Evropa që (nuk) duam

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

afrim

Nga Afrim Krasniqi

Në fundin e viteve 80 regjimi dhe Ramiz Alia mbronin tezën zyrtare se Shqipëria nuk ishte as lindje dhe as perëndim, ajo ishte rast i vecantë dhe si e tillë, duhet të ndihmohej financiarisht apo të pranohej në KSBE ashtu sic është, pa pluralizëm politik dhe kritere demokracie. Tendenca për tu dukur gjithnjë “rast i vecantë”, për të kërkuar një standard “shqiptar” ndryshe nga standardet e njohura dhe për të merituar një status të avancuar pavarësisht meritave, vijon të mbetet një nga tiparet kritike të tranzicionit. Më 1991 hymë në KSBE pa bërë ende zgjedhje të lira, më 1995 hymë në KE duke pasur në burg kryetarin e opozitës, më 2003 nisëm procesin e MSA duke mos pasur një parlament tërësisht funksional, më 2008 hymë në NATO vetëm pak ditë pasi kishim shkarkuar për korrupsion dhe akuzën e vrasjes kolektive të gjithë kupolën politike dhe ushtarake të ushtrisë. Tani kërkojmë ftesën e kandidatit për BE pa arritur ende të vëmë në jetë shumicën e prioriteteve dhe standardeve që kërkohen për një akt të tillë politik.

Gjithnjë ka pasur shtete perëndimore që kanë qenë skeptike, kritike dhe votuese të sforcuara të kërkesave maksimale të Shqipërisë. Sot është Holanda, mund të jetë Gjermania, Danimarka apo ndonjë shtet tjetër brenda BE. Rendja pas emrit të shtetit dhe përpjekja për të gjetur alibi apo argumente kundër tij nuk vlen, është mentalitet provincial dhe nuk përputhet me vlerat që mbart BE, pra familja politike ku duam të hyjmë. Vemendja duhej të ishte dhe të mbetet tej pretendimet e shteteve kritike. Ato mund të kenë nota më të avancuara kritike, mund tu japin rëndësi më të madhe sesa meritojnë disa dobësive të demokracisë shqiptare, mund të kenë qënë spektik për cdo zgjerim të BE drejt vendeve të Ballkanit, përfshirë Shqipërinë, mund të kenë qëndrime që lidhen me problematikat e tyre të brendshme politike. Secila arsye vlen dhe shumica nuk varen prej nesh. Por në kritikat zyrtare të parlamenteve apo qeverive respektive këto kritika subjective janë minorancë, ato flasin me gjuhë direkte për kritika më thelbësore. Ato janë skeptike nëse demokracia shqiptare është funksionale, nëse elita politike ka vullnet real për reforma dhe progres, nëse institucionet tona janë garante të kushtetutës dhe ligjit, nëse liritë qytetare respektohen, nëse Shqipëria i ka dhënë fund tranzicionit apo vijon ta jetojë atë në një formë tjetër më të moderuar.

Ne që jetojmë në Shqipëri, i njohim politikanët, njohim institucionet, përballemi cdo ditë me problemet e tranzicionit, e dimë se të gjitha këto pretendime janë të verteta. Madje e verteta është shumë më e dhimbshme sesa kaq. Ne e dimë se piramida vendimmarrëse politike në Shqipëri reflekton korrupsion dhe lidhje me grupet informale dhe kriminale në vend, ne e dimë se asetet ekonomike janë në duart e një oligarkie të vogël brenda ciklit të mbyllur midis politikës-biznesit-medias dhe grupeve sponsorizuese të tyre në drejtësi dhe institucionet e tjera. Ne e dimë se vendet e punës nuk fitohen me konkurs, se promovimi publik kërkon sponsorizim politik, se aktiviteti i lirë konkurrues rrezikohet cdo ditë nga informaliteti dhe monopolet, se liritë qytetare varen nga vullneti i ca zyrtarëve të rrethuar me bodigardë, se ekonomia jonë konsumon dhe nuk prodhon, se vilat më luksoze në këtë vend janë pronë e politikanëve më të pushtetshëm, se antikorrupsioni ka qenë, është e mbetet një fushatë sezionale dhe selektive, se  jemi vendi i vetëm në kontinent ku nuk është zgjidhur ende cështja e pronësisë mbi tokën, dhe kështu, kemi katalizator të përhershëm të krizave politike, abuzimit dhe konflikteve sociale.

Kur ne e njohim vetveten, kur njohim sesi funksionon demokracia e shteti në Britani, Gjermani, Holandë apo Danimarkë, atëherë përse indinjohemi kaq shumë kur disa prej këtyre shteteve na thonë, se ende nuk jemi gati për të përmbushur të gjitha standardet e hyrjes në familjen e tyre politike, ekonomike dhe të vlerave? Përgjigjia është e dyfishtë dhe dyfish e gabuar: sepse integrimin ne nuk e shohim si meritë, nevojë, aspiratë kombëtare dhe projekt idealistësh, por si një mit, dhuratë, gomone shpëtimi, retorikë dhe alibi për të tërhequr vemendjen nga gjërat e tjera. Sepse ne ende vijojmë të flasim si më 1988, na pranoni kështu sic jemi, ndryshe, fajtor është Evropa, dhe ne nisim një fushatë denigrimi ndaj cdo vendi kritik, sic ka ndodhur rëndom këto ditë në FB jo vetëm nga turma anonime e blogjeve, por edhe nga figura publike dhe politike të katundit tonë.

BE nuk është kundër Shqipërisë. Statistikat e Bankës Qëndrore dëshmojnë se BE ka qenë donator kryesor i ekonomisë shqiptare, dhe vlera e ndihmës për numër banorësh, është më e larta në të gjitha vendet komuniste. Nuk është BE fajtore që ne, ia nisim nga e para njëherë në 6-7 vjet, fillimisht më 1991, pastaj më 1997, pastaj më 2005 dhe tani më 2013. Nuk është fajtor BE që vijojmë mitin e Rozafës, cdo ditë nga e para, dhe riciklojmë këto që është fajtor, që ndjejmë piedestale harbutësh dhe injorojmë tërësisht sistemin e vlerave, moralit dhe integritetit në politikë. BE kërkon akte konkrete antikorrupsion, akte konkrete për shtet të së drejtës, akte konkrete për administratë profesionale, akte konkrete për respekt ndaj ligjit dhe individit, në një kohë kur ne shtetin vijojmë ta shohim si parcelë private, administratën si tortë pushteti për militantët, drejtësinë si delja e zezë kur është kundër dhe aleate strategjike kur është pro qëndrimeve të palës politike, dhe kur politikanët tanë sillen, mendojnë e veprojnë shpesh me praktika antiligjore, janë mbi ligjin, ose sic thuhet rëndom këto kohë, janë më të gjatë sesa ligji.

Si qytetar bëj pjesë në atë grup të vogël që më 1990 e humbi zërin duke thirrur “e duam Shqipërinë si Evropa”, si shqiptar ndjehem keq që vendi im vijon të jetë në listë prirjeje pafund, edhe pas vendeve që kaluan luftra etnike, si shtetas korrekt, votues dhe banor i këtij vendi e shoh dështimin e radhës si dështim të modelit të deformuar të demokracisë në Shqipëri, dhe si profesionist e shoh të keqen midis nesh, në konceptin dhe mentalitetin tonë ndaj shtetit, qytetarëve, lirive, përgjegjësive dhe vlerave perëndimore. Pa ndryshuar veten, mentalitetin, sjelljen dhe aktet konkrete të qeverisjes Evropa do jetë horizonti që largohet sa më shumë i afrohesh. Një zhgënjim i madh për qytetarët, por njëherësh edhe një produkt i politikës konsensuale, abuzuese, denigruese dhe mesjetare të një klase politikë.  Në mënyrë paradoksale kjo e fundit ndjehet mirë me humbjen e shansit të radhës, ka qenë vetë produkt izolimi dhe kështu, mendon se e ka më të lehtë për të sunduar pa bezdinë e Brukselit, në prona, në toka, në parti, në shoqata, në ekonomi, në pushtet dhe në shoqëri. Ata nuk e duan këtë model europe që u kërkon të ndryshojnë, ata janë të gatshëm të kërkojnë një Europë tjetër, një model që nuk cënon por legjitimon politikat abuzive në Tiranë, një model të papranueshëm në Bruksel dhe të kundërt me pritshmërinë tonë qytetare. Për këto arsye ky dhjetor nuk ka fitues dhe duhet parë si moment reflektimi kombëtar, jo për të vënë në dilemë projektin e integrimit europian, as për të bërë viktimën e pafajshme të radhës, por për tu ndërgjegjësuar se kështu nuk vazhdohet, duhen reforma, duhen mentalitete e sjellje të reja, duhet qytetari, respect, integritet, ndergjegjësi e përgjegjësi, – përndryshe rruga jonë për në Bruksel do jetë më e gjatë sesa rruga e deritanishme e tranzicionit.

Marre nga blogu http://www.afrim-krasniqi.info/2013/12/evropa-qe-nuk-duam.html

 

 

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

12 komente në “Evropa që (nuk) duam”

  1. llazari says:

    Fatkeqesia e kombit tone eshte se ka (ne shumicen e saj) nje elite legene dhe pesimiste si ty. Nuk behej fjala per tu bere nje vend anetar (me c’rast te gjitha “te metat” qe ti rreshtove vlejne) por behesh fjala per te marre statusin kandidat.E per kete opinioni me i sakte dhe analiza me shkencore u be nga Komisioni dhe Parlamenti Evropian. Por kjo tregon edhe nje here domosdoshmerine e forcimit te institucioneve qendrore europiane dhe triumfit te federalizmit.Kjo tregon nevojen e ndertimit te nje shoqerie te re evropiane, ku te pranohen me lehte kulturat, kombet dhe shtetet e tjera dhe sovraniteti i shteteve te mos behet pengese per idene evropiane. Duhet reforme edhe ne sistemin e vendimmarrjes te Keshillit Evropian per zgjerimin e Unionit.Keshtu Krasniq mos flit “B.E. kshu e B.E. ashtu” sepse kesaj here na penalizoi nje ose disa shtete te vecanta(neser mund te na penalizoi Serbia/nese behet anetare/mban mend cfare i bene LGBT-ve para disa vitesh serbet).

    1. Pelasgian says:

      shume i sakte komenti yt . Ne i dime te gjithe te metat e politiKUAJVE tane dhe te metat e shoqerise shqiptare por ne kerkojm ” DREJTESI ” ne kto vendime ! Ndoshta Serbia ne shume aspekte eshte me perpara se ne por akoma vazhdon te mbetet nje shtet rracist dhe terrorist ndaj pakicave kombtare ! Jo vetem LGBT por edhe ROM-et jan shume te diskriminuar ( shume me shume se ne Shqiperi ) ndersa Shqiptaret jan etnia me me pak te drejta se cdo etni tjeter ne Serbi . PLUS Serbet kan qene , jan dhe do mbeten komb pro-Rus. Vetem se jemi ne nje bote te ” re ” se nqs do kthehemi prapa si ne kohe luftrash ta keni te sigurt qe masakrat qe kan kryer para 15 vjetes do ti kryejne perseri dhe me me shume egersi .

      Shqiptaret kurre nuk kan nis luftra ndaj fqinjeve …kurre nuk kan kryer maskra . Po eshte e vertet , kemi krime dhe ne si gjithe bote , ndoshta me % te larte per vendin qe jemi dhe popullsin qe kemi por nuk jemi me ndryshe se Serbia , Mali i Zi apo Maqedonia .

      Kafshet fetare thone se nuk na e japin sepse jemi ” Mysliman ” ne shumice kur edhe vet EvroKarat e kan pare sesa shume fetare jan Shqiptaret . Te gjitha mund te na i thuash por vetem ” Fetare ” jo sepse kurre skemi qene fetar . ” Myslimant ” Shqiptar vetem emrin kan ” Mysliman ” ( ATA OVER 50 se brezat e ri kan te gjithe emra Evropian ) se ne realitet jan me ” Kaurre ” se EvroKarat ! Ka me shume mysliman Franca se Shqiperia dhe ata me te vertet jan MYSLIMAN .

      Turqia nuk hy dot jo sepse eshte komb me fe islame por sepse eshte nje komb me gati 80 miljon banor dhe me siperfaqe sa dy here Gjermania kshtu qe ka rrezik te prishe balancat e Europes .

      Me Shqiperine Evropa po sillet si me Kroacine qe eshte shume me e zhvilluar se Bullgaria dhe Rumania por hyri ne kopene e BEEEEEEE-se 6 vjet me vone . Nga ne i duan te gjitha gjerat OK 100% kurse per vendet terroriste si Serbia mbyllin njerin sy .

      Nejse e kam thene gjithmon ….Evropen ktu e kemi dhe kemi 20 vite e kusur qe e kemi pare por FATKEQSISHT akoma vazhdojm te mbetemi nen thundren e politiKUAJVE ish sigurimsa dhe komunista . SI FILLIM DUHET TE NDRYSHOJE SHOQERIA SHQIPTARE ,,,,TA ZHDUKE KTE KLASE POLITIKUAJSH . Te rinjt e shkolluar ne Europe duhet te drejtojn vendin e tyre . Eshte me te vertet e tmerrshme qe ne Shqiperi nuk ka gjera shume te reNdesishme per Demokracine . E PABESUESHME POR MUNGOJN ” S I N D I K A T A T ” .

      politiKUAJT tan nuk eshte se e rrujn shume trapin per ne , nuk ju rruhet shume se a do hyjme apo jo ne Europe se ata ktu kan gjet Ameriken me vjedhjet qe bejne ne kurriz te ktij populli te varfer , Europen ata e shijojn si turista me xhepin plot .

    2. Pelasgian says:

      ah se harrova …..mire Gerrqise ja kan lepi bythen kta plehrat dhe i kan dhene edhe celsa per ne insitiutcionet e shtetit por nqs Serbia hyne para nesh ( 99% e sigurt ) ateher duhet ta bejne gati llapen edhe per bythen e Vicave te Serbis sepse kta nuk jan te zotet as te shfrytezojne miqt e vendit tone . KosoKari Hashim Thacevic po bene negociata me Serbine duke i fal Mitrovicen dhe hyrjen ne BE falas dhe ne shkembim do te marre kte timin . Ishalla deri ateher kur te hyje serbia ne be ( 2020-2025 ) politikanet tane te jen me patriot e dashamires ndaj vendit tyre dhe te bejne per vete Kroacine qe te pengoje hyrjen e Shkinise ne BE .

  2. Leone-53 says:

    Ndoshta u fol pak per PRONEN ne shkrimin e siperm dhe une them 100% qe eshte kjo sjellje e politikes shqiptare 23 vjeçare qe ne nuk e meritojme aspak Europen!
    Sigurisht politikanve dhe mbeshtetesve “miop” te saj kjo u intereson sepse jashte Europes mund te bejne çfare te duan aty ne Shqiperi ketu si te majtet ashtu edhe te ashtuquajturit e djathte te PD-se.
    Mjafton fjala e Rames ne Frakull te Fierit para reth 2 muajsh se ligji 7501 eshte “busulla jone orientuese” e gjithçka kuptohet se ku shkon Shqiperia!
    Vetem ndergjegjsimi i shoqerise civile per te nderhyre ne fatet e vendit do te ndryshonte diçka.

  3. X says:

    Ke harruar te shkruash dicka kur dy hajdut ordiner qe vrane nje polic te shtetit fqinje po i bejne deshmor ne Albani.

  4. aus München says:

    te lumte zoti Afrim

  5. Z. Krasniqi e thote mire qe ‘Ne që jetojmë në Shqipëri i njohim politikanët… problemet …
    -se piramida vendimmarrëse politike në Shqipëri reflekton korrupsion dhe lidhje me grupet informale dhe kriminale
    -se asetet ekonomike janë në duart e një oligarkie të vogël brenda ciklit të mbyllur midis politikës-biznesit-medias dhe grupeve sponsorizuese të tyre në drejtësi dhe institucionet e tjera.
    -se vendet e punës nuk fitohen me konkurs,
    -se promovimi publik kërkon sponsorizim politik,
    -se aktiviteti i lirë konkurrues rrezikohet cdo ditë nga informaliteti dhe monopolet,
    -se liritë qytetare varen nga vullneti i ca zyrtarëve të rrethuar me bodigardë,
    -se ekonomia jonë konsumon dhe nuk prodhon,
    -se vilat më luksoze në këtë vend janë pronë e politikanëve më të pushtetshëm,
    -se antikorrupsioni ka qenë, është e mbetet një fushatë sezionale dhe selektive,
    – se  jemi vendi i vetëm në kontinent ku nuk është zgjidhur ende cështja e pronësisë mbi tokën, dhe kështu, kemi katalizator të përhershëm të krizave politike, abuzimit dhe konflikteve sociale.
    -se …..
    – se kështu nuk vazhdohet, duhen reforma, duhen mentalitete e sjellje të reja, duhet qytetari, respect, integritet, ndergjegjësi e përgjegjësi, – përndryshe rruga jonë për në Bruksel do jetë më e gjatë sesa rruga e deritanishme e tranzicionit.
    Ashtu z. krasniqi. Bukur mire i ke rendit. Po kush ka me i bo thu tina kto qi duhen bo, or mik,
    a ke naj gjo pervec lloqeve?!

  6. zike qiri says:

    Mi thua dot te.mirat qe do kete shqiperia psi te hyje ne egrope?
    Te keqiat ti them une po ke deshire. Ti me thuaj te mirat.
    Nenturqine sna lejohej te shkruanim gjuhen dhe as te investonim, ta zhvillonim vendin.
    Do ndodh keshtu me keta?

  7. Fanolist says:

    I ketij mendimi jam . Ne duam te futemi ne Europe si aty moti qe futeshin shqiptaret pa dokumente ne shtete te Europes .
    Do ishte me mire te mos harxhonim para e kohe neper europe per status ;
    por te punojme me ritme te larta per te zgjidhur e ndrequr mjafte probleme qe dihen e bejme sikur nuk i dime e sikur po i zgjidhim .

  8. Pionier Lubonja says:

    ANALIZE ME VEND POR PER FATIN E KEQ NGA ANALISTE QE PAS 22 VJETESH PO DALIN SI KERPUDHAT MBAS SHIUT.

  9. E VERTETA! says:

    ″llazari″-t!
    Ndoshta e vonuar, por një analizë brilante, e vërtetë dhe në kohën e duhur !
    Mor ″llazari″ këtu nuk bëhet fjalë se Evropa nuk na pranon nga kultura, porse Evropa shikon se në çdo qelizë të vendit tonë mbretëron një krim dhe një korrupsion i plotë, ku mund të them pa e tepëruar se pushtetarët dhe politikanët tanë qëllimisht bënë ligje antidemokratike për tokën, që kështu nga mashtrimi si shkak i pa dijes në masën e njerëzve, një masë e mirë e tyre në vendin tonë u kthyen në kriminelë dhe hajdutë, dhe ky fenomen po reflektohet edhe sot po thuaj çdo ditë, dhe jo vetëm brenda vendit por edhe jashtë kudo ku jetojnë shqiptarë, dhe për fat të keq edhe deri në Amerikën e largët. Dhe duhet ta dimë se Evropa nuk është një Parti Komuniste që të pranojë kandidate partie Shqipërinë, për ta patur në provë, dhe nëse ajo nuk jep prova bindëse Evropa pasataj ta përjashtojë nga radhët e saj. Prandaj Evropës, (e cila në formën më demokratike edhe për shtetet e vegjël është pranuar e drejta e vendosjes së vetos, me qëllim që shtetet e mëdhej të mos bëjnë si të duan!) nuk i duhet në ″oborin″ e saj një vend po thuaj i tëri hajdut, kur nga njera anë mallkojmë diktaturën Enverin dhe Ramizin, por nga ana tjetër akoma vazhdojmë të zbatojmë Kushtetutën dhe ligjet e firmosur prej tyre, edhe pse të vdekur! Prandaj në vend që të ″mallkosh″ Afrim Krasniqin dhe Evropën, duhet të mallkosh ata që për 23 vjet rrjesht po ruajnë statukuonë e krimit dhe korrupsionit mbi tokën tonë! Ashtu si thotë ″Leone-53″ pak më sipër : Mjafton fjala e Rames ne Frakull te Fierit para reth 2 muajsh se ligji 7501 eshte “busulla jone orientuese” e gjithçka kuptohet se ku shkon Shqiperia!
    Faleminderit dhe të drejtën dhe të vërtetën duhet ta përkrahim, të flasim e të ngrihemi për ta mbrojtur të tërë njerëzit, dhe jo si thonë disa se ne nuk na duhet as Evropa e as Amerika, se, si ″shans i fundit″ dije se më në fund na pret vetëm ndëshkimi!

  10. Gjanica says:

    Mendoj se nuk eshte e drejte, qe vetem nje anetar i BE-s te behet pengese per pranimin e vendeve te reja ne BE. Se edhe po te shtyhet per me teje, neser mund te dale Greqia qe te mos jete dakord ne qofte se ne nuk i japim nje cope nga deti jone, apo ne se nuk mbushim krejt jugun e vendit me vorreza imagjinare te ushtareve greke.

Lini një Përgjigje te Pelasgian Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *