Fasonët/ Si po kthehet Shqipëria në Kinën e Europës

26 Janar 2014, 18:52Politika TEMA

Industria e fasonit po e fut Shqipërinë në listën e vendeve ‘të lakmuara’ nga investitorët e huaj europianë. Largimet nga Kina e Lindja e Mesme të kompanive të veshjeve dhe këpucëve po dyfishojnë kërkesat te firmat shqiptare. Për të shfrytëzuar këtë shans, përfaqësuesit e sektorit presin nga qeveria miratimin e një pakete të veçantë mbështetëse, e cila do të mund të nxiste zgjerimin e kompanive edhe në zona të largëta dhe shtimin e shpejtë të punësimit

Nga Laura Çela*

 

Shqipëria duket se ka hyrë tashmë në axhendën e shumë kompanive ndërkombëtare të prodhimit dhe tregtimit të veshjeve. Drejtues dhe përfaqësues të industrisë që punon me material porositës (fasoni) konfirmojnë se numri i firmave të huaja që “trokasin” tek firmat shqiptare është rritur ndjeshëm vitet e fundit. Ka një interesim në rritje jo vetëm nga kompani italiane, por edhe nga ato gjermane, zvicerane, austriake, holandeze, izraelite, norvegjeze, etj. Disa nga kompanitë e njohura ndërkombëtare kanë filluar të lëvizin drejt kompanive shqiptare, duke sjellë porositë e tyre të para në fushën e veshjeve, kryesisht.

Kjo është reflektuar në rritje të eksporteve të fasonit gjatë këtij viti.

Eksportet e tekstileve e këpucëve kanë vijuar me tendencën pozitive të këtij viti, pas rënies prej rreth 4% me bazë vjetore vitin e kaluar. Për periudhën janar-nëntor 2013, ato u rritën me 11.5% në rreth 64 miliardë lekë, duke përbërë 29% të totalit të eksporteve dhe duke përmirësuar vazhdimisht ritmet e rritjes gjatë muajve të fundit.

Shtimi i porosive nga partnerët italianë, që po largohen nga Kina dhe Lindja e Mesme, në përpjekje për të qenë më eficientë, ka ndikuar në përmirësimin e sektorit të fasonit.

Sipas të dhënave nga INSTAT, janë pikërisht eksportet drejt Italisë e Turqisë ato që kanë shënuar edhe rritjen më të madhe kundrejt së njëjtës periudhë të një viti më parë.

Kompani të mëdha të veshjeve po largohen masivisht nga Kina, Bangladeshi, Vietnami, Pakistani etj., dhe po orientiohe drejt sipërmarrjeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ku Shqipëria ka përfitimet e saj.

“Janë kryesisht sipërmarrës italianë që kthehen në Shqipëri. Në Kinë, tashmë është rritur kostoja e punës, ndërkohë është i rëndësishëm fakti se ajo po bëhet një vend konsumator për këto firma. Kinezët janë shumë të dhënë pas markave italiane dhe janë të gatshëm të shpenzojnë në shifra të mëdha për veshjet që vijnë nga Italia. Tashmë produktet që ne qepim rieksportohen në Kinë duke i dhënë imazhin e një veshjeje të ardhur nga Italia. Ai produkt që pak vite më parë prodhohej në Kinë me 5 cent, sot blihet atje e është prodhuar këtu me një çmim shumë të lartë”, tregon Flamur Hoxha, drejtues i një prej kompanive më të mëdha të prodhimit të veshjeve në vend.

Duke ardhur në Shqipëri, kompanitë italiane u kanë dhënë punë shumë subjekteve dhe kanë mbajtur me punë shumë ndërmarrje. Kjo ka bërë që kompanitë vendase të fasonit të mund të fitojnë partnerë të rinj dhe të kenë volume të rritura në këtë kohë krize.

Italianët po përfitojnë nga emri i mirë që kanë markat italiane në tregjet ndërkombëtare. Produktet italiane janë shumë të kërkuara dhe mund të shiten me çmime të shtrenjta. Kjo po shfrytëzohet mirë nga brandet “made in Italy”.

Alda Çuadari drejton një kompani të prodhimit të veshjeve të brendshme në qytetin e Beratit. Prej vitesh ajo bashkëpunon me firma të mëdha italiane.

“Ka shtim të interesit të partnerëve italianë, sepse po largohen nga Kina dhe Lindja e Mesme ngaqë nuk po punojnë më me stoqe, por me sasi të vogla dhe realizim të shpejtë të porosive. Kjo po na favorizon shumë, sepse këtu ne jemi konkurrues. Nga ana tjetër, ne mund të eksportojmë edhe kosto të ulët transporti, për shkak të afërsisë gjeografike, ndryshe nga Kina, ku kostoja e transportit dhe e fuqisë punëtore janë rritur”, vëren znj. Çuadari.

Por nuk janë vetëm italianët ata që kanë hedhur “sytë” drejt Shqipërisë.

Teuta Qose, drejtuese e kompanisë “Malotex” që punon me kompani veshjesh nga Franca, pohon se ka rritje të interesit nga ana e tyre. Aktualisht ajo qep veshje shtretërish dhe do të zgjerojë gamën e artikujve të saj.

“Së shpejti do të nisim prodhimin për një nga firmat franceze më të njohura në botë të veshjeve të brendshme, ‘Etam Lingerie’. Kjo do të rrisë më shumë aktivitetin tonë”, thotë znj. Qose.

Avantazhet e njohura si afërsia gjeografike, kostoja e lirë ende e krahut të punës dhe sidomos cilësia e produkteve finale vijojnë ta bëjnë atraktiv këtë sektor të industrisë përpunuese dhe pritet të sjellë edhe gjatë këtij viti rritje të veprimtarisë së afarizmit.

Vijnë jo vetëm investitorë, por edhe të punësuar

Është e dukshme tashmë se ka interes në rritje nga zviceranët, austriakët, gjermanët, sepse Shqipëria është futur në listën e vendeve interesante për këtë industri.

Vendi ynë favorizohet edhe nga fakti i të mos qenët pjesë e Bashkimit Europian (siç janë Rumania dhe Bullgaria, dy shtete që kanë thithur shumë investime të huaja në sektorin e fasonit) dhe se ende është e largët dita kur ne do të bëhemi pjesë e tij. Kjo favorizon industrinë duke tërhequr investitorë të huaj, sepse ata kanë bindjen se për së paku 10 vite nuk do të përballen me kosto dhe tarifa të rritura.

Drejtuesit e kompanive tregojnë se jo vetëm po rriten partnerët italianë që vijnë në Shqipëri, por edhe të punësuarit nga ky shtet që vendosen pranë firmave shqiptare, për t’u asistuar në procese të ndryshme të punës. Në firmën Kler, psh, janë të punësuar dy italianë stilistë, që punojnë për markën “Essere” të këmishave të krijuar nga Kler, të cilat shiten më pas në tregjet italiane me çmim që arrin deri në 300 euro për një këmishë.

Me “shpresën” nga qeveria

Për të qenë më konkurrues, sidomos me vendet e tjera të rajonit, për të rritur kapacitetet financiare dhe investuese, kompanitë kërkojnë një paketë të veçantë masash mbështetëse.

Sektori është duke negociuar fuqishëm me qeverinë për të përfituar një status special specifik të sektorit të fasonit. Është ngritur një komision i posaçëm pranë qeverisë për hartimin e një pakete lehtësisht fiskale dhe ekonomike për këtë sektor, që pritet të miratohet në muajin mars.

Si një nga bizneset me efektet më të mëdha në punësim, sipërmarrësit duket se kanë “të drejtë” në kërkesat e tyre.

Industria e përpunimit aktiv (fasoni) zë 1/3 e eksporteve shqiptare dhe përllogaritet të punësojë rreth 100 mijë vetë. Ajo, padyshim, është sot një nga sektorët më të rëndësishëm për punësimin në vend, sidomos të shtresave më të varfra dhe më pak të shkolluara.

“Ne si Dhomë kemi kërkuar që të zbatohet një paketë masash për industrinë e fasonit, e cila ka potenciale të mëdha në Shqipëri dhe duhet të mbështetet nga qeveria. Ka një sensibilizim nga ana e qeverisë dhe politikës për të mbështetur këtë biznes dhe kjo është pozitive, jo vetëm për të thithur klientë të huaj apo edhe për të zgjeruar ndërmarrjet në zona të largëta të vendit. Në zonat periferike duhet të ketë shumë lehtësira fiskale për biznesin dhe kjo do të nxisë sipërmarrësit. Nga ana tjetër, edhe punonjësit janë një kosto e madhe për industrinë e fasonit dhe duhet që qeveria të mbështesë kostot e kompanive për t’i trajnuar ato”, thotë Flamur Hoxha nga kompania “Kler”.

Çfarë kërkohet?

Drejtuesit e fasonit e kanë dorëzuar tashmë paketën e tyre të masave në qeveri dhe po presin një reagim prej saj.

Një nga pikat kryesore të kërkuara është ngrirja e pagës minimale për një periudhë të paktën katërvjeçare, si një nga faktorët që ndikon edhe në rritjen e konkurrueshmërisë në rajon e më gjerë. Sipas fasonistëve, paga është një shpenzim që llogaritet në rreth 80% të kostos së punës së kompanive.

“Është disi absurd fakti që, ndërsa pagat mesatare tek ne janë më të ulëta se në vendet e rajonit, paga minimale është më e lartë sesa mesatarja rajonale”, thonë fasonistët.

Kërkohet edhe zgjerimi i gamës së makinerive dhe pajisjeve që importohen me TVSH 0 nga kompanitë. Rinovimi teknologjik dhe investimet e reja, kur kanë mundësi, nuk mund të bllokohen dhe burokratizohen nga një listë e tillë pajisjesh dhe makinerish që nuk ka asnjë autoritet të njohur në vend që ta përgatisë. Qeveria e mëparshme “Berisha” vendosi të lejojë importin me TVSH 0 të makinerive dhe pajisjeve nga ana e industrisë së fasonit, por ky vendim u pasua me një listë të detajuar mbi çfarë mund të importohej me dhe pa taksa. Kjo gjë shtoi burokracitë në dogana dhe nuk u ka ardhur aspak në ndihmë firmave vendase.

Fasonistët kanë propozuar gjithashtu që tatimfitimi për kompanitë e fasonit të jetë 0%, për të stimuluar rritjen e prodhimit.

“Ne mendojmë se duhet të veçohet sektori i veshjeve dhe këpucëve nga i tërë sektori i regjimit të përpunimit aktiv, kur bëhet fjalë për këtë lehtësi. Kostoja e kësaj lehtësie është e pandjeshme në buxhetin e shtetit, jo më shumë se 4 milionë euro”, thonë përfaqësuesit e sektorit.

Aktualisht në paketën fiskale 2014 është rritur në masën 15% nga 10% që ishte më parë.

Me qëllim rritjen e shpejtë të të punësuarve të rinj në këtë sektor, është propozuar që qeveria të sigurojë pagesën e sigurimeve shoqërore e shëndetësore për vendet e reja të punës mbi mesataren e numrit të punonjësve të vitit të kaluar për çdo ndërmarrje. Kjo është një praktikë që ndiqet tashmë në pjesën më të madhe të vendeve të rajonit, sidomos në Serbi dhe Maqedoni, ku këto skema kanë rezultuar shumë të suksesshme në tërheqjen e investitorëve të huaj.

Si ishte 2013

Viti 2013 mund të shënohet si një vit me luhatje të dukshme në tërë performancën e sektorit të regjimit të përpunimit aktiv. Në muajt e parë të vitit pati një shenjë rikuperimi të këtij sektori për të riaktivizuar një numër ndërmarrjesh që kishin ndërprerë kontratat me kontraktorët e huaj. Shenja pozitive vinin nga kompani italiane, të cilat ose kishin qenë më parë në Shqipëri dhe ishin larguar për shkak të krizës, ose kishin veprimtari ekonomike në vendet e “Pranverës arabe” dhe për shkaqe të njohura kishin filluar të transferonin projektet e tyre të biznesit. Sidoqoftë kishte një rigjallërim të kërkesës dhe një rritje të porosive ndaj kompanive shqiptare. Kjo bëri që treguesit e rieksportit të ndryshonin në rritje, pavarësisht se ky ndryshim përfshi një numër relativisht të vogël kompanish, sidomos ato elitare në këtë treg.

Problemi më i rëndësishëm për këtë treg të ri vazhdojnë të mbeten pagesat e vonuara nga kompanitë e huaja, që kanë sjellë paaftësi paguese te sipërmarrjet tona dhe borxhe në rritje jo vetëm në sistemin e pagave, por sidomos në detyrimet fiskale ndaj shtetit. Ka pasur edhe kompani të cilat i kanë “humbur” përfundimisht përfitimet nga puna e kryer, kur disa kontraktorë italianë, p.sh., kanë deklaruar falimentimin e sipërmarrjeve të tyre. Por ky është një tjetër problem që kërkon trajtim më të gjerë.

Gjatë vitit 2013, ecuria e sektorit të fasonit të veshjeve ka shënuar rënie, ndërsa sipas të dhënave paraprake të Dhomës Kombëtare të Prodhuesve të Veshjeve, niveli i afarizimit vlerësohet të këtë shënuar ulje nga 7 deri në 10 për qind në krahasim me një vit më parë.

Në këtë sektor, ecuri më të mirë ka pasur sektori i veshjeve të poshtme, pra këpucëve, i cili ka tregues më të mirë në raport me një vit më parë.

Ky trend, në përgjithësi nuk ka qënë i uniformizuar, pra nuk ka qënë rënia apo ulja e afarizmit e njëjtë në të gjithë territorin ku ushtrojnë veprimtarinë e tyre kompanitë e fasonit. Qarku i Tiranës, ai i Durrësit, i Shkodrës etj., kanë qenë më mirë, ndërsa ka pothuajse bllokim të veprimtarisë në subjekte që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në rrethe si Korça, Gjirokastra, Devolli, Elbasani, etj.

*Revista Monitor

39 komente në “Fasonët/ Si po kthehet Shqipëria në Kinën e Europës”

  1. ajaxs says:

    Kjo lloje industrie nuk te ngop barkun me buke.

    1. Pelasgian says:

      avash avash se edhe Kina me kte lloj industrie ja filloi . Ne Itali kjo industri ja kalon edhe metalmekanikes ?

      1. stop lemoshes says:

        mjaft punove per te tjeret o famekeq ,kujto diten tek ke lere e tek heq…me mire i varfer,sesa edhe skllav edhe i varfer

        1. Pelasgian says:

          ti mire e ke po ca me bo tani ????? edhe vende te tjera kshtu ja nisen ne fillim . Duhen pak SAKRIFICA se ndryshe ngel ne klas si gjithmon dhe pastaj i hy droges dhe grabitjeve .

          1. arb says:

            pse nuk deklarojne sa i paguajne punonjesit keta skllavoponaret e rinj. Me duket se i paguajne me pak se rroga minimale e vendosur me ligj qe eshte 21 000 leke te reja, dhe me takse 0. keta i paguajne diku tek 15 000.
            pune e quani ju kete ? per mua eshte skllaverim sepse e largon popullsine nga shfrytezimi i burimeve potenciale te tjera si toka, deti etj….nga shfrytezimi i te cilsve mund te perfitosh kete rroge modeste por te pakten jeton me dinjitet dhe nuk shtypesh nga fasonet

        2. visi says:

          Ketu shkon pershtat dhe thenia : Jam i varfer por i lire , prandaj me pelqen varferia …

    2. QUO VADIS says:

      Nga njera ane Hashashi
      Nga ana tjeter Fasonet

      QUO VADIS ALBANIA?!

      http://goo.gl/xRC4jY

    3. Panzer says:

      Epo, industri raketash s’do bejme de…

    4. zxyspam anticensurë says:

      në gjëndjen që jemi duhe të përfitojmë nga gjithçka!!
      duhet të futet paraja në shqipëri e jo të dalë!!
      tipa si ti mendojnë se kjo nu sjell fitim,kurse në krahun tjetër rrijnë në kafe nga mëngjezi deri në darkë!vetëm harxhojnë!!kështu ka përfunduar shqipëria në importuese të preshëve dhe domateve nga greqia e maqedonia!!sepse nuk u rroka me bujqësi!!
      po çfar mund të prodhojmë more tip trapi??
      të prodhojmë ferrarri e laburgini,apo të mjaftohemi me benca??apo të prodhojmë thjeshtë makineri superprecize??o ja vlen vetëm të prodhojmë orë??
      shko mor njeri i trashë!!në shqipëri duhet punë!puna sjell paranë!paraja sjell mirqënjen!mirqënja sjell zhvillim!!
      si kujton ti se po ngrihet kina e india??brazili e maleizia??
      çfar kujton ti or kuti mëndjeje,tërë amerikanët e gjermanët punojnë në silikon valei o tek xhenerëll motors,apo tek ABM e benci??amerika ka shumë bujqësi e fabrika veshjesh,fjermania po ashtu!!
      janë përpara nesh vetëm për një arsye të vogël:PUNOJNË!!

  2. Pelasgian says:

    Hajt per hajer ,,,ishalla hapen edhe tekstilet e dikurshem …fanallaten tone e ka pas kerku e gjithe bota .

    1. Peti says:

      Me shume se nje lajm politik, kot sa per te treguar se paska rritje me kte qeveri, nuk ka asnje te re se kaq biznese fasone ka patur edhe ne vitet e kaluara. Kur te vi ndonje gjigand te hape fabrika te medha ose uzina ath ajo sjell fitime dhe jo keto hapesira 500 m me 40 punetore dhe na i bejne fasone. Te vetmet fasone qe sjellin fitim ne Shqiperine jane Call Center qe kane fut ne pune shuuuume te rinj, asgje tjeter ska ketu…

      1. ja ke fut kot says:

        Pse flet kot kur se njeh realitetin? Une kam 100 puntore shumica vajza te reja qe banojne rrethinave te tiranes dhe si une ka shume ndermarje fasonesh ne periferi. Mesa duket ti njeh vetem qendren ku ka call center.

  3. fshatari says:

    Dhe ne fund te ketij muhabeti fasonet pasurohen dhe shteti nuk mer taksa direkte

  4. XIXA says:

    KJO LLOJ INDUSTRIE PRODHON SHUME,SHUME,SHUUUUUUUUM SKLLEVER

    1. Kokosh gjelkaposh says:

      Vejme Argiten dhe femijet e saj te punojne aty.

  5. enea says:

    Traplliqe me oke, po lereni keto se na plaset. Qeka kostoja e punes me e lire ne shqiperi sesa ne Kine.

    Eeeeeeeeeeeeejjjjjjjjjjjjjjjjjjj

    1. dajt says:

      Te gjithe greket injorante jane si ty? Po i bie me lire italianit, ta sjelle me anije tre jave nga Kina me kosto mijera euro apo nje vrap pele nga Durresi dhe Vlora?

  6. Garipi NY says:

    Kostoja totale Enea jo kostoja e punes. Se kemi nje proverb ne shqip qe thote ( E lire kripa ne dures por e ha qeraja rruges) e njejta gje edhe kosto per kinen.

  7. Lomi says:

    Une nuk e kuptoj se çfare perfiton Shqiperia nga kjo industri. perderisa kerkojne ngrirjen e pages qe eshte 15.000 leke ne muaj, nje page skandaloze edhe per standartet e shqiperise. kerkojne taksim 0. Nuk e kuptoj ku fitojme ne? te pasurojme firmat e medha qe prodhojne nje kemishe me 5 cent dhe e shesin 300 euro.

  8. Gezimi says:

    Jane qerratenj te medhenj, pasi e kane te sigurte punen me sklleverit e kohes sone, qe nga halli, pranojne te punojne dhe me 100.000 leke te vjetra ne muaj. Shembuj klasike jane firmat italiane te kepuceve, qe i trajtojne punonjesit me keq se sklleverit e lashtesise. Deri kur keshtu?

  9. Vladimir says:

    U takon specialisteve tane te diskutojne e te propozojne masa per kete sektor kaq te rendesishem per punesimin. Eshte e vertete qe trajton punetoret si skllever, por thote fjala e uret:Kur s’ke pulen, ha sorren. Sot kjo eshte mundesia me e madhe e punesimit. Dhe neser ne se punet do vene mbroth, do vendoset rregull e ligj, do paguajm taksat e do hedhim plehrat atje ku duhet, shqip do fillojme te behemi qytetare te Europes besoj qe nuk ka pse te mos vijne edhe kompanite e medha duke pasur edhe perkrahjen e shtetit, seç ka bere Serbia me Fiat-in. Ju kujtohet Samsungu ne Durres. Iku, ndonse kishte puntore te kualifikuar e mjedise jo te keqia. Sot eshte kompania me potente ne treg e ka punesuar qindra mije punetore ne gjithe boten. Po ketu nuk besoj se do te doje te kthehet me. E tremben çakenjete tane. Politika e perkrahjes per bisneset e medha qe investojne “Shqiperia 1 euro” u praktikua per fazlliçet e per klientet e familjes. Kompanite e medha qeverite tona i kane pare si lope per te mjele.
    Jam i bindur qe qeveria e Rames do dije te sillet me dinjitet me ta as te mos i lejoje te na trajtojne si skllever, por edhe t’ju jape gjithe perkrahjen qe ju takon.

  10. futja kot says:

    keto nuk paguajne taksa, tarifen doganore e kan nje perqind,Puntoret e shfrytezojne si skllever i shfrytezojne 8 ore nuk i lene te bejne as shuren, paguhen ne muaj 8.000 deri 12.000 leke te reja ose 120.000 mije leke te vjetra. ku eshte leverdia familjare e shteterore .
    kam nje njeriun tim fukara qe siguron vetem miellin e bukes per nje muaj.
    Ne itali u thone bisnesi i MAFI-es.
    Inetres kan minierat e nafta , Keto duhet ti mar shteti dhe jo ti jap me koncension.
    Pyjet duhet te nderpritet sghfrytezimi per 5 vjet, sepse nuk ka mbertur me.

  11. tik says:

    Hahahaha, tatim fitimi 0%, dhe pagim i sigurimeve shoqërore nga buxheti i shtetit, dmth ne të tjerët të paguajmë që të fitojnë më shumë firmat fasone!!!!

  12. ARUSHA says:

    rrofte DROGA E LAZARATIT DHE SALA LUGATI
    QE SHQIPERISE I RRITEN HALLATIN

  13. Alban Dardani says:

    Rilindasi i vjeteer
    ….”BOLL PUNOVE PER TE TJER, O FATKEQ”!!!!….

    — Shqiperija ka shume ane pozitive per firmat e huaja e vendase per zhvillimin e tregtis, per rrjedhoje, rritjen e punesimit, te mirqenies dhe minimizimin e tendecave per emigrim.

    — Kete e favorizojne:
    -Pozicioni gjeografik ne qender te Kontinentit Evropian, – Mundesite e trasportimi (tregetis) detar, ajror, dhe toksar.
    – Krahu i lire i punes. – Shkalla e larte e arsimimit ,etj….

    –Mendoj se zgjerimi i prodhimit te veshjeve te brendeshme nga firma serioze e te qendrushme, po te shoqerohej me prodhimin e perpunimin e disa lendeve te para ne vend te lekures , pambukut etj. do ti jepte frume marrje shvillimit te degeve ne bujqesi e te industris se lehte,. –Resurset,pervoja, shkalla e kualifikimit dhe fuqia puntore nuk mungon.

    — Krahas kesaj , zhvillimi i Turizmit bregdetar e malor ne shkalle te gjerte, do te sillte rritjen e nevojave, kerkesave per prodhimet e fresketa bujqesore e blegtorale.

    Kjo, do te lindete nevojen e konsumimit te produkteve pujqesore e blegetorale te fresketa, per rrjedhoje, nevojen e nje zhvillimi me te organizuar te bujqesis e blegtoris, krijimin e mikro e makro kooperativave private bujqesore e blegtorale, modernizimin e zhvillimit te tyre, shtimin e nje fuqie mete madhe puntare.

    Kjo do te sillte gjallerimin, frume marjen, ripopullimin ezonave rurale, pse jo dhe rikthimin e nje pjese te emigranteve si dhe te “ceceneve'” Jugore e Veriore ne trojet e shtepit e tyre ,dhe nuk do te rropaten , lypin , vjedhin e kriminalizojne si te pa pune e pa shtepi ne qerndrat urbane , ne shtetet fqinje e me tej ….
    _ Gjithashtu,kjo do te sillte punesimin e specialisteve te kesaj fushe te cilet kane qene me shumic. Pervoja dhe specialistet e kesaj fushe nuk kane munguar.

    Duhet vullnet, kembgulje,drejtus shtetrore te afte, serioze, vizionare

    Keta “RILINDASI” e rinj, te kujtojne rilindasin e vjeter A.Z CAJUPIN
    ….”BOLL PUNOVE PER TE TJER , O FATKEQ””!!….

    … ” GJITH JETA NENE URDHER, QESENE SI KOKERR HURDHER”..

    –Une po jap ca mendime ,por,s’jam specialist i kesaj pune.

    pershendetje Alban Dardani

    1. dulla says:

      meqe nuk je specialist shko e rruaj ndonje plenc lope

  14. rezi says:

    Keta nuk jane ne rregull…TVSH 0, tatim fitimi 0 ulja e rroges minimale….po ça do perfitoj shteti nga juve…se kuptoj? Apo ata punetoret qe i mbani si skllever neper kapanone me 20 000 Lek ne muaj….po e shtrine shume krahun keta. Keta nuk kerkojne masa stimuluese, kerkojne masa perfituese….vari bidonat

  15. Borgjezia says:

    Tvsh 0%, tatim-fitim 0%, pagese sigurimeve qeveria, ulja e pages minimale se ja kalojme rajonit…nderkohe produkti, paga perben 80% te kostos qe ne kine kap vleren 5 cent dhe ata kerkojne te vijne ktu per krahe pune me te lire…nderkohe produkti kap vleren 300 euro. Dhe kta puntoret punojne ne kushte skandaloze dhe shumica 100.000 lekshin mer ne muaj as sigurime as gje.

  16. Dr.prof.Xhirja prej Sauku says:

    Pas 23 vjetesh “demokraci” po na tregoni keto bukurira. Ne thirem ta bejme Shqiperine si Europa dhe jo si Kina. Tani del se edhe pages se Kinezit nuk ja harijme dot. Po atehere mire ishim me xhaxhin. Me nje page mesatare prej 6000 lekesh blinje 30 kg mish nga me i miri, tani me nje page “mesatare” prej 200 000 lekesh blen 25 kg pa zene ne goje qe nuk paguanje asgje per te gjithe sherbimet,dhe ishe i garantuar dhe i qete po te mos te llapte goja. Del qe kemi uluritur per Zenin dhe Argiten dhe tufen e zagareve rrotull tyre. Dhe ju te temes ju lutem mos na botoni lajme te tilla “entusiazte”

  17. gent says:

    Skllaveria ne kohen tone e ka emrin “punonjes ne fabrike fasoni”
    Te jete biznes si te gjithe te tjeret, Asnje favorizim. Pse punesim eshte ky? Punesim eshte kur te lejon te mbash me buke familjen. Puntoret femra qe shkojne aty, me mire te mbajne femijet ne shtepi se sa kete sport.

  18. futja kot says:

    me thoni nje rast qw nje femer nuse e re q eshte paguar nga keto ndermarje per leje lindje.

  19. Arber says:

    Sa halabak keta te industris fasone yt race e keqe jeni mesuare me te shfrytezuar femrat e reja dashkeni te mbani dhe rrogat si jan. Po Kina eshte 1.5 miliard banor e ne as 4 milion e doni te shfrytezoni sikur te jemi 4 miliard, asnje TVSH zero per ju perparsi bujqesis ajo eshte e ardhmia shqiptare dhe turizmit jo fasoneve qe kerkon me djersen e njerzve te rinje te behen milioner sikur po meren me kontrabande, eshte nje loje e ndyre politika shqiptare ska pse te bej kompromis me keta palo mafioz shqiptar qe e din qe kjo industri me keto cemime nuk ka per te gjetur klasen puntore pas 2-3 vjetesh se nuk ka per shkuar askushi keta me nje investim minimal duhan te fitoin qindra miliona por nuk eshte e mundur ne kete menyre, duke nen paguhar puntorin dhe pastaj krenoheni qe nje kemish shitet 300 € po nje puntore i mer per tre muaj aq lek, ti paguani taksat nje me nje dhe roga vit per vit te ritet ashtu si ritet cemimi i jeteses vit per vit. Sipermarsit Shqiptare jan me langaraqet ne europe gjithmon perpiqen te shfrytezojn puntorin dhe te mos paguain taksat, perse, sepse e vetmja menyr per shqiptarin per shqiptarin per te qen konkurues me te huajn eshte cemimi i ulet, kurse me vet shqiptarin ku te jet sa me i shtenjt, po pse? Sepse sipermarsi shqipetar gjithmon ket inferioritet ndaj huajt, dhe shfrytezon puntorin duke e paguar sa per nje cop buke. Por nuk vlersove veten nuk te vlersoin ne europe, po patet guximin futini nje Made in Albania aty per kemisha kepuce e jeans dhe idhuni ne tregun nderkombetar po patet fuqin nqs jo atehere nuk mund te fitoni me shume 8-13 % e shumes se investuar ne vite. Ne nje shoqeri si e jona sipermarsi shqiptar kerkon te shfrytezoj puntorin duhet te ket parasysh qe ai eshte kriminel.

  20. dulla says:

    nuk mund ta lexoj me imtesi tere artikullin tend por mjafton nje titull kaq idiot,ose me keq i frymezuar nga interesa te dikujt,qe te me irritoje kaq shume.biznesi fason nuk i ka sherbyer shqiperise por vetem disa njerezve qe sklaverojne masen a madhe te grave e vajzave te pa rritura e ushyera mire ,duke i shperblyer me buke thate…qe te kene fuqi vetem per te shkuar dhe sherbyer padroneve te nesermen.kjo pune e paligjshme ne te gjitha permasat e kushtet e punesimit zhvillohet jo ne 5 dite e 40 ore pune por ne 6 dite dhe me nje pagese mizerable edhe mbi oraret e zakonshem.shteti perfiton nje HIC,asgje si modeli i mashtrimit te mallit te origjines ,prodhimit apo marifete te tjera.Perse nuk ka shqiperia nje marke MADE IN ALBANIA sic dalin mallrat KINEZE znj.reportere?ne i rrisim reputacionin markave Made in italy por jo tonen.sigurisht shkrimet tuaja pavaresisht idiotizmit ekonomik i sherbejne frymes se ketyre mashtruesve FASNONIKE per ti majmur deri ne …….

  21. Bato says:

    Nuk behet shteti duke qepe brek per Italian e Greke o Shqiptare

    Shqiperia dhe Kosova duhet te dalin hapur me nje platforme per bashkim kombetare e mos lejojn edhe me tutje te tallin bythen disa pedofila te evropes me ket populle duke sllavizuar motrat Nenat dhe Grate tona me paga qesharake nga 120 euro.

    Shqiperia dhe Kosova duhet te bashkohen dhe ti ndezin motoret e Trepces me ekspertet me te mire shqiptare brenda dhe jashte edhe minierat e shqiperis ti bashkohen Trepces dhe keshtu te krijohet nje kompani e fuqishme kombetare me kapitale te mjaftushem e cila do sherbente si lokomotive e zhvillimit te shqiptarve ashtu si esht nafta per Dubai. Trepca dikure ka qen llokomotiv e zhvillimit te ish-jugosllavis me nje popullsi mbi 24 milion pse nuk munde te jet Llokomotive e nje shteti me 6 milion banor rezervat e Trepces pa ato te shqiperis kan nje vlere monetare mbi 400 miliarde euro, aktivizimi i Trepces dhe menagjimi i saje me mende munde te hape edhe qindra fabrika per perpunimin e metaleve te ndryshme vetem ne kosova ne kuader te Trepces kan punuar mbi 40 fabrika duke filluar nga akumulatoret deri te hemikalet bujqesore.

    Pastaj energjetika shqiperia ka rezerva pa funde te ujit per prodhimin e hidroenergjis ndersa Kosova ka rezerva pa funde te lignitit e pesta ne bote me mbi 12 miliarde rezerva ne lignite me nje vler monetare sipas tregut momental mbi 600 miliarde euro

  22. ARANITASI says:

    ECONOMIST ME PROFESION.

    E DEGJONI EDHE BIZNEZIN POR KINI PARASYSH EDHE INTERESAT E PUNTOREVE TE TYRE DHE TE KOMBIT
    ( SHTETIT ) NE RADHE TE PARE

    1——DAKORT ME MINIMUMIN E PAGES ( ME PAK NDERHYRJE, LERE TREGUN E LIRE )
    2——ME PAK TAKSA PER PRURJEN E TEKNIKES DHE TEKNOLOGHISE
    3——ASNJE PREFERENCE TJETER, QOFTE TAKSA MBI FITIM , SIGURIME E TE TJERA.

    KESHTU RUHEN PRINCIPET NE EKONOMI KAPITALISTE ME NDERHYRJE MINIMALE NGA QEVERIA DHE MBROHEN INTERESAT E VENDIT NE TERESIN E TYRE.

  23. petrit zela says:

    Mos I beni llogarit pa hanxhin zoterinj.Keto lloj komentesh I bejne bark ngopurit,ku pjeses derrmuese te popullit tone sot u mungon dhe krypa ne shtepi,jo me produktet e tjera ushqimore. Rendesi ka hapja e vendeve te punes,se kerkesat dhe pretendimet e punonjeseve,jan nje process I hapur ne vazhdimesi. Cdo problem do te zgjidhet ne vendin e vet dhe ne kohen e vet..

  24. emigranti says:

    perpara se tu beni rreklame, ose te vetkenaqeni per keto lloj interesimesh, duhet te keni informacjonet e duhuera se si funksjonojne ato ne kine e vende te tjera me popullsi te varfer, si india, pakistani, vjetnami etj. Jane fabrika te komanive eutopjane me se shumti gjermane, te cilat synojne vetem prodhimin por aspak ruajtjen e shendetit te punpnjesve, per shkak te kimikateve te rrezikshme qe perdorin ne ngjyrosjen e xhinseve etj, me qindra punetor marrin semundje te renda te mushkerive dhe kockave, jane shfrytezuese deri ne palce dhe paguajn shum pak per punen qe beni. Kato kompani operojne ne zonat me te varfera te ketyre vendeve, mosrrespektimi i standarteve te sigurimit teknik dhe mbrojtjes se shendetit te punetoreve eshte denoncuar disa here publikisht, por ata kan patur mbeshtetjen e qeverive perkatese, te cilave natyrisht nuk u ka interesuar shendeti i puntoreve por vetem fitimi .. Jan kompani skalleveruese (shih se ku kan zgjedhur te operojne dhe nxirr konkluzjon ..) te punosh ne to eshte me keq se te punosh ne miniere .. un kam lexuar por edhe pare shum dokumentare dhe pas tyre nuk kam dashur te vesh me xhinse apo rroba nga prodhimet e ketyre kompanive sepse me dukej sikur do ndjeja eren e gjakut te atyre punetoreve te mjere .. spo ua permend emrat kompanive sepse nuk mund te rreklamoj,

  25. Ermal says:

    NE KET KOHE DHE NE KETO KUSHTE QE ESHTE EUROPA BIZNESI FASON DHE CALL CENTER DUHET TE NXITEN SE KRIJOJNE PUNESIM SI PER GRATE SI PER TE RINJT NE VEND

  26. kuq e zi says:

    jam dakord nqs firmat e huaja investojne ne shqiperi por jam kunder ndermjetsimit nga firmat shqiptare qe e kane cuar te djejten e puntoreve ne skllaveri (rrobaqepesite jane nje deshmi e gjalle) prandaj duhet nje pakete qe te ndaje investimin e jashtem nga i mbrendshmi dmth puntoret qe punesohen te kene kontrata te rregullta nga firmat e huaja dhe jo te flaken tej mbasi kane mbaruar porosine ne te njejten menyre zhduket dhe firma shqiptare pra ndermjetsimi i firmave shqiptare eshte kancer per puntoret shihni ne serbi qe firmat perendimore ngulen aty dhe nuk bejne thjeshte nje porosi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje