Dossier/ Merita Zaloshnja: Konferenca e Gushtit 92, shfaqja më e shëmtuar e PD-së

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

merita-zaloshnjaNga Luljeta Progni*

 

Kur filluan të duken qartë shenjat e një gare protagonizmi ndërmjet themeluesve të PD-së, kryesisht midis Pashkos e Berishës?

Protagonizmi ndërmjet Sali Berishës dhe Gramoz Pashkos, ishte shfaqur që në fillim. Të gjithë i mendonin si liderët e PD-së. Ishin natyra të ndryshme. Berisha karizmatik, imponues, dallohej që në fillim, se ai ishte lideri. Për çdo ide që hidhte në mbledhjet e PD-së, mundohej me çdo kusht dhe çdo argument ta mbronte në mënyrë që të imponohej. Mbaj mend, që në një nga mbledhjet e para te Komisionit Nismëtar të PD-së, hodhi idenë, që ne duhet të krijojmë Lidhjen Demokratike të Gruas. Genc Ruli që kisha pranë më thotë, “Po ky, do të krijojë bijën kur ne akoma nuk kemi ngritur mëmën?”.

Pashko kishte me shumë idera, shumë i përkushtuar, pak rrëmujë në shtrimin e ideteve të tij, por ishte më i butë dhe më paqësor. Sigurisht gara midis tyre, se kush do të merrte drejtimin e PD-së, dallohej qartë që në fillim. Te dy e synonin. Ajo që ia u shtonte më shumë, vinte dhe nga që në çdo miting që ata shkonin, nuk ju ndaheshin thirjet “Sali Berisha”, “Gramoz Pashko”.

 

Nga data 5 shkurt e deri më 14 shkurt 1991, janë një sërë ngjarjesh mjaft të rëndësishme që kanë përcaktuar ndoshta edhe fatin e Partisë Demokratike për 20 vitet që pasuan. Mund të na rrefeni detaje të atyre takimve intensive të Komisionit Nismëtar të PD-së?

Duke kaluar koha, ideja e e një mirëkuptimi ideal dalngadalë po shuhej. Në kryesinë e PD-së qenë ravijëzuar klanet. Nga pikëpamja ime në atë kohë, askush nga ne nuk dinte dhe nuk njihte asgjë nga politika, më ngjante tragjike. Por kjo ndoshta ishte normale në një parti politike. Me dukej sikur një ëndërr e bukur po shkatërrohej, po thyej. Historia e zgjedhjes së Sali Berishës kryetar dhe e shkarkimit të Azem Hajdarit, me sa mbaj mend unë, ka filluar në një mbledhje të Komisionit Nismëtar. Ishin caktuar tre anëtarë, që do të shkonin në një takim që e kishte kërkuar Ramiz Alia. Sali Berisha, Azem Hajdari dhe Arben Imami, (ne fakt këta tre shkonin në çdo takim që bëhej në ato kohë të trazuara me Ramiz Alinë, si përfaqësues të PD-së). Në atë mbledhje unë kam propozuar, që duhej ndryshuar delegacioni i PD-së me emra të rinj. U ra dakord me propozimin tim. U propozua që krahas Sali Berishës të shkonin Preç Zogaj dhe Eduard Selami, si persona më të qetë dhe më racionalë. Ky propozim u votua dhe fitoi me shumicë. Por pati një reagim nga Azemi dhe Arbeni, të cilët dolën nga mbledhja të zemëruar. Mbas tyre dhe Sali Berisha, me idenë për t’i qetësuar. Si përfundim ata u kthyen përsëri dhe u vendos si formulë kompromisi që do të shkonin Sali Berisha, Azem Hajdari dhe Preç Zogaj.

Mbas kësaj mbledhje ujrat ishin trazuar në Komisionin Nismëtar. Ishin ndarë grupet. Në njërin krah Berisha, Hajdari, Imami, Zogaj dhe në krahun tjetër Pashko, Meksi, Ruli, Selami. Gramozi hodhi idenë, që duhet zgjedhur kryetari i PD-së me votë të fshehtë, duke argumentuar që vetëm kështu do të kishte më shumë autoritet, he të gjithë do t’i bindeshin. Shumica ra dakord.U propozua Meksi. Në ato momente të trazuara u duk si një figurë kompromisi, duke qenë njeri i qetë dhe i letrave. U bënë fletët e votimit gati, u votua dhe fitoi. Reagimi i Sali Berishës, i Arben Imamit dhe i Azemit ishte shpërtheyes. Ata dolën nga mbledhja në mënyre demonstrative, duke shfryrë dhe duke thënë, se nuk e pranonin këtë votim. Të dukej sikur PD-ja e porsaformuar do të shpërndahej dhe do të shkatërrohej. Ishte caktuar, që mbas dy ditësh do të bëhej një aktiv i zgjeruar në Pallatin e Kulturës me përfaqsues nga të gjitha degët e rretheve të PD-së. Për të ulur gjakrat e liderëve tanë, Preç Zogaj propozoi që secili nga ne të Komosionit Nismëtar të votoheshim në këtë aktiv dhe të mernim votbesimin dhe kryesia e re që do të dilte, të zgjidhte kyetarin e PD-së. Gjithashtu të pezullohej vendimi i mbledhjes së Komisionit Nismëtar, për zgjedhjen e Aleksandër Meksit, kryetar të PD-së. Berisha e pranoi plotësisht propozimin e Preçit. Sigurisht dhe gjithë pjesa që kishte votuar për z. Meksi e pranoi këtë formule kompromisi, për të mos acaruar me shumë situatën brenda Komisionit Nismëtar.

Aktivi u mbajt me 13 Shkurt 1991. Tema ishte “Për zgjedhjet e Kuvendit Popullor”, që PD-ja propozonte për t’i shtyrë më 31 Mars. Mbaj mend që aktivi u kthye në një situatë të tensionuar mbas fjalës së Azem Hajdarit, ku ai akuzoi se disa nga intelektualët e PD-së ishin spiunë të Sigurimit të Shtetit, se po bashkëpunojnë me Ramiz Alinë, se duan të më heqin mua si kryetar, se është bërë një mbledhje e turpshme ku unë jam shkarkuar, e me rradhë (mbaj mend që ka përmendur dhe emrin tim midis të tjerëve). Një fjalim me shumë zemërim, inat dhe mllef.

Salla ngriu. E mbaj shumë mirë mend atë moment. Shikoja përreth. Ishin njerëz, që kishin ardhur nga të gjitha rrethet e Shqipërisë. Ishin demokratë të orëve të para, që atje, në rrethet e tyre, përleshjen me sistemin komunist dhe ngritjen e degëve të PD-së, e kishin pasur shumë më të vështirë. Shpesh herë ata kishin rrezikuar jetën e tyre dhe të familjeve të tyre. Dhe ata vinin këtu në Tiranë, në aktivin e parë të PD-së dhe dëgjonin se si ata ata njerëz që i mbanin si idhujt e tyre, që i kishin mbajtur në krahë nëpër sheshet e qytetve të Shqipërisë, kishin pasur betejë më të rëndësishme midis tyre, betejën për të marrë karrigen. Me vinte të qaja, të bërtisja. Mbaj mend që kam folur e revoltuar, nga vendi.

Mbledhja ashtu vazhdoi e tensionuar, e rrëmujshme. Rustem Gjata dhe Abdi Baleta u larguan në shenjë proteste në mes të mbledhjes, duke thënë “po përsëritet historia e Bajram Currit”. Në fund u propozuan 26 kanditatura për të zgjedhur kryesinë e re të PD-së. Në kryesi fituan dhe emra të rinj si Neritan Ceka, Shahin Kadare, Rexhep Uka, Blerim Çela.

Më 14 Shkurt u mblodh kryesia e re për të zgjedhur Kyetarin. Të gjithë ishin të përgatitur që dy do të ishin kandidaturat, ata që kishin qënë dhe më protagonistet e PD-së, Sali Berisha dhe Gramoz Pashko. Mendoj se kishte dhe një grup të tretë, ku bëja pjesë dhe unë, që mendonim se këto dy figura me rivalitetin e tyre po i bënin dëm Partisë Demokratike dhe PD-së i duhej një figurë më e qetë, më e ekuilibruar. Kështu, Arben Demeti propozoi për kryetar, Aleksandër Meksin. Imami propozoi Azem Hajdarin. U bënë 4 kandidatura. Sipas statutit, fituesi duhet të merrte më tepër se gjysmën e votave të vlefshme. Votimi u krye dhe Sali Berisha fitoi 9 vota, Gramoz Pashko 5 vota, Aleksander Meksi 4 vota dhe Azem Hajdari 1 votë.

Pas Votimit ndërhyri Arben Demeti, që propozoi se duhet të përsëritet votimi, meqë Berisha nuk ka marrë më shumë se gjysmën e votave. Por në këtë kohë ngrihet Nerita Ceka, që thotë se kjo nuk është më çështje procedurash dhe shumë njerëz në Shqipëri njihnin për kryetar, Sali Berishën. Kjo i dha fund çështjes së përsëritjes së votimit. U vendos me konsensus, që Berisha të ishte kryetar, por çdo vendim do të merrej në mënyrë kolegjiale. Kur kemi dalë jashtë nga mbledhja, mbaj një grup studentësh prisnin të shqetësuar se çfarë do të ndodhte brenda kryesisë së PD-së. Do të përçahej PD-ja? Kush do të zgjidhej kryetar?!

Sigurisht pas atij aktivi të parë të zgjeruar të PD-së, ku ne shfaqëm pjesën më të shëmtuar të grindjeve tona, të luftës tonë për pushtet dhe dominim të PD-së, ata studentë që me trimërinë dhe përulësinë e tyre na kishin dhuruar ne dhe gjithë popullit shqiptar, pluralizmin dhe partinë e parë opozitare ishin të trubulluar, të hutuar, se çfarë po ndodhte brenda atyre mureve, ku po zgjidhej personi që do të drejtonte për vite të tëra jetën politike të vendit.

Unë vetë nuk kam votuar për z. Sali Berisha, por për Z. Meksi. Por kur mbledhja u mbyll, jam ndjerë e lehtësuar, kam menduar se kjo ndoshta ishte zgjidhja më mirë, zgjedhja e Sali Berishës. Në qoftë se do të kishte ndodhur e kundërta, të ishte zgjedhur Pashko, PD-ja do të ishte përçarë përfundimisht. Berisha me natyrën e tij dominuese, konfliktuale, kontolluese nuk do të kishte pranuar asnjë rezultat që do të ishte kundër kandidaturës së tij dhe jam e sigurt që ndarja e PD-së do të ishte e pashmangshme. Këtë gjë nuk mund ta pranoja në shpirtin tim. Më dhimbsej PD-ja.

 

Pas humbjes në zgjedhjet e 31 marsit, PD-ja bëri marrëveshje për bashkëqeverisje me PPSH-në dhe ky moment ndikoi edhe në thellimin e ndarjes mes grupeve në PD.

Rezultati i zgjedhjeve të 31 Marsit, ku PD-ja fitoi në të gjitha qytet kryesore të vendit dhe PPSH-ja nëpër qytetë të vogla dhe në fshat, evidentoi faktin, që pjesa qytetare të mos pajtohej në asnjë mënyrë me këtë rezultat, ku Partia e Punës kishte fituar mazhorancën. Një seri grevash filluan. Kulmi arriti me grevën e urisë së minatorëve të minierës së Valiasit. Ata ishin të vendosur në realizimin e kërkesave të tyre dhe kërkesa më rëndësishme ishte dorëheqja e kryeministrit Nano.

Gjendja ekonomike sa po vinte dhe po keqësohej, e rënduar edhe më shumë nga situata politike me greva, protesta, mitingje. Sigurisht dhe ndihmat nga Perëndimi nuk mund të vinin kur në pushtet ishte akoma partia e vjetër komuniste. Partia e Punës po e kuptonte, se fitoria e saj ishte si e Pirros, se nuk e mbante dot më pushtetin me situatën e krijuar. Kështu që më 1 Qershor 1991 Fatos Nano dha dorëheqjen.

Presidenti Alia në mbledhjen me partitë politike vendosën që të krijohej një qeveri e stabilitetit me pjesëmarrjen e të gjitha partive parlamentare. Kryeministër u vendos Ylli Bufi, nga PPSH-ja. Nga Partia Demokratike, Gramoz Pashko zv.kryeministër, Genc Ruli Ministër i Financave, Preç Zogaj Ministër i Kultures dhe Perekli Teta Ministër i Mbrojtjes, Emin Mysliu në Ministrinë e Ndërtimit. Qeveria e Stabilitetit në momentin kur u krijua u duk si një domosdoshmëri dhe si një shpresë për situatën dramatike që po kalonte vendi. Mendoj se dyshja Pashko-Ruli me përkushtimin dhe inteligjencën e tyre po u jepnin jetë shumë reformave të domosdoshme ekonomike për atë kohë të trazuar, ku vendi ishte në kushtet e mbijetesës. Shqipëria nënshkroi marrëveshjen me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Mendoj që pjesmarrja e PD-së në qeveri i dha mundësinë, që dhe ndihmat dhe projektet për mëkëmbjen e ekonomisë të vinin me shumicë dhe të ndikonin në ndryshimin e gjendjes së mjeruar ekonomike të vendit.

Po brenda në PD, filloi njëfare xhelozie për ministrat e PD-së në Qeveri. U dukën sikur ata u shkëputën nga hallet e PD-së, sikur ju kishte hyre vetja në qejf, sikur nuk ju interesonte se ç’ndodhte brenda PD-së. Ndoshta nuk ishim mësuar me pushtetin, por unë mendoj që kontributi i ministrave tanë në atë qeveri ka qënë i pamohushëm, me seriozitetin dhe përkushtimin e njerëzve të rinj dhe idealistë, ndonjëhere dhe naivë.

 

Pak muaj më pas në shtator, u organizua kuvendi kombëtar i PD-së, atje ku u zgjodh kryetar Sali Berisha. Shumë prej protagonisteve të kohës e konsiderojnë si një kongres tërësisht të rregullt dhe demokratik. Për ju ishte i tillë?

Në 27- 28 shtator u zhvillua kuvendi i pare i PD-së. Sigurisht përgatitja e tij ka qënë e lodhshme, po më shumë dhe nga problemet që kishin nisur, nga aty do të dilte kryetari i PD-së. Në mbledhjet e kryesisë që po pregatiste Kuvendin, ka patur debate të forta, për mënyrën si do të zgjidhej Kryetari. Njëri grup, në të cilin ishte pjesa më e madhe e kryesisë me 12 anëtarë (Pashko, Selami, Zogaj, Ruli, Imami, Ceka, Demeti, etj), të cilët kërkonin që kuvendi të zgjidhte Këshillin Kombëtar dhe ky Këshill i zgjedhur, të zgjidhte më vonë kryesinë dhe kryetarin e Partisë.

Grupi tjetër me në krye Berishën (Uka, Çela, Toto, Dosti, Çika) që ishin në minorancë me 7 anëtarë të kryesisë, kërkonte që kryetarin e partisë ta zgjidhte direkt Kuvendi. Sigurisht lufta tamam midis dy grupeve ishte kush do të merrte frenat e PD-së në dorë. Dy ishin kandidaturat për kryetar të PD-së, Berisha dhe Ceka. Grupi i parë që mbështeste Cekën, mendoj që në rradhë të parë ishin kundërshtarë të Berishës dhe e dyta mendonin, se Ceka kishte staturën për të qënë lider i PD-së duke qënë se vinte dhe nga një familje qytetare me emër të dëgjuar dhe ishte antikomunist. Në mbledhjen e fundit të kryesisë, Arben Imami propozoi që kanditaturat që do t’i propozonim kuvendit për kryetar të PD-së, të mos kishin qënë anëtarë të PPSH-së.

Kuptohej qartë që kjo ishte një mënyrë për ta spostuar Berishën, duke mos ja vënë fare kandidaturën. Propozimi u hodh në votë dhe fitoi, sigurisht Berisha ishte në minorancë. Berisha nuk e pranoi votimin, filloi të bërtiste, duke thënë se këto janë puçe të përgatitura në shtëpinë e Gramoz Pashkos, se ai do t’i drejtohej aktivit të partisë që mblidhej para kuvendit dhe ata do të vendosnin, kush do të ishin kandidaturat. Dhe kështu në inat e sipër, duke folur dhe duke sharë u largua pa mbaruar mbledhja e kryesisë.

Në aktivin e PD-së që u mbaj dy ditë më vonë, Berisha duke qënë mjeshtër për t’ju drejtuar masës së njerzve të ardhur nga rrethet, ju drejtua me shprehjen “njëri grup në kryesi kërkon që kandidatin për kryetar ta zgjedhë kryesia, ndërsa unë kërkoj që kandidatin për kryetar të PD-së ta zgjidhni ju njerëzit e bazës, anëtarë të aktivit të kësaj partie. Berisha duke qënë një njeri masovik, karizmatik, dinte t’i bënte për vete njerzit. Kështu që sigurisht aktivi votoi për variantin e Berishës. Nga replikat që u bënë mes paleve, Neritan Ceka i është kthyer Berishës duke i thënë “Ju z. Berisha doni të jeni gjeneralë dhe ne të gjithë të jemi ushtarët e tu, por ne nuk do të bëhemi kurrë ushtarët e tu”.

Pas këtij aktivi deri në kuvend, Berisha nuk erdhi në zyrat e PD-së, më ka marrë një nga këto ditë në telefon dhe më tha “ti Merita duhet të mbash fjalim në kuvend, se je e vetmja grua në kryesinë e PD-së. E dyta duke qënë se vjen nga një familje e persekutuar, je perfaqësuese e asaj shtrese dhe së treti ti mbulon financat e PD-së dhe ti duhet të raportosh para kuvendit”.

U çudita nga telefonata. Unë nuk kam pasur mardhënie të mira dhe të afërta me Berishën. Asgjë personale, po ai e dinte opinionin tim për të, që nuk e pranoja dot natyrën e tij konfliktuale, hakmarrëse, dominuese dhe mbi të gjitha aspak tolerante. E dinte dhe atë që unë çdo votim kisha votuar kundër kandidaturës së tij, prandaj më bëri përshtypje telefonata e tij atë ditë. Mendoj se Berisha ishte në situatë jo të këndëshme brenda kryesisë së PD-së, e dinte që unë nuk kisha qënë pjesë e grupit që ishte mbledhur në shtëpinë e Gramoz Pashkos, (asnjëherë nuk kam marrë pjesë në ndonjë mbledhje të një grupi brenda PD-së që ishin kundër Berishës) dhe ndoshta mendonte se unë, duke qënë dhe grua mund të isha me e lehtë për t’u kthyer dhe për të kaluar në anën e tij.

Llogari politikanësh. Po në kuvend ai u bind përfundimisht, që unë isha kundërshtare e tij brenda partisë. Unë nuk kisha bërë dhe nuk do të bëja asnjë kompromis me z. Berisha deri në ditën që u përjashtova nga kryesia e PD-së. Mendoja (që në ditët e para të PD-së) dhe kisha bindjen e thellë se figura e Berishës nuk i shërbente PD-së, nuk i duhej Shqipërisë, se ky vend kishte vuajtur shumë nga udhëheqësit diktatorialë dhe tani kishte ardhur koha për figura të reja me mentalitet perëndimor, tolerant dhe mbi të gjitha të donin më shumë Shqipërinë se karrigen e pushtetit. Mendoj se i përkisja grupit të idealistëve në PD dhe jo atij të pragmatistëve.

Në kuvend Berisha fitoi me shumicë votash kundër Neritan Cekës. Kuvendi i parë kombëtar u zhvillua brenda gjithë rregullave dhe proceseve demokratike. Në mëngjes, në Sallën e Pallatit të Kulturës, mbas një nate të gjatë të numërimeve kishin dalë rezultatet e votimeve dhe njeriu i parë që takoj ishte Sotir Qirjaqi, i cili më tha “Merita ti ke fituar në kryesinë e PD-së”. Buzëqesha, po nuk isha e lumtur. Berisha kishte fituar me shumicë votash kundër Neritan Cekës. Tek borduri i Pallatit të Kulturës, atë mëngjes kam takuar Leka Toton dhe Eduard Selamin, (që për hir të së vërtetës nxinte në fytyre). Kam filluar të shpërthej “Kjo është një dite e keqe për PD-në”, “Ky vend nuk ka fat”, “ Përsëri një ish komunist në krye të PD-së”. Leka Toto, një burrë shumë i mençur, një njeri që kishte qënë në burg dhe që vinte nga një familje patriote dhe antikomuniste, u mundua të më qetësonte si mua dhe Selamin. “Ju jeni të rinj në politikë. Politika ka shumë ulje dhe ngritje, nuk duhet të mërziteni. Berisha me karizmin dhe përkushtimin e tij do t’i duhet PD-së dhe ca kohë, komunizmi nuk përmbyset kollaj. Ne duhet të presim dhe pak, të fusim sa me shumë njerëz nga të përndjekurit në PD, në mënyrë që të bëjmë shumicën dhe atëherë do ta largojmë Berishën”, na tha Leka.

Më pëlqeu arsyetimi i tij. Sigurisht për atë moment, se koha nuk i dha të drejtë. Ngjarjet e mëvonshme treguan, se Berisha dhe atë grup që u fut më pas në PD nga të perndjekurit politikë i shfrytëzoi për interesat e tij kundër grupit tjetër që kishte kundërshtar dhe kur nuk i nevojiteshin më, i përjashtoi dhe i largoi nga PD-ja në mënyrë të shëmtuar. (Kam parasysh Leka Toton, Tomorr Dostin, Dylber Vrionin, Dashamir Shehin, Merita Zaloshnjën, Petrit Kalakulën, Alfred Sereqin).

 

Pak pas Kuvendit Kombëtar, vijmë në debatin për largimin nga Qeveria e Stabilitetit. Si e mbani mend ju atë kohë, cili ishte Berisha, Pashko, Ceka, Imami, Hajdari e të tjerë? Çfarë përfaqsonin ata në këtë debat?

Mbas kuvendit të parë të PD-së, pozitat e Berishës u forcuan. U zgjodhën në kryesi, një pjesë njerëzish, që ishin me radikalë dhe mbështetës të tij, si Spahia, Arbnori, Kopliku, Dosti, Toto, Cela, Uka, Vejsiu, Çika. Berisha luajti fort në këtë kohë me kartën e antikomunizmit për të sulmuar grupin e tij kundërshtar, që në pjesën më të madhe ishin në Qeverinë e Stabilitetit. Mendoj që Imami, Selami, Hajdari, Meksi ishin më në hije. Ceka ishte më aktiv, duke qënë se ishte dhe kryetar i grupit parlamentar të PD-së. Mbledhjet zhvilloheshin të tensionuara. Po hidheshin teza, se duke qeverisur bashkë me komunistët, ne do të merrnim në kurriz të gjitha gjynahet e tyre, se ministrat tanë ishin indiferentë karshi problemeve të njerzve të PD-së. Këto sinjale na vinin dhe nga degët e PD-së në rrethe.

Nga mesi i Nëntorit 1991 kam qenë në SHBA, me një projekt të USAID-it për politikanët e rinj shqiptarë. Një program që zgjaste një muaj. Në këtë grup ishte dhe Azem Hajdari, Eduard Selami, Arben Lila, Edmond Bushati, Gazmend Turdiu. Një nga personat që na shoqëronte ishte dhe gazetari i “Zërit të Amerikës” z. Idriz Lamaj. Sigurisht në atë kohë mjetet e informimit, nuk ekzistonin si sot dhe ne nuk po dinim se ç’po ndodhte në Tiranë. Mbaj mend, që një natë në darkë, na thërret në dhomën e tij në hotel z. Lamaj dhe na thotë, se Këshilli Kombëtar i PD-së, kishte vendosur largimin nga Qeveria e Stabilitetit, se Pashko nga Londra ku kishte qënë me shërbim nuk kishte qënë dakort me vendimin e Këshillit Kombëtar të PD-së, për tërheqjen nga Qeveria e Stabilitetit. Na tha se Neritan Ceka kishte dhënë dorëheqjen nga PD-ja dhe politika, në një mbledhje në Presidencë, ku kishte qënë Berisha, Godo dhe Ramiz Alia…, Shqiperia po trazohej përsëri.

PD-ja ndoshta po shkonte drejt ndarjes. Jemi ndjerë të gjithë shumë keq atë natë. Të kishte rënë ai tavani i hotelit mbi kokat tona, ndoshta do kishte qënë më mirë. Ndjeheshim dhe pak fajtorë duke qënë se ishim 4 antarë të kryesisë jashtë vendit, (perfshirë dhe Arben Imamin, që ishte në Detroit në atë kohë) për më tepër Azemi ishte nënkryetar dhe Selami Sekretar i Përgjthshëm i PD-së. Ata të dy e ndërprenë programin dhe u kthyen menjëherë në Tiranë. Unë i dhashë një intervistë “Zërit të Amerikës”, për të dhënë opinionin tim për ngjarjet që kishin ndodhur në Tiranë ato ditë. Kam mbështetur vendimin e Këshillit Kombëtar për tërheqjen e PD-së nga Qeveria e Stabilitetit dhe sigurisht kam shprehur zhgënjimin e madh që kam ndjerë për dorëheqjen e z. Ceka.

Duke qënë se zgjedhjet e reja parlamentare ishin në horizont, mendoja që PD-ja duhet të ishte e bashkuar dhe duheshin lënë mënjanë mosmarrveshjet tona midis njëri-tjetrit. Një betejë e madhe na priste. Beteja për të mundur perfundimisht dhe për të larguar nga pushteti Partinë Komuniste,  22 marsi po afrohej.

 

Pas largimit nga qeveria e stabilitetit vijmë pikërisht aty tek zgjedhjet e 22 marsit dhe vetëm pak muaj pas tyre është largimi i mocionistëve… Si rrodhën ngjarjet?

Sigurisht nata e 22 Marsit dhe mëngjesi i 23 Marsit 1992 do të mbeten të paharruara në mendjet e shqiptarëve dhe për ne demokratët një nga ditët më të lumtura të jetës sonë. Jo vetëm që kishim fituar, po i kishim rënë me shuplakë të fortë PS-së. E kishim shpartalluar dhe fitorja jonë ishte e gjithanshme.

Por pushteti kishte dhe hallet e tij. Do të ndaheshin portofolet, secili kishte pretendimet e tij. Berisha do të shkonte president i vendit pa asnjë kundërshtim. Ishte momenti kur Berisha ishte lideri fuqiplotë, që e çoi PD-në në Fitore. Mendoj se në atë kohë në ndarjen e posteve, Berisha u mundua të jetë i arsyeshëm dhe të bënte kompromise të domosdoshme për krijimin e qeverisë së re demokratike, për të realizuar reformat e mëdha që priste vendi.

Kryeministër u vendos Aleksandër Meksi. Mendoj se qeveria e PD-së së vitit 1992 ka qënë nga qeveritë më të mira që ka pasur vendi. Për drejtimin e PD-së pas largimit të Berishës për president, u propozua Selami. Pati një problem me Imamin (që ishte nënkryetar i PD-së në atë kohë), i cili u propozua nga kryesia për kryetar i Kuvendit Popullor, po në Këshillin Kombëtar të PD-së u hodh nga Ylli Vejsiu ideja, që të kishte dhe një kandidaturë të dytë dhe ky të ishte z. Pjetër Arbnori. U hodhën në votë të dy kandidaturat, në votimin e parë dolën barazim, me përsëritjen e votimit fitoi Pjetër Arbnori. Ju propozua Imamit të ishte nënkryetar i kuvendit, po ai nuk pranoi.

Kështu filloi të funksionojë pushteti i ri i PD-së, me vështirësitë e fillimit dhe të situatës shumë të rënduar ekonomike në të cilën ishte vendi. Ne, duke pasur shumicën e kërkuar në parlament ndyshuam dhe ligje që kërkonin 2/3 e votave të parlamentit, ligjet e paketës kushtetuese. Nga ligjet e para që u ndryshua me propozim të Tritan Shehut, iu kërkua kuvendit që të ndryshohej një nen i paketës kushtetuese, ku thuhej që Presidenti i Republikes nuk mund të ishte anëtar i asnjë partie politike. Në nenin e propozuar, Presidenti i Republikës kishte të drejtë të ishte pjesë e çdo formacioni politik. Deputetët e PD-së e votuan. Besoj se ishte një mungesë ekperience parlamentare dhe politike e deputëtve tanë. Berisha do të ishte përsëri jo de jure, por de fakto kryetari i PD-së. Mendoj se ishte një nga gabimet më të mëdha që është bërë në atë kohë, që i kushtoi shumë në të ardhmen PD-së dhe Shqipërisë.

Pas zgjedhjeve lokale, që u mbajtën më 26 korrik 1992, PD-ja humbi në një pjesë të mirë të komunave dhe bashkive. Mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së për të analizuar shkaqet e humbjes, në gusht 1992. Arben Imami lexoi në emër të një grupi anëtarësh të kryesisë së PD-së, (Prec Zogaj, Arben Demeti, Edmond Trako, Ridvan Peshkëpia) një mocion, ku shkaktar kryesor për humbjen e zgjedhjeve sipas tyre, ishte drejtimi i PD-së nga z. Berisha në mënyrë autokratike, se PD-ja ishte e uzurpuar nga Berisha dhe klani i tij, se idealet demokratike të Dhjetorit ishin harruar dhe një sërë pikash, ku lexohej qartë që ky grup i kërkonte Këshillit Kombëtar, që PD-ja të reflektonte dhe të ndryshonte. Ata kërkuan që të lexohej vota e 26 Korrikut, ashtu siç populli e kishte dhënë, se PD-ja brenda katër muajve qeverisje, kishte zhgënjyer pjesën më të madhe të elektoratit.

Pas leximit reagimi i Berishës ishte i pamëshirshëm. Ata u etiketuan mocionistë, puçistë, vegla të komunistëve etj. Dhe kështu vazhduan dhe pjesa tjetër, që ishin me shumicë mbështetës të Berishës. U propozua që të shkohej në një konferencë të jashtëzakonshme, ku të kërkohej përjashtimi i këtyre mocionistëve nga PD-ja. Propozimi u votua me votim të hapur dhe u vendos thirrja e konferencës së Jashtëzakonshme. Mbaj mend fjalën e Preç Zogajt, një fjalim brilant. Ai ju drejtua miqve të tij të vjetër me të cilët kishte themeluar që minutën e parë partinë e parë opozitare në vend “Unë, në jetën time kam krijuar 2 fëmije, 7 libra, 1 gazetë dhe 1 parti. Dhe unë jam krenar për to dhe ju nuk mund të m’i mohoni dhe as të më përjashtoni”. Gjithmonë e kujtoj atë fjalim. Kam ndjerë një dhimbje, se diçka po shkëputej nga trupi ynë. PD-ja ishte njësoj e rëndësishme për të gjithë ne. Siç tha Preçi, ishte krijesa jonë. Fjala përjashtim ishte shumë e hidhur, për më tepër, të kujtonte historinë e Partisë Punës, që nxirrte grupe armiqësore, sa herë që i kishte keq punët.

Kështu shkuam në konferencën e jashtëzakonshme, ku përjashtimi i mocionistëve ishte një gjë formale. Ajo ishte vendosur përpara së të fillonte. Po ajo që ndodhi, ishte një nga shfaqjet më të shëmtuara që ka ndodhur në PD. Situata doli jashtë kontrollit dhe njerëz që nga vendi bërtisnin në kor, “Të përjashtohen!”, “Tradhëtarë!”, “Vegla të komunistëve!” etj.

U munduan Pashko, Imami, Zogaj të flisnin po nuk i dëgjoi njeri. Dhe Gramoz Pashko do t’i drejtohej Berishës “Hija ime do të ndjekë gjithë jetën pas”.

Një ish student, Myftar Gjanaj, i propozoi konferencës që krahas këtyre që do të përjashtoheshin, të shtohej dhe një grup tjetër për t’u përjashtuar. Motivacioni ishte, se këta ishin njësoj si ata që po përjashtonin. “Më mirë t’i heqim dhe këta sot, që të shpëtojë PD-ja”, u shpreh Myftari. Në propozimin e Myftar Gjanajt ishin Genc Ruli, Shahin Kadare, Merita Zaloshnja, Mitro Çela. Histeria kolektive kishte arritur kulmin. PD-ja ishte radikalizuar, nuk flitej më për demokraci, për rregulla, për zgjedhje. Shahin Kadareja ngrihet dhe thotë “Unë jap dorëheqjen, nuk mund të qëndroj më në një parti që nuk zbaton rregullat më elementare të demokracisë.

Mbas tij ngrihem unë dhe i drejtohem gjithë konferencës “Unë jam Merita Zaloshnja, anëtare e kryesisë së PD-së. Unë nuk e jap dorëheqjen nga PD-ja. Unë vij nga një familje e persekutuar dhe PD-ja është partia ime. Kërkoj votëbesimin tuaj. Isha e prekur, e lënduar.

Tritan Shehu, kërkoi të ndërpritej seanca dhe të bëhej pushim. Nuk jam e sigurt, por mendoj që Berisha gjatë atyre minutave të pushimit, e kuptoi që situata në konferencë po i dilte nga kontrolli. Mbështetësit e tij, duke dashur t’i bëjnë qejfin dhe të dilnin si shpëtimtarë të tij i kishin tejkaluar caqet e lejuara. Nëse do të përjashtoheshim dhe ne, grupi tjetër, i binte që të ishte gjysma e kryesise së PD-së, për më tepër të gjithë themelues të PD-së.

Ne seancën që vazhdoi u hodh propozimi i Myftar Gjanajt në votë dhe u votua për secilin emër veç e veç. Ruli, Zaloshnja, Çela, të tre ne, fituam votëbesimin. Kadareja i qëndroi dorëheqjes.

Kështu u mbyll dhe konferenca e jashtëzakonshme që përjashtoi nga partia Pashkon, Imamin, Zogajn, Demetin, Trakon, Kadarenë, njerëz që i kishin dhënë emrin, shpirtin, përkushtimin dhe gjithçka PD-së.

Gjithmonë kam qënë e mendimit, se në PD duhet të jepnim frymën e bashkëpunimit dhe të mirëkuptimit dhe jo të urrejtjes dhe jo vetëm midis njeri-tjetrit, por edhe palën tjetër ta shihnim si kundërshtar polik, jo si armiq. Boll ka vuajtur Shqipëria, nga urrejtja për njeri-tjetrin, nga ndasitë dhe lufta e klasave. Të gjithë duhet të vëmë një gur, ta bëjmë Shqipërinë.

*(Intervistë për librin “Pardesytë e bardha”)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

29 komente në “Dossier/ Merita Zaloshnja: Konferenca e Gushtit 92, shfaqja më e shëmtuar e PD-së”

  1. popull injorant, komunisti zgjidhet per te drejtuar partine demokratike kjo tregon se ne cfare nivelesh ishte shoqeria shqiptare e cila coi ne formimin e nje klani postkomunist te vetequajtur PD, dhe jo te je demokracie te vertete , natyrisht se ne 1990 ishte deshira po mungonte faktori humanodemokrat dhe ja ku jemi sot pas 23 vitesh ne nje stanacion ku as dy milion banor nuk jane te afte te ngrene nje shtet demokratik qe te funksionoje sa nje lagje e romes ose londres nuk jemi te afte te jetojme ne standarte njerezore,turpi na vjen pas se histori nuk kemi

    1. ARTAN K. says:

      Respekt znj, Zaloshnja,
      por ka edhe me:
      http://goo.gl/Dku9Yh

      1. po tani qe u zgjodh rama per ti dhene fund tranzicionit? hahahahah te shkrijne keto trapa. rama ka filluar ne vitet 91, deshtoi, u kthye ne kohen e fatosit. u be minister, kryetar bashkie. i korruptuar ne max dhe felliqesirat pretendojne qe rama do sjelle ndryshimin. aq sa solli berisha ndryshimin pas komunizmit po kaq po sjell rama pas saliut. desh ju shkaterroi fare me arme kimike. budallenj, si nuk zote mend njehere. ngelet te fundit ne rajon. as integrim as ekonomi asgje.

    2. loni says:

      ore njerez cfare populli jemi ne,,sa here qe drejtuesit e larte te politikes sone vdesin apo bien nga qeveria,,dalin ca qyrramane apo qyrraveca dhe flasin qe politika e sales apo e enverit apo e nanos etj,,ishin te lidhura me serbin me krimet mbrenda partise me vjedhjen e pasurireve te kombit me tradhetite e tyre me arrogancen e tyre qe nuk linin rival etj etj,,po pse nuk i thoni kur ndodhin keto gjera qe ne momentin e duhur dmth kur jane te freska,,por i thoni tani qe cdo gje eshte qelbur dhe bie ere qe e nuhat i math e i vogel,,te gjithe ju te pd keni qene me te keqinj sesa vete diktatura e enverit,,une po te isha vetem 6 muaj kryeminister do tju pushkatoja qe ne muajin e pare te gjithe ju plerat qe llapni sote mbas 23 vjeteve,,le te acarohet perendimi se mbas nje muaji do ti harroj shpejt keto krime,,qelbaniker demokrate malokerie,,si e lejuat ju studentet tju shperfilli nje injorant malsie dhe sote dilni dhe tregoni perralla me mbret,,fai ishte i juaji qe ne fillim,,jua mori kalane nga brenda trathtari berishian..maskarenje..

      1. Pilo Lala says:

        Zaloshnja,
        Ju keni qene bashkpunetor te Fashizmit, dhe u bete bashkpunetor te Komunizmit, dhe me pas te Katundarizmit.
        Keto Intervista ju i jepni pas pilafit – thote populli.
        Edhe pse u perjashtuat, ju ishit ne pozicione kyce, dhe keni bere berihajin keto 23 vjet.
        Ju jeni po aq fajtor dhe bashkpunetore, sepse juve ju pelqeu karrikja, shikonit krimin si shkaterronte Shqiperine, shikonit Tropojanet si kercenonin, dhe vazhdonit ne heshtje te mbeshtesnit maskarenjte.

        1. vaso says:

          pikerisht keshtu.Nga gjithe historite qe vete tregojne,duket qe ishin te gatshem te rronin ne hijen e te tjereve.Sot na tregojne prralla qe ska kuptim ti degjojme.

  2. iliri Tirane says:

    E lexova me vemendje te gjithe artikullin, te gjitha keto dihen se jane thene e s’terthene, ne ate kohe te gjithe ishim me PD. Problemi eshte se kjo berthame antishqiptare me koke ne Beograd dhe trup ne Tirane nuk pati as nje barriere serioze dhe beri cka donte dhe po ben ende…..por sot eshte ndryshe, mileti e ka kuptuar lojen e ndyre te kesaj bande kriminale dhe nga zgjedhjet ne zgjedhje do zvogelohet.
    Por Ju intelektualet e pare qe une ju njoh, duhet te riorganizoheni dhe te merrni me vete demokratet e vertete(tashme te zhgenjyer) dhe krijoni te djathten ne Shqiperi, qe sot nuk ekziston.
    Kapitalizmin e ben e djadhta, jo reformat e majta sociale qe jane kalimtare. Shkendijen e pare e ka dhene B.Topi, mbeshteteni dhe do te shikoni si “PD” e SRB do jete minorance pa vlere.

    1. Bekimi says:

      @iliri Tirane
      Po ti, si m’i lexove mendimet dhe i shkruajte para meje?

      1. Pilo Lala says:

        Do lexoja me shume deshire kujtimet e Pali Miskes ne kete periudhe, se te kesaj dhelpre qe i sherbeu cdo rregjimi.
        Tani po na del e lare dhe parimore.
        Berisha dhe ju ishit fole grenxash, qe hengret njeri tjetrin, ose me sakte ju helmoi Berisha nje nga nje.
        Ju jeni te gjithe FAJTORE per keto 23 Vjet.

  3. ministri says:

    te kishit qene me te vendosur atehere,sot do ishim patjeterpjese e europes.a e kuptoni se cfar gabimi keni bere qe keni lene saliun te livadhis duke e ditur se eshte nje komunist ekstremist.mbajeni me shendet deri ne fund te jetes komunistet nuk vdesin kurre.

  4. redisheheri says:

    Banditet e Berishes u futen nga masa e gjere e popullit shqiptar radikal ne komunizem,radikal ne antikomunizem,ne islamizem,ne fashizem.Si popul radikal antikomunist zgjodhi nje komunist.Miu i vogel budalla,kerkonte dado macokun.

  5. Veli mullaraj says:

    Merita te pergezoj qe u rishfaqe . Ty te takon se je nga te parat , jemi me keq pas 23 vitesh te pergezoj. Zana Mullaraj

  6. Veli mullaraj says:

    Merita te pergezoj qe u rishfaqe . Ty te takon se je nga te parat , jemi me keq pas 23 vitesh te pergezoj. Zana Mullaraj p

  7. popull servil dhe frigacak dhe spiun says:

    histori karakteristike te ketij populli,,

  8. ijs says:

    Gallatat nuk mbarojne keto 23 vite. Cdo dhjetor na duhet te degjojme foshnjaraket e viteve 1990 me hundet e tyre plot qyrre, qe nuk dinin asgje nga “bota” dhe na hiqen sikur keta do shpetonin shqiperine me “demokracine” e dy gishtave perpjete. Keta majmuner qe krijuan pd ne fakt ishin dhe jane foshnjarake te parritur kurre dhe pse kane kaluar 23 vite, ku vepra e Pd ishte degjenerimi i nje kombi te tere ne lufte civile qe nga protestat e para te saja me nje bilanc, qe do ta kishte dhe Siria e sotme me 60 mije te vdekur, 1 milione internim jashte shtetit, dhe shkaterrimin e cdo treguesi ekonomik, social, politik, duke e kthyer shqiperime ne albanistan dhe Sicili te Cosa Nostres. Mjaft! plehra dolet duke bere reklame mallkimit, qe sollet mbi kete komb injorant pas 1990!

  9. Zani says:

    Kjo flet qarte edhe per fenomenin “Trebicka” ne rastin Pashko. Nje Parti me duart me gjak, ne duart e nje psikopati primitiv nga halete dhe shpellat e vendit. Kjo ndyresire organizate pseudodemokrate por teresisht kriminale e quajtur PD na vodhi 23 vjet jete dhe plackiti nje vend te tere. Banda e fshatareve bojqilli.

  10. Art says:

    Me kujton pak a shum librin e Enver Hoxhes “Kur lindi partia”.

  11. ed pa says:

    ka ngelur parti e karaxhiceve se demokratet e vertete i vrau dhe i persekutoi si mesuesi i tij shpirteror,,,,

  12. fatmiri says:

    Beni mire te mos i tregoni., megjithese ne i dime. Parti rrugaçesh dhe kriminelesh.

  13. SKRAPARI 2 says:

    Qe ne fillim dua te te pergezoj per te vertetat qe ke treguar ne kete interviste. Te pergezoj si intelektuale ,si grua e vendosur,e mbi te gjitha si Skraparlesh,edhe ne qoftese nuk ke lindur ne Zaloshnje. Po keto te verteta,te cilat ne i dinim ,po jo kaq ne brendesi ,sidomos shprehjet e PASHKOS e te ZOGAJT apo edhe te Cekes,te cilet me vone ju falen Berishes,kurse ju qendruat tamam ne idealet tuaja. Sali BERISHA,ahtu si tregoni edhe ju , ofendimet e sharjet i paskerka edukate ,pasi ne e kemi degjuar vetem te shaje e te ofendoje opoziten,por ja qe paskerka shar edhe shoket qe ne lindje te partise. Po ju demokratet e perjashtuar,por ehe keta qe jane tani jeni pergjegjes te pakten moralisht,qe na kini len ne krye kete doktator per 23 vjet e ne vazhdim,pasi Basha duket qe eshte nje kryetar formal,pasi duket ehe kur flet qe nuk eshte i sigurt ne ato qe thot.Nga veprimet e eri tanishme,pavarsishte levizjeve qe kane bere isa si Imami, Ceka,Demeti,Islami ,qe ne illim te krijimit te partise jane dukur shenjat e marrjes se nje karrike,e jo ceshtja e popullit ,qe na paskerka vuajtur ne regjimin komunist.Nga fjalet tuaja kuptojme se SALIU cddo here eshte vetzgjedhur,ndoshta edhe me dhune e jo se eka dashur masa e popullit demokrat. Kuptojme gjithashtu, se qe ne fillim Partia DEmokratike vetem emrin ka patur te tille,te cilen e kuptoi edhe populli me von qe ne kete parti nuk flitet per demokraci por per diktature te njeshit. Kete e verteton edhe fakti qe po ben kaq kohe qe ne ate parti nuk behen zgjedhje,dhe titullaret poshte Saliut,jane ormal e nuk kane fuqi veprimi edhe sot qe gjoja Saliu ka hen doreheqjen. Duke lexuar intervistat,si te Arben Imamit per themelimin e PD si dhe ne lidhje me EDI RAMEN, i cili ka qen kunder zgjedhjes se antareve te PPSH e siomos te SALIUT,paskerka patur plotesishte te drejte e duhet pergezuar per largimin qe ka ber nga ajo parti. KETO SHKRIME JANE TE VLEFFSHEME EHE SOT PER TE NDRICUAR MENDJEN E PD- ISTEVE,QE TE LARGOJNE KETE NJERI, SALIUN NGA AJO PARTI. SIGURISHTE EDHe ata qe jane rikthyer ne kete parti,si POLLO ,IMAMI,SELAMI ,TRITANI , jOZEFINA,NUK DUHEN ZGJEHUR NE ORGANET DREJTUESE TE KESAJ PARTIE. EDHE NJE HERE FFALENDERIME Z,ZALOSHNJA,PASI skraparllinjte nuk jane gjethe fiku qe te shkojne nga ryn era,pavarsishte se si thot populli ,pyll pa kafshe te egra nuk ka.

  14. juristi says:

    Keta qe hipen ne pd nuk ishin demokrate te vertete se po te ishin demokrat do kishin folur me pare,keta u futen nga ALIA.Demokrate te vertete ishin ata qe hyne ne burgje si;pjeter arbnori,grupi i deputeteve,vellezerit blloshmi,kurt kola,ata qe bene 20-30 vjet burg per bindje politike,keta jane demokratet e vertete,kurse ata qe hyne ne pd hyne per te bere para,sic e treguan me vepra me vone.

  15. ali says:

    Ne Shqiperi nuk behesh kurre politikan i kupoles , po nuk pate borderon ne Beograd, Athine , Rrome
    e gjetke
    1.Berisha , kontigjent i Veriut te eger e brutal,
    2.Pashko,kontigjent i Jugut, te kalit te Trojes,
    3. Ceka, nga familja e tij kolaboracioniste, kontigjent i gjermaneve .
    Ne keto tre perplasje , duke patur parasysh rrethanat e kohes , ku Serbia e Milloshit kishte m-dh
    te mira me SHBA -ne , fitoi bajraktari i Vicidolit .
    Kot thone se kjo ishte veper e R. Alise . Jo nje here Alia e ka hedhur poshte akuzen ku i atribohej
    venja ne krye te PD , S. Berishen . Ramizi e pranonte me plot gojen qe ai e kishte propozuar Nanon
    ne krye te PS, dhe ka mohuar kategorikisht ate te Berishes. Jo, ka thene Ai , Berishen nuk e kam reko-
    manduar une . Ahere kush e ka rekomanduar lind pyetja ?! R. Alia kurre nuk i dha pergjigje kesaj
    pyetje sa ishte gjalle. Kete sekret e mori me vete ne varr !

  16. ali says:

    Shenim: Berisha vetem e di se kush e coi ne majen e pushtetit pergjate 23 vjeteve ! Keshtuqe sekretin
    e Ramizit e di vetem Berisha dhe mbase askush tjeter deri me sot !

  17. Homo Sapiens says:

    Cfare dmth. D E M O K R A T?? anetar i PD-se??!!!

  18. emigranti says:

    Sigurisht nga intelektualet komunist do te dilte PD-ja, sepse te perndjekurit ishin kaq te rrenuar sa nga te keqt kishin harruar edhe emrin e vet e jo me te ishin te afte te krijonin nje levizje politike, e dyta, ata pak shuuuum pak intelektual, ose me mire te themi te shkolluar qe me te vertet thell ne shpirt kishin qen gjithnje disident dhe per kete shkak nuk ishin lidhur me teser me PP, gjithashtu u shmangen brutalisht nga PD ose integrimi ne rradhet e saj. PD duhej te mbetej ne duar e ish komunisteve dhe per te shmangur çdo rrebelim brenda saj kuadri i saj u ndertua me njerz krejt injorant e te paafte neper rrethe .. keta nuk qene te zot te ngrinin e forconin strukturat e PD, por qen te zot te formonin klane dhe me servilizmin e tyre te mbijetonin e madje te benin edhe karrjere .. Berishes filloi ti pelqente ti serviloseshin, dhe sa me shum servile rreth vetes aq me shum “zot” ndejehej ai .. keshtu PD lindi si nje krijese e kalbur dhe ka mbijetuar vetem fale ish te perndjekurve dhe militanteve fanatik .. zgjedhjet e qershorit treguan se lodhjen e qytetareve, te militanteve, te optministeve e te te gjithe asaj shtrese qe nuk e lidh asgje me te majte, me PD. Krijesa e kalbur tashme gjithsesi nuk mund te mbijetonte. PS gjithashtu do te kete nje fund te shpejte dhe akoma me te rende se PD, sepse; njerezit kane humbur dhe po humbin dita dites gjithshka edhe rrezen me te vogel te shpreses, ne keto kushte eshte krijuar dhe po zmadhohet me shpejtesi numeri i njerezve qe nuk kane me se çte humbasin .. kjo situate do te pjelle nje levizje te re te fuqishme, madje shuuum me te fuqishme se e 90-es e cila do ta permbyse kete klase te kriminalizuar politike qe sot mban peng fatet e popullit dhe te vendit .. Sume shpejt do te kemi pranveren e vertet Shqiptare, sepse ajo e 90-tes ishte KATOVICA ..

  19. Edmondd says:

    Shqiptaret kurre nuk shohin perfundimin por mundohet te bejne filozofin duke pare rrjedhjen e ngjarjeve. Perfundimi eshte qe veiu mori pushtetin, tropojanet zbarkuan ne jug e bene kerdine, depot u hapen, mijera te vrare kryesisht ne jug, anija e vlores u mbyt ne det, etj etj dhe ju akoma mendoni qe komunistet kishin pushtetin. o tutkuna kur dreqin do ta kuptoni qe tropojanet nuk jane komuniste por ju urrejne e jua kane nxire jeten keto 23 vite, madje kane lene pasoja aq afatgjata saqe rama nuk eshte i zoti as ta drejtoje shtetin dhe shume shpejt do e fuse ate ne krize nga e cila dhe do humbe poushtetin me demostrata te tropojaneve. kur do rriteni e mos te lini nam duke e quajtur saliun idhtar te enverit apo komuinist etj?

  20. e verteta says:

    Edmond,
    nuk moren fund per shqiperine keto percares si puna juaj.Sa qe Enveri veriun e shtypi dhe e la ne kulmin e mizerjes,tani ju mbaturinat e tij.Po jan shqipetare,o zoteri,te gjithe,nga jugu ne veri;shtetet futen ne lufte per nje cope toke edhe shkretetire sikur te jete,ndersa ju e urreni e mallkoni gjysmen e atdheut tuaj.

    1. Edmondd says:

      permbaju temes. e verteta eshte qe saliu i ka bere komunistet te ikin jashte shqiperise dhe te rrine e te degjojne lajmet se mos po shperthen ndonje demostrate qe te kthehen ne shqiperi. kjo eshte e verteta, filozofite e tjera te tipit saliu dhe tropojanet jane komuniste e idhtare te enverit a ku ta di un se ca perrallash te tjera tregoni jane pallavra. as per te portokallia nuk bejne.
      e di qe enveri e ka shtypur veriun por ama bej nje permbledhje. sa vdiqen ne veri ne komunizem dhe sa vdiqen ne jug ne demokraci? jane shume me teper ne jug. bejini mire llogarite dhe mos lini me nam, tutkuna kafeneshe

  21. Llozi says:

    Je shume vone kur intiligjencen qytetare e late si mos me keq, moj demokrate

Lini një Përgjigje te Zani Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *