Xhufi: Berisha, ngjashmëri të frikshme me Hitlerin e Musolinin. Bëri me vendin atë që nuk kishte guxuar as Esad Pasha

xhufi]Historiani Pëllumb Xhufi shprehet se humbja e thellë e PD-së në zgjedhje, ishte se më në fund shqiptarët vendosën të ndahen përfundimisht nga Shqipëria e të marrëve. Ai thotë se Berisha bëri atë që as Esad Pasha nuk e ka bërë me Shqipërinë. Duke folur në një intervistë për Shekullin, Xhufi pohon se Berisha ka një ngjashmëri të frikshme me Hitelerin dhe Musolinin.

Mendoj se arsyeja që ndikoi më gjerë në këtë rezultat, ishte se shqiptarët u kujtuan, më në fund, se kanë një jetë për të jetuar dhe kanë fëmijë për të trashëguar, ndaj dhe vendosën të ndahen përfundimisht nga Shqipëria e të marrëve dhe t’i kthehen Shqipërisë reale, asaj të halleve. Në fund të fundit, aty jetojnë. Venitja e yllit të Jozefinës në këto vitet e fundit, apo refuzimi dhe neveria që shkakton tek çdo shqiptar i arsyeshëm Xhelal Mziu i “qytetit blu”, shënon, sipas mendimit tim, deri edhe një ndarje estetike nga modeli i një bukurie, i një mirëqenieje dhe i një kulture të rremë, me të cilat iluzionisti i fundit, Sali Berisha, u mundua të shushasë popullin e tij. Por, përtej estetikës politike, hendeku i krijuar mes popullit dhe berishizmit ishte shumë më tepër dramatik. Shqiptarët panë se, në 100-vjetorin e shtetit të tyre, Sali Berisha po realizonte mu përpara syve të tyre modelin e tij të “Shqipërisë një euro”, ku rezultati më i dukshëm i politikave ekonomike është dhurimi i pasurive të vendit Fazlliçëve, Mishkoviçëve e Gaxojanëve të ndryshëm dhe sivëllezërve të tyre shqiptarë dhe kthimi i “së bukurës së dheut” në një kosh plehrash për mafien botërore; ku për hir të një pushteti të vjedhur, politika u shkri me krimin dhe nuk hezitoi as edhe të vrasë shqiptarë e të shesë interesat jetike të vendit, të luajë me varret, me kufijtë, me identitetin dhe me historinë e shqiptarëve, siç nuk kishte guxuar të bënte as vetë Esad Pasha në kohën e tij; ku “demokratura” berishiane, pasi përpiu çdo pushtet të pavarur e çdo qelizë lirie, rrezikonte të kthehej në arketipet klasikë të diktaturës. Vini re fjalimin “e ndarjes” të z.Berisha. Ishte një shfryrje kundër popullit të tij: “ju jeni të padenjë për mua, ju nuk më meritoni”! Ngjashmëria me shembujt e frikshëm të Musolinit e të Hitlerit, nuk është e rastësishme. Edhe ata, pasi i fanatizuan dhe i çuan popujt e tyre drejt katastrofës, i bënë përgjegjës për dështimin e marrive të tyre”, shprehet Pëllumbi./b.l

REMOTE_ADDR:[]

54 komente në “Xhufi: Berisha, ngjashmëri të frikshme me Hitlerin e Musolinin. Bëri me vendin atë që nuk kishte guxuar as Esad Pasha”

  1. REA says:

    pershendetje te gjithe shqiptarve, mendoj seky burre duhet te behet minister i jashtem.Edi Rama duhet t e veproje

    1. Metri says:

      Jam dakord me ty qe te behet minister,por nuk e ben dot se eshte kunder Likes.

      Dhe me vjen mire qe nuk do te behet minister se ky vend ka nevoje per opozitare si Profesori.

    2. adriatik says:

      Ky eshte nje islamik anadollak i oreve te para

  2. fl says:

    I nderuar Profesor keni shume te drejte per krahasimin ne fund.

    Modeli i votuar i PD-se sot eshte Xhelal Mziu. Ne Kamze PD ka shenuar perseri fitore me +7000 vota ndaj PS-se.

    Xhelal Mziu dhe Flamur Noka duket se jane yjet ne ngjitje te PD-se 🙂

  3. lali says:

    mos me keto ftyra si xhelali dhe noka i kane futur njerzit me forc per te votuar pd mosssssssssssssssssssssssssssss

  4. Ben Chicago says:

    Ja dhe mbeturinat Enveriste,,ky dhendri i Kryeprokurorit te Enverit i Kriminelit Aranit Cela,krahason Betishen me Hitlerin per te vetmen arsye se Berisha permbysi Aranitin,dhe gjithe Kriminelet e tjere ne 1992,se shporri ate regjim te mallkuar e kriminal qe i shtypi dhe shkatrroj nje popull te tere.Kelyshet e kuq te bllokut kujtojne se ju erdhi prape koha!!

    1. i says:

      ik o ben futja vrapit 😀
      berisha thjesht i shpetoj ata kriminel qe ti flet. berisha nje komunist i pandryshueshem qe abuzoj me kete popull ne menyr te frikshme e ti na e ben herote demokracise. thjesht dicka me vjen keq, qe ti na jeton ne USA dhe prap ke mbetur kaq kar

    2. anticensurë says:

      o ti hëngsh salçiçen!nuk ka rëndësi se nga!!
      po gomar mbete tërë jetën?!
      yyyyyysh qikaks

    3. janaqi says:

      O kopil i sales. Sala eshte njeriu i zgjedhur nga kulmi i pushtetit komunist qe te vepronte si amortizim ndaj inatit te populli me eliten komuniste pas ndryshimit te sistemit. Nga te gjithe keta qe ke ne politike sot sala eshte i vetmi qe ka ngrene e ka pire me te bijte e enverit. Sala u mori pushtetin elites dhe ua hoqi disa forca por ai i qendroi besnik deri ne fund betimit qe beri per mbrojtjen e tyre dhe ta ka bere kete vetem me nje rruge: rrugen qe shkaterroi cdo vlere ekonomike dhe shoqerore ne shqiperi. Kjo rruge ishte dhe me e pershtatsmja per ate vet pasi kaosi qe krijoi i ka lejuar qe te marre nga pasuria ekonomike cfare ka dashur. Ai e shkaterroi dhe degradoi ne shpirt kombin shqiptare aq sa vajti thika ne palce dhe shqiptaret votuan ata qe quhen me prejardhje komuniste dhe pjesa derrmuese e popullit nuk do ta degjoje me emrin PD, ai eshte njeriu qe edhe ne humbje e ka shkaterruar vendin duke mbytur forcen qe ne humbje duhej te ishte opozite e shendoshe-vet PD. U ka bere sala me qorra se c’u beri enveri dhe nuk kini sy te shikoni se c’fare ka bere me vendin keto 22 vjet si derri ne kopesht.

    4. ca says:

      Ti je pasues i denje i regjimit qe kur i gjykon njerezit jo per ate qe jane por dhendri i kujt jane. Paske marre stafeten e luftes se klasave. Ik ore mbushu!

    5. kokerr injoranti
      eshte dhenderr i LUAN OMARIT jo ARANIT CELES
      po c`mund te presesh nga ty .

  5. Dean says:

    Hitleri e Musolini,sidomos Hitleri,e dinin c’a thoshin, benin dhe cfare objektivash kishin per te arrit.
    Ndersa ky,BARBARI yn,ISHTE thjesht 1 Rrumpalle,qe nuk kishte as1 ide.
    Ai eshte thjesht Viktime e INFERIORITETIT te vet qe e torturonte qysh prej viteve te femijerise.
    Ai ISHTE thjesht 1 rremuje “idesh”,enderash dhe mendimesh.Thjesht KAOS.

    1. dorela says:

      Dean Fjale me vend ” Viktime e inferioritetit te vet” i ke rene ne koke… brilant je

    2. vlora says:

      fare sakte!

      Saliu eshte nje idiot dhe asgje me shume.

  6. Kendveshtrim tjeter says:

    Te gjitha problematikat qe ke prekur jane shume te sakta!
    Mund te shtohen dhe shume te tjera.
    Ndasia veri-jug e shqiptarve,eshte nje tjeter krim i Berishes.Ne te gjitha postet e larta,te vriste veshin e folura e veriorve,e njerzve “besnik” te tij.Keta dhe pasuesit e tyre jane ata qe derdhin lot krokodili per te.
    Lufta e klasave,mos “shoqerimi” me socialistet i demokrateve ishte nje norme e frikshme ne kete parti”demokratike”!
    Aroganca per ti dhene voten,shkonte deri ne kercenimin per pushin nga puna, edhe per ata qe kane kontribuar 40 vjet!
    Zhdukja e meritokracise dhe zevendesimi me militantizmin partiak,degjohen akoma neper ekranet e tv,duke mbrojtur Hitlerin “demokrat”,Berisha !

  7. trasparenca says:

    BEN KODOSHI.
    ben cikago, po te hyjme ne politikanet e allbanistanit neper lidhjet fisnore te tyre ne kohes e enver kasapit,nuk eshte vetem pellumb xhufi i perlyer,jane shume delenxhinj,parazite,shushunja,qe derdellisin kafeneve te tiranistanit kot se koti.
    Ti ben kodoshi duket qe mbron sali te pa aftin,realisht saliu yt u be edhe hitler per egot e tij.

  8. Anti Ben Chicago says:

    O Ben Chicago, nuk e di shpif ti apo beson çdo gje qe te thone shpifesit afer teje. Profesor Xhufi eshte dhender i profesor Luan Omarit, nje nga njerezit me te urte dhe civile te ketij vendi. Te te vije turp.

    1. kapo says:

      Ke shume te drejte , po kush eshte luan omari ju lutem. eshte nje njeri tipik qe per bythen e vet mohoi gjakun e babait . ne eshte per ti thene te vertetat ti themi sic jane.zbulo pak histori e do shofesh se nga pd me ne fund iku 1 komunist po ketej kane ngelur akoma me mijera.

      1. antisubjektiv says:

        Po cfare rendesie ka dhendri i kujt eshte. Njeriu nuk zgjedh vjehrrin apo vjehrren, por zgjedh partnerin e jetes.

        Pastaj, si ne PD si ne PS brezi i mbi 50 vjecareve jane te gjithe ish-komuniste (pa perjashtim), pasi ishin te vetmit qe merrnin pak ere nga politika ne kohen kur studentet arriten te shpartallonin murin e regjimit.

        Sot rendesi ka t’i leme paragjykimet dhe te vleresojme se cfare perfaqeson njeriu te cilit i besohen freret e Shqiperise.

  9. VERONIKA says:

    Shoku Xhufi ,po pse na lodheni kaq larg ,sikur nuk kemi “heronjte” tane ne per krahasim .Ajo politika iluzioniste e Berishes eshte thjesht mesimi qe ka marre nga politika e fanarit verbues ..ops ndricues .
    Ai zaptimi i cdo pushteti ku spikat komandari legendar Enferr Berrisha
    Mos te flasim dhe per te vraret ,se ju bini ne konflikt familjar .
    Historiani Xhufi …shoku Xhufi historian …ky di historine e Hitlerit po ate te Enferrit nuk e permend …eeeee e ka pasur shokun e mamase i thote babe .PLEHRE !

    Xhufke ,ti nuk mund te gjykosh Berishen ,askend nuk mund te gjykosh pervec atij surratit tend te shpifur !

    1. zefi says:

      Po ty kush te vuri,qe te caktosh se kush duhet e kush nuk duhet te shkruaje,moj VERRA E NIKES????
      Ja ky eshte FASHIZMI E NAZIZMI,qe instaloi Sali Berisha,ARMIKU ME I MADH I SHQIPTAREVE,ndaj populli yne me plot URREJTJE e sahporri ate nga SUNDIMI!!!
      Pasojat e KRIMEVE te tij do bien edhe mbi ju,KELYSHET E ZGJEBOSUR TE TIJ,se nuk do keni me kocka per te lepire,por mund te jeni edhe te PANDEHUR PER KRIMET TUAJA!!!
      HYYYYY,VRRRRRRROOOOOMMMEEEEE!!!

  10. vlora 1 says:

    Z Xhufi je nje nga njerezit qe une vleresoj me shume ne kete vend.
    Doja te te shihja te merrje pergjegjesi mbi vete sepse une jam i sigurt se ku je ti nuk eshte as korrupsioni ,as kurveria politike.
    Eshte tamam koha

  11. canada says:

    Z. Xhufi
    Bukur e ke shkruar por i ben nder kur e krahason me Ducen dhe Hitlerin, ja ngre shume vleren ne aspektin negativ. Pse shkove aq larg dhe nuk e krahasove me ate qe e polli Enverin apo se je i familjes. Nuk e di nese lexuesit e dine qe je dhenderi i Luan Omarit, nipit te Enverit qe e vrau si qen.

  12. Konica says:

    Lexoni analizen e Lorenc Vangjelit dhe krahasojeni ate me keto deklarata pacavure te ketij pseudo historiani enverist. A mund te quhet historian dikush kur qe ne paragrafin e pare nxjerr te gjithe mllefin, dufin, urrejtjen per objektin qe analizon.

  13. Parrucjani says:

    Historianet e komunizmit qe fallcifikuan historine ne menyre te turpshme pa pike turpi vazhdon te mashtroi , aasnjihere nuk u penduan per rreant etyre , nuk kerkuan falje as me goje , dhendri i kryrkiminelet dhe injoranti çela , mendon se erdhi ne pushtet partia e tij ish komunistat dhe kerkon te beje ekstremistin , ky historian mashtrues qe injorante pa shkolle si hoxha,shehu , alia e gjithe klika e kuqe i ka quajtur intelektual te larte do te quaje ta marre nje njeri te shkolluar gjithmon ne maksimum , nje nder mjeket me te shquar te vendit , çfare surrati si qen .

    1. janaqovic says:

      Zotni me duket se po can derrasa, as sala as pellumbi nuk paten faj qe linden ne kohen e komunizmit. Tani qe kohet ndryshuan faj ka sala qe shkaterroi inkriminoi dhe degradoi shqiperine me keq se c’bene komunister, po c’faj ka xhufi qe ia lexon sales historine? Profesioni i xhufit historia eshte. Salen nuk po e shan njeri si doktor por si politikan se ai si till eshte pisanjoz i historise sone kombetare dhe njerez si ju jane ata lloj qurrashesh me shpirtin gjysmak qe nuk mund te shohin me large se sa interesat e tyre afatshkurtera dhe jini te gatshem te ecni mbi viktima vetem per te plotesuar ato interesa… Por ne kete piken e fundit doktori eshte 100% si ju pasi ne 22 vjetet e fundit ai s’ka bere me shume se sa ecja mbi viktima per plotsimin e interesave te ti perfshi edhe megalomanine e tij qesharake. Kjo eshte arsyeja qe xhufi ta krahason doktorin tend me ducen e hitlerin. Por doktori ka shkuar edhe me tutje me politikat e tij te papara.. . me politikat qe ai beri e mbushi vendin me te semure psikik si puna juaj qe e ndiqni nga pas dhe si doktor kjo nuk i falet

    2. rasimi nyc says:

      RESPEKTE MAKSIMALE PER ATDHETARIN Pëllumb Xhufi

      Me vjen mire qe nje figure solide, e paperlyer dhe poliedrik si Pellumb Xhufi mban nje qendrim TE SAKTE per nje nga kriminelet me te peshtirosur te historise se njerzimit.Me vjen keq qe socialistet qe populli ju dha fuqi te plote per te shfarosur berishizmin si nje praktike thellesisht antishqiptare te perkrahur hapur dhe ne menyre te FSHEHTE nga filoserbet dhe filogreket ne washington dhe bruksel.Duket qe dhe Edi Rama fatkeqesisht po dergon sinjale “vellazerimi” DHE PAPREKSHMERIE per kryekriminelin Sali Bisha.
      Edhe Mero Baze figura me shquar e ketyre viteve kunder bishes tropojes
      po tregon nje fryme teper te bute ne vend qe vazhdoje te denoncoje me force krimet e tij dhe te kerkohet doreheqja e detyrru para shtatorit
      Asgje nuk e shpeton Saliqenin nga hakmarrja popullore dhe nuk ka Obame qe ta shpetoje ose nga burgu ose nga plumbi i gjakmarrjes.
      As ato njemije bodiguarde ,talebane dhe salibane qe mban me vete nuk mund ta shpetojne.
      Ne Shqiperi nuk eshte zbardhur asnje vrasje politike ose mafjoze qe kane doren e zeze te Sali Bishes nga mbrapa
      -remzi hoxha
      -kosta trebicka
      -fatmir xhindi
      -komunari ne kukes
      -oficeri shikut
      -gjyqtari konomi
      -26 viktimat e gerdecit
      -4 protestuesit e 21 janarit
      -fisi haklajve
      -7 komisare policie
      -280 police te thjeshte
      -2500 veta nga gjakmarrja
      Eshte i vetmi vend ne bote qe ka nje K/M qe eshte fajtor direkt per shume krime te tij si:
      1- prishjen e qeverise stabilitetit 91′
      2- fronezimi i janullatusit
      3- aderimi ne konferencen islamike pa referedum
      4- sabotimi i levizjeve per pamvaresi ne kosove
      5- furnizimi me nafte i milloshevicit
      6- vjedhjen e votimeve te 96′
      7- rrahja masive e demonstrueve ne sheshin Skenderbej
      8- rrezimin e shtetit dhe vellavraja ne 97′
      8- grushti i shtetit shtator 98′
      10- impikimi familjarisht i tij ne holokaustin e gerdecit
      11- miratimi i varrezave te ushtareve greke
      12- injorimi total i ceshtjes came
      13- shitja e detit jon
      14- implikimi me ligjin e plehrave
      15- vjedhje e votimeve ne 2009
      16- masakra e 21 janarit
      17- vjedhja e votimeve 2011
      18- perdhosja e luftes N.CL
      19- glorifikimi i satrapit zog
      20- deklarata qe kemi gjak turku.
      21- Shitja e resurseve strategjike
      22- pagesat per mafjozet e podestes
      23…vijon

      NE CDO VEND TE BOTES KY KRIMINEL DUHEJ TE VAREJ PUBLIKISHT ME GJITHE KETE KARTELE ANTISHQIPTARE .

  14. besa says:

    Ik more hale,ju erdhi zeri te gjitheve…deri dje ishit si krimbi nen gure…

    1. Besa e Kuqe says:

      Kjo qe thua ti ka nje te vertete te madhe qe dje njerezit nuk e kishin ate liri qe mendonin se e moren me demokracine,dhe grimca e fundit e iluzionit u shemb me 21 janar ,me frazen lapidare “PROVOJE DHE NJE HERE PO TA MBAJTI” te gjithe ata qe mund te flisnin u futen ashtu si thue ti …”si krimbi nen Gure” .Poor vjen gjithmone nje dite , ajo dite kur armen nuk e ka me garda por populli dhe ajo nuk eshte plumb, por nje cope leter qe quhet vote, dhe fale zotit ata krimbat nen gure e kuptuan se nuk duheshin 10 vota por mijra.. dhe ja ku jemi.Xhaxhi ta gezoje 69 vjetorin

  15. Claus says:

    Sado qe mundohem qe opinioni im te jete sinkron me zotin Xhufi, perseri ndergjegja me therret qe te replikoj. E bej me tru, por jo me zemer kete replike, por deshiroj te “ndihem i cliruar” me veten dhe ndergjegjen time.

    Ne pergjithesi nuk jam dakort me krahasimin qe i ben z. Xhufi Sali Berishes me Hitlerin dhe Mussolinin. Argumentat per kete dua ti rreshtoj me arsye te ftohte me poshte.
    Te me mirekuptojne lexuesit, nuk dua te marr ne mbrojtje Mussolinin dhe Hitlerin per ate c`ka i sollen botes, por dua ti shikoj vetem ne spektrin krahasues, si karaktere dhe si faktore reale perballe Berishes sone.

    Nga shume dihet jeta e Mussolinit, qe u ngrit nga hici duke punuar me ore te tera neper Zvicer si punetor i thjeshte dhe i zakonshem nga ku moren jete idete socialiste me te cilat fshikullonte ne gazeten e tij regjimet e kalbura ne fuqi ne Italine e asaj kohe.

    Ne kete pike nuk dua te zgjatem shume dhe dua te krahasoj vetem veprimet e largimit te tyre nga skena politike.

    Po hidhem direkt ne korrik-shtator te vitit 1943.
    Mussolini pas disfatave te njepasnjeshme ne frontet e luftes u shkarkua, e theksoj edhe njehere, u shkarkua nga Keshilli i Larte Fashist, pra nga te tijet dhe u arrestua ne Pallatin e Mbretit.
    Pra u arrestua!
    Hitleri me nje aksion parashutistesh e liruan nga arresti dhe e vendosen perseri ne pushtet, si nje qeveri kukull.
    Salo-Republike, quhej republika musoliniane, formuar diku ne Veri te Italise. (Ketu shoh nje ngjashmeri emrash, por jo veprash).

    Dihej se si perfundoi ajo republike e cila edhe ne ato kushte u shtri deri ne mes te Italise dhe mbijetoi me shume se nje vit.
    Se si perfundoi Mussolini kjo tashme dihet.

    Edhe Hitleri nje fillim te ngjashem kishte ne vitet e Luftes se Pare Boterore. Kur erdhi ne pushtet krijoi nje fuqi te madhe ekonomike dhe ushtarake, deri sa dhe shpikjet e shkencetareve gjermane u “vodhen” dhe u zbatuan nga fuqia tjeter qe doli pas lufte, USA.
    Bomben atomike, raketat nderkontinentale, fillimet e kerkimeve ne hapesire i moren si projekte te roberve te luftes, si Werner von Braun, projekti i te cilit u kurorezua me zbritjen e njeriut te pare ne Hene!
    Ne fund Hitleri i dha fund jetes se tij, si shume gjenerale te tjere.
    Dhe u la te digjej!

    E pra miq, mga t`ia filloj per te krahasuar keta njerez me Sali Berishen?
    Nuk me del llogaria nga fillimi deri ne fund.
    Ata dolen nga hici kundershtare te regjimeve ne vendet e tyre, ndersa Berisha besnik i regjimit dhe doli si kofini pas te vjelit kur regjimet komuniste kishin dhene shpirt ne shume vende.

    Berisha as nuk u shkarkua, as i dorehequr s`eshte dhe as i doreofruar s`eshte, ndersa i Mussolini u shkarkua nga te tijet dhe perfundoi varur ne litar, i dyti la veten te behej shkrumb e hi per te mos lene shenje mbi kete toke pasi i dha vetes nje plumb ne koke.

    Ata mbi te gjitha kishin nje karakter dhe per ate qe bene u denuan ose denuan veten.
    Po ky i yni?

    Ah, harrova. Nje “ngjashmeri” me kaloi neper mend.
    Kur la testamentin Hitleri paracaktoi edhe zevendesin e tij, Mareshalin Karl Dönitz.
    Por edhe ketu perseri nuk me del llogaria.
    Ai e la me testament zevendesin, ndersa ky e zgjedh per se gjalli.

    Ja pra perse me Xhufin nuk me del llogaria megjithe vullnetin e mire.
    Pershendetje!

  16. macoku sabo says:

    Futja kot. Keta dy te tjeret ku te merrnin toka e te krijonin perandori ndersa baca jone ku te jepte si ne mall te hasmit

  17. Kotropuzi koki-mullarek USA. says:

    Kam than gjithmon, se po nuk filloj hakmarrja e popullit shqiptar kunder klikes Enveriste(qe sot fitoj votat) kurren e kurres nuk do te kete qetsi dhe progres ky popull.Dhe fajin kryesor per mos ndeshkinin e kesaj KLIKE e ka vetem SALI BERISHA,une jam demokrat dhe do vdes i tille por pa ndeshkim nuk ka progres ky popull.Thot nje fjale e popullit qe zoti vonon por nuk harron, kam nje pyetje, a mos valle vete ZOTI e caktoi qe votat ti fitoje-HITLERI I VOGEL EDVIN DHE HAJDUTI BOLSHEVIK ILIR qe me ne fund te kuptojne SHqiptaret qe pjella bolshevike e kllonuar ne bodrumet e KQPPSH-s eshte FATKEQSIA KOMBETARE QE I ERDHI KOHA ME ZULLUMET E SAJE TE MARRIN NDESHKIMIN E MERITUAR ME ZULLUMET DHE FUKARALLEK,KRIM ,ERRSIRE QE DO TE SJELLIN KETO KATER VJET QE DO VINE?

    1. feniks says:

      Per:
      Kotropuzi koki-mullarek USA.
      Dukesh,qe je kelysh i bashkepuntoreve te dikurshem te NAZI-FASHISTEVE,pushtues te Shqiperise!!!
      Je ARMIK i komunisteve dhe bijve te tyre,se ty nuk te lidh asgje me HISTORINE DEHE LUFTRAT E POPULLIT SHQIPTAR PER LIRI E CLIRIM KOMBETAR!!!
      Me thuaj,o CETNIK serb,se per cfare krenohesh ti dhe para ardhesit e tu se keni bere per Shqiperine??? Me siguri ASGJE!!!ASGJE!!!ASGJE!!!
      Ti mund t’i urresh KOMUNISTET,por kete urrejtje e ke se KOMUNISTET ORGANIZUAN POPULLIN NE NJE LUFTE NACIONAL-CLIRIMTARE,ME TE LAVDISHMEN NE HISTORINE MODERNE TE SHQIPTAREVE,duke CLIRUAR SHQIPERINE DHE TE GJITHE TROJET SHQIPTARE NE ISH JUGOSLLAVI!!!
      Mund t’i urresh KOMUNISTEt se ata gjeten nje popull 90% analfabet dhe ndertuan mijra SHKOLLA,UNIVERSITETE,KOPSHTE E CERDHE,TEATRO E OPERA,ANSAMBLE DHE ESTRADA,STADIUME DHE PALLATE SPORTI,etj!!!
      Ti i urren KOMUNISTET se e gjeten Shqiperine me shtepi qerpici,qe ndricohej me kandil e pishe,qe transporti me i perdorshem ishte GOMARI DHE MUSHKA dhe RINDERTUAN VENDIN BRENDA 4-5 VJETEVE NGA SHKATERRIMET E LUFTES,duke ndertuar nga e para URA,HEKURUDHA,RRUGE TE ASFALTUARA,PORTE E AEROPORTE,FLOTE TREGETARE DETARE DHE LUFTARAKE,AVIACIONIN LUFTARAK,etj
      Te te rroje Berisha dhe tere SHPELLARET E TJERE!!!

  18. Andi says:

    Cna bere more Parrucjani! Per keto idiotlleqe qe shkruan do te besoja sikur ti kishe shkruar ne rregull,po shko ore ditezi e meso te shkruash shqip e te shprehesh sakte e pastaj na jep mendime ore tru thare. Ah mor Parrucjan,se i kemi pasur si puna jote deri sot edhe ne krye te vendit si puna e Saliut prandaj dhe jemi ne kete gjendje,boll ju duruam mbylleni halene goje e rrini urte,NDYRESIRA.

  19. beni says:

    Shume bukur Z.Xhufi, te urojme jete te gjate, je nje nga historianet e

    paket qe i duhen shume Shqiperise e shqiptareve.

  20. corba e vjeter says:

    @BenChicago .
    Profesori vertete eshte dhender i Enverit por ngaterroni me ose pa qellim vjehrrin e tij. Profesori eshte dhender i Luan Omarit , nje nga personat me te kualifikuar dhe personalitet ne jurisprudence. Lidhja qe ka ai me Enverin eshte ajo ndermjet nipit dhe dajes. ,pra ,i ati i tij ishte kunati i Enverit. Te pakten mos rreni kaq hapur ,edhe kur jeni injorante te kualifikuar dhe certifikuar si te tille !!

  21. nastradini says:

    SALI BERISHA E KA ME AFER ENVERIN SE HITLERIN.

    Sic e ka edhe kalemxiu i Partise se Punes Pellumb Xhufi, dhenderi i Bahri Omarit, kunatit fashist te Enver Hoxhes, ne shtepine e te cilit fshihej Enveri dhe nga kjo shtepi spiunoi dhe likuidoi me pabesi sadisti te gjithe bashkepuntoret e vet. Pse Sali Berisha duhet te krahasohet me Hitlerin e Gjermanise kur mund te krahasohet me Hitlerin e Shqypnise Enver Hoxha? Enveri ishte ai qe e zdrypi nga Bjeshket e Nemuna te Tropojes dhe e coi ne shkolle, i dha arsim dhe i mesoi gjuhe te huaja ne Sigurimin e Shtetit, me pas e dergoi edhe ne France per te pare Bote me sy. Pellumb Xhufi duhet ta dinte nga Enver Hoxha se Saliu ishte besniku i tij dhe mik i familjes dhe si i tille ishte bere maestro ne shitjen e Vatanit per te mbajtur pushtetin me cdo kusht, ne vjedhjen e arkes se shtetit duke i transformmuar shqyptaret si skllever ne vendin e tyre, ne pabesine e likuidimeve mafioze. Per te gjitha keto Saliu nuk ka si te kete njohur Hitlerin, por ka mesuar me zell nga Enver Hoxha. Prandaj kalemxhiu komunist Pellumb Xhufi eshte e kote te largohet dhe zoritet duke remuar ne histori se SHEMBELLTYREN e Saliut e ka brenda familjes se tij.

  22. xhixhi says:

    Per minister i jashtem dale, por per kryetar akademise shkencave ne vend te Gudar peshengritesi se s’ben! diku me larte pashe nje qe citionte Lorenc Vangjelin se me demek ka bere nje analize shume te mire te berishes, per fat e kam lexuar dhe Vangjeli thote se ishte imitues i Zogut dhe Hoxhes pra gjys zogist e gjys enverist, ky kodosh i vicidolit por vangjeli nuk e ve ne nje vend me ta, aspak. Po dhe ky xhyfi ben nje gabim e krahason me Mussolinin dhe Hitlerin, ata bene nje zhurme aqe te madhe sa sot Gjermania e pas luftes ftohte eshte aleati i dyte ekonomik i SHBA-ve pra fuqi e madhe ekonomike boterore, po keshtu beri edhe ducja pa cka qe ne Itali nuk mbarrojne horrat dhe sot Italia eshet ne zgrip.Sa per kete vicidolasin ky te beje zhurme sa te doje me nje “SUS ATY” e qep gojen dhe dhitet!Keshtu eshte ky njeri dhe ky vend per SHBA-te!

  23. shqiptar i ndershëm says:

    Pergjithesisht ato çfare shkruan profesori i nderuar shqiptar Pellumb Xhufi jane fakte te verteta.

  24. ben says:

    Veronika je reale, je Shqipetare.

  25. te qafsha veronike says:

    Te qafsha verrrronike qe dhe kur sjam mire me ben per te qeshurrrrrrr.
    Jeeeeee faaaaantassstttike.
    e qan me germa rrumbullake.
    po ta themi hapurrrr.
    Ate meten se pelqen hic.
    As haleancen e ngjalave.
    Me duket se ke te besh me ate priftin.
    E gjetaaaaaa. Te kapa mat

  26. alban4eva says:

    z.Xhufi, nje shkrim shume i shkelqyer dhe real. jeni shume i sakte. por une kam rezervat e mia per kete krahasim, sepse deri diku mund te behet nje krahasim me Hitlrin dhe Ducen, por mos harroni se keta te dy nuk e shiten atdheun e tyre, por perkundrazi, donin ta forconin me shume, edhe pse perdoren menyra barbare.

    nuk mbaj mend ti kene shitur fqinjeve te tyre ndonje milje det Musolini apo Hitleri.. barbari i Vicidolit eshte rast unik ne historine e politikes boterore. aq te keqija sa i bere popullit te tij ky xhelat serb, nuk ia ka bere asnje politikan popullit te vete..!!

  27. ben chicago says:

    Shiko veronike, degjo. Mos me nderprit te lutem. Me ke ofendu ben prezervativi. Po sta ma per keq.
    Per ke votove me qafsh?

  28. skela says:

    xhufi, pallavra me xhufke, me te vertete iku nje kafshe por ka ardhur nje mitoman qe mendon se do ta marre historia dhe nje kryeimoral hajdut me votat e trushplareve shqiptare

  29. atila says:

    Pellumb Xhufi ja ka cjerre perhere masken ketij fashistit me emrin Sali qe mundohej tu ngjante ca Duces e ca Hitlerit. Populli me protesta e pa qe fashisti te vret ne bulevard dhe duroi e ja derdhi trute ne kutite e votimit ku 1 milion shqiptare e ekzekutuan me vote si figuren me te urryer te politikes shqiptare. Ketij politikani qe per 20 vjet vrau, percau,vodhi e percudnoi Demokracine i duhet ngritur monumenti i Shtriganit Politik te landfilli i Tiranes e ta rrethojne plehrat.

  30. ceri says:

    PROFESOR XHUFI KA PER GRUA VAJZEN NGA FAMILJA OMARI. BERISHA KA MARE PER GRUA NGA SOJI SERB TE CILET ISHIN NE U.D.B. JUGOSLLAVE.PELLUMB XHUFI NUK KA BERE VRASJE NE MES TE BULEVARDIT SIC KA BERE BERISHA APO APLIKIMI I VRASJES SE KOSTA TREBICKES SE I DILTE DJALI ZENI QE KISHTE DORE NE DEMONTIMIN E ARMEVE.ZENI KA GRUAN NGA SOJI I BABAITTE TIJE PRA NGA SALIU DHE PO E NDAN KETE KUSHERIRE DHE KA MARDHENIE ME NJE VAJZE TE RE E CILA PO TE MARTOHET ME ZENIN DO TI PRISHET BJOGRAFIA.SHQIPERISE SA PER DIJENIN HISTORIKE E KANE COPTUAR DHE TREVAT QE I PERKASIN SHQIPERISE JA DHANE JUGOSLLAVISE DHE GREQISE KESHTU SHQIPERIA NUKE KA TEPRICE TOKE DHE DETARE DHE KETE GJE E THA DHE SALI BERISHA QE SHQIPERIA NGA ULQINI DERI SUL TE GREQISE POR DETIN QE ME NJE INJORANCE DIPLLOMATIKE ME NJE MARVESHJE DONTE QE TJA JEPTE GREKUT.KETO JANE PAK HISTORI QE POPULLI I KA TE FRESKETA DHE DO SHKRUAJ HISTORINE.

  31. Sam says:

    Cdo gje mund te jeshe por historian nuk je shoku Xhufi….Nuk mund te jesh historian kur krahason Berishen me Hitlerin dhe le ne harrese diktatorin Hoxha dhe sherbetoret e tij. Nqs ke deshire te ti postaj emerat dhe fotografite e shqiptareve te pushkatuar pa gjygje ne “emer te popullit” nga partia qe ke pielle ti.. Ti nuk ke guxim ta krahasosh me Enverin , sepse ai ishte moster dhe dhe jo diktator. Ti nuk mund ta krahasosh ase me kryhajdutin Meta dhe piktorin e deshtuar Edi..Historuci Xhufi nuk mund ta zhdukesh nga historia: Rrugen e Kombit, pranimin e Shqiperise ne NATO dhe levizjen e lire te shqiptareve. E pra dashje pa dashje ketu eshte edhe kontributi i z. Berisha.. Besoj qe Z. Rama, kryeministri i ardheshem eshte aq i zgjuar sa te mbaje large nga kabineti i tij extremiste si puna e jote…

  32. alban4eva says:

    Sam,

    ke gabuar forum, ketu po flasim per te tjera gjera.. shko tek gazeta 55, kjo nuk eshte gazeta 55, eshte gazeta Tema..!!

  33. nardi says:

    Nuk krahasohet berisha me E.Hoxhen per shume arsye.
    Enveri nuk u pasurua ne kuriz te popullit.
    Per nga sasia e vrasieve aty aty jane, i pari sepse besonte ne ideologjine komuniste, i dyti besonte ne ate te pasurimit.
    Enveri na la pa “facebook” e na conte ne pune vullnetare per te ndertuar shqiperine e varfer.
    Berisha na dha “facebook” per te shtyre oret e dites pasi jemi popull qe nuk duam te punojme.
    Enveri nuk e shiti shqiperine, nuk e beri vareze plehrash na la te varfer dhe te paster
    Berisha e kthehu ne hale.
    Enveri ishte vertete BURRE SHTETI, berisha eshte nje kriminel ordiner, ishte çerri i ENVERIT!!!

  34. Tironci says:

    po pse ziheni more….. po futjani nje dominoje mooooo, po shihni ndonje pornollek a nudollek moo, mbetet duke share njeri tjetrin moo, po beni sex te shendetshem moo, kuptohet me kete te fundit sikur jeni keq, fakti qe shkruani me mllef ndaj njeri tjetrit eshte faktor i mungeses se aktivitetit sexual te shendetshem. perfundimisht me gjithe respektin per ALL OF YOU GUYS ju jeni politizuar koke e kembe, jeni droguar me politike, po futjani nje dore hashashi moo, nje dore vodka moo, ehh bir bir ,,do ti kerkoni keto vite e do thoni: BAH ISHIM DIKUR TEK TEMA I CANIM B…N NJERI TJETRIN NE VEND QE TE SHIJONIM RININE….. HAHAHAHHA

  35. albanesi says:

    ne kete faqe duhet te bejme te qarte qe shkuruajne edhe antishqiptare te thekur qe bejne sikur jane shqiptare. Ti falesh zonat detare Greqise sepse mendon se ti ka lene trashegim baba ose nana sic beri Zogu me Shen Naumin ose Esat Toptani me Shkodren ne kembim te nje thesi me para athere standatdi i gjykimit i ndan shqiptaret ne athetare dh anitshqiptare.

    Ne cdo vend te botes ky eshte standardi i gjykimit – Prof. Xhufi atdhetar dhe gjykimi i tij eshte i sakte.

  36. tironci says:

    berisha meriton te varet mu ne mes te Tirones
    po deshet me bo shtet
    te gjithe keto qe kane drejtuar SHqiperine keto vite duhen marre ne pyetje nga prokuroria

  37. ali says:

    Shkurt e qarte, Pellumb xhufi nje patriot i vertete, nje intelektual i mirefillte. Cdo fjale e tij eshte nje gozhde
    ne qivurin e ”Drakules ,, shqiptare. Dikur nje mik me banim ne Kanada me thoshte ne vitet 1999: Kur
    dilte e fliste Saliu ne TV, elbasanasit, nje qytet i urte dhe i kulturuar , thonin per Salen ”Ky njeri eshte i
    frikshem,, ”Ky njeri edhe kur e shikon ne TV te ngjall frike e tmerr ,,. Koincidon me te gjithe ate perkufizim
    qe i ben Z. Xhufi figures se diktatorit Sali Serb Berisha , e ngjajshme me ate te Hotlerit e Musolinit . Jane
    pa as dyshimin me te vogel idhujt e diktatorit Berisha !!!

    1. shpendi says:

      Plumb Xhufi je shqipetar more je shqiptar st vije turp ta perkrahesh nji Demokrat te spikatur me nazista e me kriminel turp se e ke emrin pllumb edhe ni here je Shqipetar turprohu,kjo vlen edhe per te tjert qe e kritikoni njeriun ma meritor qe Shqiperin e ka pru ktu ku asht turp qka jini kah shkarravitni.Ndersa fjalen e fundit dhe betohem se Dr,Salih Berisha se shpejti do te behet edhe President i xhith Shqipetarve deshet ju apo jo.Te xhith ju qe keni ber komente dhe keni krahasuar Berishen me diktatort e kohve ju te xhith jeni pjell e komunistit kjo dihet boterisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *