Loret Sadiku: Nuk e kam refuzuar kombëtaren

sadikuLoret Sadiku nuk ka mundur t’i bashkohet Kombëtares shqiptare për shkak të dëmtimit. Mbrojtësi kosovar thotë se nuk e ka refuzuar ekipin kuqezi, dhe se nuk po mendon t’i bashkohet Suedisë.

Emri i Loret Sadikut ishte në listën e Xhiani De Biazit për ndeshjen miqësore që Kombëtarja shqiptare do ta zhvillojë kundër Bjellorusisë me 15 nëntor në Antalia. Por, para grumbullimi të ekipit kuqezi emri i mbrojtësit kosovar u hoq nga lista.

Për mungesën e Sadikut, deri më tani nuk ka pasur asnjë shpjegim zyrtarë as nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e as nga trajneri Xhiani De Biazi.

Pas kësaj filluan të qarkullojnë zëra se Sadiku ka refuzuar t’i bashkohet Shqipërisë, pasi ka ndërruar mendjen, dhe tani po synon t’i bashkohet përfaqësueses së Suedisë.

Por, Sadiku ekskluzivisht për Express ka mohuar këto thashetheme. Mbrojtësi i ekipit suedez Helsingborgs thotë se është i lënduar, dhe nuk mund të bashkohet me ekipin kuqezi për këtë ndeshje.

“Nuk jam grumbulluar me Kombëtaren pasi jam i lënduar. Nuk është e vërtet që unë po pres Suedinë”, ka deklaruar Sadiku për Express.

“Kam probleme me muskujt e pjesës së sipërme të këmbës së majtë dhe do të jem jashtë fushës për 2-3 javë”, ka theksuar Sadiku, i cili më herët është pajisur me pasaportë shqiptare.

Sadiku ishte i grumbulluar me Kombëtaren shqiptare muajin e kaluar, por nuk ka pasur leje nga FIFA të aktivizohet me kuqezinjtë në ndeshjen kundër Zvicrës dhe Qipros.

Mbrojtësi kosovar ende nuk ka marr leje nga FIFA që ta veshë fanellën kuqezi, pasi më herët ka luajtur me ekipin U-21 të Suedisë. Por, për ndeshje miqësore nuk duhet leja për tu aktivizuar me ekipin kombëtar.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Loret Sadiku: Nuk e kam refuzuar kombëtaren”

  1. xhovani says:

    NDOSHTA ESHTE E VERTET
    ,,,,,,

  2. gallata says:

    O TemA a e dini qe U21 e Shqiperise ka fituar 2 -0 ndaj Hungarise ?-Ju lutem informohuni dhe jepeni kete lajm se nuk na ndodh perdite …falemnderit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *