Pirro Thomo:Si mbrojtëm nga shkatërrimi 120 monumente kulti në ’68-ën”

teqePirro Thomo një specialist karriere në fushën e trashëgimisë, në restaurimin e objekteve të kultit të krishterë, por edhe të banesave historike tregon në një intervistë se çfarë ka ndodhur në vitet 1967-’68 me objektet e kultit.

‘’Këto vite kanë qenë të vështira jo vetëm për ndërtimet e kultit të krishterë, por në përgjithësi edhe për ato të kultit islamik, xhamitë, teqetë, tyrbet etj. Siç dihet mbas vendimit për ndalimin e ceremonive fetare dhe mbylljen e institucioneve të kultit, pasoi një valë shkatërrimtare e paparë dhe e padëgjuar e objekteve fetare, ndërtesave, ikonave, kodikëve, dokumenteve e librave fetare, duke mos kursyer dhe ato ndërtesa që për vlerat e tyre ishin shpallur si monumente kulture dhe duke i sjellë fondit të kulturës kombëtare një dëm të pallogaritshëm. Në këtë frymë u ngrit dhe një komision me detyrë të rishikonte listën e monumenteve të kultit, për mbajtur ato më të rëndësishmet.”, tregon ai.

Sipas profesor Thomos, këto vite kanë qenë të vështira, jo vetëm për ndërtimet e kultit të krishterë, por në përgjithësi edhe për ato të kultit islamik, xhamitë, teqetë, tyrbet etj. Janë rreth 120 monumente kulti të cilat janë shpëtuar nga vala e shkatërrimit në vitet 1967-’68.

“Atëherë së bashku me kolegët Gani Strazimirin, Theofan Popën dhe Aleksandër Meksin, kundërvepruam me shpejtësi dhe me forcë, aq sa mundëm të zbusnim valën e parë. Duke argumentuar për dëmet e pallogaritshme që do të pësonte trashëgimia kulturore kombëtare, arritëm, së pari, nxjerrjen i një urdhri nga organet shtetërore për ndalimin e mëtejshëm të shkatërrimit të objekteve me vlerë dhe së dyti, mundëm të ruajmë në një masë të konsiderueshme numrin e objekteve Monumente Kulture. Komisioni i ngritur për rishikimin e listës së monumenteve të kultit e kishte reduktuar atë në rreth 30 monumente nga rreth 200 që ishin në listë. Me këmbënguljen e Strazimirit dhe Meksit, të cilët u ndodhen në minorancë, u thirrëm dhe unë e Popa në komision. Kërkuam që të rifillonte nga e para rishikimi i listës, duke vënë në dukje vlerën e çdo monumenti si përfaqësuese e fazave të ndryshme historike, veçoritë arkitektonike dhe artistike, piktorët që i kishin stolisur ato, rëndësinë e pajisjeve të brendshme, ikonostaseve, dhe objekteve të tjera të gdhendura në dru. Kështu nuk mund të hiqeshin nga lista ato pak monumente të periudhës paleokristiane dhe bizantine që kishin arritur deri në ditë e sotme, ose ekzemplarët përfaqësues të tipologjisë së pasur e të larmishme të arkitekturës pasbizantine dhe asaj islamike, si dhe shpërndarja gjeografike e tyre. Po kështu nuk duhej diskutuar ruajtja e kishave të pikturuara nga piktorët e hershëm pasbizantinë të periudhës paraonufriane, kishat e pikturuara nga kryemjeshtri i shekullit 16 Onufri, nga Onufër Qiprioti, Nikolla i Onufrit, nga familja e Linotopasve, nga kryemjeshtri i shekullit 18 David Selenicasi, nga vëllezërit korçarë, Konstandin dhe Athanas Zografi, nga piktorët grabovarë të familjes së Çetirëve, apo xhamitë e te-qetë të zbukuruara me arabeska e peizazhe, si përfaqësuese të artit islamik et. etj. Po kështu nuk mund të hiqeshin nga lista e monumenteve ato ndërtesa që përmbanin kryevepra të arteve të aplikuara, si ikonostase me ikona të Konstandin Shpatarakur apo të Konstandin Jeromonahut etj”, shprehet ai.

Ai tregon se , Në shumë kisha ruhen relike të cilat konsiderohen të shenjta. Po kështu edhe në kishën e Labovës së Kryqit mund të ketë pasur relike të tilla, që nga banorët e zonës mendoheshe se lidheshin me drurin e kryqëzimit të Krishtit. Unë nuk i kam parë ndonjëherë këto relike, as kam dëgjuar të flitet nga njohësi i thellë i liturgjisë fe-tare dhe i objekteve të saj, Theofan Popa, me të cilin kam bashkëpunuar për mbi13 vjet dhe me të cilin e kemi vizituar këtë kishë disa herë për qëllime studimore. Ndërsa për vjedhjen e këtyre relikeve për herë të parë po e dëgjoj, se përndryshe do të ishte bërë problem, siç ka ndodhur dhe për ngjarje të ngjashme në atë kohë.Si përfundim i diskutimeve të gjata e të vështira arritëm të mbajmë në mbrojtje rreth 120 monumente kulti, duke i grupuar ato në monumente me rëndësi të veçanta arkitektonike (si p.sh. kisha e Labovës së Kryqit, Mesopotamit, xhamia e Mirahorit në Korçë, e Allabegies në rrethin e Dibrës, teqja e Dollmës në Krujë, kisha e Rubikut, e Planës etj, me rëndësi të veçanta të pikturës murale (të autorëve të përmendur më sipër, apo piktura e xhamisë së Ethem beut në Tiranë, etj., ndërtesa që ruhen për ikonostase (si p.sh. katedralja e Korçës, e Beratit, kisha e Leusës, etj.) ndërtesa në gjendje rrënojë (si p.sh. kisha e Shirgjit, e Shën Anës mbi fshatin Derviçan etj.) me qëllim për mos u dukur shumë e gjatë lista e monumenteve. Por nuk u mjaftuam vetëm me këtë arritje. Kërkuam kohë për të bërë dokumentacionin e plotë të atyre monumenteve që u sakrifikuan gjatë këtij procesi, para se të hiqeshin nga lista. U grumbullua kështu një material i bollshëm, që përbënte dhe një bazë të mirë edhe për studimet që pasuan” shprehet ai për “Shekullin’’

 

 

REMOTE_ADDR:[]

25 komente në “Pirro Thomo:Si mbrojtëm nga shkatërrimi 120 monumente kulti në ’68-ën””

  1. malo says:

    Nuk i mbrojte ti,por Enveri,i cili ishte patriot me i madh e kishte kulture me te madhe se ty!Rinia te mos degjoje keta denglaxinj,por te lexojne Enverin,i cili mbas pak ka per tu bere idhulli e shpresa me e madhe e rinise tone te coroditur.

    1. monitor says:

      Jo o malo jo ,nuk i mbrojti enveri por thjesht e binden, qe brezat qe do vine mbas tij te kene nje deshmi dhe nje rruge per te ndjekur dhe monumente per tu mburrur,sa do qe ishte diktator ,e dinte qe nuk ishte nje diktator i perjetshem

      1. zefi says:

        Ti,”monitor” thua se Enveri nuk i mbrojti,po sot kush NUK PO I MBRON,QE JANE VJEDHUR E SHKATERRUAR GATI TE GJITHE MONUMENTET E KULTURES???
        ENVER HOXHA ISHTE SHQIPTAR I MADH,NDERSA SALI BERISHA ESHTE NJE ARMIK E TRADHETAR I MADH!!!
        Lerini DENGLAT dhe mos beni politike!!
        JEPINI CEZARIT ATE QE I TAKON CEZARIT!!!
        Na u be Berisha “HERO”,se ka VJEDHUR E PERCARE SHQIPTARET SI MOS ME KEQ!!!
        LE TE BEHET SOT NJE REFERENDUM POPULLOR DHE TE SHIKOJME SE KUSH DO VOTOHET ME SHUME SE ENVER HOXHA!!!
        ASNJE!ASNJE!! ASNJE!!!

        1. monitor says:

          zef ,politika nuk hyn fare te komenti im ,per mua berisha te marri ate qe meriton dhe as nuk e konsideroj hero ,por thjesht nje hajdut dhe vrases .Enveri jo vetem qe nuk i ruajti ,por nuk i ra mendja fare sepse ishte koha e tille qe po te beje levizjen e gabuar ndeshkoheshe si armik i popullit ,me pak fjale i ruajti frika nga regjimi ,se te ishte per enverin i kishte rrafshuar te gjitha por te pakten e binden qe nje pjese ,ate me te lashta te mos prekeshin .Me demokracine e berishes filluan te dalin haptas hajdutet ,por edhe berisha nuk ishte ne gjendje ti ruante ,fondet qe kane hedhur keto vite nuk ishin asgje derisa ne fund thane qe nuk ja dalin dot ti mbajne

          1. antonio says:

            Ti,”monitor” ,je i dashuruar pas mendimit tend dhe ate,qe nuk e honeps dot,NUK I JEPO TE DREJTE PER ASGJE!!!
            Gjithcka eshte mbi dheun e Shqiperise sot,ne fushen e KULTURES,HISTORISE,MONUMENTEVE etj,eshte merite vetem e SHTETIT SOCIALIST DHE E ENVER HOXHES PERSONALISHT!!!
            Per te na mbushur mendjen,NA TREGO SE CFARE TE MIRASH ME TEPER KA BERE KAPITALIZMI MESJETAR NANO-META-BERISHA NE KETO DREJTIME!!!
            Kemi 23 vjet,qe shteti po mbahet duke SHITUR,GRABITUR E TRAFIKUAR PASURITE KOMBETARE,QE LA PAS SISTEWMI SOCIALIST,NDERSA NUK KEMI ASGJE NGA KY SISTEWM,pervec PERCARJES,GRABITJEVE,KRIMIT,DROGES,ARSIMIT E SHHENDETESISE SE SHKATERRUAR,RININE E PA SHKOLLUAR E TE DEGJENERUAR NE MORAL!!!
            Gjakmarrja ne VERI ka bere kerdine dhe gjysma e Shqiperise jeton si ne MESJETE!!!
            BOLL NA CATE TRAPIN DUKE SHARE ENVERIN!!!
            NA TREGONI SE CFARE KEMI MARRE NE KETO 23 VJET NGA KY SHTET POCAQI PASTAJ DERDELLITNI SA TE DONI!!!

            1. monitor says:

              Je shume i nxituar ti antonio,une nuk lavderova asnje sistem ,apo hodha poshte nje tjeter ,permbaju temes sepse flitet se si u shpetuan nga shkaterrimi me qindra objekte te rendesishme kulti ,dhe nuk ishim vendi i vetem ish-komunist qe mbas renies se tij, dolem ne ankand se nuk kishim se cfare te hanim

        2. petritkashta says:

          zef keni te dejte.nuk mund te quhet hero ai qe i ve kazmen trashegimnise kulturore.

    2. adriatik says:

      Enveri ishte nje islamik…i fundit ne listen e islamikeve qe kane bere vetem tragjedi ne kete vend.

      1. silvana says:

        @Adriatik Qenke nje koqe kandari o shok qe se paske shokun.Vdes po nuk fute pak termin islamik.

    3. kapo says:

      Ou po nqs i mbrojti enveri pse i detyroi njerezit mos te besonin me ne ato qe thonin keto objekte kulti. A ju te kuqve te pervekuar ju jane dhjere aq keq trute sa spo dini cpo flisni me

  2. Hithri says:

    Po tashti ne cfare gjendje jane keto kisha qe munde te ruash ate kohe?

    1. Fredi says:

      Tani i kane zhveshur fare, nuk u gjendet me as edhe nje ikone nga ato te dikurshmet. Ndersa ti Monitor se je kurjoz ta dish te verteten shko e lexo gazetat e asaj kohe. Kur rinia filloj te shkaterronte objektet fetare me vlera historike, ndrehyri menjehere Enveri dhe i dha fund shkaterrimeve te albanistaneve, qe tjeter gje nuk dine te bejne, po veç te shkaterrojne. E njejta gje ndodhi edhe me tapite e pronave, qe pronaret sot i gjeten ne arkiven e shtetit te ruajtura me kujdesin me te madh, edhe se jane pa vlere, mbasi albanistanet i kane rrembyer te gjithe pronat e ish pronareve dhe ju kane lene leshin e currit.

      1. monitor says:

        fredi ,lexoje titulin e artikullit ,Si mbrojtëm nga shkatërrimi 120 monumente kulti në ’68-ën”titulli flet vete po shume komente,qe shqiptaret kane qejf shkaterrimin per kete jam dakort me ty ,ruajtja e monumenteve fetare nuk eshte merite e enverit por te atyre qe u perpoqen me mish dhe me shpirt per ta bindur diktatorin qe te linte dicka akoma ne jete

  3. Mali says:

    Shkaterimi iobjekteve te kultit ne ato vite ishin te medha por fal kujdesit te studjuesve nje pjese e mire e tyre u ruajt.kupttohet dhepolitika tha fjalen e saj.Sot te gjite ata qe nga ligjet e atij
    i ruajten ne keto 23-vjet i grabitenper tu pasuruar.

  4. E Verteta says:

    Enver Hoxha ishte njeri me shume kulture.
    Mos bini ne intrigat e njerezve qe nuk e kane njohur dhe qe vjellin vrere nga e kaluara e tyre.
    Une qe po ju shkruaj kam pase mundesine te bisedoje me njerez te huaj qe kane pasur mundesine ta takojne nga afer ( mjeke Franceze).
    Te gjithe e quanin njeri erudit dhe me kulture te madhe.
    Eshte me te verte turp te krahasosh njerez si Enver Hoxha me histerike , kriminela injorante si Sali Berish.
    Enver Hoxhe nuk nxjerr me ai dhe.

    1. adifi says:

      Na iku jeta duke krahasuar edhe aty ku krahasimi nuk ka kuptim. Edhe pse komunizmi ka më tepër se 20 vjet që është zhdukur, ne llogjikojmë akoma me konceptin e “Luftës së klasave” … “O me ne o me ata, rrugë të mesme s’ka”.
      Të ka shkuar ndonjëherë në mendje se mund të jenë barbarë që të dy?? Enverizmi shkatërroi në emër të idealit komunist, ndërsa Berishizmi në emër të hajdutërisë. Të dy regjimet varrosën kulturën shqiptare dhe pikë.
      N.q.s unë vras pesë persona dhe ti vret katër, unë qenkam i keq se vrava më shumë, e ti i mirë se vrave më pak??
      Kur ne shqiptarët të heqim dorë nga “tifozllëku i pakuptimtë” atëherë po, Shqipëria jonë e mjerë do fillojë të ngrejë kokën
      Nuk e kam me ty personalisht, por me mënyrën se si diskutohet për pasuritë tona kombëtare

  5. mozotmakeq says:

    Me thoni pse keto objekte shqiptaret i ruajten deri ne vitet komuniste.enveri i mbrojti ato nga enveri Ishin falangat qe prodhoi regjimi komunist qe i prishen me kazmen qe u dha ne dore diktatori

  6. ramy says:

    Pajtohem me te verteten.
    Nuk e di pse por mbreme kur rashe te flija pa me zene gjume mu shfaqe figura e enverit. Habitem tani me menyren e tij te te sjellurit, zerin, intonaciobin qetesine, bukurine, kostumet perfekte. Nuk e di ne mundet njeri ti gjeje nje te mete.
    Pastaj kujtija sjelljen e ketij te cmendurit. Mimiken, zerrin e cjerre si sorre, shemtine dhe egersine e fytyres. Klithmat. Nuk e di. Ndoshta jam gabim.

    1. VFLP says:

      @ramy
      Jo nuk jeni gabim!

      VFLP

  7. VFLP says:

    Enver Hoxha :
    1.Krijoi Universitet e para Shqiptare

    2.Krijoi Shkollat e artit ne Shqiperi

    3 krijoi dhe ngriti arkeologjine Shqiptare

    4 krijoi ushtrine Shqiptare, per gjatesi bregdeti Shqipëria ishte nje nga vendet e para ne Europe qe kishte 6 nendetese, dhe qe rradhitej nga vendet me mire te armatosur( Gjithmone duhet ti ngelemi kohes, sepse teknologjia avancon dhe ka nevoje te riperterihet)

    5 Krijoi Diplomacine Shqiptare,

    6 Ishte i pari burre shteti ne boten Komuniste, qe ne mes te Moskes , kur te tjeret dridheshin i tha jo Krushovit.
    Enver Hoxha ishte trim e mbi trimat,ne provokacionet e Gushtit te 1949, i ra Grekut me Katjushka.

    7 Enver Hoxha nuk ishte krimb , frikacak si Sali Berisha, qe Milosheviçi i shkeli territoret Shqiptare, dhe thonte qe i pushtoj me klubin e Gjuetareve.

    8 Enver Hoxha ne 1981 filloi dhe organizoi emigracionin Shqiptar Kosovar pr te pasur ate qe kemi sot ne UCK.

    1. kapo says:

      A do te na thuash me budallaleqe. Ushtrine shqiptare si fillim e krijoi i madhi Ismail Qemali. Paralelisht ky njeri i madh dhe i urte ka qene dhe diplomati i pare dhe i vetmi per mua qe ka lobuar vetem per interesat kombetare. nje hale si enver hoxha ishte ideator i aneksimit te shqiperise si republike e 7 e jugosllaveve. Dhe sa per mosken te verteten e dine dhe bufet sot . Po ti kishte dashur me te vertete suma ruseve e kishin cuar ne te semes se ata e shtypnin si tartabiqe nje njeri hale si ai enveri yt. Dhe po te duash shko pyet se c`hiqnin ata qyqer kosovare qe arrinin te arratiseshin nga jugosllavia e hynin ketu, cfare hiqnin qe te pranonin qe ishin spiune te udb.Pastaj e keqja me e madhe e enverit ishte krijimi i njeriut te ri qe nuk beson ne asnje vlere te trasheguar te ketij populli te mrekullueshem . rezultati. Sali berisha produkt i paster i PPSH.

  8. ramy says:

    Mendoni temat qe diskutonte enveri. Bente analizen akruale boterore pa leter.
    Kue dwl ky sorra, si nuk thote nje gje per te thene bravo. Vetem shane dynjane nga grate, motrat e nenat dhe kercenon dhe genjen. Mbushur administrata me malok besnik e injorant. Besnik I thencin se ata jane vetem interesaxhi e servile. Jane si mizat e mishit qe I afrohen kermes.
    Bleta nuk shkon te kerma po shpwrndahet neper lule.
    Hahahaha sjenderbeu I dyte
    Hahahaha
    Ramy eshte hamzai

    1. altin says:

      rrofte injoranca e shekullit te kaluar…..rrofte diktatura …….rrofte komunizmi……rr.kooperativa…rr.burgu…internimi …pushkatimi ….varja ….spijunimi…..buka e misrit….varferia me nji pal pantollona nji vit laj e thaj……10 lek per dite pune ….kolektivizimi i popullit ne rreshte dhe vrasjet ne kufi ….8 vjet burg per nji fjale goje se buka eshte e keqe …vrasje pushkatim te gjithe bashkepunetoreve te tije per pushtet personal …..ky ishte enveri ine…

  9. bujku qe robtohet per buken e gojes says:

    Ta kam dhene pergjigjen dy here mor burgaxhi, hajdut, po se ka lejuar tema.
    Njerez si ti hajdut ordiner duan sistemin e rrumpalles

  10. Zani Burimi says:

    Xhamine e Allajbegise nuk e ruajtet dot, se, kur erdhet ju, profesore te nderuar, e keqja kishte ndodhur: minareja ishte shkaterruar. sidoqofte ju, te gjithe duheni pergezuar per aq sa ruajtet ne ate kohe lemerie.
    Pershendetje juve: profesore te nderuar Gani Strazimiri, Theofan Popa, Aleksandër Meksi dhe Pirro Thomo!

Lini një Përgjigje te Fredi Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *