Ideja per amnisti, eshte aleance me krimin

15 Dhjetor 2013, 19:04Blog TEMA
Ideja per amnisti, eshte aleance me krimin

 

 

 

Keno Kotorri

 

Në një shkrim editorial në numrin e të djeshëm të gazetës Mapo kryeredaktori i saj rreket ti mbushi mendjen Ed Ramës (ne qytetarëve as na ka në refene), për nevojën e një Amnistie ndaj korrupsionit, duke hapur sipas tij një kapitull të ri zhvillimi.. Po sipas tij shpallja……  do të thotë  se do të luftojë dhe do të dënojë të gjithë aktet korruptive…. që këtej e tutje jo që këtu e më përpara i heq luftës antikorrupsion mallkimin e përplasjeve politike dhe të gjuetisë së shtrigave.

Dhe këtë propozim (ide) gjenial  e mbyll me thirrjen: Kush është burrë e ia fillon nga vetja? Ne bashkohemi me të në kërkesën për ndjekje të të gjithëve por në as një mënyrë në falje te të gjithëve që kanë vjedhur deri më sot duke dënuar ata që fillojnë nga sot e tutje  d.m.th vetëm rilindësit. Si mund të falen ata që devijuan (vjedhur) 400-500 milion Euro në ndërtimin e Rrugës së Kukësit, ende të pa mbaruar, apo hajdutët e shitjeve të armëve e municioneve, e shumë e shumë të tjerë zyrtarë të lartë e të vegjël?

Zoti Lela ka të drejtë kur thotë se nuk duhet të fale vetëm  një pjesë, madje unë do të shtoja dhe ata që kanë vjedhur përpara 2005. Këtë ja kemi kërkuar Ramës (shih –As me Salën e as me Edin-në respublica më 6.10.2012). Por në asnjë mënyrë nuk duhet të falen hajdutët, kur në burgjet shqiptare ka dhe nga ata të dënuar për hipje në autobus pa biletë, apo të rinj për vjedhje fare të vogla. Kjo është mohim i Drejtësisë, ndërkohë që  shqiptarët (jo vetëm e majta) votuan për DREJTESI e ndëshkim të keqbërësve, pa të cilat nuk do të ketë kurrë përparim e qetësi. Kjo do të thotë mos dënoni tanët, por vetëm tuajt që sot e tutje (sigurisht jo po vodhën deri sa të hyj në fuqi Ligji LELA).

Ndjej trishtim dhe habi kur një propozim i tillë vjen nga një individ i shkolluar në perëndim.

Më poshtë po japim komentin tonwepër këtë shkrim në Mapo.on line .

keno kotorri

15/12/2013 at 12:01 pm

Ka një ide të tillë në një shkrim të  Arben Demo botuar fillimisht në respublica.al më 7 korrik 2012. dhe i përpunuar dhe me përmirësime e aktualizim publikuar në “tema on line “ më 7.09.2012
Nuk mund te kete lufte kunder korrupsionit pa formalizuar ekonominë, qe behet pas nje Amnistie fiskale, nga e cila nuk perfitojnë zyrtarët, ata që ligji, dhe kudo në botë jane të detyruar të deklarojne pasuritë dhe pronat.

Kjo që propozoni Ju do të thotë “u ba çu ba mos bzaj ma” ose venia në jetë e aforizmit “vetëm hajduti nuk e dënon hajdutin”.

 

 

3 komente në “Ideja per amnisti, eshte aleance me krimin”

  1. Albnr1 says:

    Ne nuk duam te shohim njeri ne burg per sadizem, ata le te ngelen ne arrest shtepie e jo ne burg por pasurite e tyre te vjedhura dihet se ku i kane dhe keto te sekuestrohen, kaq. T’i kthehen popullit, pra arkes se shtetit, sepse eshte nje fitim i munguar.

    Te fillohet nga Anastas Angjeli dhe per kete njeri nuk besoj se ka kundershtim nga i madh e i vogel ne Shqiperi, pastaj me Albana Vokshin, Arben Imami eshte i pari dhe keshtu si te mbaroje A-ja te vazhdoje me B-ne…e me radhe. Jo burg. SEKUESTRO te na kthehet fitimi i munguar mbrapsht.

    NJe nga PS e nje nga PD e pastaj nga PSD se keta pleqte duan edhe poste keta….

    Po nuk jane shume, po te kerkohet edhe nje ekspertize, po jo nga ata te papunet neper europe, per kete te kujdeset Tony Blair…

    Ndersa rilindasit te shohin e te mendohen mire….

    Enver hoxha i vuri perpara plumbit ata qe luftuan me te vertete(sebepi ishte ajo teoria e rreshkitjes), por edhe per nje arke me molle…sepse ajo arka 20kg ne ate 2000 leke te vjetra bente dhe ligji te denonte per nje pervetesim mbi 2000 lek, por u pushkatua xhesti i ndyrosjes se drejtuesve politike me kalbesira dava 2000 leke, apo pse kishin ngrene nje qengj ne hell etj…Keshtu e duan ata qe populli i sheh si mit ndersa ata jane Sabit..

  2. alban.ny says:

    Nuk mund te behet fjale per amnisti. Objektivi i pare eshte shkaterrimi i sistemit korruptiv, gje qe Rama me te drejte e ka perparesi. Nje reforme rrenjesore ne menyren e qeverisjes se vendit dhe resurseve te tij, te gjyqesorit, te arsimimit, te paraprira nga disa ndryshime po ashtu rrenjesore kushtetuese – ja c’ka duhet. Ne praktike, ata qe jane pasuruar ne rruge ta paligjshme , jo vetem qe duhet te shkojne prapa hekurave, por edhe te kthejne mbrapsht pasurine e vjedhur bashke me interesat.
    Do te shtoja dhe dicka, aplikimi i sistemit te “bashkepunimit me drejtesine” c’ka do te thote: 1.shmang burgun, 2.kthe mbrapsht pasurite e paligjshme,(para dhe pasuri te patundshme), 3.trego bashkevjedhesit,4.mohim i te drejtes per pergjegjesi politike e publike.

  3. moisiu says:

    Z.Kryeredaktor te MAPO ti miret shtepia me fallsifikim dokumentash dhe te nxiret si qen perjashta ,te shofim pastaj se cfare do te thote per korupsjonin ,pis I keq !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje