Rriten pagat e policëve shqiptarë deri 25%/ Qeveria bind FMN për operacionin financiar

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

edi rama me policetQeveria shqiptare ka bërë rritjen më të madhe të pagave në historinë e policisë shqiptare duke prekur 93% të punonjësve të policisë, duke bindur për këtë operacion edhe FMN-në.

“Punonjësit e Policisë së Shtetit marrin pagën më të ulët sesa punonjësit e policisë në vendet fqinje për mos folur për vendet e BE sepse jemi shumë larg. Rreth 70% e punonjësve të policisë kanë të ardhura për frymë nën pagën minimale të vendit. Mund t’ju them se qeveria dhe kryeministri Rama dje kanë miratuar paketën më të plotë të mbështetjes financiare dhe buxhetore për Policinë e Shtetit në të gjithë historinë e Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme. Dje është miratuar rritja e pagës për 93% të punonjësve të Policisë së Shtetit. Rritja e pagës konsiston në përfitimin nga taksa progresive me 5% dhe rritjen buxhetore nga 15-20%, pra rritje e pagës në masën 20 deri 25%. E shoqërua kjo me një vendim që presim të merret në ditët në vijim lidhur me sigurimin e jetës dhe sigurimin shëndetësor të efektivëve të policisë. Në pemën strukturore të rritjes së pagave që me buxhetin vitit të parë kemi përmbushur më shumë se 60% të premtimit të qeverisë. Po rikthejmë nderin e punonjësve të Policisë së Shtetit në vend”, tha ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ky, sipas tij, është një investim që bëhet për të rritur sigurinë e qytetarëve dhe të sipërmarrësve.

“Ky është një premtim i mbajtur nga qeveria dhe kryeministri, Edi Rama”.

Ministria e Brendshme ka trashëguar 26 milion dollarë borxhe nga qeveria e mëparshme, nga të cilat 5.2 milionë vetëm për uniformat, bëri të ditur Tahiri.

“Qeveria e shkuar u ka lënë shqiptarëve për trashëgimi një institucion të rrënuar nga pikëpamja financiare, infrasrukturore dhe buxhetore, një institucion të dërrmuar nga pikëpamja e kapacitetit për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, për të garantuar barazi para ligjit për të gjithë shtetasit dhe kapacitetin për të shembur murin e imunitarëve dhe të paprekshmëve, murin e pandëshkueshmërisë. Kemi trashëguar oficerë policie të cilët nuk guxonin as t’i shihnin me sy ata që fshiheshin pas çdo lloj imuniteti, oficerë policie që më përpara bënin llogaritë me kurajën e frikës dhe dilnin të humbur se tradhtoheshin edhe nga shefat e tyre. Trashëguam rraskapitjen morale të punonjësve të shtetit. Trashëguam mentalitetin se siguria publike vjen falas ose pa kosto se përfitimet shkonin në xhepat e pushtetarëve. Sot Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme hedh një hap themelor dhe solid për ndërtimin e modelit europian të policisë së shtetit. Gjatë periudhës 2010 deri në shtator 2013 janë transferuar nga detyra në detyrë në Policinë e Shtetit 8866 punonjës ose 90% e efektivit, duke cenuar qëndrueshmërinë në detyrë, kapacitetin për të përmbushur detyrën dhe sigurinë publike”, tha Tahiri.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

19 komente në “Rriten pagat e policëve shqiptarë deri 25%/ Qeveria bind FMN për operacionin financiar”

  1. tani i vini ne pune policet , se asnje pune nuk bejne ne sherbim te komunitetit por perdoren per qellime politike dhe nga grupe interesi,

    1. qytetari says:

      KUJDES nga FMN

      Organizate e ndyre.

      Ka marre ne qafe shume shtete.

      Ne Janar do rriten cmimet e karburantit.

      Karburant super I shtrenjte me cfare paguani tani.

      A jeni DELE, a cfare jeni.

      Mos Beni Bla Bla Bla

      FMN e ka me te Futur.

      Polonia e perzuri, e perseris, e perzuri, qe ne vitet 90

      Dhe nuk ia ka pare bojen qe ate kohe, kesaj organizate.

      LARG FMN nga Shqiperia.

      Sjell kushte shume te ndyra, cenon sovranitet.

      1. Alma says:

        Aman aman gjithe te gjithe per te dhene mend jeni!
        A mendon me verte se kemi perfaqesues injorant ne qeveri sic kishim me pare a cfare?
        Po rrini mo njerez ia keni vene litarin ne fyt te gjitheve!
        Prisni nje here dreqi ta haje sa te paduruar qe jeni!
        Keni ndenjur si dele per 23 vite tani u zgjuat nga gjumi dhe i kerkoni te gjitha pernjehre!

  2. polisi. says:

    shum emir kjo po kam frik qe ujku qimen enderron po zakonin se harron jepi 5000 lek policit lleje ne rregull

  3. Cajupi says:

    Po policia pyjore, ajo e ndertimit ajo komunale, ajo…. Cdo behet do vazhdojne te marrin rrogat kote.

  4. lilo says:

    kjo eshte gjeja me normale qe duhet te kishin bere shume kohe me pare ..policia shqiptare qe dhe nga profesioni qe eshte teje i veshtire paguhet me pak se nje profesion tjeter ne shqiperi …..

  5. Serveti says:

    Z.Tahiri ! Ty ben mire qe e shpall kete rritje 20-25 % te pages se Policise. Bravo ju qofte!
    Dhe e shpall si 60% te realizuar premtimin e bere nga z. Rama. Edhe per kete duhet thene bravo!
    Por duhet thene gjithashtu edhe ishallah jane te verteta. Se deri tani te kemi degjuar e pare vetem ty e Ramen qe premtoni dhe thoni i realizuam.
    Ku eshte Drejtori me mustaqe, pse nuk del ai te informoje publikun madje edhe te falenderoje qeverine, Ty si minister dhe Kryeministrin qe po i rritni rrogen vartesve te tij ?
    Keshtu do te rritej edhe besueshmeria e veprimeve qe ndermerrni, sepse sa per besueshmerine e fjaleve tuaja ajo eshte ne nivele afer zeros.
    Behuni nje dite serioze dhe mos i jepni material Lul Karagjozit qe te tallet.
    Ketu je ne funksionin qe te takon si minister, me keto pune-me mbeshtetje politike, ekonomike, financiare, teknike, merru Ty. Jo me shkon ne vendngjarje sikur te ishe OPGj.

    1. fronti demokratik says:

      Begatia filloi shoke. Poshte kapitalizmi dhe rrrreaksioni.

  6. Pa pune says:

    Te ngresh pagat e shtreses me te korruptuar te shoqerise shqiptare eshte nje pikpyetje e madhe
    Skandal
    Mendimi I kujt ishte

  7. Perse ju rrit rroga cfar beri kjo polici te fitoj kte shtim rroge nga qeverria shqiptare .Kush me thot ?
    U arrestua kryekrimineli shqiperise ?
    U arrestuan gangot e lagjeve ?
    U minimizuan vrasjet ?
    Populli shqiptare ndihet e sigurt ?
    Nq

  8. Stef Staku says:

    ANALIZE : Bukur dhe vendim ” inteligjent servis “. Ai Toni Blere eshte person intelogjent.

  9. rilindje? says:

    Po konturohet shteti policor…

  10. elton says:

    Po pse duhet me u bind FMN? Me leket e FMN po i rrisin pagat keta? Po mire, pse nuk ma rrisin dhe mua rrogen me leket e FMN?

    1. Vali Corleone says:

      Na e thuaj ca punon ti se do intervenojm dhe te ta rrisim edhe ty te shkretit .

  11. danieli says:

    po taksat a do ti paguaj tani policet, po makinat e tyre do paisen me targa te verte ta mqs ju rrit rroga ? Po birre do ju lejohet gjate sherbimit ? Po ata polic qe levizin me x5 e range rover u shtohet rroga?

    1. Vali Corleone says:

      E po birren ateher kur i kapen i nxehti i madh mund edhe te pijen ndonje , tashi duhet shuar etja mbase me gjith kete rrog .

  12. dap says:

    Tani do u kerkojme policave te na qerasin ndonje kafe…..

  13. vehap says:

    Ajde mbaje Filizin tani….s’ka per te kerku me pare borxh….

  14. Polic Kembemadhi says:

    RRogat duhet te dyfishohen sepse nuk ka familje polici qe e mbyll muajin pa overdraft sepse eshte grupi me i persekutuar i shoqerise dhe te vetmit qe vene kapelen ne koke dhe pa antiplumb shkojne e arrestojne ata qe ju grabisin, vrasin e perdhunojne, duke qene target i interesave klienteliste te drejtuesve te paafte dhe politikes (deputeteve) medioker.

    Te hapen dosjet e diktatures dhe Sigurimit te Shtetit!!

    Policia e Shtetit duhet te pastrohet nga klani i sigurimit te shtetit qe e ka kapluar qe nga koka e deri ne fund.

    Policia e shtetit duhet te pastrohet nga te gjithe te inkriminuarit qe kane bere “politiken e kuadrit” si te asaj qe iku dhe asaj qe eshte ne pushtet.

    Policia e shtetit duhet te pastrohet nga te gjithe “kapterret e ushtrise popullore” qe luajne rolin e profesionisteve nga drejtoria e pergjithshme e deri ne PKK.

    Policia e shtetit duhet te pastrohet nga elementet e PD qe kane udhehequr represionin kunder kandidateve te PS ne zgjedhjet e fundit dhe jo te ulen ne grade e te mbahen perseri ne pune se ata do tjua fusin perseri se “jane rehabilituar me LSI”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *