"Botërori nuk ka vlerë pa mua" - "Pele s'di çfarë flet kur ngatërron ilaçet"/ Deklaratat më pikante të 2013-s

1 Janar 2014, 14:21Sport TEMA

Ndërrimi i viteve është një moment ideal për të reflektuar në atë që ka ndodhur në vitin paraprak, prandaj po shfrytëzojmë rastin të sjellim disa nga thëniet më interesante të vitit 2013.

Disa nga to janë zbavitëse, disa prekëse dhe disa kundërthënëse.

Megjithatë, të gjitha ato kanë kryesuar titujt e gazetave më me peshë në botën e futbollit, shkruan “Telegraf”.

“Një gjë është e sigurt, Kampionati Botëror nuk ia vlen të shikohet pa mua, prandaj nuk ia vlen pritja për Kupën e Botës”, deklaroi Zlatan Ibrahimoviç pasi përfaqësuesja e Suedisë u eliminua në ‘play-off’ nga Portugalia.

“Nuk më pëlqejnë krahasimet me Pelen, për shkak të budallallëqeve që thotë. Ai vazhdon të thotë gjëra pa lidhje kur merr ilaçet e gabuar”, ka deklaruar legjenda argjentinase, Diego Maradona, duke komentuar krahasimet me legjendën braziliane si dy më të mirët në historinë e futbollit.

“Ai (Kristiano Ronaldo) kalon më shumë kohë te parukieri”, ishte deklarata e Sep Blater rreth CR7, kur u pyet nëse e preferonte portugezin apo Lionel Mesin. 77-vjeçari e ka përshkruar 28-vjeçarin si një “komandant në fushën e lojës” (duke e imituar atë), para se të thoshte se preferon Mesin. Kjo deklaratë bëri bujë në botën e futbollit, ndërsa nuk munguan reagimet e Ronaldos, Real Madridit dhe shumë lojtarëve të tjerë.

“Nuk më duhet Topi i Artë që të tregoj se jam më i miri. Ky çmim ka rëndësi për lojtarët e tjerë…”, ka komentuar Ibra faktin që asnjëherë nuk e ka fituar çmimin prestigjioz individual.

“Duam futbollistë – jo modelë. Në sezonin e kaluar, ai ka ndryshuar më shumë stile flokësh sesa numrin e golave që ka shënuar”, tha trajneri i Çelsit, Hoze Murinko, kur u pyet nëse është i interesuar për transferimin e Kevin-Prince Boateng.

“Ka shumë të rinj që presin ta zënë vendin tim, por jo çdo student i mjekësisë bëhet kirurg”, ka deklaruar trajneri i Milanit, Masimiliano Alegri, vendin e të cilit spekulohet se mund ta zënë Klarenc Sedorf ose Pipo Inzaghi.

“Pas disa ndeshjeve këtë sezon, nuk kam pasur nevojë as të bëj dush. Po, nganjëherë është e mërzitshme të jesh portier”, është shprehur Manuel Nojer, duke folur për formën e jashtëzakonshme të Bajern Mynih.

“Ai (Luis Suarez) kafshoi dikë (Branislav Ivanovicin e Çelsit). Jam i sigurt se do t’i përmirësojë gjërat me të. Unë u pajtova me Evander (Holifild) dhe vazhduam me jetët tona”, ka thënë ish-kampioni i boksit, Majk Tajson, pas rastit të shumëpërfolur në Premier Ligë.

“Ne po shikonim listën e këngëve të tij (në iPod) në dhomat e zhveshjes dhe kishte shumë këngë të Justin Bieber, Jonas Brothers she Selena Gomez… Është mirë të kuptosh se madje edhe David Beckham nuk ka shije të mirë në gjithçka”, tregoi sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Zlatan Ibrahimovic, për shijen muzikore të David Beckham.

“Asnjëherë nuk e kam pasur mendimin as më të vogël për të trukuar një ndeshje. Nëse diçka e tillë dëshmohet, jam i gatshëm të dal në rrugë dhe e di se kjo është diçka e rëndë për t’u thënë, por do ta vrisja veten”, deklaroi Xhenaro Gatuzo kur u akuzua për trukim ndeshjesh në Itali.

2 komente në ““Botërori nuk ka vlerë pa mua” – “Pele s’di çfarë flet kur ngatërron ilaçet”/ Deklaratat më pikante të 2013-s”

  1. likes says:

    kaluar psikopatit

  2. IluministI says:

    Dhe te mendosh qe maradona nuk eshte adoleshent qe te shprehet si I tille.
    Ups mos efekti I ndonje narkotiku?!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje