Shënime nga ditari i Doktorit: Një plan për selinë e re të PD pranë xhamisë

8 Gusht 2013, 19:56Antena TEMA
Shënime nga ditari i Doktorit: Një plan për selinë e re

Sot është Fitër Bajrami. Më duhet të shkoj për urim në Komunitetin Mysliman. Me thënë të drejtën po shkoj me zemër të thyer. Ata kanë tregu një pabesi ndaj nesh.

Para zgjedhjeve, më erdhi Zeni në shtëpi dhe tha duhet t’u miratojmë Xhaminë e Madhe tek toka e Namazgjasë. I thashë që ky vendim ka shumë rëndësi dhe nuk mund t’ua bëjmë këtë nder kot. Më tha kam bisedu me Selimin dhe disa myftinj të xhamive kryesore, që të xhumanë e javës së fundit të zgjedhjeve t’u kërkojnë besimtarëve të votojnë PD-në.

Kjo m’u duk pozitive, por jo aq sa të më bindte. Edhe pse Zeni është më myslimani në shtëpi, prapë nuk m’u duk motiv i qartë prej tij pse u duhej dhënë toka për xhami aty.

Por ai ma sqaroi pak nga pak.

-Puna është se në krah të xhamisë do bëjmë dhe dy qendra biznesi, tha, dhe janë shumë fitimprurëse. Kishte folur me Lulin dhe e kishin futur në planin urbanistik.

Prapë s’mu mbush mendja. Atëherë më treguan planin 3.

-Në krah të qendrave të biznesit është Shtëpi e Oficerëve, më tha, ose SHQUP, siç i thonë. Aty do çojmë PD-në. Pastaj e prishim dhe ndërtojmë një gradaçelë, i japim disa kate PD dhe ne lidhim projektin me qendrat e biznesit dhe xhaminë.

Kjo m’u duk pak më serioze.

-Dhe ka një kuptim, tha Zeni. PS e ka selinë ngjit me kishën ortodokse, ne si parti myslimane duhet me e pasë ngjitë me Xhaminë e Madhe.

Argumenti qëndronte dhe e dhashë miratimin. Por zhgënjimi me kaploi më 23 qershor. Shumica e myslimanëve kishin votu Piktorin. Ky është një zhgënjim i thellë, të cilin nuk e kapërdij dot. Ja thashë dhe Zenit. E pranoi ç’është e vërteta, por më tha se ata të betuarit e kanë votu PD ndaj duhet selia afër xhamisë tani.

Kjo më detyroi të bëj gati një VKM për ta kaluar në heshtje selinë e PD tek SHQUP. Le të jetë kjo seli e Lulit, ngaqë i duket sikur tek selia e vjetër e mbyt hija ime. Aty le të bëjë një ndërtesë të lartë, t’i lërë një kat PD dhe me lekët e qirasë të financojë partinë. Zeni ka merak dhe një vend ku të falet brenda godinës. Në fakt duhet ba.

Në drekë në shtëpi u mblodhëm për Bajram dhe po diskutonim rreth këtyre gjërave. Zeni ishte i kënaqur që projekti i PD pranë xhamisë po ecën. Gita po ashtu. Ajo ishte entuziaste për çmimin e apartamenteve në atë pallat. Pastaj hapëm TV dhe po shikonim lajmet. Piktori kish premtue prishjen e ndërtimeve abuzive në bregdet.

-Ua plehra, tha Gita, do ia prishë pallatin Lulit.

-Jo, më duket se e ka me vilat e Rafit, tha Zeni.

-Qetësohuni, u thashë. Tani dhe sakrifica do ketë. Më mirë t’ua prishi. Nëse ai nuk ia prish Lulit pallatin në det, atëherë dijeni se Luli na ka tradhëtue, ka bë pazar me të. Nëse ja prish, atëherë Luli është në pozita të drejta. Nga kjo do kuptojmë a është i shitur Luli apo jo. Përpara!

10 komente në “Shënime nga ditari i Doktorit: Një plan për selinë e re të PD pranë xhamisë”

  1. Billi says:

    Po ndonje burg per veten e tij pse nuk ndertoj shpellari

    1. “Ne jemi ndryshimi, përpara” says:

      “Ne jemi ndryshimi, përpara”
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/01/ne-jemi-ndryshimi-perpara.html

      Ju na ndiqni nga mbrapa ?

      1. LEK PLEPI says:

        … DREJT GREMINES!

  2. Vlora says:

    Mbyllje me kuptim hahaha

    “Qetësohuni, u thashë. Tani dhe sakrifica do ketë. Më mirë t’ua prishi. Nëse ai nuk ia prish Lulit pallatin në det, atëherë dijeni se Luli na ka tradhëtue, ka bë pazar me të. Nëse ja prish, atëherë Luli është në pozita të drejta. Nga kjo do kuptojmë a është i shitur Luli apo jo. Përpara!”

  3. Shaip says:

    I madh Mero. Fjalia e fundit eshte per Edin o qerrata!

  4. boing777 says:

    nga ky njeri mos u cudisni dka dhe 1 muaj do degjoni cudira akoma….ky nuk njeh prona se nuk ka dhe esht armiku me i madh i pronareve ,,nuk e don vendin se ka serbin si atdhe,,zemra e tij e kalbur don ta bej 97 por me metoda te reja.

  5. buki says:

    SALO TI JE GJENETLI ME KET VEPER ZOTI DO TE RUAJ E SHPERBLEJ AMA RAMES KURR SI DIHET NDOSHTA EDHE ATJE DO TA BEJ NAJ SHERR PO NEJSE ATJE NUK MUND TA MARR AUTOBUZIN MAVI SE KJO ESHT KARROTA E TIJ.

  6. Shaip says:

    I madh Mero. Fjalia e fundit eshte per Edi qerratain. Apo mos e kam gabim ?

  7. asija says:

    kjo lukuni ujqerish nuk do ndalet kurre. 1 milion shqiptare qe e derguan ne esfel te gomereve kete bande hajdutesh kerkojne edhe drejtesi. shpresojme se do behet

    1. Shqip says:

      Lukunine e ujqerve e ke brenda ne qeverine e ardheshme, asia! Apo s,jane te uritur..do na shqyejne fare!!.. E di kur them une do behet drejtesi?!…Kur te rigjykohet kokelopa Ilir me bllok ne dore, qe coi ne protestat e 21 Janarit…dhe vrasjet ne bulevard! Po u be ajo drejtesi, atehere them se vertet do behet..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje