I diplomuar për letërsi, një njohës i shkëlqyer i tre gjuhëve të huaja, përkthyes, gazetar, studiues, i angazhuar në politikë që në fillimet e vitëve 1990 dhe një nga themeluesit e PD në Durrës ( madje më parë me grupe shokësh), aktualisht pedagog në UAMD Durrës, profesor Met Dervishi ka hedhur në treg librin e tij ‘Përbindëshat e retorikës’, një studim për mënyrën e komunikimit të politikanëve me masat, natyrisht dhe për mesazhet dhe pasojat që kjo krijon. Në fakt ky libër vjen pas një tjetër botimi të tij që krijoji jo pak reagime dhe që kishte të bënte me studimin e ‘Intertekstualisten’ e Kadaresë. Këtë radhë jo më për letërsinë, por për politikën. Një analizë e bazuar në fjalimet dhe mënyrën e e zgjedhur për të komunikuar në këta 25 vite me elektoratin të politikanëve shqiptarë. Nga Berisha dhe Nano tek Rama dhe Basha. Një studim që vjen si një këmbanë alarmi për shoqërinë që ka përballuar këtë 25 vjet tranzicion po edhe si një shpërfytyrim të politikanëve që duan të krijojnë suksesin dhe karrierën e tyre pikërisht mbi këtë retorikë. Profesor Met Dervishi pas publikimit të librit ka dhënë një intervistë për gazetën Bulevard duke sqaruar disa nga momentet interesante të këtij libri që i sapohedhur në treg ka tërhequr vëmendjen e lexuesit.
Një libër tjetër, profesor, “Përbindëshat e retorikës”? Po, por me të njëtën metodë studimi si te intertekstualja për Kadarenë… Po kësaj radhe duket sikur kemi një largim nga letërsia, dhe dalim te ligjërimi politik?…
Po dhe jo… Në analizat e sotme, retorika shqyrtohet si tekst, kurse diskursi politik trajtohet dhe është në të vërtetë narrativë… kësisoj politikanët kanë ngjashmëri me shkrimtarët, ata janë narratorë që prodhojnë histori dhe metafora të cilat zëvëndësojnë realitetin. Prirja për narrativë përkon dhe me politikanët tonë, p.sh. z. Berisha e ka pohuar vetë që është poet i dështuar, z. Nano kishte dell poetik ( “Unë jam Fatos Nano/ prapa më vjen historia”), kurse z. Rama është piktor dhe publicist.
Çfarë keni shqyrtuar në këtë punim?
Retorikën tonë politike nga 91-shi deri në 2013, në fushatën e fundit
Pluralizmin?
Pikërisht atë… Kthesa historike e 91-shit, kalimi nga diktatura në demokraci, duhej të kishte qenë një moment kthese dhe në retorikë…
Pse thoni duhej…
Se ende nuk ka ndodhur, megjithëse kanë kaluar 25 vjet… Sigurisht, sfida e retorikës sonë në 91-shin ishte ndërtimi i një qendre të djathtë dhe i një qendre të majtë, siç dhe u orientuam nga modeli europian
Dhe kemi dështuar?!…
Jo tërësisht, po kemi dështuar, kjo është ajo që sot shihet nga të gjithë…
Duket si akuzë shumë e fortë…
Aspak… Të tre liderët që kemi në shqyrtim dalin si liderë populistë, me një dallim që do të kishte qenë esencial, z. Rama është populist sui generis, i llojit të vet, kurse z. Berisha dhe z. Nano janë në simetri të plotë me shoshoqin
Por te të dy ka dhe një dekor europeist apo jo?
Natyrisht, por kjo del si mimetizim, imitim, në thelb si njëri si tjetri janë populistë me ngjyrim të fortë komunist në formim, siç dhe ka qenë realisht
Nga dilni ju në këtë përfundim?
Unë kam parë orientimin semantik të retorikës së tyre kundrejt masave, kjo metodë pune s’te lë të gabosh… Në fillim të fushatave të tyre ata i drejtohen masave të tyre, qendrës së majtë/të djathtë, progresit etj. , kurse në vijim sistematikisht i drejtohen gjithë popullit
Dhe kur janë në opozitë?…
Sillen njëlloj në të dy rastet. Vetëm se kur janë në opozitë që në fillim të fushatave ato formojnë përreth vetes masa të ndërsyera kundër “armikut” kundërshtarit… Kjo madje po ndodh dhe tani me z. Basha që, po ta vini re, dhe ai po formon dora dorës me ligjëratat e tij masat e ndërsyera nën të cilat qëndron “populli” opozitar, i gatshëm për “revolucion”.
Jemi ende te “revolucioni”?
Faktet flasin vetë, edhe z. Berisha , edhe z. Nano kur kanë qenë në opozitë kanë bërë të njëjtën gjë: shndërrimin e masës progresive në masë përmbysëse të kriptokomunistëve, oligarkëve, kupolave etj., siç do t’i gjeni në libër. Qëndron këtu shkaku i konfliktualitetit politik, i gjuhës së urrejtjes dhe polaritetit të skajshëm. Kësisoj gjatë fushatave nga opozitat ne shndërrohemi nga masa progresive në masa përmbysëse, çka shpjegon dhe tensionin zgjedhor në ditët e votimit…
Po në fakt kemi beteja elektorale, si kudo…
Po dhe jo… nën sfondin e betejave tona elektorale “demokratike” ndihet dufma e turmave revolucionare që janë ndërsyer nga liderët përgjegjës për përmbysjen e “armikut”…
Kjo që sapo thatë më duket si metaforë…
Jo, është realitet… Kjo del nga studimi… Fushatat tona ngjajnë me fushata të “ekzekutimit” publik të kundërshtarit që identifikihet sistematikisht me një përbindësh
Kemi të bëjmë saktësisht mepërbindësha apo dhe kjo është metaforë?
Jo, kemi të bëjmë pikërisht me përbindësha, siç do t’i shihni në libër, me përbindësha që merren nga repertori biblik, po dhe nga repertori i kulturës sonë popullore, si kuçedra, vampirë, xhuxhë me shtatë pëllëmbë mjekër, etj.
Po “ekzekutimi” publik është dhe ai metaforë?
Aspak… Në retorikën tonë politike është z. Berisha që ka futur mekanizmin e “ekzekutimit” publik të kundërshtarit, më qartë, është ai që me retorikën e tij mobilizon instiktin e “vrasjes” që dremit te turmat… Kurse z. Nano e ka ndjekur atë
Nuk duket pak si tepër kjo… instikti i “vrasjes”
Nuk është… do ta shihni në libër; madje te z. Berisha do të shihni dhe priftin/ hoxhën apo shamanin që bekon “vrasjen”, në rastin konkret të z. Nano ( Zoti ju bekoftë).
Po z. Rama?
Te z. Rama, që në fushatën e tij të parë ( Politikë e re/politikë e vjetër) kemi për herë të parë një përpjekje të vetëdijshme për ta përjashtuar këtë mekanizëm… Po t’ju kujtohet, për të kundërshtari nuk ishte më pëbindëshi, po “kryeplaku i politikës së vjetër” etj. , ose në fushatën e 2013 – ës “gjyshi/katragjyshi me antiplumb”…
Po thoni që z. Rama është “novator” me retorikën e tij?
Pikërisht, dhe kjo është e vetëdijshme te ai, dhe është shprehur që dialogon me qytetarin dhe jo me turmën-kope të ujqërve… Dhe metafora e Rilindjes e fushatës së tij të dytë e shpreh më së miri këtë. Ai e sheh procesin dhe si rilindje të një retorike të re në të cilën ai është pararendës…
Qëndron vetëm te kjo ky “novatorizëm”?…
Jo vetëm këtu… Retorika e z. Rama në fushatën e tij të dytë ndërton një “popull” tjetër, atë rilindës, në intertekstualitet me Rilindjen kombëtare si aspiratë shtetformimi por dhe moderniteti, kurse veten ai e ka projektuar në atë fushatë si star metropoli në kundërvënie me Mesjetën/ katragjyshin me antiplumb…
Por dhe ai është sakaq “populist”?
Po, ai del përtej të majtës e të djathtës, pra del te “gjithë populli”, por siç shihet dhe siç del qartë në libër, ai përjashton “ekzekutimin” publik të kundërshtarit, “popullin gjykatës” etj. Prandaj e kam trajtuar si populizëm sui generis…
Po ndërkaq konflikti politik vijon, madje duket sikur po ashpërsohet…
Kjo është e vërtetë… dhe kjo sepse lidershipi nuk i drejtohet masës së vet, qendrës së djathtë apo të majtë… Në fakt kjo është sfida e europianizimit tonë politik… Ju e shihni që dhe në debatet e fundit del sërish partia si instanca superiore e adhurimit, po del dhe “armiku”, tradhëtari etj. , etj…
Dhe rrezikojmë të kthehemi sërish te “ekzekutimi” publik, mobilizimi i instiktit të “vrasjes” kolektive?…
Mjafton të shihni të enjtet e parlamentit tonë dhe e kupton që edhe kjo mund të ndodhë… madje si protagonist del sërish z. Berisha…
Jemi te cikli i gjarpërit që kafshon bishtin e vet?
Nuk do të doja, po nëse retorika prodhon masa të ndërsyera, konfliktin e ke te dera
Intervistoi Artur Llana
hee!
shqiptaret!
tamam kshu jan
hajn njeri tjetrin si gjarprinj shpellash ne shqipni dhe pasandaj kur ju mbaro helmi zbuten dhe perulen e ja mbathin neper bot si hardhucka kembeshkurtra!!1 duke lyp buk ke “hasmi” grek dhe “pushtuesi” italjan dhe “armiku” gjerman te cilet historikisht “i paskerkemi mundur,shtypur triumfuar” me heroizem te pashoq!!!!!!!
na myten debilat mer ja u q, ropt!
po kaq komb I met nga trut paskan qen kta “shqiponjat” qe vec prodhojn debilizma e budallalliqe perher a?
femnat vec me u qi si prostikurva,meshkujt vec me mush burgjet me krime,
c osht mor ky komb cud!
Nuk e di a eshte po ky Met Dervishi, apo eshte omonimi, qe ka shkruar vargjet e kenges “Grure dhe kenge” (Oj erdhi bilbili, oj erdhi ne leme etj.) kompozuar nga A. Lalo e kenduar nga Fatma Zyberi e Elida Shehu dhe ka marre çmim te dyte ne festivalin e 17 (1978). Nese eshte po ky, me bukur jane vargjet e kenges se sa gjithe keto “teori” se si flasin lideret tane.
Zotni i mencur dhe burr me kultur Met Dervishi.