Shqipëri-Kosovë,dy ekspozita në kuadër të bashkëpunimit në artin pamor

3Një ekspozitë e realizmit socialist shqiptar do të prezantohet në Prishtinë ndërsa një tjetër kushtuar artistit Simon Shiroka do të hapet në Tiranë në kuadër të konkretizimit të bashkëpunimit në fushën e artit pamor mes drejtuesve të Galerive Kombëtare të të dyja vendeve.

 Dje Galeria Kombëtare e Arteve nuk ishte vetëm hapësira mikpritëse e takimit midis përfaqësueseve të kulturës kryesuar nga ministrat e kulturës së dy vendeve, por një nga institucionet që ka nisur dhe do të bashkëpunojë me aktivitete konkrete, njofton Galeria Kombëtare e Arteve e Shqipërisë.

Në këtë kontekst drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve në Shqipëri Artan Shabani propozoi realizimin e një ekspozite në Prishtinë ku për herë të parë të prezantohet një atmosferë e plotë e artit të realizimit socialist në Shqipëri.

Gjithashtu një ekspozitë kushtuar artistit kosovar Simon Shiroka në Galerinë Kombëtare në Tiranë ishte një nga idetë që nënvizoi drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve në kuadër të kalendarit të përbashkët të kulturës Shqipëri-Kosovë./KultPlus.com

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *