Deri në garën e vërtetë…

23 Korrik 2013, 19:18Editorial TEMA

Nga Andi Bushati

 

Me gjithë fitoren e tij dërrmuese në shifra, Lulzim Basha e ka nisur në mënyrë të çalë rrugëtimin e tij në krye të PD-së. Bashkë me kurorëzimin si lider i opozitës, ai ka marrë që ditën e parë edhe dhuratën e helmuar të një kundërshtie brenda saj. Sokol Olldashi, pasi uroi të dy kandidatët në garë (pra atë vetë dhe konkurrentin në hije, Berishën) e ka delegjitimuar edhe nga brenda, procesin që për shumëkënd ishte një farsë. Ai foli për deformim të rezultatit, tregoi dhe numrin e fletës së tij të votimit që zhbënte magjinë e votës së fshehtë, foli për lista që nuk i mori kurrë, foli për anëtarë të PD-së fallco, të futur në votime dhe për mbështetës të tij të përjashtuar prej tyre. Po t’i shtosh këtyre edhe mënyrën blic se si u organizua “beteja” e 22 korrikut, ndryshimin e papritur të rregullave të lojës, tredhjen e figurave kryesore të PD-së për të mos u përfshirë në to, trajtimin e kandidatëve si të familjes apo të njerkës, bëhet e qartë se triumfi i Bashës nuk mund të mbetej pa u kontestuar. Në këtë këndvështrim, të gjithë ata zëra jashtë PD-së që kërkuan një garë të ndershme në vend të një farse, me sa duket kishin të drejtë. Argumenti i përdorur se një betejë reale rrezikonte të çante partinë, doli po aq i pavlerë sa edhe të gjitha alibitë që nuk të çojnë larg. PD-ja është sot, pas 22 korrikut, më e rrezikuar të kriset sesa ishte përpara tij. Dhe rivali Olldashi dha më shumë sesa një sinjal, që një skenar i tillë është i mundur.

Megjithatë, ky delegjitimim, i cili ishte prezent në sytë e të gjithëve, nuk është rreziku më i madh i kryetarit të sapozgjedhur. Arsyet pse rrugëtimi i tij ka nisur i çalë janë të tjera. Dhe ato lidhen me atë që Olldashi e quajti me ironi ‘kandidati tjetër”, pra me kandidatin e fshehtë të kësaj gare, Sali Berishën.

Nëse me hijen e tij dhe më mënyrat që di ai, Berisha e prodhoi këtë farsë, ai do të angazhohet edhe për ta mbrojtur atë. Pra menjëherë pas garës, mundimi i tij i ri do të jetë të mbrojë një kryetar të pa cen dhe të panjollë. Me autoritetin e tij të patjetërsueshëm në PD, ai do të fshikullojë, godasë, përjashtojë çdokënd që do të tentojë të baltosë figurën e të zgjedhurit prej tij. Edhe këtë do ta bëjë në emër të një opozite të fortë, që s’e lejon përçarjen, që i duhet të ndeshet me mëkatarët e rij në pushtet.

Por, ky angazhim, sado paternalist të duket në pamje të parë, është akti i parë i vrasjes së pasardhësit. Nëse Berisha angazhohet në këtë proces, ai do të vazhdojë të jetë flamurtari i unitetit të PD-së. Garanti i mospërçarjes. Shefi i klanit. Po, nëse ai merr përsipër këtë mision, atëherë pse PD-së i duhet një kryetar? Ç’kuptim dhe ç’rol do të ketë ai? Përse i vlen ai opozitës?

Në këtë kuptim, mënyra e mbyllur se si u konceptua kjo garë, fiksimi i Berishës që i beson më shumë vullnetit të vet sesa një loje të hapur e demokratike, qenë goditja e parë për Lulzim Bashën.

Që ditën pas fitores, ai rrezikon të jetë më shumë një kryetar fasadë sesa një lider real. Dhe po t’i shtosh kësaj fabule edhe mënyrën se si Berisha po sillet pas dorëheqjes, ky rrezik bëhet më i madh. Pasi lideri i vjetër ka shpallur tashmë se nuk e njeh kryeministrin e ardhshëm pa transparencë të plotë të zgjedhjeve. Ai ka dalë gjithashtu për të kërkuar rinumërimin e votave. Ai ka dalë për të folur se ato u vodhën nga kriminelët dhe kartelet e drogës (ato që qeverisja e tij tetëvjeçare anti- krim, nuk i paska luftuar). Ai shfaqet përditë në TV-të për të parathënë opozitë të ashpër dhe për të përcaktuar rrugën e saj.

Pra, nëse Berisha do të vazhdojë të përcaktojë të gjithë linjën politike të opozitës së nesërme, dhe përpos kësaj do të ketë mbi supe edhe barrën e mbrojtjes të figurës të kryetarit ‘de facto’, rrugëtimi i këtij të fundit rrezikon të komprometohet që në fillim. Pavarësisht nga të gjitha deformimet që u bënë në favor të tij në garën e 22 korrikut, ai nuk do të arrijë t’i gëzohet dot rezultatit të saj. Sepse nëse vazhdohet me logjikën e deritanishme, e diela e shkuar nuk do të mbahet mend si dita kur PD-ja zgjodhi kryetarin e ri, por si dita kur ajo votoi vetëm për të zyrtarizuar trashëgimtarin që e dinin të gjithë. Ndërsa kryetari real mbetet po ai, i njëjti. Deri në një garë të vërtetë.

50 komente në “Deri në garën e vërtetë…”

  1. sali koqja says:

    Gomar je dhe ti qe ben sikur i analizon

    1. KY LUL BASHA DO PAGUAJ SHUME SHTRENJTE SESHPEJTI EDHE PER “VJERRIN” (NE HIJE) DHE PER TE GJITHE ATA/ATO NE KUPOLEN E PD-BERISHES QE JANE NE KRAHE TE TIJ. PD DUHET TE PASTROHET 99% E TE JAPE LLOGARI LIGJORE DERI DHE EKSTREME 100%, QE TE VIJE NE PUSHTET TE PAKTEN PAS 3-4 MANDATEVE TE RAMES ME METEN.

      1. mirel says:

        Ka vetem nje menyre per te paguar dhe Basha dhe Berisha, plumbin ne balle, te tjerat jane kot.

      2. fl says:

        Eshte e qarte per kedo sot se PD eshte nje shpelle e piset familjare e Sali Berishes. Nuk eshte parti, nuk do jete as opozite neser. Do jete enje tufe qenushesh qe do lehin ne mbrojtje te Berishes, por me ate intensitet qe do u percaktoje Rama dhe Meta. Do jete nje opozite qe keta do ta perdorin si vegel balance pushteti mes njeri-tjetrit them une

      3. blendi PD says:

        ik mer pirdhu

        1. blendi PD says:

          ik pirdhu i them ktij gjoja antar te pd-s

    2. Genti says:

      Filloi te ngaterroje ditet Bushati: (pseudo)zgjedhjet ne PD u zhvilluan te henen, ai ne paragrafin e fundit thote te djelen. Artikull i dobet.

    3. Skypion says:

      Ka shume vend per te spekuluar mbi garen Basha-Olldashi,jashtezakonisht shume. Dhe,kjo ka te beje me nje mori problemesh,qe nuk ka te beje vetem me PD-ne dhe funksionimin e strukturave te saj,por me cdo parti tjeter politike;edhe po te zhvilloheshin zgjedhje te tilla ne PS apo LSI,te njejtat problematike do te ishin shfaqur,padyshim.
      Gjithashtu,spekulohet edhe me vertetesine e perballjes Basha-Olldashi,ku analistet e majte dhe kundershtare te Berishes,perfshi edhe Bushatin,gjate tere ketyre diteve i kane meshuar shume nje fakti,qe nuk ka shqiptare qe te mos e dije: Basha favoriti kryesor.
      Ka nje mori arsyesh ,se pse Basha ishte i tille;ka nje mori arsyesh se pse demokratet ne shumice do ta votonin Bashen(ashtu sic edhe e votuan),por kjo nuk mund te beje argument per te spekuluar mbi paracaktimin e fituesit,te pakten jo per analistet serioze. Zoti Bushati,spekulon kur thote se Basha kishte mbeshtetje nga nje sere figurash ne te djathte sepse, dhe kjo eshte me te vertete qesharake,harron se Olldashi kishte mbeshtetjen publike te te gjithe botes mediatike,politike te majte…
      Jane shkruar artikuj pafund nga analiste te majte,kolege te Bushatit,te cilet e shprehnin hapur simpatine(!) e tyre per Olldashin.
      Aq hapur kane dale ne krah te kandidatures se Olldashit,sa e kane lene pa mend edhe mbare opinionin publik;eshte me te vertete shume shume e cuditshme ,por edhe shume shume qesharake ne te njejten kohe!
      Arsyet se pse te gjithe te majtet mbeshteten Olldashin,per kete ,i ftoj te gjithe idiotet e dobishem ta shtrydhin trurin e te kuptojne ndonje gje.
      Spekulohet,gjithashtu,edhe me ndikimin e Berishes ne PD dhe tek kryetari i ri. Padyshim, qe Berisha ka,dhe do te kete ndikim te madh ne PD. Padyshim, qe Berisha do te kete ndikimin e tij edhe tek kryetari i ri,pavaresisht se quhet Lulzim Basha(kushdo qe te ishte,e njejte gje do te ndodhte).Ndodh keshtu per shkak te asaj marredhenie 23 vjecare mes Berishes,PD-se dhe mases demokrateve te thjeshte.Eshte krejtesisht normale,duke patur parasysh kete marredhenie krejtesisht unikale ne kete krah te politikes. Perkundrazi, e kunderta e kesaj do te ishte krejtesisht anormale.
      Prandaj edhe ajo qe thote Bushati per ndikim(me te gjitha pasojat sipas tij) te Berishes ne PD dhe tek Basha,eshte nje spekulim i paster. Eshte spekulim,sepse,Bushati flet sikur po thote dicka te re,qe ne te tjeret nuk po e shifkemi, nuk po e kuptokemi,dhe qe ai po na e ben te ditur!
      Eshte njesoj sikur te dale dikush dhe, te thote me te madhe: “O njerez ,bota eshte e rrumbullaket”…!
      Andi Bushati,mbase, eshte i vetmi nga analistet e majte,qe nuk ben diversion si koleget e tij, qe e kane gerbulur ambientin mediatik me diversione nga me bajatet. Por,duhet te kujtohet se po analizon nga pozita jo edhe aq neutrale,per te mos thene te anshme,sepse,ne analizen e tij i mungon plotesisht ajo qe ka te beje me ndjeshmerine e popullit demokrat,e demokrateve te thjeshte. Ne nje analize qe pretendon te jete serioze,nuk mund te mos merren parasysh te gjitha kendveshtrimet.Flm.

      1. homeri says:

        sa dallim midis doreheqjes se NANOS dhe BERISHES , nuk rkomandoi asnje , nuk nderhyri gjate gares dhe nuk influencoi ne politiken dhe drejtimin e me vonshem te ps. –te gjitha kritikat qe bente ishin per menyren si drejtohej partia gjithmon jashte partise—-sepse BERISHA e konsideron partine si parti te familjes biologjike te tije —mentalitet bajraktaro -tribal –apo jo SKYPION

      2. mentali says:

        Skypioni paska kohe tani per te ligjeruar, paska ikur nga G55 dhe ka ardhur ketej.

      3. fatmiri says:

        Skypion dhe kushdo tjeter! Te besh analize si u zgjodh Basha dhe psa u zgjodh Basha, duhet te jeshe o miop, o pak i tredhur nga trute e jo nga koqet. Zgjedhja e Bashes ka te pakten kater pese vjet qe flitet se Saliu do te lere trashegimtare Bashen. Pse, qysh tek, dihen tani. Dhe ja, Lulezim Basha eshte kryetar de facto i Pd-se se soteme. Tani, çfare ka per te analizuar? Te gjitha diheshin dhe ashtu dolen. Kjo eshte katastrofe per nje parti, tani ne opozite, dhe nje lehtesi e madhe per te mbyllur gojen kushdo interpreton sipas qejfit. Njerezit jane te lire te flasin e te shkruajne si te duan, ama nje gje eshte. Te mos kujtojne se te gjithe te tjeret jane te çmendur apo u ka mpire memorjen te gjitheve Saliu. Saliu u ka mpire memorjen ca “demokrateve” qe e quajne veten te tille dhe do te perfundojne ashtu si Saliu ne deshperim se keto ligje ka demokracia, sido qe te besh, huri do te ngec nje dite.

      4. jo me skllav says:

        Skypion,
        Te gjithe mundohen ti japin shpjegimin e tyre asaj qe ndodhi , po ndodh dhe do te ndodhi me PD. Midis tyre z.Bushati dhe ti.
        Ne disa prej analizave te Bushatit, une kam pare mungese te trajtimit te plote te fakteve, por ne kete shkrim sot mendoj se ai eshte me afer asaj qe une e konsideroj te vertete. Ti ne analizen tende ke anashkaluar faktet me te rendesishme qe realizuan zgjedhjen e Bashes ne ate fron te menderosur nga “ish kryetari i lavdishem” Berisha. Teknikisht Berisha ja beri te pamundur Olldashit zgjedhjen. Ata analiste te majte qe sipas teje paskan mburrur Olldashin, nuk kane votuar dhe s’kishte sesi te ndikonin ne votim. Kur vete demokratet nuk arriten te votonin, si mund te votonin te majtet? Kurse ata te djathte qe lobuan per Bashen kishin shume ne dore, voten e tyre dhe zbatimin e mekanizmit berishian per zgjedhjen e kryetarit. Ti e kupton qe nuk qendron analiza jote ne kete pike.
        Une nuk e di sa do ta perdori ate fron Basha, por di nje gje shume te rendesishme: Basha i ka borxh te madh Berishes. Nga nje hic para pak viteve, ai me katapulte arriti sot te pakten de juro te jete kryetar i PD. Pse? Berisha e dinte qe nje dite do ikte nga pushteti. Te gjithe ata qe merren me politike, e dine se pushteti nuk mbahet perjetesisht dhe kur vjen koha ta lene ose ti perzene si ne rastin e Berishes, mundohen dhe krijojne mbrojtjen aftermath. Berisha ka shume gjynahe, dhe kete ai e di mire, prandaj ka menduar prej c’fare do beje. I duhen rreth vehtes dhe ne drejtim te partise se tij private dhe familjare, njerez te implikuar si ai. Basha ishte tipi me i pershtatshem. Puthadori me modern. I duhet nje platforme opozite qe te mbroje vehten dhe familjen e tij nga ligji. S’do kete asnjehere opozite te vertete dhe konstruktive me Berishen brenda PD-se, sepse s’do kete parti reale demokratike. Berisha asnjehere s’ka qene konstruktiv ne opozite, dhe aq me teper tani qe ndjehet me i rrezikuar nga ligji dhe i braktisur nga perendimi. E majta dhe gjithe shoqeria shqiptare nuk e kishte hallin tek emrat konkrete te kandidateve per kryetar te PD, por ke kishin mbrapa tyre. Lufta e klaneve ne politike brenda llojit njihet, eshte normale. Do jete prezente kudo dhe gjithmone sa te kete politike. Por kur kjo lufte e brendshme, shndrrohet ne lufte ndaj pjeses se shoqerise jashte klanit, sic kerkon Berisha ta ktheje per ti shpetuar gjykimit nga ligji, atehere te gjithe jane te shqetesuar dhe duhet te jene. E dime sa anarki dhe destabilizim ka prodhuar ky njeri, vetem e vetem per te kapur pushtetin ose per ta mbajtur ate. Tani ka aresye me te forte per ta bere. Mbijetesen.
        Mungesa e nje opozite te vertete, eshte dem per vete partine ne opozite,per ate ne pozite por me shume eshte per shoqerine.

    4. roland says:

      vetem gomeret mund ti bejn analize nje partie qe dha shpirt me 23 qershor!

    5. SHQIPËRIA E LIRË says:

      O Andi, Na boj ndonji analize per shpellaret si rrace ne zhdukje pas 23 qershorit ?
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/07/i-emeruari.html

  2. arianita says:

    jam dakort ne piken qe thoni qe berisha aty esht edhe pse “esht zgjedhur zyrtarisht si kryetar i ri basha” por nese mendoni qe olladashi do bej dicka ta harroni. olldashi esht vetem nje qeh qe leh po qe skafshon po qe i lepihet padronit te tij sali cdo moment

    mir keta te paftyr qe bejn drejtojn PD po ata njerezit militantet e tyre a kan ndonje cip sedreje si mund te mbyllin syt dhe ta vazhdojn te behen sklleverit e berishes…si???

    dhe bushat nje artikull me par that qe berisha s’esht i pari qe duhet gjykuar me fal po sali berisha duhet varur esht nje personazhi me i ndyr i politikes shqiptare!!!

    1. Thana says:

      E PYETEN SERVILIN:
      – Nuk te vjen zor qe je servil?
      – Kam njezet vjet servil, nuk kam pare ndonje te keqe.
      Pa kete veti ky do te kishte pare burgun!?

  3. Labi Vlore says:

    Por Kryetari Real Sali Berisha eshte nje njeri i madh,qe barazohet vetem me zotin.Madje aq i madh dhe madheshtor eshte Berisha,saqe per te nuk vlejne ligjet tokesore,aq me teper ligjet e tokes Shqiptare.Per te vlejne ligjet e madheshtise hyjnore.Ai gjykohet simbolikisht,edhe nese vret,plagos,burgos,masakron,derdh gjak etj.Sepse eshte fat i madh te te vrasi Babain ose Vllain ky hyjnor me emrin Sali Berisha.Nuk e them une kete.E ka thene dikur Andi Bushati.Nuk mund te behemi te gjithe si kembet e dhise(te barabarte dhe te te njejtit nivel,lere me pastaj ne gjykim).Eshte si Historia e Luanit me Delet.Ne te cilen Luani jo vetem nuk duhej te gjykohej qe masakroi delet,por keto te fundit(delet) nese do ishin ende gjalle,duhet ta lavderonin Luanin,sepse paten privilegjin qe kaluan ne gojen e tij.Keshtu vendosi Kolegji i Pyllit,me propozimin e dhelpres.Pershendetje Andi,dhe mos fol me per gjykimin e Sali Berishes,ashtu si bere heren e kalaur.Respekt per viktimat e 21 Jnarit.Dhe nese nuk ta nxen goja te verteten dhe te klithesh per drejtesi,mbylle gojen dhe mos e shqyej.Mos fol aspak,nese nuk flet dhe kerkon te drejten.Me mire te heshtes,sesa te nxjerresh nga goja Blasfemira te nivelit me Barbar.

  4. ramy says:

    Me duket se je katandisur si cim peka. Medioker.

    1. N Shabani says:

      Nuk me intereson fare analiza e nje partie te vdekur.Ajo ka vdekur qysh diten qe punon vetem per familjen e Sali Berishes, fjalet e tjera jane kot.

    2. ORION84 says:

      Mbase Andit i shkojne me shume me ze dhe figure te Vizioni analizat qe ben!

  5. Fleks says:

    Me vjen keq por thote populli pema qe ka kokkra gjuhet me gure

    Ky Andi KAPO bUSHATI ben pjese ne grupin e lakrorit dhe don te beje
    rolin e mesfushorit.

    Deri dje Bushati shante Olldashin me shume se Basha dhe prandaj pyesim zotnine e qe ka qejf lakrorin me ngjala Pse u be kaq i mire Olldashi per 24 ore.

    Kjo pytje i drejtohet direkt artikullshkrusit dhe jo komentuesve .

    E di qe komenti ndoshta nuk botohet por prof.dr saliberishen dhe masterin qe eshte dipllomu ne perendim lul basha nuk mund ta censuroni.

  6. ramy says:

    Keto qe thua ti sot, mero ka nje vit qe na I ka thene se cdo te ndodh ne pd pas 23 qershorit. Ne kemi nje vit qe I dime te gjitha. Humbjen qe do vinte dhe pasojat pas humbjes. Nuk di cfare ke thene ndonje gje te re. Disa komente mund te jene edhe me te vlefshme se ky opinion.

  7. z.BUSHATI; Shume shpejt KY trashigimtar i familjes (dhe Dhender ne HIJE), do iki me turpshem se “Udheheqesi” shpirteror nga PD_ja dhe do perfundoje shume keq, sepse firmat anti-shqipetare qe ka hedhur + parate qe ka vjedhur + pronat qe ka pervetesuar + vrasjet qe ka mbi shpine, nuk ka burre nene t’ja fale, qofte Edi Rama apo Ilir Meta (vec e vec apo te dy bashke ne Pushtet a pa Pushtet), apo ta mbroje ky fare burraleci i pabese i Vicidolit Sali Ram Berisha me familje biologjike e politike + Serbine + Fazllicin + Podesta e kushdo tjeter rreth e rrotull apo dhe larg Shqiperise.

  8. cudia says:

    E mire se nuk na the ndonje gje te re…analize mese e zakonshme…mund edhe te rrije pa e shkruar…

    1. Dean says:

      Do te rehabilitoj vetveten,Bushati,prandaj edhe shkruan ndo1 artikull aty-ketu.Thjesht sa per te matur pulsin e lexuesit.I duhet me marre kthesen,por,me ngadale,qe te mos duket si i Pafte dhe Hipokrit qe eshte.
      Thjesht sa per te perforcuar ke lexuesi,idene e Genjeshtert,se Bushati eshte i Paanshem dhe “shpata” e tij e nidryshkur pret nga te dyja anet.Hipokrizia eshte arti i te Paaftit,dhe Bushati eshte 1 nga “aktoret” me te mire ne kete zhaner.
      P….,dhie,i themi ndryshe ketyre tipave.

  9. usa says:

    Nuk do te kete asnjehere gare me ata servile te pa-afte

    hajdute qe nje nga nje do te kalojne nga ana e pushtetit

    Keshtu e bene edhe kur ra komunizmi jane ish-sigurimsat

    kush eka haruar ate kohe ta kujtoje .Ndersa per te rinjte

    qe nuk e kane jetuar ate kohe te shikojne qeverine ne detyre.

  10. Elida says:

    Hahahhahhaha Rama e Meta po ferkojne barkun tani.sepse një dobiç i saliut të urryer nga 1000000 shqiptarë ska gjasa ta sjellë në pushtet as për 12vjet PD e saliut hajdut. (vetëm po e drodhi liri i monikes e të bashkohet me Lulushin e dr.Adhamudhit-sali).

  11. saliu ne gjyq ose ne ... says:

    Ka nje menyre te vije paqja ne Shqiperi dhe te qerohet surratmuti berisha nga ekranet dhe te mos mbaje peng Shqiperine. Mero e di mire sa frikacak eshte berisha, jashtezakonisht. Kur e ve me shpatulla pas muri nuk ia mban prapanica, sic e mori zvarre Lir Meta kur ishte kryeminister dhe s’beri as gek as mek po vajti me bisht ne shale.

    Vetem duke e vene para drejtesise do I mbyllet goja, asnje rruge tjeter.

    1. mirel says:

      100% dakort me ty.

  12. rrapo says:

    bushato , hidhu ne krahet e rilindjes qe te qullosesh dicka te re ,te qe mund te perbeje lajm se ky artikull eshte nje deja vu. I ka thene Mero qyshkur madje te gjitha

  13. kelmendasi i penduar says:

    Ne garen e PD kam qen fans i Sokoll Olldashit jo se ishte burre i mire por do zgjidhja te keqen me te vogel.Nga menyra se si u zhvilluan keto votime njerzit do te cuditen shume kur te mesojne se gjysma e kartave te atyre qe votuan jane shtypur dhe printuar javen e fundit.Gjithe ky shkrim i Bushatit ngelet ne hije vetem nga dy fjali te thjeshta te zotit Mero ne artikullin e djeshem ku thote ne forme aksiome
    *****PD është si një qenie e balsamosur në bunkerin e berishëve. Po u hapën dyert dhe hyri oksigjeni, ajo thjesht shperbehet.******

  14. Kendveshtrim tjeter says:

    “Me gjithë fitoren e tij dërrmuese në shifra, Lulzim Basha e ka nisur në mënyrë të çalë rrugëtimin e tij në krye të PD-së”
    Me terhoqi vemendjen kjo fraze e Bushatit.
    Ne perfundim Olldashi morri afersisht 20% te votave,por po ti shtosh 60% qe e ka bojkotuar zgjedhjen e Kryetarit te propozuar nga Berisha,shifra reale eshte teper e vogel per nje Kryetar partie,ajo nuk mjafton per ti perfaqsuar.
    Basha u shpall fitues per Kryetar te PD-se por shifrat reale te kesaj partie,flasin per bojkotim te tij.

  15. nastradini says:

    SHUME SHKRIME PER PALO GJE.

    Sepse kujt i plas ne fund te fundit per Bashen apo per TUTORIN e tij BOSIN Berisha. Sepse kujt i pals ne fund te fundit per PD-ne antidemokratike qe eshte transformuar si nje bordello publike. E para i “zbathi breket” Jozefina kur deklaroi: “E pelqej Bashen se eshte si djali i perkedhelur i BOSIT.” Pas tij “zbathi breket” Olldashi si nje qen i rahur: ” BOSI ma futi keqas por une i mbetem besnik BOSIT.” Me pas Arben Imamet, Genci Pollot, Besnik Mustafajt me soje e sorollopenga pas nxituat te “zbathin breket” per te treguar besnikeri ndaj BOSIT. Dava bordello. Kujt i plas? Ajo qe na gudulis kesherine dhe nxit imagjinaten eshte ceshtja: A do te mund t’i shpetoje NDESHKIMIT te Drejtesise Sali Vrastari dhe Sali Kusari duke nxjerre KARREMIN e tij Lulu Basha ne plan te pare dhe duke u fshur vete pas gaxhoit? A do te mund Sali Hileqari te binde Boten qe kryetari i ri i Partise se tij nuk mund te ndiqet penalisht per krimet qe ka kryer ne te kaluaren duke i kamufluar ato me alibine e reprezaljeve politike te opozites dhe kryetarit te saj? Me thene te drejten deri tani ja ka arritur ne nje fare mase qellimit duke shikuar edhe shkrimet tra-la-la diletante te analisteve dhe gazetareve ne media, qe filozofojne nate e dite vetem per MORALIN e garimit ne PD. Nderkohe qe Saliut i reh mendja gjetke. Ate e ka kapur paniku dhe i ka hyre frika ne bark nga NDESHKIMI. Per kete gje i duhet edhe Basha, se po hapi barkun ne hetuesi radha do t’i vije atij vete. Per kete gje i duhet dhe ALIBIJA e kryetarit dhe nastradini mendon se po e kryen misionin me nje mjeshteri te vecante si nje maestro i vertete. Aq bukur po e luan pjesen saqe mallengjeu Edi Ramen ne Top Story te deklaronte: :Nuk ma merr mendja te hakmerrem.” dhe ka bere lemsh me tymnajen e tij saqe ka corroditur pa mase analistet dhe gazetaret.

  16. Dib Rani says:

    O Luleqim Pasha, o po vjen Salikës
    – O vallë ku jan’ o malet e Dibrës? :I
    Vallë ku jan’ o malet e Dibrës?
    O te kalaja o po bajnë kuven’! :I
    O bëjnë kuven’ e po tek kalaja
    Lulqim Pashën e ka gjet belaja.
    Kjo belaja pashën ç’e ka gjetë
    Malet e Dibrës na kanë lidhun besë.
    O lidho me vdekë e po lidhë të tan-e
    S’nigjon Dibra jo me dhanë nizam-e.
    Lulqim Pasha o more hutaq-e
    S’rrihet Dibra pash mër me kërbaç-e!
    – Lulqim Pasha ku e ke lanë ushtrinë ?
    – Gjithë në Dibër besa mi kan gri!
    O gjithë në Dibër besa mi kan gri
    Jo ma pak se dymdhetmijë.

  17. bledi says:

    As nje gje te re s’na the Andi!

  18. banija01 says:

    Kam pershtypjen se Berisha eshte penduar per doreheqjen
    dhe ve ne perdorim intrigat e tij.

    Zgjodhi Bashen ,se mbi te rendojne dy krime dhe e ka me te lehte ne menyre te terthorte ti hape keto çeshtje ,kurse Olldashit nuk i rendon gje.

    Ne kete menyre ,heq vemendjen nga vetja e tij dhe e kalon te Basha.

    Me gjykimin e Bashes atij i bie ne dore si fik i pjekur partia.

    Berisha nuk do ta honeps dot qe te bej ligjin ne parlament dhe te mos flase kur te doje duke mos qene kryrtar i opozites.

    Ky do jete nje minus i madhe per te dhe nuk do leje intrige e djallezi pa perdorur per te qene ne qender te vemendjes.

    Kemi per te pare shume çudira nga shtatori.

    1. fl says:

      Basha nuk eshte ne Parlament, kurse Olldashi po. Qe ketu kuptohet se ke kishte perzedhur Sala. Po te zgjidhej Olldashi do ti takonte te fliste i pari ne cdo rast si kryetar, kurse Sala do rrinte te degjonte.

  19. Makthi says:

    Morra ciften
    Dola per gjah
    jamam shoko jamam jaman

    E ciftja ham
    Zagari Bam
    Jama shoko Jaman jaman

  20. Anonim says:

    O Mero te lutem , dhe kete e kane bere shume here me pare dhe komentues te tjere ne kete faqe qe ky pseudo analist nuk duhet te botoje shkrime ne kete faqe. Ky nuk sjell asnje analize reale dhe mbitegjitha eshte bere si vele anije, kthehet nga fryn era, ky gazetar nuk ka pavaresi ne mendim dhe nuk thellohet ne ate qe shkruan. Duke ju falenderuar Mero ju lutem dhe nje here mos ja lejo ketij gazetari te shkruaje editoriale. Flm

  21. Dashamiri dr. says:

    Berisha esht antar i PD ndofta e zgjedhin edhe ne kryesi dhe ne grupin parlamentare.
    Berisha ishte nder te paret qe formuan PD OPOZITARE.
    Askujt nuk ja mbajti te dale HAPTAS.
    Jam cuditur kur kame lexuar artikullin per LIRIT qe i duhen njeriut
    Por mendova me qen se esht mjke nuk do ta denojne.
    Shqiptaret jane ambicioze te madhje.
    nuk ja duan te miren njeri tjetrite
    Pune aarin deri atje sa thuhet plumbin KOKES.
    Jo ti nuk ja ke dhen jeten dhe nuk mund tja marrish askerkujte.
    A e dinie qe Berisha kundershtoje denimin me vdekje.
    Pra masa me e madhe esht denimi me burg perjetshem
    Ndersa A:Zogu e ka patur te shkruar e te pa shkruar denimin me vdekje te gjitha ne prapashpindei eleminoje.
    DINAKERI.
    Une vet asnje te mire nuk kame para nga Berisha,bile ase nga PD.
    Demokracin e desha por nga forma e organizimi qe kishte u largova.Mora rrugen shume te veshtire te emigracionit.
    Me gjithse kisha arsim te larte e punuar 35 vjete Pa parti.
    Berishen e njof e me njef.por kur u be i madhe nuk salutonte.
    Demokracin e desha dhe dhash kontribut me shume se sa nje antar Partije..
    Berisha nuk me ofoj simpati ase pershendetje.
    Edhe shoku i berishese para bustit ushtarit panjohur nuk me foli.
    Shoket qe isha me ta me thane “sta vari” dhe e ke patriote”.
    Nuk e dhash veten ju thsh nuk me ka pare.
    Berisha mna ka anashkaluar.nuk them qe na ka shkelur
    Por na ka injoruar.Ashtu si monizmi.
    Haptas na mashtonte ….
    Me gjith ate une e kam pershndetur dhe kam sqruar e kame kerkuar ndihme per disa gjera qe nuk shkonin mire ne shqiperi.
    I thone nje fjlae “Rruaj VEZE”.
    Me gjith ate gabimet qe ka bere mund ti permisojne dhe kjo esht pozitive.
    I pata thene askush nuk te kritikon po ta dergosh bustin e A,Z ne mate..Vaso pashes ne Shkoder,Frashrllinjet ne permet,,H.prishtinen ne Prishtine,Vlersimet i beri turli,bashkoj te vdekuri kundershtar qe gjith jeten nuk u pajtuan..
    Rregulloi ligjin qe pronari te marrin token
    Pa u rregulluar ky ligj punet nuk shkojn mire
    Gardeci dhe Ministri nuk i falen
    Edhe 21 janari esht tragjedi por kudo ne bote ne demonstrat vriten e lahen me gjak rruga.
    lidhja me grekun per detin qe superxhiro.
    Filloj te pronsoj Popullin, Qeverin,Partine populli ime, Qeveria ime,Partia ime.
    Beri recizem jo lufte klasah por RACIZEM .
    Sa nuk donte ti shifte nenpunsit e sistenmi moniste.
    Vetem pse ka punuar ne monizem thoshte ka qene KOMUNISTE.
    Dekorimet u bene me neopotisem.
    Nuk u vlesuan figuar e vrara e te asgjesuara.
    Perdori Kosoven vend e pa vende.
    Lirimi i portit shengjinit esht veper patritike e madhe.
    i hape frymen Kosoves.rruga e kombite .Kryeveper.
    Tivarin e çerdori vend e pa vende.Bile i thsh njerit libri i bere per Tivari duhet ta kishte titulli
    Tragjedia e Tivarit esh veprimtari e PKJ jugosllave..
    Filloj te vejn dore ne histori ne akademin e shkencave etj etj
    Keto e cuan ne gambime trashnike.
    Tani besoj i ka kuptuar.
    ka shume e nuk esht vendi.
    A ka te mira koha do ti balanc
    ojn .
    Tani OPOZITA do te luj role KOREKTUES te qeverise.
    Pozita pa opozite nuk bene
    Rama duhet punojn me kujdese.
    Disa gami i beri qe ne fillim.me Rruspull.
    premtimet e fushates i shtyne me 1-2 vjete.Po kush esht i sigurte qe e duron 2 vjete.
    Europa done realizim tergusisht paga pansione,spita,arsime etj.bujqesi te modernizuar.
    Une them me mire ti lem te punojn te qete,mos ti bejm te gjith,trshtar,armiq,hajdut. etj etj

  22. Aliu says:

    Pergjigje per plakun.Nuk di nga cfar zone e Shqiprise je.Komentoje opinjonin tim me gjuhen e Luznise(Luznia eshte ne Diber) une sjam Dibrane. Po ti bejme recensionin shkrimit te djeshem:Harakiri(vetvrasja) dhe psiko_autopsia e Sali Berishes sipas meje nje shkrim shume elitare me dy fjale mund ta themi seBerisha dhe soj berishes kurre nuk jane ne nivelin e Rames dhe sojit te rames.Per kete jam dakort edhe une por komenti im pat tjeter kuptim.Rama njesoi si Berisha theu statutin e PS.Pra po te ishin zbatu rregullat e demokracise Rama dhe Berisha nuk dihet se ku do te ishin dhe zotria nuk do ta kishte shkruar artikullin.Atehere perse ti thuren lavde Rames tani qe eshte ne pushtet , e nenkuptueshme vetem per interes. Respekte Plaku.

  23. tradita says:

    Demin me te madh Sokol Olldashit ia bene medjat e majta dhe eksponent te saj, ata u rreshtuan hapur perkrah Sokol Olldashi.tek demokratete u ngulit pyetja . Pse kaq shume po perpeliten te majtet pro olldashit. mos ata kane nje dashuri te pafundme per PD. Kane synim te bejne fituese te djathten me PD. Sa per te qeshur…. kur desheron ta puthesh e kafshon ate.

  24. ALBAN DEGA says:

    ZGJEDHJA E NJE KRYETARI TE PARAZGJEDHUR NGA SALI BERISHA DHE ARGITA
    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Dje ne Tirane u zhvillua kongresi zgjedhor i kryetarit te ri te PD-se. Nje estrade e vertete.
    Titulli i saj I vertete eshte “Zgjedhja e nje kryetari te parazgjedhur nga Sali Berisha dhe Argita”!
    Ose…. ose… “Votimi i nje kryetari te paravotuar” prej tyre !
    Nga 16 000 vota te mundshme kryetari i paracktuar dhe i kllonuar nga Berisha dhe klani i tij familjar mori gati 33 000 vota.
    Kusaria e votave fillon qe nga partia e tyre e kusareve me kryekusarin e sterkorruptuar dhe kryevrastarin e sprovuar Sali Berisha ne krye!
    Votimi ishte vecse nje show i shemtuar ala Kadaf i nje partie te privatizuar, komanduar dhe kllonuar nga nje person. PD-ja eshte Sali Berisha!
    Fituesi i kesaj gare Lulezim Bashic eshte thjesht vetem qehajai i cifligarit Sali Berisha, telalli i kryetarit e pronarit te perjetshem te PD-se!
    Te tjerat jane dokrra Vicidoli me kokrra Anadolli!

  25. REA says:

    Olldashi, shume shpejt do behet kurban per lulen hollandeze.Partia do percahet. Partia e Familjes berisha do mpaket dhe lule tulipani me gjth Brishin do perfundojne neper gjyqe pa mbarim

  26. martini says:

    Ka vetem nje gare te vertete te Berishes dhe Bashes dhe ajo do te behet ne banken e te akuzuarve.

    -I PANDEHURI SALI BERISHA I BIRI I ZEHERRES DHE RRAHMANIT I DATELINDJES 15 TETOR 1944 DENOHET SI FRANKESTEIN MONSTER QE SHKATARROI SHTETIN,PERCAU SHQIPTARET DHE PERDHOSI KOMBIN.

    -I PANDEHURI LUZIM BASHA I BIRI I ZHELALIT DHE BUCES I DATELINDJES 1974 DENOHET ME TE NJEJTAT AKUZA SI DEVILI BERISHE.

    Nuk eshte per tu habitur veprimtaria e tyre e hapur antishqiptare por legalizimi ketyre krimineleve nga USA & BE ,pafuqsheria e opozites dhe nga verberia e militanteve handikapate te PD.

    Dhe ky artikull i Bushatit do te ishte normal nqs keta vampire nuk do kishin vrare ne 21 janar,ne gerdec ,nuk do kishin shitur detin dhe varrezat grekut,nuk do kishin vjedhur 300 miljon dollare ne rrugen durres beograd.

    Nqs se keta dy tradhetare te kombit shqiptar nuk shkojne ne burg pas shtatorit atehere amerika & europa dhe PS duhet ti ringreje lapidarin Enver Hoxhes.

  27. Qytetari says:

    Zoti Olldashi eshte burre i zgjuar. Ai si minsiter me kohe te plote ne 8 vjete te qeverisjes Berisha i ka ca letra ne duar. Ne historine e mafias kandidatet per bose ja dorezojne drejtesis boset e vjeter dhe te dale mendesh.

  28. malo fusha says:

    O Lulezi. O Lulezim.Puna jote aferim.Gamor ti gamor kush te vuni.Sot a neser valon druni.

  29. What’s Taking place i’m new to this, I stumbled
    upon this I’ve discovered It positively helpful and it has aided me out loads.
    I’m hoping to contribute & help different users
    like its aided me. Great job.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje