Fjala e Olldashit, nje thumb dhe per 10 mij km rruge te Berishes

14 Shtator 2013, 20:23Politika TEMA

Sokol Olldashi

Une jam krenar qe kam patur mundesine te ndjek dhe e prek cdo meter te 2237 kilometra akseve kombetare qe ne kemi ndertuar dhe rindertuar ne kete vend, per korridorin e Kombit, Boshtin Veri-Jug, rrugen e Bregut dhe 273 rruge nga Valbona ne Qafe Bote, nga Morina ne Qeparo, nga Golaj ne Progonat, nga Kapshtica ne Murriqan, nga Velipoja ne Cajup, nga Bllata ne Sevaster.
Une jam krenar qe kam patur mundesine te ndjek dhe te prek 364 ujesjelles te rinj qe kane cuar jete ne rubinetat e qindra mijera familjeve ne kete vend, ne Shkoder, ne Vlore, ne Durres, ne Tirane, ne Berat, ne Korce dhe ne cdo cep te ketij vendi.
419 sisteme kanalizimesh qe e shnderruan Shqiperine nga nje pellgace ujerash te zeza ne nje vend atraktiv turistik,

16 impiante te pastrimit te ujerave te perdorura te zonave tona te medha urbane Kavaje, Durres, Shengjin, Sarande, Vlore, Pogradec, Korce, qe bejne qe ujerat tona te jene perseri nje kenaqesi blu dhe jo nje siperfaqe e pamate infeksionesh bakteriale;
10 landfille te perpunimit te mbeturinave te ngurta qe na lejojne qe malet t’i shohim te papenguar nga lartesite e pirgjeve te plehrave qe mbushnin periferite tona.
Une jam krenar qe ne zgjidhem problemin e strehimit per 7220 familje pa strehe, qe legalizuam 78 mije ndertime pa leje, po ju leme gati vetem per te printuar 45 mije leje te reja, nderkohe qe kemi bere kalimin e pronesise per 120 mije ndertime ne total,
Jam krenar qe u kthyem pronen mijera pronareve te ligjshem qe jetonin prej 68 vjetesh ne pameshiren e fatit ne bodrumet e erreta te mentalitetit te luftes se panderprere te klasave.
Une jam krenar qe i dhame Shqiperise nje aeroport nderkombetar model dhe nje porte detare shembullore, si Rinasi dhe Durresi, nje model te ri te planifikimit hapesinor, nje sistem te ri te inventarizmt te mjeteve motorike, qe e nxorrem flamurin shqiptar nga lista e zeze e organizates boterore te detarise.
Ky eshte vetem nje bilanc i shkurter. Sepse, ne fakt, sot duhet te flasim per programin tuaj dhe jo per arritjet tona.
Gjithesesi, si hap i pare, si parakushti i pare dhe me thelbesor per sukses ne punen tuaj te mepasme, keto arritje duhet t’i njihni, t’i pranoni, t’i kuptoni sepse jane pjese e inventarit publik te ketij vendi.
Jave me rradhe keni thene qe s’ka rruge. Tani ndoshta nuk ju duhet me as metri per t’i matur, por thjesht pergjegjesi ne administrimin e atyre qe jane rruget ton ate perbashketa, pasuri e perbashket e te gjitheve.
Muaj me rradhe keni akuzuar per kostot. Tani filloni te punoni, shihni kostot tuaja dhe verifikojini dhe krahasojini tonat.
Tete vite rresht keni perpunuar dhe hedhur balte pa fund. Tani ja ku jeni. Hapni cdo dosje, verifikoni cdo procedure, cdo flete, cdo firme!
Dhe nuk do te gjeni asgje tjeter pervec perkushtimit total per te bere me te miren e mundshme, ne kufijte e pamundesise, me korrektese absolute, me ndershmeri te plote, me vullnet te paqortueshem.
Eshte e domosdoshme t’i degjoni, ridegjoni dhe t’i mesoni keto arritje sepse, pikerisht keto, jane niveli me te cilin do te mateni.
Cdo minute, cdo ore, cdo dite, qytetaret e ketij vendi do t ‘ju krahasojne me ne. Dhe ky eshte probemi juaj me i madh. Dhe ky problem per ju fillon qe sot.
Dhe sic ndodh rendom me ekranizimet e majave te larta te letersise boterore, filmi nuk eshte kurre si dhe sa libri. Dhe librin e ndryshimit rrenjesor te Shqiperise,
librin e shnderrimit te saj nga nje vend postkomunist ne nje vend europian, nga nje vend i rregjuar nga varferia ne nje vend me te ardhura mesatare te mesme te larta,
nga nje vend ku trupat e Aleateve dislokoheshin per te frenuar revanshin dhe hakmarrjen tuaj politike ne nje vend anetar te NATO-s qe sherben paqe kudogjetke,
librin e shnderrimit te Shqiperise nga nje vend ku qeveriste krimi ne nje vend ku qeveris ligji,
nga nje vend ku produkti me i rendesishem per GDP ishe korrupsioni juaj ne ne nje vend qe pret statusin e vendit kandidat,
librin e transformimit te Shqiperise nga nje vend ku pushteti synohet me dhune ne nje vend ku pushteti humbet dhe nderrohet ne paqe, e kemi shkruar ne.
Kete liber ne te gjithe kapitujt e tij, e kemi shkruar ne, se bashku me te gjithe ata shqiptare qe besuan tek ne dhe tek me e mira per vendin e tyre.
Kete mbajeni mend mire, pasi nese nuk do te donit apo dinit te lexonit ate qe ne kemi shkruar, do te thote qe nuk doni apo nuk dini te lexoni ate qe qytetaret e ketij vendi, demokrate socialiste apo apolitike, kane ditur te shkruajne ne keto vite.
Zonja dhe zoterinj deputete
Ai qe duhet te ishte ne koncept programi i qeverise se re te vendit, ne fakt nuk mund te quhet gje tjeter vecse nje llogje mbi guvernancen.
I gjithe materiali nuk ka asnje objektiv konkret, asnje shifer te vetme, asnje afat te percaktuar, asnje kosto te perllogaritur, asnje efekt te projektuar ne rritjen ekonomike te vendit.
Dhe nuk ka si te kete.
Kjo shumice nuk ka ardhur ne pushtet si rezultat i mbeshtetjes per ndonje program qeverises.
Kjo shumice nuk ka ardhur ne pushtet si rezultat i ndonje oferte konkrete per shpejtimin e ritmit te ecjes perpara te vendit.
Kjo shumice eshte thjesht dhe vetem arithmetike.
Sado te perpiqeni ta konsideroni ate plebishitare, sado te autosugjestionoheni madje, per ta besuar nje gje te tille, kjo shumice eshte varferisht, vetem arithmetike.
Partia kryesore e kesaj shumice ka zbritur nga 66 ne 65 deputete, pikerisht sepse, ne asnje moment, ne tete vite opozite, nuk u ofroi shqiptareve nje projekt alternativ, qeverises, te besueshem.
Dikur, zoti Rama e akuzonte partnerin e tij te sotem ne shumicen e re parlamentare si si “zevendeskryeministrin e bllokut te turpit qe ngjitej si Meta pas kepuces se Berishes”.
Me jane dukur fjale te renda atehere, me duken fjale te renda tani. Por, jane ato cka Edi Rama ka thene per Ilir Meten.

Pra, po ti referohemi vete Rames, per te pasur kete shumice arithmetike kryeministrit te sotem iu desh te vidhte kepucet e Berishes dhe ky eshte nje gjest aspak plebishitar. Quheni si te doni, konsiderojeni si te doni, perfytyrojeni si te doni. Por, plebishitar nuk eshte. Fare
Gjithesesi, kjo eshte pune per ju.
Shumices tuaj arithmetike ne nuk do t’i pergjigjemi me kalkulime banale dhe ekuacione ku deputetet jane thjesht koke, numra, per te mbushur njerin rresht te numeratorit, duke zbrazur tjetrin.
Shumices tuaj arithmetike ne do t’i pergjigjemi duke ringritur perfaqesimin moral te shoqerise shqiptare, te kesaj shoqerie qe nuk eshte aspak pergjegjese per amoralitetin politik, por qe perkundrazi, si vektor derivat eshte futur pikerisht prej politikes ne nje cikel te rrezikshem amoraliteti dhe pazari.
Shoqeria shqiptare nuk indukton amoralitet ne politike. Eshte politika qe indukton amoralitet ne shoqeri dhe shembulli, jo i vetem, por, ne menyren me kategorike, me tipik i ketij amoraliteti, qe politiken e sheh vetem si rezultante pazaresh te peshtira per te kapur apo mbajtur nje black jack me 71 kartona shumice, eshte koalicioni juaj, eshte mazhoranca juaj, eshte qeverisja juaj. Cfaredo emri t’i veme kreyeministrit te sotem, parashtesa eshte “black”.
Kjo qeveri eshte ne konflikt me ligjshmerine, sepse arithmetika politike e black jack-ut e deshi qe ju te mbeshteteshit edhe ne segmente te shoqerise qe marredhenien me ligjin e kane te papajtueshme. Madje, jo pak protagoniste te konfliktit me ligjin moren edhe mandatin e perfaqesimit te interesave ligjore te popullit te thjeshte socialist ne procesin ligjvenes. Ky eshte nje problem i madh per ju, por jo vetem per ju.

Nese ne do t’i pergjigjeshim forces me force, muskujve me muskuj, 1 me 1, 2 me 2, 35 me 35, sot mund te gjendeshim ne nje situate ku shumica te mos perbehej as nga socialiste as nga integraliste as nga demokrate, madje as nga politikane, por te perbehej nga forca mbi aresyen, por kjo do te kishte pasoja te paimagjinueshme per vendin.

Ndaj, ne, nje gjest te pangaterrueshem pergjegjshmerie ndaj te gjithe qytetareve shqiptare, vendosem t’i pergjigjemi forces me aresye, brutalitetit te shtanget me tolerance te pathyeshme, primitivizmit instiktiv me vlera europiane te konsoliduara. Dhe kete do te vazhdojme ta bejme, sepse kjo eshte ajo per te cilen shqiptaret kane me se shumti nevoje.
Programi juaj eshte pa ngjyre, nuk eshte as i majte as i djathte, as pertej se majtes dhe te djathtes. Ai eshte vetem nje hartim i paprincipte sepse princip nuk mund te kete.

Pak me siper iu referova fjale per fjale nje etiketimi qe kryekomponenti socialist i kesaj shumice i ka bere kryekomponentit integralist. Por, si mund te jete principal aliazhi arithmetik mes bllokut te turpit dhe “kryetarit te sektit te spiuneve te shqiperise, funderrines se pashembullt morale te shoqerise”, sic e ka etiketuar kryeintegralisti kundershtarin e djeshem dhe aleatin e sotem kryesocialist.

Me jane dukur fjale te renda atehere, me duken fjale te renda tani. Por, jane ato cka Ilir Meta ka thene per Edi Ramen.

Nuk mund te kete parimshmeri programi qe bashkon keta dy njerez. Dokumenti i hartuar prej tyre nuk mund te jete pervecse pamfleti arrivist i atij qe ka probleme ekzistenciale me pushtetin dhe vdekjen dhe atij qe ka probleme ekzistenciale me jeten dhe bllokun.

Programi juaj nuk ka perfaqesim. Nuk mundet ne fakt te kete perfaqesim, sepse ai eshte thjesht instrumenti medioker qe kryeministri i ardhshem ka vendosur ne duart e tij si bashkeministri i vetem i kesaj qeverie.

Koleget e mi e kane komplet gabim kur ju akuzojne se keni ndertuar nje qeveri te madhe. Qeveria juaj eshte vertet e vogel, me e vogla e imagjinueshme. Kjo eshte qeveria e vetme ne planet qe ka vetem dy ministra, kryeministrin dhe kryetarin e parlamentit.

Kryeministri eshte minister finance, minister i brendshem, minister shendetesie, ekonomie, energjie, i perkrahjes sociale, i ushtrise, i sporteve, i teknologjise dhe, sigurisht dhe i ngo-ve.

Kryetari i parlamentit eshte minister i drejtesise i transportit i integrimit dhe i bujqesise.

Te tjeret, ata qe do te votoni ju sot jane zevendesministra.

Nuk ka qeveri me te vogel se kjo. Une shpresoj vertet qe dy bashkeministrat t’ia dalin se, me gjithe kete ngarkese qe kane, do te kene nevoje dramatike per staf.

Kjo qeveri nuk eshte socialiste. Kam respektuar dhe respektoj cdo votues te thjeshte socialist, por edhe cdo koleg te Partise Socialiste me te cilin kam ndare debatet e ketyre 12 viteve te fundit, kater ne opozite dhe tete ne pushtet.

Nese nuk i kam perfillur per shpifjet, per manipulimet, per genjeshtrat, nese nuk i kam mirekuptuar per destruktivitetin, nihilizmin dhe paaftesine per t’u ngritur mbi interesat momentale politike ne sherbim te asaj qe eshte me e madhe dhe na perket te gjitheve, nje gje eshte e sigurt: i kam respektuar gjithnje per vokacionin e tyre, per besnikerine ndaj zgjedhesve socialiste.

Por, nuk ka asgje socialiste nje qeveri qe edhe une edhe Gramoz Ruci e degjuam njesoj nga televizori, nje qeveri qe edhe Astrit Patozi edhe Ben Blushi e lexuan njesoj ne gazete, nje qeveri qe eshte paprekshmerisht e larget njesoj si per Mesila Doden, si per Arta Daden, nje qeveri qe ndjehet njesoj e huaj si per Flamur Noken si per Pandeli Majkon, nje qeveri ku gjysma e zevendesminstrave eshte njesoj e panjohur si per Majlinda Bregun, si per Erion Bracen.

Kjo eshte qartesisht qeveria e atyre qe zoti Rama i futi ne Partine Socialiste nga dritarja e Bashkise se Tiranes, shoke, miq, kusherinj, kliente e gjithefarlloji. Por, socialiste jo. Historia na tregon se c’futet nga penxherja, po andej edhe del, por duke thyer xhamat.

Llogjet mbi governancen, nuk kane asnje model ekonomik.
Eshte e pamundur te sinkronizosh dhe permbledhesh ne nje model unik kendveshtrimet e ndryshme te pushtetit qe gjenden ne shumicen tuaj parlamentare.

Nuk ka zot te ndertoje nje model duke u mbeshtetur ne klientelizmin permanent dhe kaotik te zotit Rama, rendjen e pritshme per rikthimin e investimit elektoral te integralisteve te zotit Meta dhe pritshmerite e papercaktuara per perfitime te nje pjese tjeter te perfaqesuesve te kesaj maxhorance.

Nese do te huazoja dhe modifikoja nje percaktim te te ndjerit Pjeter Arbnori, kjo nuk eshte qeveri e socialisteve, por e specialisteve.

Kjo eshte qeveria e specialisteve-kliente te vjeter te pushtetit lokal te zotit Rama.
E atyre specialisteve qe pas emrave te studiove projektuese fshehin faturat e mynxyres 11 vjecare qe u be ne Tirane per te asfiksuar gjer ne kolaps cdo prespektive zhvillimi te ketij qyteti. E atyre specialisteve qe, pasi u moren femijeve te kryeqytetit cdo meter katror te lire per te ndertuar kubaturat voluminoze te fitimeve te tyre klienteliste, po paguhen tani per te mesuar kalamajte e Tiranes se te piramida e Enver Hoxhes mund te rreshqasesh nga lart-poshte.

E atyre specialisteve qe nenshkruajne fatura halucinante perfitimesh te turpshme, per t’ju mesuar “filozofeve” te qeverisjes se procesi ligjor duhet te kaloje nga ngujimi tremujor ne shtratin e gjumit te trazuar dhe gjumit te madh te diktatorit te fundit.

E atyre specialisteve qe po presin me makth copat e medha te atdheut qe do t’u vihen ne dispozicion permes konkurseve ku njeri eshte pjesemarres, tjetri eshte juri dhe i fundit eshte fitues, e keshtu me rradhe.

E atyre specialisteve qe sollet per territorin per shembull, te cilit ne program i keni kushtuar vetem 405 fjale, perfshi lidhezat, qe i bie 14 fjale per specialist.

Flisni per epoken e informalitetit, por nuk thoni qe kjo ishte epoka juaj, epoka e Rames ne Tirane, e Dakos ne Durres, e Gjikes ne Vlore, e Zeqos ne Fier e Peleshit ne Korce dhe me rradhe.

Flisni per kontrollin e territorit por nuk thoni qe ky eshte nje funksion i pikerisht pushtetit tuaj lokal.

Flisni per nje plan kombetar, por nuk e dini qe plani eshte ne proces, flisni per moratorium, por nuk e dini qe ligji ne fuqi ndalon ndertimet, pra vendos nje moratorium, sepse nuk i lejon Dakon, Zeqon, Gjiken tuaj te vazhdojne te shkaterrojne sipas orekseve personale ate qe eshte prone e perbashket e qytetareve.

Flisni per moment Zero, por momentin e keni patur institucionalisht qe prej tete vitesh. Zero eshte ajo qe keni bere ne fakt.

Flisni per plan kombetar transporti, por nuk e dini qe nje i tille ekziston prej vitesh dhe perditesohet vijimesisht. Madje, puna per te ka nisur pikerisht 9 vjet me pare kur ne qeveri keni qene po ju (ose me mire keta qe jane socialiste) se ju aty lart s’keni lidhje me keta.

Flisni per zhvillim rrugor te planifikuar, por nuk e dini qe rrjeti yne kombetar eshte pjese e rrjetit rajonal te Europes Juglindore, SEETO, qe monitorohet rreptesisht nga Bashkimi Europian dhe eshte miratuar filimisht po nga qeveria e socialisteve ne fillim te vitit 2005.

Flisni per programe mirembajtjeje, por nuk e dini qe po aplikohet nje i tille, i ndertuar me konsulencen me te mire te Bankes Boterore.

Flisni per korridore te gjelber dhe te kalter, por pa percaktuar se kujt i referoheni, sa eshte kosto, kur do te ndertohet.

Zonja dhe zoterinj deputete

Kjo qeveri ka dhe dy probleme te tjera madhore.

Problemi i pare eshte mungesa e personalitetit dhe e mundesise se zevendesministrave per te pasur individualitet.

Kjo eshte praktikisht e pamundur, sepse ministrat kan rene viktime e vesit te zotit Rama per te vijezuar gjate orarit te punes.

Ne tryezen e nje piktori-kryeminister, ku ka gjithnje mjete didaktike me tepri, ministrat pa mandate deputeti, ministrat qe i kane emrat te shkruar me laps, jane vulnerabel, lehtesisht te fshishen me gome.

Kjo i ben ata teresisht te pambrojtshem perballe trilleve apo interesave vetjake te kryeministrit. Kjo i ben ata te mos jene individualisht pjese dinjitoze e pushtetit ekzekutiv por te jkene kolektivisht ekzekutues materiale te pakoment te cdo trilli te kryeministrit te ri.

Problemi i fundit madhor qe ka kjo qeveri qendron ne faktin qe eshte e pakohe.

Llogjet mbi guvernancen jane te pavendosura dhe te papercaktuara ne kohe, sepse ne fakt e papercaktuar eshte koha juaj qeverisese.

Keni ardhur ne pushtet si rezultat i bashkimit mekanik te percmimit qe dy bashkeministrat e kesaj qeverie kane per njeri-tjetrin, dhe ky percmim reciprok eshte i pakoheshem.

Askush nuk e di sa do te zgjase dhe si do te funksionoje nderveprimi i dy vektoreve qe shtyhen per shkak te mungeses totale te konsiderates reciproke qe kane per njeri tjetrin dhe terhiqen per shkak te nevojes utilitare qe kane bashkarisht per te qene ca kohe ne pushtet.

Ndaj i gjithe dokumenti juaj nuk eshte i vendosur ne afate, por mbeshtetet ne konceptin e papercaktuar “ca kohe”.

E sigurt eshte qe, pergjate gjithe segmentit tuaj kohor, ne do te jemi perballe jush, jo per t’ju penguar pa shkak, por per t’ju detyruar te ecni ne trasene me optimale per te ardhmen e vendit;

Do te jemi perballe jush, jo per te hedhur balte kuturu, por per te sjelle mbi ju te gjithe vemendjen dhe vigjilancen e opinionit publik.

Do te jemi perballe jush edhe per t’ju ndihmuar me alternativen tone, per cdo sipermarrje qe kerkon kontributin e te gjitheve per te miren e perbashket.

Do te jemi perballe jush per te mbajtur mbi kokat tuaja cekanin e te vertetes, per t’ju kujtuar ju premtimet stratosferike qe i keni harruar qe sot, per t’ju kujtuar ne cdo moment se shqiptaret presin nga ju uljen e taksave, heqjen e takses se biznesit te vogel, legalizimet falas, shendetesine falas, 300 mije vendet e punes.

Do te jemi perballe jush per t’ju kujtuar se nuk jeni aty per te shendoshur interesat tuaja private apo te grupit, por per te mbrothesuar Shqiperine dhe shqiptaret.

Dhe, ne momentin e pare qe do te konstatojme se puna juaj shkon perkunder interesave te ketij vendi, do te jemi perballe jush, me te gjithe forcen e moralit, te shpirtit dhe te kurajos, per t’ju rrezuar nga karriget ku po uleni sot.

20 komente në “Fjala e Olldashit, nje thumb dhe per 10 mij km rruge te Berishes”

  1. e verteta says:

    Per mua eshte nje nder fjalimet me te sakta qe kam degjuar ndonjehere nga ky parlament primitiv!pasqyron komplet te verteten!respekt!

  2. tropojani-kuksiani-shkodrani says:

    Olldash,gjithmon ke qene si i privilegjuar,por qe kur denoncove dhe e kuptove qe PD eshte nje zgenjim,sado qe te flasesh me gjuhen qe ju imponon ajo lloj partie nuk e rregullon me ‘biografin’ me Salen,prandaj fjala juaj eshte”jepi ti japim”

  3. Aleksander says:

    Do te ishte me mire per Pd qe te ishte Olldashi kryetar se sa qull basha.

  4. meta says:

    Ky i ndershmi i b..thës!
    Pyeteni vetem sa milion euros i dha gruas per divorcin? per te vazhduar me poshte se ku i gjeti?

  5. malcor says:

    me falni per shprehjen ;tema ka pjerdhur ,tema do e kete te veshtire mbijetesen, se ka filluar me nivel te ulet te permbajtjes se saj me artikuj qe si hyne qenit ne pune si rasti i ketij artikulli te mesiperm,sa me mosperfilles te jeni me opoziten aktuale ne trajtimin e saj aq me teper do e kenaqni lexuesin,mos i rrini ne mes negativitetit dhe pozitivitetit por perkrah ketij te fundit

  6. FANE MIRDITE says:

    BRAVO SOKOL JE I MADHE PERPARA

  7. marsi says:

    Sokoli ngele politikani me I mire I momentit ne vendin tone.

  8. hasan says:

    Nese populli ju krahason me ju,banditet idiote te koheve moderne,ne opozite keni per te ngordhur,bastarde.

  9. Treviso says:

    Zoti Olldashi, sipas analizes qe i ben punes se ministrise qe ke drejtuar, del ministria me e dalluara ne qeverine e kriminel Berishes. Po te ndigjojme Imamin po ashtu. Pale te ndigjosh Flamurin,ai del hero fare.
    Zoti Olldashi, sipas raportimeve qe ju beni ne parlament del qe populli ka gabuar qe ju dha nje shuplake te fuqishme qe te mos e merrni vehten per disa vjet, ose ta shpreh shqip: Derisa te keni kriminel Berishen neper kembe.
    Zoti Olldashi, keni ndertuar shume kilometra rruge, por jo te standartit qe kerkon koha. Keni ndertuar 30 e sa tubacione ujsjellsis qe nuk çojne uje ne destinacion dhe populli ngelet perseri po pa uje.
    Keni ndertuar dhjetera depuratore, por deri tani nuk punon asnje prej ketyre. Per kete jua verteton Emisjoni Fiks Fare qe ngelet emisioni qe te hedh shigjeten ne balle kur gabon.
    Zoti Olldashi, jo vetem ministrat duhen shkruajtur me laps, por dhe kryeministri duhet shkruajtur me laps. Vetem keshtu munde te vendosi populli, dhe jo nje grup mafjozesh porsa i flaku.
    Zoti Olldashi, Ju thoni qe do ti rrini si çekiç ne koke qeverise se re.
    Nuk je i vehtem , do keshe te gjithe popullin ne krahe qe do ti rrine si çekiç-pneumatik ne koke qeverise. Mos harro zoti Olldashi se me gome i fshihet emri kesaj qeverie dhe nuk eshte si e juaja qe u deshen vite. U deshen vite, se ju ishit te pa ndryshuar. U desh nje gome e hekurt per tju fshire juve. Ky eshte nje dallim i madh ndermjet qeverise qe ju ishit dhe qeverise se re.
    Zoti Olldashi, shpresoj qe te behemi ortake, per te sulmuar gabimet e qeverise, por vetem me nje kusht; Te shkeputesh nga mendimet e kriminelit Berisha.

  10. lal krosi says:

    Olldash sa e ka faturen rruga Milot – Morine se deri tani s’e ka thene asnjeri? Po rruga Plepa – Rrogozhine kur do mbaroje? E di qe ka filluar qe ne 2008 mer minister bythmadh? Njiher e njikohe ke qene skilipec, tani je bo tamam si dash

  11. lili says:

    Amoralitetin e filluat ju ku thirret ilir met en ne qeveri ne vend se me dall para popullit’ndoshta n’a te kohe do shit rikonfirmuar ma mire ne pushtet edhe pa meten!
    Tash amoraliteti i Juaj ju perbin!edhe me retoriken tuaj nuk keni shans te fini prape se pushtet se vete po na rikujtoni horrleqet qe ju keni mbjell e nuk keni luftuar gjate 8 vite ne pushtet..

  12. Ermali H H says:

    Sikur ti beje dhe punet keshtu ne kete menyre qe rrompalle sor o Z.ISH Minister/Gazetar i RD, ta garantoja qe jo sot, por edhe tete vjete te tjera juve do te kishit qene ne qeveri sebashku me at DELIRANTIN Sali Ram Berishen ne krye te udhezimeve fryterore. Por kjo nuk ndodhi sepse Lulkja juaj i duheshin nja $ 400,000.00 Euro per ti zhvatur nga taksapaguesit shqipetar. Se pastaj si do e hiqte Albanian Airlines jashte loje ai Lulka e Gezimi qe te fusnin linjen me te korruptuar ne rajon (vonesa, pagesa, humbje valixhes, humbje drejte per operim ne airoporte prestigjiose si Zyrih, Torino, Amsterdam, Kolsove, etj etj) linja BELLE AIR, qe Z. Kryeminister Rama dhe Z. Haxhinasto si minister transporti duhet sa me shpejt te lejojne prokurorine e birit te Saliut, Adriatik Lallaen prokuror qe te filloj hetimet bile edhe pezullimin e perkohshem deri sa te merret vesh se kush ja ka dhene kete te drejt kesaj airline qe te tallet me popullin tim.

    Like we say here in US of A, good luck and godspeed to the new goverment of Mr.Rama

  13. NAIMI says:

    Ti vetem je nje kelysh i Sali kriminelit dhe asgje me tej. Te gjitha ato qe thua nuk jane gje tjeter vec pallavra.A i ke paguar firmat private qe jane marre me ndertimin e rrugeve ? Perse nuk po paguhen faturat nga thesari qysh ne muajin Maj, apo se buxheti po shperthen nga dhjamosja ? Pse e kini lene borxh arken e shtetit, apo se i vodhet si malukater te papare.Ti je nje kriminel qe duhet te jepesh llogari patjeter per vresjen e deputeti Xhindi,sepse ti e vrave, krimi po zbardhet. Ty te te vije turp per gjithcka qe ke bere kunder inereseve te popullit,je nje dallkauk qe nuk e ke shokun.Ju te githe jeni bere hale ne syte e popullit .Mos u sillni verdalle si pordhe neper breke se koha do t’ju ndeshkoje ashper per gjithcka kini bere.

  14. Apolonia says:

    BRAVO OLLDASHI
    Bjeri bolshevikeve
    Bjeri kelyshave te kuq se do han kokat e tyre shum shpejt !!
    Posht komunizmi
    Posht bolshevikete e kuq !!!!

    OLLDASHI JE ARMA ME E FORT E KETIJ
    PARLAMENTI !!!

    Mbyti bolsheviket !!!!

  15. BRISKU says:

    “NJE NGA SHUME QIMET E NJE BOLEJE TE VETEM” – eshte nje nga opinionet qe ka pasur nje demokrat per Olldashin dhe gjithe sorrollopin, si ai, ne PD.
    Problemi eshte se edhe kur ke te drejte, per te gjithe ata qe kane mend ne kete vend, po qime boleje ngelesh!
    Qime boleje per vete PD-ne qe me vote i dha vleren qe ka , ate te vegles qe flaket kur s’hyn me ne pune.
    Qime boleje, nga BOLJA dora vete, qe pasi e perdori e poshteroi publikisht, duke e detyruar te votoje per Bashen, ne nje gare qe(Jolldashi) kish pranuar te sodomizohej publikisht.
    Qime boleje, per te gjithe ata demokrate qe percmojne bythelepirjen si te vetmin parim per tu bere minister ne PD.
    Qime boleje per te gjithe ata shqiptare qe me sojin e jolldashit, jozefines, bashes, palokes dhe te gjithe hajduteve te LSI-se dhe gjenerates se bythelepiresve te rinj ne PS, pane se si nje brez i tere rinie mund te perdhunohet, perdoret, shperfytyrohet, sodomizohet dhe nenshtrohet nga cdo bole i ketj kombi.
    Mjere Migjeni! I kendoi nje rinie pasionesh, zjarri, trimerie, dinjiteti pa patur mundesine te shohe 100 vjet me vone, kete rini bythqiresh!
    Keshtu qe hesht vemje! Sherbeji pronarit tend me te vetmin zanat qe di , ate te kurves dhe hesht! E kemi nisur ne ate lufte, NJEREZIT E THJESHTE e nuk presim asgje nga soji yt. E kemi nisur kunder cdo qenie si ty qe kthehet ne vemje, kunder cdo boleje qe prostituon Shqiperine, kunder cdo qeverrie e cdo ngjyre qofte, kunder veseve qe mbartim gjithesecili ne veten tone dhe do tja dalim edhe pse rraca jote eshte shumuar shume dhe ka filluar te shqyej vetveten.
    Qivuri qe i hapem berishes ishte i madh, per tu futur dhe ti bashke me rracen tende te vemjeve, nuk ishte vetem nje varr per nje bole, por nje humnere e thelle qe varrosi nje gjenerate ndyresirash qe vjedhin, shqyejne, shesin territore, pasurojne fllazicer, sodomizohen nga grekerit, perdoren si lolo nga mafja dhe nga cdo gje e ndyre e ketij vendi.
    Jeni vetem nje pale kerma qe vdiqet por rracen tuaj e keni te madhe por mos mendoni se do beni kerrdine, e kam fjalen per LSI-ne dhe PS-ne, i njejti fund ju pret, pasi kjo eshte lufta e kombit tim ajo me e rendesishmja e te gjithe egzistences se tij, lufta kunder kermave te cdo ngjyre qofshin, lufta ndaj atij barku qe i pjell e shumon si krimat.
    Eshte lufta qe behet brenda vetes dhe trupit tend te semure per dinjitet, per nder, per pasterti, per te ardhmen, per femijet tane.

  16. beso says:

    E verteta eshte se PD kurre nuk ka fituar zgjedhjet dhe kurre ajo nuk ka superuar elektoratin tradicional te PS.E verteta eshte se Shqiperia eshte ne shumice e majte,as per gjatesine e Edit sot dhe as per shkurtesine e Nanos dje;eshte e majte ne shumice sepse eshte e varfer ne shumice.Nuk ka psikolog dhe politolog qe ta rrezoje kete aksiome.Kam pershtypjen se politiksat e Tiranes tashme kane kohe te merren me shkrime te bukura dhe metafora te gjata,kane tashme luks dhe pasuri sufiçente qe te mos u dhembe koka per buken e gojes per disa gjenerata dhe keto para e kete pasuri e kane zhvatur nga parcela e shumices se ketij populli te varfer e te denuar akoma me varferi.Olldshi me kujton nje pijanec te skuqur ne fytyre qe deklaroi ne 21 janar ne mbremje se dinte disa makina me eksploziv e municion qe do sulmonin kullen e qeveritarit berisha;a mund te na tregoje hollesisht per keto te dhena qe dispononte?A eshte i gatshem te deponoje ne prokurori per kete gje,se nese ka folur kot,ligji parashikon denime edhe per shpifje e dezinformime ne publik ne rrethanat e ngjarjeve te tilla.Per rruget dhe ujesjellesat qe ka bere me leket e popullit(dhe koka i plaste,se paguhej per kete pune)me rezulton akoma qe rruget jane ne shumice jashte standarteve dhe uji nuk u shkon ne shtepi njerezve.Eshte fajtor per shperdorim masiv te parase publike.Hartimet e tjera eshte ne moshe te vone ti beje,thone qe burgu 313 ka ambjente model dhe kushte shlodhese per krijuesit e hartimeve.

  17. feniks says:

    Ju,opozita KRIMINALE e serbit Sali Berisha,JENI VETEM ANTI SHQIPTARE TE RREZIKSHEM!!!
    JU E SHKATERRUAT,E VFODHET,E PERCATE SHQIPERINE!!!
    Ju mbollet MJERIM,URREJTJE,PASIGURI per te gjithe shqiptaret!!!
    Ju punuat per VETE E JO PER SHQIPERINE!!!
    BAJRAKTARI JUAJ mburret se ka ndertuar 10 MIJE KM RRUGE,ndersa ti thia vetem 2 MIJE KM!!!
    Ja kush jeni ju:MASHTRUES,HAJDUTE DHE ANTI SHQIPTARE!!!
    MBAROI KOHA E JUAJ!!!
    POPULLI JU GJYKOI DHE U DHA PLUMBIN BALLIT!!!
    CDO KRIMINEL JUSTIFILKON KRIMET E TIJ,NDAJ EDHE JU KETE PO BENI!!!
    Shpejt AUDITIMI NDERKOMBETAR do ju vertetoje se cfare KENI BERE ME PASURITE DHE PARET E SHTETIT!!!
    Atehere do keni kohe te MBROHENI PARA DREJTESISE!!!
    Mos i harxhoni fuqite me mburrje koti!!!
    Ato i di populli ndaj ju SHPORRI ME URREJTJE TE PAKUFISHME!!!
    Nuk ka qeveri ne bote,qe pasi humb zgjedhjet,te AKUZOJE NJE POPULL TE TERE,SE GJOJA ESHTE MOSMIRENJOHES!!!
    JU JENI TE CMENDUR DHE FASHISTE!!!
    JU E KENI VENDIN NE KRAMATORIUM!!!

  18. burreli says:

    Kur po ju bie ndermend per popullin juve more hale,pasi e ropet e dermuat e vrate.turbja ju mbulofte siç ju ka mbuluar.

  19. Ruci .G says:

    Sikur te isha profesor ne shkencat politike , gjene e pare te henen do t’i jepja klases sime te pare kete diskutim ta studionin dhe ta kishin per te ardhmen e tyre. Do doja nga kushdo ta lexoje e ta rilexoje kete diskutim , sidomos Lulzim Basha dhe Selami Xhepa ky i dyti per arsye se qenka fyer se nuk qenka bere deputet dhe poston mendime gjoja largpamese sa qe dhe kryespecialisti eshte habitur dhe seshte cudi per nje kalim majtas. Une do ta pranoja sidomos ne shqiperi cdo pranim majtas djathtas dhe anasjelltas kurre, nuk e them per veten po per cdo shqiptar qe e ndjen veten shqiptar e majta nuk eshte ideoligjija e shqiptareve sa me shume ti largohemi asaj aq me shume do ndjehemi te sigurte ne te ardhem tone. Do te shtoja se S.Olldashi eshte per vleresuar nga gjithe demokratet sepse per mendimin tim , sic those populli ai ka brum.

  20. L.Shmilli-Itali says:

    Në të vërtet një diskutim interesant dhe pse i formuluar me gjuhën e kontradicionit duke konverguar me pozitivizëm të shkuarën e tij personale, si ministër dhe të qeverisjes “blu”, me të pritshmin e tij negativist; për ata që fituan në mênyrë plebishitare zgjedhjet e 23 qershorit. Pavarsisht si ribënë kualicion, por që Olldashit i dhëmb shumë duke quajtur Ramën dhe Metën, me pezhorativët e epiteteve klasikë! Natyrisht diskutimi perpiqet të jetë krejt ndryshe, modern në hartimim, por po të thellohesh në të, gjen gafa të mëdha dhe absurditete të tjera dytësore, të mbuluara me hipokrizi katundarseke, duket nga dhimbja e stërmadhe e dy humbjeve zgjedhore…Ka edhe “goditje” kundër PD dhe direkt kundër Berishës,por qe nuk e ngrejnë dot në nivel reformator,Olldashin!Le te fillojmë nga keto te pakta pozitivitete:
    Berisha ka thënë se ka bërë 10 mijë kilometër rrugë të asfaltuara,(të gjithe mbajmë mend deklaratën e riperseritur) Olladashi ja minimizon 5 herë më pak dhe kjo shifër më në fund stabilizohet duke mësuar Sovrani të vërtetën që i përket Rilindjes. Por kjo shifër e Olldashit ne dëm të pathënë ndaj Berishës, është goditje e Olldashit në “thembër”, kurse Berisha dhe berishistet nuk do t’ja falin.
    Pozitive është kërkesa e Olldashit se Rilindja në pushtet tanimë, ka dokumentat gati, ku të shikojë perkushtimin e tij; sikurse pozitiv është dhe deklarimi se do bëjnë “blutë ” në opozitë, opozitën e ndershme!…
    Por ka një negativizëm të madh të qeverisë së “bluve” të cilat nuk i thotë. Nuk mund të thuheshin? Bile arsyet kryesore që PD i dha SOVRANI drurin,(mund 5 tja jap dhe Rilindjes nëse nuk vendos drejtësi mbi krimet, korrupsionin,punësimin…)Olldashi eti harron!Kryesohrja,ai që ka ngecur tani i vdekur në” grykën e hingës” dhe nuk e lë rinovimin e PD të zbres nga qiejtë qe krimit dhe mashtrimit, në “shishen” e demokracisë reale(Sovrani ta prek verën në shishe) “klizmi totallami i ramizit, Berisha; nuk do t’ja dijë për “verën demokraci” që do Sovrani.Ai ka ngecur i vdekur në grykë të hingës dhe Olldashi noton iende sipër…Harron apo nuk ido ta permend Olldashi varfërinë që Instat e ngriti tre shkallë më lartë,në këto ditë. Po mijrat e vendeve të punës te shkaterruar shqiptareve nga Berisha dhe PD(kish mundësi të tjera rinovuese industriale) kujt do tja faturojmë?Po Gerdeci,21 janari,votat e vjedhura,krimi në rrugë? Këto janë zezona tragjike ku Sovrani shkelmoi jo Rilindjen pse Rama bën(dhe duhet mendoj)politikën estravagande ku dhe vet Olldashi tradicional, del bllof duke kërkuar gjer programe të detajuara pa thënë plane 5 vjecare dhe shifra idjoteske që mbushte Berisha me kopjim ramizin, programet e tij; që asnjëherë nuk realizoheshin. Mjaft të kujtosh inkriminimin që u beri ish të persekutuarve,por dhe aksin autostradal Tirane-Kucovë- Berat…dhe gjendjen skandaloze të atyre rrugëve shiritat e të cilave Berisha dhe Olldashi i prenë edhe disa herë,e kjo nuk duhet kurrë të ndodh me Rilindjen!…Ka një realizëm në diskutimin e Olldashit, por i pashkëputur nga vicidolizmi totalisht dhe kjo mosshkeputje demton Olldashin dhe demokracinë!Por gjithsesi,duket se Olldashi sipër në grykë të hinkës,perpiqet të shkelmojë Berishën, kallamin e misrit(Azemi ka thënë Kallami i gjatë i Ramizit që duhet thyer..e me në fund e thyem) që ka bllokuar hinkën dhe nuk lëshon rrugë të rrjedh në shishen që do me verë të pastër demokratike Sovrani,ndryshimi i PD! Olldashi serish i bllokuar nga ramizizmi!…Shkelmat e tij prej puple, nuk shbllokojnë demokracine e bllokuar totalisht në PD!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje