Emrat e 52 luftëtarëve kosovarë që u stërvitën në Shqipëri

heronjet-ert15_900855

Nga kjo listë, asnjëri prej tyre nuk është sot personalitet publik, e as nuk mban ndonjë funksion të lartë shtetëror. 

Stërvitja e grupeve të para ushtarake të Kosovës të stërvitura në Shqipëri, ende vazhdon të ketë një vello mosnjohje. Në fakt dëshmitarë dhe organizator të kohës e kanë sqaruar jo pak atë proces ushtrimesh, sipas një marrëveshje Kosovë-Shqipëri. Por, pavarësisht këtyre sqarimeve një pjesë e opinionit i mbërthyer nga propaganda e të majtës, përkatësisht LPK-së, vazhdon të sfidohet e vërteta shtetërore, duke nxjerrë si superheronj, emra dhe njerëz, që kinse janë të parët që krijuan organizimet luftarake në Kosovë, dhe se lufta në Kosovë e ka këtë histori, sipas shpjegimit të tyre, pavarësisht këputjeve apo ndërprerjes së vazhdimësisë.

Por, pavarësisht spekulimeve që vijnë  edhe në mungesë të një kundërvënie të vazhdueshme nga bartës të institucioneve të republikës së Kosovës, të asaj kohe, e vërteta ka mbetur paksa e mjegulluar, por që janë dy heronjë të jashtëzakonshëm kombëtar, Sali Çekaj dhe Adem Jashari, që ishin pjesë e stërvitjeve dhe përgatitjeve për luftë. I pari do të shquhet me fitoren në betejën e Koshares së bashku më Agim Ramadanin, ndërsa Adem Jashari, si sakrifikues unik mbase në tërë historinë njerëzore, duke flijuar thuaja gjithë familjen në rezistencën kundër pushtuesit serb.

Janë këta dy që do të bëhen bartës të zhvillimeve të jashtëzakonshme historike të luftës.

Pavarësisht tregimeve të shumëfishta, LPK-ja nuk ka mundur ta shmang Adem Jasharin, të cilin e konsideron si njëlloj heroi eponim të UÇK-së, duke e quajtur madje edhe baba edhe themelues, e edhe komandant legjendar të saj.

Por, e vërteta është më ndryshe. Ishin institucionet e Kosovës, të cilat nxorën grupet e para apo i formuan, ndërsa si udhëheqës i tyre ishte Sali Çekaj, i cili ishte prijës edhe i grupit të parë të stërvitur në Shqipëri, ndërsa Adem Jashari pjesë e grupit të dytë, andaj nisur nga kjo dëshmitarët pohojnë se Adem Jashari e kishte për prijës Sali Çekajn.

Pjesë e këtyre grupimeve ishin edhe shumë persona të shquar e heronj lufte, si Zahir Pajaziti që ishte pjesë e grupit të parë të stërvitjeve, Ahmet Hoxha, Zymer Lulaj etj./Shqiptari.eu

Lista zyrtare e emrave:

Grupi parë:

  1. Sali Çekaj
  2. Zahir Pajaziti
  3. Ahmet Hoxha
  4. Bashkim Leci
  5. Zymer Lulaj
  6. Kadri Gubetini
  7. Ismet Çerkini
  8. Artan Gjini
  9. Arsen Hamiti
  10. Fatmir Racaj
  11. Ibush Metushi
  12. Agron Tushi
  13. Fatmir Fejzullahu
  14. Hysni Mehmeti
  15. Afrim Zena
  16. Hysen Agushi
  17. Vehbi Zeqiri
  18. Besim Shehu
  19. Ramiz Ramadani
  20. Halil Halili
  21. Rustem Teneqja
  22. Ahmet Zeqiri
  23. Rexhep Luma
  24. Minush Luma
  25. Sedat Osmani
  26. Ramadan Pajaziti
  27. Shemsi Krasniqi
  28. Remzi Mehmeti
  29. Selami Hasani
  30. Agim Demnika
  31. Ekrem Matoshi
  32. Sami Hasani
  33. Sami Vishi
  34. Azbi Veliu
  35. Ali Guri
  36. Musa Shabani
  37. Ajet Shala
  38. Sejdi Sula
  39. Milazim Myftari
  40. Shaip Haziri
  41. Fadil Begu
  42. Mefail Vishi
  43. Shemsedin Sulejmani
  44. Milaim Gerbeshi
  45. Rexhep Ilazi
  46. Islam Visoka
  47. Ilmi Topalli
  48. Ylber Topalli
  49. Xhevat Qerimi
  50. Bashkim Thaçi
  51. Bajram Kadriu
  52. Shefqet Brajshori
REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...