Përballë shpërbërjes?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

met dervishiNga Met Dervishi

 

Fushata e dy kandidatëve për kreun e Partisë Demokratike po le në hije pesë poshtërime që po i bën z. Berisha partisë së vet/ tonës/të të gjithëve si qendër e djathtë. Aq sa të krijohet përshtypja që opinioni publik gjatë këtyre njëzet e dy viteve është mësuar tashmë kaq shumë me faktin që kjo parti është parti e Berishës, dhe se i takon atij të bëjë ç’të dojë me të, për të, mbi të, e, së fundi, nën të. Dhe kur është në fundin e fundit të tij politik.

Poshtërimi i parë ka të bëjë me deklarimin e tij se do të heqë dorë nga të gjitha pozicionet politike të partisë. Të cilën duhej ta kishte realizuar fill pas deklarimit, në përputhje me vullnetin e “sovranit”. Çka do të thotë që, selia e Partisë Demokratike, sot e gjithë ditën, duhej të ishte pa kryetarin e saj. Të cilën, siç do të pritej nga një lider që trumbeton evropianizimin, ai duhet ta kish bërë që të nesërmen e deklarimeve të tij publike.

Poshtërimi i dytë ka të bëjë me vendimin/vendimet që zgjedhjet e partisë për kryetarin e ri do të bëhen sipas parimit “një anëtar një votë”. Pra, jo me kongres partie, çka do të parakuptonte debate, debate dhe për humbjen, dhe pastaj zgjedhjet. Në këtë rast, kuptohet që s’kemi ndonjë dashuri eprore për votën e anëtarësisë, se ajo aty ka qenë gjatë këtyre njëzet vjetëve, po thjesht kemi të bëjmë me një taktikë për të shmangur debatet e një kongresi partie. Pra, debate për fundin e fundit të tij politik.

Poshtërimi i tretë ka të bëjë me vendimin/vendimet që numërimi i kutive të votimit për kryetarin e partisë do të bëhet në qendër, pra në Tiranë. Kjo komprometon obsesionin e hershëm të z.Berisha për të kontrolluar me të gjitha mjetet që njeh dhe di ai rezultatet e votimeve kudo e kurdoherë që bëhen. Një obsesion, që gjithashtu komprometon dhe dëshirën që t’i imponojë një partie vullnetin/favoritin e tij me të gjitha çmimet. Përndryshe, Partia Demokratike i ka të gjitha kapacitetet e saj organizative që t’i numërojë kutitë e votimit me përfaqësuesit e kandidatëve në të gjitha qarqet e vendit.

Po në këtë linjë është dhe poshtërimi i katërt që i bëhet ditën për diell Partisë Demokratike, deklarimi se fituesi krijon ekipin e vet. Dhe, në fakt, me këtë votim, po të vazhdojë kështu, anëtarësia i heq të drejtën vetes për të votuar lidershipin e vet.

Poshtërimi i pestë ka të bëjë me mesazherët e “fshehtë” të z.Berisha në medie të ndryshme, por jo vetëm, që “ai” e kontrollon procesin. Sipas këtij versioni, fushata është thjesht spektakël, kurse regjisori, si gjithmonë e në jetë të jetëve, është “në krye të detyrës”. Dhe, gjithnjë sipas këtij versioni, Basha është kryetari, Olldashi ndonjë nënkryetar ose sekretar, njëri i moderuar e tjetri skifter, e kështu me radhë. E gjitha kjo bëhet për të fshehur të vërtetën e thjeshtë të fundit të fundit të tij politik.

Poshtërimi i gjashtë ka të bëjë vetëm me mediat, analistët, sondazhet që po bëhen e do të bëhen. Natyrisht, me mediat e kontrolluara po nga z. Berisha dhe me analistët që po nuk patën celularë nuk bëjnë dot analiza. Këta, këtë sallatë s(t)aliniste rrahin të na e shesin publikisht si antipastë europiane. Sipas tyre, kemi përballë një lider europian, që jep dorëheqje në momentin e duhur, një lider fisnik që jo vetëm din ta lexojë votën e “sovranit” po e përkthen atë me gjeste plot hir politik. Të cilët duan t’i vënë kurorë dafine liderit të tyre, por dhe që shprehin frikën nga kurora me gjembaçe që mund t’ia vërë në kokë nesër një shtet ligjor apo” historia”.

Poshtërimi i parë, i dyti dhe i treti dhe i katërti kanë të bëjnë me statutin e Partisë Demokratike. Edhe në fundin e fundit të tij, z. Berisha po e masakron atë, siç ka bërë me statutin e parë të Partisë Demokratike, që ka qenë më demokratik se sa ky i sotmi, por që dhe kështu, prapë dhunohet. Sipas këtij statuti, që është në fuqi, z.Berisha duhet t’ia kishte lënë drejtimin e fushatës Sekretarit të Përgjithshëm. Dhe duhet të kishte bërë një kongres partie, pas humbjes.

Të dy kandidatët kanë përballë një njeri që e ka shkelur sistematikisht kushtetutën e partisë së vet. Dhe këtu është thembra e Akilit. Dy kandidatët kanë përballë një lider “fshatar” që thyen mokrën e mullirit të shtëpisë së vet. Nëse vërtet dy kandidatët duhet të ringrenë shtëpinë e qendrës së djathtë, duhet ta fillojnë këtu, te kushtetuta e saj. Le t’i kthehen statutit tonë të parë. Le të shohin dhe statutet/kushtetutat e partive popullore europiane. Dhe le t’u thonë anëtarëve që me një statut të ri, Partia Demokratike do të jetë sot e tutje demokratike. Fjala vjen, shizmat e qendrës së djathtë, por jo vetëm, gjatë këtyre njëzet vjetëve, burojnë nga një e drejtë statutore/kushtetuese e fraksioneve.

Dhe, që jemi një vend “fshatar” s’ka nevojë të mundohesh: kemi pasur mocionistë e mocione/ parti të re demokratike/ LZhK/ Frymë të re. Dhe nga e majta jo më pak. Parcela/parcelizim/postkomunizëm/përçarje. Shih vetëm listën e dy koalicioneve që konkurruan në këto zgjedhje për ta kuptuar ç’katastrofë ka sjellë. Shih dhe cilësinë e parlamentit që ka prodhuar.

Dy kandidatët s’kanë pse të na e projektojnë debatin se si dhe qysh do të rikthehet PD-ja në pushtet, apo si e qysh do të bëjnë opozitë, po si e qysh do ta bëjnë Partinë Demokratike një seli europiane të qendrës së djathtë. Dhe nyja gordiane këtu është kushtetuta e partisë/statuti i saj.

Dy poshtërimet e fundit, i pesti dhe i gjashti, kanë të bëjnë me stilin berishist të drejtimit të partisë. Pas kuintave. Me “kryesinë e vogël”, që s’është institut kushtetues/statutor. Me takimet pas orës njëmbëdhjetë të natës me këshilltarët e tij të “fshehtë” që, në fakt, kanë qenë kryesia/ këshilli kombëtar i partisë në hije. Dhe që s’janë e s’kanë qenë asnjëherë institute statutore. Minimalisht, kanë të bëjnë me formimin komunist të liderit tonë postkomunist. Gjenetikisht janë sjellje tipike të një lideri “fshatar” që përdhunon odën e burrave me cubat e katundit tjetër.

Dy kandidatët pra, s’kanë pse të merren me barrët e së shkuarës, por të na projektojnë selinë europiane të një qendre të djathtë për të ardhmen. Edhe kështu siç janë punët, edhe me këto gjashtë poshtërime të fundit, këta të dy duhet të na tregojnë që janë të zotët të projektojnë një fillim të ri. Guri i themelit për këtë është statuti/kushtetuta e Partisë Demokratike, shenjtërimi i saj. 1.000.000 votat kundër Berishës, janë njëkohësisht 1.000.000 vota për reformimin e Partisë Demokratike. Këto vota nuk duan një berishizëm pa Berishën. Dhe votat e anëtarësisë së Partisë Demokratike, po u orientuan drejt këtij reformimi, kanë  plus një milionësh me vete. Përndryshe do të kemi një parti që do të ketë një grusht të korruptuarish rreth vetes për t’u mbrojtur nga ndëshkimi ligjor. Dhe një grup parlamentar opozitar që, megjithëse ka vulën e prostitutave të korrupsionit, do të inskenojnë në parlament zonjën e papërlyer.

Anëtarësia e thjeshtë e Partisë Demokratike s’ka asgjë të përbashkët me kupolën e korruptuar të partisë së vet, madje kërkon ndëshkimin e saj. Dhe, nëse kjo nuk kuptohet nga dy kandidatët, Partia Demokratike rrezikon shpërbërjen.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

47 komente në “Përballë shpërbërjes?”

  1. kola says:

    Bjeri ti dhe te tjeret se i bini bukur.Kur skeni pune luani deren thote populli.Shqetsimi i popullit duhet te jete se sa do i zbatoje premtimet RAMA META QE PA MARRE VOTBESIMIN FILLUAN TE TERHIQEN NGA REALIZIMI I PREMTIMEVE.Kur Pd e sulmojne ata qe nuk ja duan te miren tregon se situata ne Pd po shkon shume mire

    1. kelmendasi says:

      Bravo zoti kolë
      Zotimi kryesor i dyshes Rama-Meta qe populli i dha votat ishte qe te vendoset drejtesia qe nenkupton se Berishi dhe Bashi duhet te perlasen ne birucat e Bences.Ata kane deklaruar se kush ka vrare ne 21 janar,kush shiti detin,kush vrau ne gerdec,kush vodhi 300 miljon dollare te rruga e kombit duhet ti vihen prangat.Atehere situata ne Pd po shkon shume mire.

      1. fl says:

        Gjithmone kam votuar per Opozitat, por nje opozite me kumarxhinj bandash dhe hajdute birbo te faktuar tashme, dhe ne parapaskene me te njejtin plak veremli – une nuk e votoj kurre edhe sikur RAMA-META te transformohen ne vampire.

    2. luke says:

      O Kol votebesimi i qeverise te re nuk eshte ndonje gje qe e ka Sala ne dore por Rama me Meten dhe deputetet e partive te tyre. Keshtu qe votebesimi eshte i zgjidhur mos degjoni Sali te shkarin qe derdellit kot se e ka zene frika. Nuk do kete me 80 roje nga mbrapa qe ta ruajne tani, e ka zene halli i madh dhe derdellit kot si qenit kur i vjen ngordhja

    3. reformer says:

      per mua ka rendesi qe e keqja u shporr nga vendi dhe nese tani strehohet ne seline e PD-se, kjo nuk eshte puna jone. Le te merren ata vete me djallin qe kane ne gjirin e tyre.

      jam i sigurte se do dine si ti lajne hesapet me te.

  2. Labi Vlore says:

    Zoteri i nderuar qe ke shkruar kete artikull.Partia Demokratike,nese vdes do jete nje fitore e madhe per Shqiperine.Gjithmone eme shume habitem,se perse Intelektualet e djathte nuk mblidhen,organizohen dhe bashkrendohen rreth formimit te nje partie te re te djathte.E kam fjalen ketu per shume ish-dhjetoriste dhe Demokrate te ndershem???Pse e lini vendin pa te djathte mor zoterinj??Dakort jam,qe nuk ja hiqni dot nga duart PD-ne Saliut,por keni mundesine te formoni nje parti te re te djathte moderne dhe me aspirata te medha per popullin Shqiptar.Me te rinj dhe te reja te ekselent,te shkolluar ne Shqiperi dhe jashte saj???Perse nuk mblidheni te gjithe te djathtet e vertete te moderuar dhe te rithemeloni te djathten qe kurre nuk u krijua ne Shqiperi??Nese nje e djathte e tille do te formohej me te vertete,une ne zgjedhjet e ardhshme do votoj djathtas.Nese nuk formohet,atehere nuk me jepni alternative zgjedhjeje perpos PS-se.Eshte nje fatkeqesi Kombetare qe te djathtet e Shqiperise,nuk jane ne gjendje te shkeputen nga PD-ja.E kuptoj drejt emocionin qe ngjall ky emer.jam koshient qe PD-ja ka shume ndjenja dhe emocione brenda.Por zoterinj PD-se se dhejtorit 90-te prej kohesh ja ka marre jeten Sali Berisha.Ajo ka kohe qe ka vdekur.Formoni te djathten e vertete.Lereni Saliun dhe rrethin e tij te “Trustit te Geshtenjave te Tropojes”.Krijimi i te djathtes moderne dhe Europiane Shqiptare,eshte nje detyre qe ju shtron perpara Historia.Per te miren e Kombit Shqiptar.

    1. Labi!Po te ishte i djathte ky Dervishi nuk do te kishte shkruar tek Tema.Berisha e ka mbaruar rolin e tij dhe PD i zgjidh vete punet e veta,nuk ka per te pyetur as mua as ty dhe as Dervishin.Ne jemi ne pritje se cfare do te rregullohet nga ato qe nuk kane qene mire,per popullin dhe shtetin.Qeveria e re do te punoje per Shqiperine apo per nderkombetaret.Ado ti trajtoje te gjithe shqiptaret njelloj.A do te shembi te gjitha ndertimet pa leje.Ado te jape te gjitha pronat pronareve te ligjeshem.ado te demshperblehen te persekutuarit.Dhe se fundi :a do te distancohet Rama nga zuska plake alias ZP sic e ka quajtur vete kur nuk ishte ne PS.

      1. Labi Vlore says:

        Jam shume dakort,qe pike se pari duhet te jemi vigjelente ndaj qeverise se Rames.Por edhe PD-ja mendoj une,nuk mund te jete parti personale e Saliut.E them per te djathtet e vertete qe ju vjen ndot te votojne Kriminelet e faktuar nga FBI-ja.Nje vend normal duhet te kete nje te majte moderne,ashtu sikunder nje te djathte moderne.Ne menyre te tille qe tu japi mundesi qytetareve te vet,te alternojne pushtetin.Ne sot gjendemi pa alternative te djathte miku im.Partia Socialsite beri Katarsis te thelle keto 8 vjet,duke larguar figurat e vjetra dhe duke u rinovuar.Ish-Kryetari Nano qe humbi zgjedhjet e qe ishte shkaktari i shume te keqijave ne kete vend pergjate qeverisjes se tij,u largua perfundimisht nga politika.Nderkohe qe kemi sot nje te djathte,qe ende drejtohet nga Kriminel te faktuar dhe me sa duken bathet do te drejtohet prej tyre edhe ne te ardhmen.Partia me e madhe e se djathtes nuk mund te jete prone e Sali Berishes.Ajo eshte nje aset Kombetar dhe thesar i gjithe Shqiptareve.Por fatkeqesisht ajo po vdes nen peshen e Kriminelit te Vucidolit.Ja ka rrenuar imazhin perfundimisht asaj partie dhe ka eleminuar gjithe figurat e pastra dhe te vyera qe ka patur ajo parti kur u themelua.Kjo eshte nje drame miku im.Une sot jam i majte,por mbas 4 vitesh mund te nderroj vote dhe te votoj djathtas.Per ke te votoj??Per Lul Marioneten e Saliut??Qe po vendoset ne parti sa per fasade,nderkohe qe mbas regjizori i perhershem i asaj partie do jete Saliu??Drejtuesi real i saj.Pra,mua nuk me jepet alternative djathtas,sepse ate parti do e drejtoje Sali Berisha deri sa te mbylle syte.Nuk eshte e drejte,qe une ne vitin 2017-te te kem vetem dy mundesi.Ose te votoj PS-ne perseri,ose te rri ne shpi dhe mos te votoj aspak,sepse nuk kam ke te votoj djathtas.Kjo eshte nje tragjedi e madhe,per c’do demokraci,aq me teper per nje demokraci te brishte si e jona.Kur mungon alternativa serioze ne opozite,praktikisht vdes pluralizmi.

    2. beni says:

      Ore ju komentues te Temes..nuk hoqet dore nga PD-ja ore!..Ndersa PD po pret te riformatohet, ju keni harruar qe Edi eshte krejt i hutuar dhe nuk po di se cte beje me pushtetin e tij. Thote se do shtoje ministrite, thote se nuk mund ta beje mjeksine falas, thote qe do qeverise me eksperte e kompani keshilltaresh te huaj, audite etj, etj qe do ti paguajme ne…por nga ana tjeter nuk po harron tja beje qilizem Kokedhimes, per te filluar punen ai, se s’po duron dot…..Bregdeti, bregdeti…o..lab..vetem ai i intereson ati,…asgje tjeter. Ketu do jemi dhe do ta shohim..

      1. Labi Vlore says:

        @beni.Ndoshta ke te drejte.Por kush te rroje do shikoje dhe do gjykoje.Por une dhe ti kemi nje dallim te madh midis njeri-tjetrit.Une supozimet dhe konspiracioent nuk i quaj kurre te verteta absolute.Une eci vetem me fakte.Nderkohe qe ti gjerat qe te shkojne ne mendje i ben fakte te kryera.Une jam kunder kesaj metode.Nese synimi i Rames eshte grabitja e Bregdetit,kjo do duket fare qarte.Dhe nese kjo ndodh,do duhet ta rrezojme me protesta dhe nese na vret ne Bulevard,ta rrezojme me vote ashtu si rrezuam Saliun.Rama mund te behet shume here me i tmerrshem se Saliu,por ky eshte nje supozim,nuk eshte fakt.Une miku im,nuk i imponoj dot trurit tim supozimet per fakte.Edhe pse me pelqejne supozimet.Nese supozimet shiten per fakte,eshte si te thuash qe une jam Kinez.E beson dot kete ti,pa me njohur dhe pa me pare ndonjhere,qe une jam Kinez???Supozim eshte edhe ky.

      2. Labi! Ti bie dakort me mua,dhe pastaj vazhdon po ne nje vere,ne vend qe te japesh pergjegje.Gjjate ketyre 23 vjeteve Nuk u denuan krimet e komunizmit qe ne Shqiperi ishin me te egrat ne Evrope.Nuk u dhane pronat e rrembyera te popullit,nuk u demshperblyen te persekutuarit,nuk u hapen dosjet e bashkepunetoreve te sigurimit,komunistet u bene milionere ne dollare si ata qe iken dhe si ata qe jane ,perfshire Berishen,Ramen,Meten.Nuk e kuptoj pse vazhdon te flasesh per PD,kur ajo ka humbur dhe ndoshta vjen ne pushtet pas 8 vjetesh.Ju po keshtu jeni gezuar edhe ne 97 kur fituat por paret qe humben nuk i mori njeri.Eshte koha te fasim se cfare do te behet me pushtetin dhe jo cfare i intereson Meros.

  3. Zef Marikaj says:

    PD KA KEN E TILL QY KUR BERISHA U VU KRYTAR.
    MANDEJ VAZHDOJ ME KURTHE, TRILLIME E VRASJE TE KONKURRENTAVE.

    SODIT ASHT TUJ VUJT PASOJAT E 22 VITEVE BERISHIZEM.
    DUHET KATARSIS. PD ASHT MA E MIRE PA BERISHEN!

    http://imazheshqip.blogspot.com/2013/03/nana-pede.html

  4. Tushi says:

    Kjo Partia demokrarike asht ba streh e kriminelave dhe e te pa shkolleve tani per tani e pastaj cfar te diskotojm per zgjedhje kryetarit te ri kur diktatori I vjeter asht ne karrige hala por keto Qe konkurojn per PD sot Ka la duart me gjak dhe jan kriminela pra po flasim per nje qerdhe trafikantesh dhe kriminelash

  5. luis says:

    Partia demokratike nuk eshte parti me profil europian dhe nuk duhet permendur fare ky term.
    Sali Berishen e kane llastuar bythlepiresit e kesaj partie dhe injorantet qe jane me shumice dhe ia kane krijuar idene atij se ky eshte profeti.
    Atij i duket cudi se si populli nuk e do kete idiot se eshte mesuar me krahun e tij ti bejne temenahra sic u benin japonezet dikur samurajve te tyre.
    Eshte fat qe Shqiperia ne te ardhmen nuk do kete me nje parti demokratike sepse kjo parti ishte poshterimi i shqiptareve.Shqiptaret ishin me europina ne kohen Enverit se sa me kete idiot katundar dhe primitiv.

  6. safeti says:

    Shifni ate koalicionin tuj se mos nuk e mer votbesimin ne shtator edhe shperbehet. Iliri dhe Rama duken me te ndar se kur ndonjeher. si mundet kryeministri te urdheroj ministrat e Ilir Metes ato do tallen me Ramen dhe mund ti thon ne sy – ik more bajge . A jeni ne terezi juve cfar shteti po projektoni me dy kryeministra njeri me alabak se tjetri.

  7. liri a vdekje says:

    po cfar prisni te ndryshojne mendje ,braktiseni masivisht at qen bir qeni qe shkaterroj jo vetem PD po gjith shqiperin ,ujku do plumb ka thene i vjetri

  8. lili says:

    puna eshte pse pranoni gjithe keto poshterime? nuk keni parti tjeter,krijone nje po mos shkoni pas nje klan debilesh qe ju dhin mbi krye!leni te merren me vetveten,bratisni edhe kete farse!

  9. shkodrani prej Puke says:

    PD-ja eshte nje bashkesi bashibozukesh me te gjitha veset,qe ne kryekane mafien

  10. VERONIKA says:

    Shyqyr qe po shoh nje analist me foto te qeshur dhe sidomos me nje ngjyre qe qesh …! {Mero ndrysho}
    Zt Dervishi ,e lexova me vemendje sepse nuk ju kam lexuar ndonjeher.
    I lexova me radhe poshterimet ,dhe sinqerisht nuk kam si kuptoj preokupimin tuaj per poshterimin e fytyrave qe kane lindur te poshteruar
    Tulipani hollandez dhe ky krimineli i depresionit ,e kane nder qe luajne ne lista te pista .
    Nejse nuk do zgjatem me ,por ndjesia ime eshte se ne liste i pari i poshterimeve eshte per ne ,”Sovranet” ,neve na faturohet poshterimi qysh ne 1992 ,kur si histerik ulerinim “E duam Shqiperine si gjithe Europa”
    duke harruarr qe ne vec tela me gjemba kemi prodhuar .
    Poshterimi vazhdoi me ngritjen e dy gishtave ,kembeve ,teserave qe vetem ngjyren kishin blu,dhe kur ai qe profesonim demonkrat na tregonte dhembet e krimbur dhe tundte ende teseren e partise qe e rriti dhe sterviti si kelysh besnik .Kjo pra zoti Dervishi duhet te jete preokupimi i poshterimeve ,i analisteve ,medjave .Edukimi qe kemi per tu rreshtuar ne radhe mbas demonit qe ulurin me shume pa llogjike dhe pa kulture .
    JU KENI MERAK SE PD DO SHPERBEHET ?????
    DUHET TE SHPERBEHET ,te gjithe duhen djegur ne turren e druve …ops sot quhet djegie politike ,ndjese mendoj gjithmone me ze te larte .
    Por mendoj se ka ardhur koha qe duhet te mendojme te gjithe me ze te larte ,askush nuk duhet te guxoje te kete dhe vulen e prostitucionit dhe te me luaje zonjen e paperlyer .ASKUSH !
    Pikerisht zoti MET DERVISHI ,as ju nuk duhet te guxoni te shkruani fjalen “sovrani” ne thonjeza .Sot keni shume te drejte qe e shkruani por ama duhet te vije koha qe duhet shkruar pa thonjeza !Duhet te vij koha qe oda e hajnive mbas ores 11 duhet te vajtojne ne heshtje per fatin e tyre dhe jo te vendosin per fatet e te tjereve !

    1. Labi Vlore says:

      Jam dakort 100% me Veroniken.Nuk e kisha menduar se nje dite mund te bija dakort me Veroniken.Por bota eshte e mbushur me plot cudira.Veronika pergezime.

      1. nils says:

        Jetoj jashte, por lexoj me interes zhvillimet politike, artikujt, por edhe komentet qe behen poshte cdo artikulli. Jam dakort me Veroniken dhe me labin, shkruajne vertet me kthjelltesi e te them te drejten me pelqen niveli i pjese me te madhe te komentuesve. Me vjen mire qe nuk lexoj fjale te ndyra sic ndodh zakonisht neper faqe te tjera, dhe ftoj te gjithe ata qe duan te shprehen te vazhdojne keshtu, te perdorin argumente e te shtrojne idete e tyre pa e bajatosur muhabetin 🙂 me fjalor jocivil. Mendoj se edhe kjo eshte shenje demokrazie e civilizimi e nuk duhet hyrja ne Evrope per te kuptuar nje gje kaq elementare. Per sa i perket artikullit, njoh personalisht zotin Dervishi, ishte drejtori im. Nder te paktet njerez qe nuk kane asnje karakteristike tipike komuniste. I buzeqeshur ne çdo situate, me degjonte e me keshillonte, me mesoi cfare eshte toleranca e vertete edhe kur me vinin “histerite vlonjate” te ushqyera nga komunistet qe me rrethonin. Per idete politike nuk mund te jap ide te qarta e nuk me pelqejne supozimet e pabazuara. Jam larguar vite me pare nga ai ambient pa e kthyer koken pas dhe pa asnje keqardhje, aq shume ishte degjeneruar individi e shoqeria. Me vete mora vetem nje thenie qe e shenjteroj ende sot: “po ndenje afer banjos do biesh ere gjithsesi” . E perqafoj fort profesorin, shpresoj te kete mbetur ashtu sic e kam lene une, te mos ndryshoje asnjehere

    2. Askushi says:

      Ha ha ha!
      VERONIKA po qesh per tre gjera.
      E para;Labi Vlore arriti t’ju’ngrohe’…,dhe i ‘pelqyet'(madje 100%),ha ha!
      E dyta,’beteja’per PD duket sikur po behet mes Saliut e Meros dhe sapo Sala con ogicin e tije per te marre’bekimin’e Dervishit te Luzhes(Dervishit te tropo-janeve),Mero(nje dite me pas)psonis per’Qendrestaret’Dervish(Meten),ha ha ha!
      Dhe e qeshura e trete eshte nje e qeshur e hidhur nga marazi e pafuqia,’me ze'(sic thoni ju VERONIKA);Te gjithe e dine qe PD(qe nga dita e pare e themelimit)ka qene eshte e de te jete prone e Familjes Berisha,dhe ‘cuditerisht’te gjithe flasin per ‘Riorganizim’,’Riformatim,e ato te krahut tjeter shkojne edhe me tej,deri edhe per nje ‘Rilindje’ te PD!
      E verteta me probabel eshte se Partia ‘Demokratike’,do te munde te filloje te ekzistoje si Domokratike ,vetem pas vdekjes natyrale te ciftit Berisha(Berishes dhe’Lirise’ se tije),e gjer atehere (e me pas),betejen do e kemi me modelin e tije qe ai prodhoi(berishizmin),dhe sa do zjase e kush do ta fitoje kete beteje,askush se di.
      Por qe do jete e ashper dhe e eger,kjo pritet(e kete ta varim mire’vathe ne vesh’,sidomos mazhoranca e re,gjithnje nese e ka seriozisht),kjo pritet edhe per faktin se modeli berishist nderthuret(merr e jep)me modelet me te keqia qe kemi hasur para e gjat Tranzicionit,dhe gjithashtu dhe nga fakti tjeter qe populli eshte edukuar e tashme eshte me pragmatist se c’duhet.
      VERONIKA,ne keto kohe ‘moderne’ qe po jetojme,parate mund te blejne gjithcka, edhe Lirine,por(fale Zotit!)ata s’mund te blejne vdekjen,e as vdekjen e Lirise!

  11. tradita says:

    o zot sa i fuqishem paska qene z. Berisha.

  12. keltis says:

    Po me vjen mire qe Labi Vlore paska fillue pune sapo Rama shpalli aplikimin.Labi Vlore ka fitue se 90% te pikve i ka marre prej bigrafise
    dhe Rama e paska bere kete Labin Vlore zedhens para komentuesve

  13. niazi nga rakicka e BODES says:

    PERSHENDES KETU KOMENTIN E ZOTIT VALDET.ESHTE NJE KOMENT ,PASQYRE E REALITETIT TE SOTEM ,SHQIPTAR.KOMENT I SHKURTER KONCIZ .

  14. xhoni says:

    Met Dervishi esht shkrimtar nese doni e lexoni ne romanin” sandalet me gur sfarowski” dhe esht shum realist ne shkrimet qe ben dhe ka qen nga aktivistet e pare ne durres ne nderrimin e sistemit komunist…i uroj suksese profesorit te letersis bashk me familjen e tij te mrekullueshme…

  15. ben chicago says:

    Berisha e ktheu pd ne nje mafie politike, mafie ne pushtet. Llogjika e sales ngjason me ate te pabllo eskobar. Duke parashikuar nje arrestim, ai mendon qe me ane te besnikeve te tij ne kryesi ta kthej shqiperine si pabllo kolumbine apo si 97 ten. Saliu po perpiqet me keto manovra ti shpetoje ligjit.
    po kete rradhe eshte I humbur

  16. bujku I fshatit says:

    Po he moj veronike ku je se na thave syte na thave. Shyqyr qe te degjuam zerin.
    Po nga je moj nga je?
    Seke humbur si vaji I ullirit

  17. Arjani says:

    Berisha nuk ka rruge tjeter vetem te terheqe ne varrin e tij edhe PD-ne.
    Kurse keta pallat si puna e kelmendasit, anticeesures e ndonje tjeter qe vazhdojne per inerci ta mbrojne do ta shohin shume shpejt se ku jane katandisur.
    Fushata mbaroi o trape. Shihni cdo beni me xhenazen qe quhet Sali(PD)Berisha. Rama ate qe desh e arriti. Ajt Tung!

  18. bujku I fshatit says:

    Veshdeti.
    Sipas teje veshdet, veronikes, nastradinit, ben chicagos 97% e popullsise doli e persekutuar. Ne cfare zyre e ke pas bere persekutimin apo internimin ti.
    Se doli qe vetem une, ramizi e sala ishim te papersekutuar.
    Je pak hipokrit ti veshdeto.
    Sa per ate forcen e enverit e ke mire. E tregoje veten ne 40 vjet. Sja beri syri terr.
    Edhe veronika e pranon qe e ka baba ups… Qe I ka bere nenen. Se di per ty po mund te na I thuash.

    1. VERONIKA says:

      Bujku i fshatit ,une ktu jam .Plazh, jete dhe internet .
      Ju si po kaloni me realizimin e planit te preshit ????
      Mire e ke ,enferri jua tregoj per 40 vjet …ja ti as emer tjeter nuk vendos dot. Bujk rob ke lindur dhe bujk rob do vdesesh .
      Brenda te ai emri yt qendron persekutimi ,por ti vetem parrullat e partise ke mesuar te lexosh dhe une kot qe te zgjatem .Po te kisha bab enverin do e kisha emrin partia dhe negjmija …
      Bej te fala sateme dhe brigadierit !

      1. nils says:

        ahahahahahaha Veronika, me shkrive. nuk shkruaj me ketu, mjafton “pena” jote. te lumte!!!

  19. dritani says:

    PD do te kete fatin e simotrave Europianolindore te cilat mbaheshin pas “luftes” se paepur ndaj komunizmit packa se drejtoheshin nga nje antikomunist ish-komunist.
    Ketij tonit i genjen mendja se do te mbahet pas tribalizmit per te cilen shpiku dhe luften veri-jug por kete rradhe verioret nuk e hengren.
    Pas ca darka syfyri i mbushi mendjen per pak kohe edhe muslimaneve te ndershem se Sali&Family jane muslimane te mire te cilet po mbrojne atdheun tone te dashur nga “pushtimi” greko-vlleho-maqedonas-ortodoks kur “papritur”, pas syfyrit, i dha nje copez det Greqise me Lulin e vocerr (edhe ky antigrek i perbetuar mbi Kuran).
    Po kosovaret qe mbeten si kellufa pas perdredhjes se gjuhes per pashaportizimit cfare mendojne per Skenderbeun e Shekullit te 21-te?!
    Cfare do te shpike tani Saliu? Ka shpikur Fenomenin Luli dhe menyren “demokratike” te emerimit Kryetar (ne fakt Roje Objekti ne PD). Olldashi beri xhestin me fantastik te ketyre 20 viteve “demokraci”: i mori leje Skenderbeut II te futej ne “gare”!!!
    Sa do ta shtyje keshtu agonine PD-ja?

  20. Ura e Bunes says:

    Bukur!Opinion i sakte!PD,(Berisha)qe thyen statutin(Kushtetuten e brendshme e cila me pare duhet diskutuar dhe ndryshuar) këtë e ka fakt dhe nga qeverisja ku sipas nje politikani serioz(Dokle)kam lexuar se Berisha ka thyer kushtetuten,mos gaboj 23 herë!…Pra nuk kemi te bejme me nje parti europiane dhe lider europian,por si thote autori,me nje fshatar(duhej katundar se fshatari ka civilizim) që unë e quaj shpellar!PD tashme eshtë bere shpella konkrete e Saliut ne mes te Tiranes! Ata qe “konkurojne”cdo gje mund te arrijne,por të qenit demokratë europianë,kurrë!Jane te destinuar të vetshuhen si kandilit kur i mbaron vaji ne shpellë!Shume pak po i ndjekin,të gjithe edhe demokratet idealiste,po u largohen si prej kolerës!Në PD,kolera po bën kerrdinë! Nuk ka me mjek të shpetojë mjekun kolerozë Berisha!PS i intereson kjo vdekje masive,pas vrasjeve me 21 janar dhe Gerdec qe beri Berisha!Ndeshkimi i merituar ligjor a privat,po afron!…

  21. Fleks says:

    Met Dervishi paska gjetur 6 poshterime!?

    Po si vone,vone shume o Met!

    Te kujtohet shoku Meti kur konkuroi Edi me Lakerorin?

    Po qe se te kujtohet,na shkruaj nja dy fjal neser,ne nje artikull tjeter.

    Ti siduket shoku Meti,nuk do gjeje asnje poshterim,sikur gjigandi Berisha te konkuronte perseri pas doreheqjes per kryetar te PD.

    Tyja zoteri,sigurisht te pelqen qe ta shohesh PD si dhnete pa asnje bari’!

    Por mesfushori i shkelqyer i PD Sali Berisha,do te jete aty ne linje te pare,qe diten qe te zgjidhet mesfushori i ri i saj.

    Duke kaluar pastaj ne trajner te hatashem te PD dhe ne balle te opozites se re.

    Nuk meret Berisha me kukulla humoristike qe te pelqejne te meresh ti.

    Ju kishit hallin se ju kish munduar silura Berisha.

    Tani prisni dy silurat Basha e Olldasha.

    SE po te sh er mendimin tend,Berisha duhej te jepte doreheqjen sic e dha e te rikandidonte perseri,me votime nje anetar nje vote.

    Sigurisht qe do te ish perseri fituesi.

    Pasi te kuptosh te gjitha keto,qe kane ndodhur me pare ne Shqiperi.

    Na shkruaj perseri zoteri.

    1. martini says:

      Per komentuesin Fleks ,kelmendasi,skypion,raimondi(the same shit)

      Mbasi po e krahason Berrishen me mesfushor dhe pastaj trajner le ta vazhdojme te plote karrrieren sportive te ketij krimineli gjigand.
      Berrisha u federua per here te pare si sulmues ne 1968 ku veshi fanellen e kuqe me trajner Enver Hoxhen.Pasi u shqua si i rrezikshem per kundershtaret trajneri Hoxha e mbante te oxhaku dhe e shetiste me varke me djemte e tij.I paharruar do ngelet goli qe i beri Berrisha Shoshorit kur pasi e spiunoi,e denoncoi i propozoi trajnerit Varje ne litar.
      Ne vitet 1990-1991 skuadra e kuqe e Berrishes po i binte reputacjoni se trajneri ishte zevendesuar dhe e kishte marre drejtimin Ramiz Alia.Per ta shpetuar skuadren e tij Ramizi i ndryshoi fanellat dhe i dha lojtareve pardesy te bardha dhe i sterviste te Qyteti Studenti
      ku kishte tifozllik te madh.
      Punet po shkonin mire se pardesyte e bardha moren fanellat me ngjyre blu dhe po fillonin fitoret karshi skuadrave te tjera si ajo e PS qe kishte ngjyre roze.
      Megjithese humbi takimin final qe u mbajt ne 31 mars 1991 ku kapiteni Nano fitoi ndeshjen 7 me 3 karshi bluve te Berrishes ,ne ate kohe UEFA ne Bruksel e pranoi rezultatin por nuk u pranua nga “Cërvena Zvezda” e Beogradit dhe disa lojtare te shitur tropojane serbisht-foles qe luanin
      ne skuadrat amerikane.

      Pas humbjes spektakulare ne skuadren Blu erdhi trajneri i ri Will Rajerson me “nje cek te bardhe” me ndihmes te tij Elez Biberaj dhe filluan stervitjet intensive per revansh.Pati disa stervitje te forta si ne 2 prill 1991 ku u vrane 4 lojtare,deri te
      shakterrimi i ekipit kombear te qeverise stabilitetit ne dhjetor 1991.Biles trajneri Rajerson filloi te aktivizohej vete ne ndeshje qe te fitonin me cdo kusht edhe pse kishin nje ndihmes teknik “te madh” si elez biberaj qe ishte stervitur me klubet e Beogradit.
      Ekipi blu i PD fitoi takimin me PS ne 22 mars 1992 ne saj te taktikave te trajnerit amerikan me ndihmesin e tij serbo-tropojanin biberovic skemat e te cileve vazhdojne te aplikohen dhe sot nga mesfushori Berrishe dhe nga ekpertet e podestes.
      Nje nga fitoret me te medha te PD me mesfushorin gjigand Berrishe eshte se skuadra e Serbise me sekserin Damir Fazllic me seli ne WDC
      ka arritur te prodhoje ne Serbi Fiatin italian dhe e eksporton me sukses ne amerike.
      Kurse “mesfushori” Berrishe i ka dhene licencen e perpunimit te miliardave ton plehrave biznesit serb qene ka ngritur dhjetra qendra te perpunimit te plehrave prane qytetit te Met Dervishit me kapacitete per gjithe plehrat e Europes.Per kete ka firmosur dhe kontrata per qindra milione ton me mafian e plehrave.
      Per te perfocuar skudren e Berrishes qe u rrah keq ne 23 qershor eksperet e Podestes kane parashikuar te shtojne tifozet e Berrishes me muxhahidinet e Iranit qe tashme kane ardhur autobuzet e pare.Eshte parashikuar qe te paisen me pashaporte shqiptare te gjithe turkoshaket e Ballkanit dhe Europes duke perfshire dhe tremiljon sqiptaret e Turqise te cilet do jene tifozet e ardhshem ne ndeshjen e parakoheshme midis PD dhe PS qe do mbahet ne fund te ketij viti nqs Edi Rama do vazhdoje rrugen “paqsore” midis nje deleje dhe nje ujku.
      Kjo ndeshje eshte parashikuar te mbahet ne 24 dhjetor 2013 per nder te 89 vjetorit te ardhjes ne pushtet me bajonetat e ushtrise serbe & bjelloruse te tradhetarit te dashur Ahmut Zogu.
      Ky ishte nje koment i shkurer i karieres sportive i mesfushorit te kriminelit gjigand Berrish.
      Do te vazhdojme kete rubrike sportive edhe nqs ky mesfushor leshi mund te shkoje per gjah,mund te pesoje fatin e Esat Pashes ,Gramoz Pashkos apo Azem Hajdarit..

  22. Alqi says:

    Intelektualët e vërtetë ,kanë guximin dhe mprehtësinë të shprehin atë që të tjerët s’munden apo nuk guxojnë as që ta shikojnë drejt në sy. Mendoj se M.Dervishi ,jo vetëm me këtë shkrim ,por edhe në qindra të tjerë ,ka qënë dhe mbetet intelektual me integritet.

  23. nastradini says:

    SHQYPNISE TONE I DUHET URGJENTISHT NJE E DJATHTE PERENDIMORE.

    Pas rrezimit nga pushteti te Komunistit te Fundit ne Envrope, Sali Berisha kjo mbetet nje detyre imediate e forcave me bindje liberale te djathta, por edhe te atyre qe nuk jane dru me pre dhe kane rene pre e indoktrinimit komunist. Prandaj edhe nastradini ben apel ne TEMA, gazete mjaft liberale mediatike, qe sot te gjithe shyptaret e ndershem duhet te bashkohen per te ringritur te DJATHTEN ne vendin tone. Ashtu sic e deshen intelektualet demokrate te vitit 46 qe u likuiduan pa meshire dhe pabesi nga sadisti Enver Hoxha dhe Partia e tij e Punes. Kjo gje eshte imediate, sepse Koalicioni Fitues plot me Dinosaure te Partise se Punes te strehuar ne PS-ne e Edi Rames dhe me CIBANIN me qelb te korrupsionit dhe rushfetit te Ilir Metes duhet te kene perballe nje force politike qe te ndaloje zullumet e kamufluara qe do te kryejne me siguri ne te ardhmen. DPRDOLECET e PD-se Basha dhe Olldashi jane pjese e krimit mafioz te pushtetit komunist qe na la pas Sali Berisha dhe PD-ja aktuale nuk mund te kryeje KORIGJUESIN e pushtetit te pakufizuar qe mileti i dha Edi Rames ne 23 qershor. Ketu ne TEMA nuk eshte vendi qe te mburremi e te bejme gare me te kaluaren personale si te persekutuar apo me “hije ne biografi”, por te gjitha forcat demokrate properendimore antikomuniste, antienveriste dhe antiberishiste te bashkohen rreth IDEALIT te intelektualeve shqyptare per nje Shqypni te Lire, Demoratike dhe Properendimore.

    1. babai nastradinit says:

      Mos u nxito i dashur evlat qe ti kalosh mekatet qe ka i bere tradhetari Berishe atij kombi si “komonist”.Tani qe po i bien patkonjte Kalit Berishe po dalin pinjollet e fashizmit nga guret e fshehur per 70 vjet dhe po e quajne komunist enverist ….Ti i ke aq tru or perkthyes i veprave te diktatorit qe ai perendimi juaj pruri ne fuqi kalin e trojes se tropojes dhe ishe ti i nderuar qe i ferkoje bolet berishes deri kur ju ktheu krahet.Ishe ti o pinjoll fashist kur u futen ne greve urie te perndjekurit politik dhe t’i coje nga mbrapa cadres kartolinen berishes per ditelindjen kur shoket e tuj digjeshin si murgjit e Tibetit.Per cfare te djathte e ke fjalen mor dallkauk qe te kane bere reaksion viagrat?Per ato qe bashkpunuan me fashizmin dhe bota i denoi ne 1945,per ato diversantet dhe terroristat nga Athina dhe Beogradi qe per 50 vjet nuk lane krim pa bere kunder popullit shqiptar se Enverit i rruajten bythen.Apo e ke per ato te djathtete sotem qe gjysma i lepin sumen berishes kurse gjysmes ja ka futur hurin ne bythe berisha si puna e atij Bamir Topi tuaj qe nuk fitoi asnje deputet dhe e votoi vetem 1% e “shqyptareve” dhe a e di pse ?
      Sepse jeni hijena qe akoma ushqeheni me enverin e ngordhur ne nje kohe qe Sala ju ka shkerdhyer para dhe mbrapa.Enver Hoxha mund te kete shume gabime dhe krime por duhet falenderuar per madheshtine e tij qe i kiu nonen,malokareve si Sali berisha,tradhetareve fryksa si nastradini dhe ketyre ambasadoreve qe e shkerdhyen ate vend para dhe mbrapa.
      Dhe i nderuari Met Dervishi me plot elegance po u thote “shyptareve” te nastradinit qe PD po shperbehet por ka nje gabim te vogel fare duhet te thote qe PD po SHKERDHEHET bashke me shqyptaren e NASTRDINIT ish pinjollit te partise fashiste te MUSOLINIT

  24. bujku I fshatit says:

    Famoze martin.
    E shkelqyer. Me mahnite

  25. bujku I fshatit says:

    Shiko, degjo, mos mnderprit.veronike.
    Jeni pak hipokrite ca nga ju ketu.
    Po te kishit qene kaq shume te persekutuar, kush dilte per nje maj dhe tundte lulet?
    Vetem une.
    Per nje maj ju te persekutuarit, ju mbahet ment si therrisnit?
    Liri demokraci?
    Sali berisha?
    Apo parti enver jemi gati kurdoher?
    Te kujtohet veronike?
    Apo eshte kohe e gjate?

  26. bujku I fshatit says:

    Veronika. Nuk tallem. Edhe une ne plazh jam. Te kush plazh je ti? Se une jam ne miami beach.

  27. DETARI-vl says:

    Kam mendimin se kushdo mund te shpreh mendimet e tij per opoziten e re qe na duhet te gjitheve.Poshtrimi e ka nje emer SALI BERISHA,I POSHTRUAR NGA POPULLI,ketu besoj se jemi te gjithe dakort.Ka vetem nje problem qe eshte veshtire te ndahet;U POSHTRUA DHE PD?Une mendoj qe jo se shume demokrat te thjeshe s kane pergjegjsin qe ne mund te mendojme,pasi PD u be parti e famijles dhe jo e demokrateve bile po behen te gjitha perpjekjet te mbetet e tille.Fundi i ture dihet si fundi i cdo partie shtet,ndofta do te vonoj pak sa te qetsohet ujrrat e llumi do dal vete larte.Le ti ulemi ne gjunje popullit tone te mrekullueshem qe e shporri faren e keqe e te gezojne te gjithe se bashku pushimet e veres

  28. Realisti says:

    Demokratet e vertete duhet te shpetojne Partine Demokratike nga politika percarese e Sali Berishes.
    Me nje person kukull si Lul Basha nuk mund te reformohet Partia e enderrave te demokracise.
    Me Lulin ne krye do te kemi nje parti per zullumet e lluksit te familjes dhe ne mbrojtje te krahinarizmit. Pse nuk ndihet Jozefina dhe mbeshtertesit e saj

  29. banija01 says:

    bujku i fshatit…

    Nuk ishe vetem ti ,isha dhe une qe parakaloja ne krahun tend.

    Ne te dy mbanim nga nje flamur kombetar dhe mbrapa nesh rreshtoheshin me doren grusht (sa nuk i binin kokes)te gjithe te “persekutuarit”.

    Nuk mbaj mend ne cilin rrjeshte ishte Vera,po Vilsoni, Nastradini,Kelmendasi Beni, Fleksi , ishin pas nesh.
    Bile me kujtohet se kur Enveri nuk ngrinte dot doren ,degjova se dikush nga mbrapa nesh tha se shoku Enver eshte i semure e megjithe ate doli te na qetesoje ne .

    Bujku ,a e mban mende ne 85-sen kur vdiq Enveri ,ne te dy rinim te hyrja dhe drejtonim njerzit.

    Ti ishe per fshataresine dhe une per qytetarine.

    Te kujtohet se si qanin te gjithe ,dhe te “persekutuarit me shume sa u detyruam dhe ne te leshonim ndonje lot.

    Nga te gjithe ata qe qanin vetem ti dhe une dolem te pa persekutuar politike.

    Ata kane te drejte te quhen te persekutuar se ishin lote “krokodili” dhe shperblimin e moren ne “demokraci”

    Prandaj o bujku i fshatit mos u tund nga istikami ,mos u tundo nga llafet e grave.

  30. pa emer says:

    Partia Demokratike e grupit fashist te sali berishes te dale jashte ligjit dhe Grupi fashist i saliut ne burg.Prokuror i Republikes se Shqiperise:Ne qofte se nuk do mbash qendrin te rrepte ndaj grupit fashist te sali beriashes shqipetaret dote vene emrin fashist i gupit te sali berishes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *