ku është një port i ri në Shqipëri? Je në fund të mandatit.

11- Brenda vitit 2011 ke thënë do të përfundohen të gjitha impiantet e përpunimit të ujërave të zeza të kanalizimeve, për mbetjet e ngurta të gjitha zonave bregdetare të vendit. Nuk është mbaruar as në Durrës, nuk është mbaruar as në Shëngjin, nuk është mbaruar as në Velipojë. Ka mundësi t’ju japësh llogari zgjedhësve që të mbaroi mandati pse i ke gënjyer dhe pse s’e ke zbatuar?

12- Ndërsa ke nisur ngritjen e pesë landfillëve në qytetet më të mëdha të vendit ke premtuar që t’i përfundoje ato. Më thuaj cilën nga këto ke përfunduar, qoftë edhe një. Ka mundësi t’u japësh shpjegime shqiptarëve?

13- Ke premtuar në programin tënd ambicioz, për ullirin. Synoje që në fund të katër viteve, pra tani, numri i rrënjëve të ullirit, do të ishte 20 milionë në prodhim. Sot Shqipëria numëron vetëm 7 milionë. Dhe me të gjitha këto që ke premtuar së bashku me arrorët në qoftë se do të marrë për bazë fjalët e tua sot në Shqipëri duhet të ishte e mbjellë me ullinj dhe me arrorë 35% e sipërfaqes së tokës shqiptare. Ka mundësi t’u japësh llogari shqiptarëve pse s’e ke përmbushur edhe këtë angazhim.

14- “Fondet buxhetore” ke thënë për bujqësinë “do dyfishohen brenda katër viteve” në faqen 27 të programit tënd. Nuk bëhet fjalë për dyfishim të fondeve buxhetore për bujqësinë, përkundrazi, ka pakësim.

15- “Ne synojmë” ke thënë, “që në një hark kohor afatmesëm të dyfishojmë prodhimin bujqësor dhe blegtoral në Shqipëri”, në faqen 27. Do të duhen të paktën 20 vjet me këto ritme të prodhimit bujqësor dhe blegtoral që të dyfishohet prodhimi. 16- Zonat turistike do të zhvillohen mbi bazën e planeve të përgjithshme dhe tematike. Nuk është miratuar deri më tashti asnjë plan, as i përgjithshëm dhe as tematik. Ka mundësi të thuash pse nuk e ke përmbushur edhe këtë premtim?

17- “Qeveria” ke thënë “do të dyfishojë buxhetin për shkollimin, trajnimin, kualifikimin, përshtatjen e aftësive të të papunëve etj. Do të përdorim stimuj fiskal për punëtorët në vitin e parë të punësimit të tyre”. Fondet për formimin profesional janë pakësuar gjatë qeverisjes tënde katër vjeçare, jo vetëm që s’janë dyfishuar sipas premtimit tënd të programit tënd, në faqen 32.

18- “Borxhi publik” ke thënë, “do të jetë në nivelin 50% të Prodhimit të Brendshëm Bruto”, në faqen 32. Ka mundësi t’u thuash shqiptarëve pse sot e ke 63%. Pse?!

19- Norma e investimeve publike e private të prodhimit të përgjithshëm bruto do të arrijë në 30%, në faqen 33. Investimet publike dhe private sot janë në rënie nga viti në vit të qeverisjes suaj.

20- Ndërsa synohet që niveli administrativ i papunësisë të ulet në 11%, sot z.kryeministër e ke 13%. 13% sipas INSTAT-it tënd.

21- Po kështu rritja e pagave dhe pensioneve me prioritet, ato të ulëtat do të vazhdojnë dhe në vitet e ardhshme me një nivel rritje 10%, ke thënë në faqen 23. Në 2012 z.kryeministër pagat janë rritur vetëm 5% dhe po kaq edhe pensionet. Ka mundësi të thuash se pse ke gënjyer?

22- Do të rrisje së paku 10% numrin e nxënësve që do të ndiqnin arsimin profesional. Ka mundësi t’u thuash shqiptarëve pse numri i nxënësve në shkollat profesionale është ulur jo vetëm që s’është rritur sipas përqindjes së premtuar tënde, është ulur në 20%?

23- “Qeveria integrimit” ke thënë “deklaron se shpenzimet publike dhe private për arsimin, shkencën do të arrijnë në 7%”, në faqen 36. Ka mundësi të thuash dhe t’u japësh llogari shqiptarëve se pse shpenzimet publike për arsimin në 2013 jo vetëm që s’janë 7%, por janë vetëm 3%?

24- Fondi për shkencën, teknologjinë dhe inovacionin do të ishte 0.6%. Ka mundësi t’u thuash shqiptarëve që pse ky fond është tre herë më i vogël sesa angazhimi dhe premtimi që ke marrë.

25- Realizimi i sistemit shëndetësor cilësisht do të jetë motoja dhe zemra e reformave gjatë vitit 2009-2013. Ka mundësi t’u thuash shqiptarëve që pse shërbimi shëndetësor është katandisur në këtë farë derexheje. Kështu mund të vazhdojmë për buxhetin e shëndetësisë që ke premtuar që do ishte 60% dhe sot është 20%. Kështu, do të vazhdoja për pensionet që ke premtuar që do të ishin 10% dhe 15% për fshatin që kanë qenë 4 dhe 5% dhe maksimumi 7% në fshat. Kështu do të thosha që edhe brenda vitit 2011 do përfundoje masterplanin e zhvillimit të turizmit, në zonat malore nuk është miratuar asnjë masterplan.

Për të arritur tek korrupsioni që ke thënë me duar të pastra dhe e le Shqipërinë tani në ikje në vendin e fundit në Europë për shkallën e korrupsionit. E kështu do të thosha për kriminalitetin, i cili gjatë këtij mandati në krahasim me vitin e parë të mandatit tënd është trefishuar.

Këto duan të dëgjojnë shqiptarët nga ty në mbyllje të mandatit tënd katër vjeçar dhe jo anatemimet që i bën opozitës dhe lidershipit të saj.

* Fjala në Kuvend e kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste

23 komente në “Ja 25 MASHTRIMET me premtimet e Sali Berishës”

  1. BERISHA LARGOHU. ME 23 QESHOR POPULLI SHQIPTAR DO TE NGARKOJ EDI RAMEN SI KRYEMINISTRIN E TYRE. says:

    Pse qendroni ne parlament moj opozite e lodhur?

    1. enea says:

      Edhe jashte po te rrine prape njesoj eshte, akoma nuk e ke kuptuar qe Berisha ka uzurpuar gjithcka????

      1. Ramy says:

        hahahaah reneseanca do vi me Gramozin e Rucave, mjafton ta shikoni ne fytyre per ta kuptuar se ku do perfundoje shqiperia nese ‘larg qoft’ de e rrembejen keta akrepa

        1. Niko Maloku says:

          O Rramush ! Po qe per fytyre, fytyra me te ndyra se ato te Berishes, Patozit, Rulit etj. nuk gjen gjekundi. Do apo s’do ti Rramush, opozita do vije ne pushtet sepse keshtu don shumica e popullit dhe jo disa miza qenefit si puna jote.

    2. Pilo Lala says:

      Opozita qendron per te demaskuar tradhetarin me te madh te Kombit Shqiptar. Qendron te demaskoje familjen hajdute, lidhjet me Serbine.
      Opozita e shkaterroi Berishen me strategjine qe po perdor ne fushate. Saliu ishte pregatitur per thashetheme, shpifje, sharje, ndersa Edi eshte pregatitur me program ekonomik, shifra , studime ne fusha te ndryshme.
      Berisha ka marre programin e PS, dhe del cdo mengjez e reciton nga nje pike te programit, duke e paraqitur si te tijen. Por eshte aq budalla bashke me shpuren e tij, sepse PS premton cfare do beje ne program, ndersa zedhenesat e PD i lexojne direkt, pa patur parasysh qe ata jane ne pushtet. Qeveri e varfer, me njerez medioker.

  2. alex says:

    Oooooooooooooo, me ne fund nje ze tjeter nga PS. Thame se na mbeti vetem Edi me socialistet e jetes Kushi, Peza, Harito, Gaci (se vetem keta kane leje te flasin) etj etj etj.

    O Edo rregullo pak sitin e PS, faqja e kryesise, se nen okelion kryesija eshte vetem emri yt. Domethenese apo jo!
    Dhe mos harro : Trimi i mire me shoke shume.

  3. argita says:

    Zoti ruci akoma me kete mereni mos harxhoni kohe merni fatin e shqiperise ne duar vini ligjin vini drejtesine qe na mungon cdo dite denoni te gjithe ata qe kane shkelur ligjin denoni gjukates e prokurore qe behen pale me krimin ky mashtoi se do zhvillonte turizmin .kurse ne anen tjeter komandoi dhendrin e tij qe beri planin urbanistik.dhe ne shmicen e rasteve ne tokat e fshtrave te bregut nuk ndertohet se duan ti.mari per vete e bija .kane ndaluar ipotekimin e tokave me 7051kane ndaluar lejet e ndertimit ne zonen me te bukur dhermi himare .dhe tregon peralla me mbret do bejme turizem qe te konkurojme me fqinjet po ky vetem ka sabotuar turizmin ne shqiperi .kerkoj nje bashkim te majtes shqiptare qe ti thyeni hundet ne 23 qershor ketij mashtrusi te rezikshem per popullin shqiptar flm

  4. selxhuk says:

    O Gramoz ja ke futur kot ,pse per keto duhet te iki ky more trap ,ky duhet te iki per vjedhje te papara ,duhet te iki se e ka bere Shqiperine si Palermo e viteve 1970,se e ka bere administraten si ne kohen e Zogollit ,per Gerdecin ,21 Janarin etj etj .Me keto budallalliqe do ti beni opozite kancerit te Shqiperise ju mor te lodhur …..

  5. Bato Mokra says:

    “Ja 25 MASHTRIMET me premtimet e Sali Berishës” si dhe “Pse nuk duhet votuar më Sali Berisha” jane dy zgjidhje opozitare te mencura, qe e shpeton opozitarizmin nga retorika boshe. Me siguri, qe duhet te vazhdoje ky ballafaqim. Popullin e ndihmon qe ta “lexoje” me mire urrejtjen e tij te pashembullt per banden qeverisese.
    Jo, per kompliment, por per nje vleresim realist, do te thosha qe kjo menyre e te berit opozite flet per pergjegjesi, seriozitet, vizion, fantazi dhe, fundja opozita (gjithnje kam parasysh PS-ne, qe bart barren me te rende) shkon ne 23 qershor, me nje “arritje” jo te vogel. Jo vetem qe ka nje ekip, qe e kualifikoi intensivisht ne opozite, e beri te besueshme para syve te popullit, po rrit besimin se “produkti Tirane” i Edi Rames, ish-minister e ish-kryetar bashkie i Tiranes do te jete “produkti Shqiperi e Rilindur”. S’ka se si mos ta ndjesh, ne te njejten kohe, shkrehjen, hutimin, papergatitjen, mospergjegjesine e PD-se dhe magiorances per “mandatin e trete”, gjoja, dhe “delegimin” e gjithckaje te SRB-i. Si eshte e mundur, per “mandat te trete” dhe s’ka më K(G)OP-e (jo kope/ja), pervecse plagjiature dhe nje vrap galopatant per te kopjuar programin e PS-se, s’ka me “robot te programuar” per te kerkuar borxhet nder fletore te qytetareve, s’ka me identifikim te gabimeve, sic dhe i pohon me gjysem zeri SRB-i. Po ka nje pergatitje te madhe, incognito, mbeshtetja ne “krahun e armatosur”, me uniforme (2 muaj per te “kapur” e njollosur babain e Sajmir Tahirit) dhe pa uniforme, te manipuluesit dhe recidivistet e zgjedhjeve te tipit Pone. Pra, ka dy pamje krejt te ndryshme, njera, PD-ja ne syte e opinionit, jo e humbur, por e rrenuar (vetem nje pune e ben “mire”: pergenjeshtrimet, ku po djeg nje grup politikanesh te rinj te ketij subjekti) dhe PS gjithe vitalitet dhe tashme e gatshme dhe e pergatitur per te qeverisur vendin ne sipermarrjen me te veshtire te nje opozite, ne Rilindjen e Shqiperise, pak a shume ne te njejten gjendje sic e la po i njejti SRB-i, ne 1997.

  6. VERONIKA says:

    Shoku Gramoz komplimenta per kollaren.
    Sot shoku Gramoz behen 16 vjet kur Sibilla mbyti KATERIN E RADES!
    120 shqiptare u nisen ne 28 mars per te humbur jeten ne abiset e ndergjegjies te ndyre njerezore,ku me qellim i mbyten.
    120 shqiptare qe kishin votuar ty,kopil i zborit.
    Sot seancen duhet ta kishe hapur me kujtimin e tyre ,zagar i bunkerit.
    Leri llogjet me kolegun e Katovices,po na u hiq sysh ti dhe ai .
    Na u hiqni sysh plehra te ricikluara te cdo lloj sistemi se na moret frymen.
    Cfare rri me reciton aty si gjeli ne maje te plehut,nuk i shohim ne cfare e keni katandisur kte vend?!
    X6 ja rregullove djalit??Apo i ke bler nje te re??
    NEVERI GRAMOZ RUCI,NEVERI THINJAVE TE NDYRA QE TI KE!!!!
    DHE 3 JETE TE KEM NE ASNJEREN NUK DUA TU NGJASOJ SADOPAK!!!!!!!

    1. fatmiri says:

      Veronika, mos harro 97-en! aeroplanet mbi jugun dhe gazideden etj

      1. VERONIKA says:

        Fatmiriiiiii,une nuk harroj asgje.Asgje nuk harroj
        Tregoja vetes Gazideden se po te dije mire 97 dhe Gazin e qenit me gjithe kte kollaren e kuqe,nuk do me shkruaje mua.Ktu po flet me nje vlonjate,qe ja kane hedhur turinjve marreveshjen qe kishte ber qeveria jone me ate italianen per kthmin me CDO KUSHT te atyre qe i quanin klandestine.Pra ishim klandestine dhe per qeverine 97 qe si shikon jane ata qe po te qeverisin ende.
        Vdekjen do e mendoja kur u kerkoja llogari per ata fatkeq,por qe do me hidhnin ne surrat nje marreveshje te firmosur nga qeveritaret e mi kurre,kurre nuk do e prisja.
        IK ik andej Fatmir mos me trazo plaget,se e di une ca duan kta.

  7. NjeQytetarOptimist says:

    Zoti Ruci..Duhet te fusni ne planin e Rilindjes edhe Butrintin…Prodhimi i midhjes eshte nje gje shume e rendesishme..Ne kemi nje favor per te ngritur me qindra impjante si ato te vjetrat qe egzistojne qe ksamiljotet i kane marre sikur te ishte prona e tyre..Cmimi i midhjes jashte Shqiperise eshte trefish dhe nje prodhim masiv i saj i jep shume avantazh per perfitime…Me qan zemra kur shof nje potencjal per kete fushe dhe asnje s’thot nje llaf…

    Je nje person korrekt dhe i disiplinuar..

    1. Askushi says:

      Otimmo Optimisti!
      Po k’tu e gjete a derbardh t’ja thuash Zotit…Ruci k’te llaf!?
      Duhet t’ja thuash ne vesh( me ze shum te ulet),perndryshe na e ‘vjedh’Zoti Berisha dhe hajde duroje pastaj,nga haloret e arroret,direkt midhje (te disiplinuar)na e ben trurin.

  8. vz gjirokastriti says:

    O popull qe ngelet ne nje vende,duke u bene gazi i botes per dite. Nuk
    kan ndrishim dy kazmara te dala nga nje kovacane,ato bejne vetem per
    nje pune te germojne balten te hapi gropa,se jane vendosur per secilen
    nga nje bishte druri te ndryshem ,keto jane te dyja kazmara te njejta.
    Qe eshte Saliu aty ne krye ,eshte se nga ana tjetre eshte ky Ruci.Keta
    jane nje moster e ndyre e dale nga nje burdello,nga burdellua e partise
    Ate caste qe do te iki Saliu ,ate caste nuk do ta shikoni me kete Rucin

  9. shiaksi says:

    edhe pak,se do te largohet me dhun komunisti i fundit ,i Europes ,zoti sali protopapa

  10. laraska says:

    O Gramoz o m…. po ke fytyre ti me dal? PO ke fytyre ti me del o kryemafiozi i jugut, babai i nje rrugaci ordiner (c’fakj ka djali thuaj, kujt ti ngjante qe te dilte ndryshe)? Po si ste vjen turp qe na nxjerr ate fytyren tende te ndyre e te rrudhosur e na e shpif. Po ti je njish me Nanon mo plere, me Berishen, Meten e Gjinushin. Nje klan mafioz jeni, nje m… i madh jeni. Ke fytyre te flasesh ti????? PSE E FALE SALI BERISHEN PAS 97????? Ti morr burre bushter i ke nje borxh te madh ketij populli, e prej hundesh te dalshin te gjitha leket qe ke vene me krime ne kurrizin tone e te vendit. NDYRESIRE!!!!!

  11. tepelensi says:

    Mora pushken edhe dola te luftoja per atdhe, ku ta dija une i ziu qe armiku ishim ne. duhet te thoshte autori ne fund te shkrimit

  12. cimka says:

    PASTRONI PLEQETE NGA POLITIKA.

    Plaget e PS dhe te PD burojne nga pleqte komuniste me spiunet e tyre kudo qe jane ,si saliu,ruci,dokle,dhe bishtat e tjere.Po te flase saliu do nxjere 60 mekate te PS-ste.Ndaj ju shqiptare boll votuat trute e kalbura,boll leshko dhe naive.
    Votoni gjakun e ri pa mikrobe komunistesh,ndryshe ta gezoni varferine edhe 30 vjet.

  13. G.Vaso says:

    Tepelensi e ka qanitur i lumte.

  14. BUDA says:

    O GRAMOZ PO NUK IKE TI PS ESHT KOT PRAP DI DO VJELESH ME GENC RULI JENI NJESOJ TE GJITHE JENI NJEEEEEEEEEEE…DUHET PASTRUAR GJITH PARTIT NGA TE VJETRIT QE KA THITHUR GJAKUN EPOPULLIT O ZOT NDIHMO POPULL ESHKRETE

  15. valoni says:

    JU FLET GRAMOS LUCI
    BABAI I BANDES SHQIPTARE QE MIRRET ME HEROIN I BIRI:
    NJI FJAL E VJETER POPULLORE THOJN DERRI MADH BAN DERRA TE VEGJEL SE QINGJA NUK BAN EDHE QUNI JUAJ JUVE JU NGJAN MAFIJOZ JE I URITUR PER NJI POZIT PER ME VJEDH MA SHUM

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje