INTERVISTA/ Veton Surroi: Shqipëria ta hidhte spirancën në Berlin, jo në Ankara

vetoniPublicisti Veton Surroi flet në emisionin “Studio e Hapur” në News24

Bisedoi: Eni Vasili

 

6 vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe ju thoni se pavarësia nuk është e plotë, çfarë do të thotë?

Kushtet në të cilat u shpall pavarësia  ishin të vështira  dhe e kushtëzuan lindjen e Kosovës me një seri problemesh, dhe kjo foshnje ende i ka ato problemet e lindjes. Kjo do të thotë që Kosova ka problem në legjitimitetin  e vetë ndërkombëtar përsa i përket pjesëmarrjes në OKB, ka një problem në legjitimitetin e vet europian, ka shtete të BE-së të cilat nuk e njohin Kosovën, ende përpëlitet në vendosjen e një sistemi unik administrativ brenda vendit, dhe ne ecje e sipër pastaj janë manifestuar dhe sëmundje të tjera siç është zaptimi i shtetit në fakt nga një strukturë jodemokratike.

 

Ku duhet të ishte sipas mendimit tuaj pas 6 vjetësh Kosova si duhet të ishte? Si e mendonit para 6 vjetësh se ku do të shkonte Kosova pas shpalljes së pavarësisë…

Në atë kohë po të kishte pak më shumë vendosmëri, pak më shumë vizion Kosova do të përpiqej së paku që të kontrollonte tërë territorin e vet d.m.th që në ditën e parë të pavarësisë që të impononte një formë tjetër të komunikimit me bashkësinë ndërkombëtare gjerësisht me OKB-në, që të shfrytëzonte mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, që i dha të drejtë Kosovës për shpalljen e pavarësisë në mënyrë që të përfitojë në legjitimitetin e vet, dhe jo të futet në proces negociator, i cili në thelb i ka ndihmuar Serbisë për statusin e kandidatit, por nuk i ka ndihmuar Kosovës në fitimin e legjitimitetit ndërkombëtar.

 

Në një shkrim tuajim titulluar “Pse Kosova nuk u bë anëtare e OKB-së”, në fund shkruani se Veton Surroit i duket se realiteti i këtij shkrimi është më i mirë se realiteti që nuk është në këtë shkrim… E keni fjalën për një lloj realiteti që sapo shpjeguat apo ka diçka më shumë?

Ka diçka më shumë, ka pasur shumë gjëra që është dashur të bëhen, por që nuk janë bërë dhe që e kanë penguar Kosovën që të mos ecë përpara. Realitetet në shtetndërtim mund të krijohen do të thotë nuk është vetëm një rrugë, e cila është e trasuar dhe e paragjykuar që duhet të ndërmarrin njerëzit apo shtetet, ka pasur zgjidhje të tjera dhe që për fat të keq nuk janë përzgjedhur.

 

Shtoni që viti i ri mund të në sjellë diçka… Besoni vërtet që këto 6 vjet nuk u bë, por mund të bëhet në një vit?

Jo gjatë një viti, por çdo vit ka potencialin e ndryshimit. Vitet zgjedhore i kanë potencialet më të theksuara, dhe nëse qytetarët e Kosovës shohin se ka mundësi të ndryshimit dhe nëse vullneti i tyre nuk uzurpohet, nëse nuk vidhet vota e tyre atëherë ka mundësi që të bëhet ndryshimi.

 

Ndalemi tek arrestimi i Ukë Rugovës, fakti që një deputet i Kosovës, pinjoll i familjes Rugova ka një akuzë të tillë të rëndë, të detyron të bësh pyetjen deri në ç’nivel ka arritur krimi në Kosovë?

Problemi i Kosovës sot nuk është se sa krim ka, por sa ka jo krim në funksionimin e shtetit. Shteti për nga natyra e rrjedhjes së këtyre viteve është kriminalizuar. Shteti administrohet nga një grup, i cili lind nga krimi i organizuar. Zgjedhjet e kaluara janë vjedhur në një përmasë gati 40% sipas raporteve ndërkombëtare mbikëqyrëse. Kur kemi një shkallë aq të lartë të vjedhjes së votës, apo dëmtimit të vullnetit të qytetarëve, atëherë kemi të bëjmë me një veprim të organizuar sepse mund të vidhet një votë, por nuk mund të vidhen pa grup të organizuar 40% të votave. Përderisa kemi të bëjmë me një grup të organizuar që vjedh, atëherë kemi të bëjmë me krim të organizuar sepse vjedhja e votës është krim. Imponimi i një strukture të zgjedhur nga krimi i organizuar sjell pastaj reperkursione të tjera dhe veprime të tjera kriminale në jetën tonë. Nuk është pra aspak e çuditshme që në kuvendin  e Kosovës ka njerëz të cilët ose kanë vepruar ose veprojnë mbi baza të krimit.

 

EULEX ka ngritur edhe akuza të tjera edhe për krime lufte… janë disa raste… Duket sikur hija e kriminalitetit e ka mbuluar Kosovën. Eshtë një perceptim ndoshta i zmadhuar dhe prej mediave apo…

Jo,jo krimi e ka mbuluar Kosovën si tërësi. Krimi është futur në majat e administrimit të vendit dhe në momentin kur prodhohet një elitë nga veprimi i aktivitetit kriminal atëherë nuk mund të shpresoni se do të ndodhë diçka  e kundërt. Ajo që është mirë, është se po krijohet një klimë, e cila po i zbeh ose po i relativizon ose po i vë në një kontekst real këto veprime kriminale. Kjo do të thotë se nuk mund të flasim më për ambasadorë, deputetë pasi nuk i mbron titulli nga ndëshkimi eventual ligjor.

 

E keni fjalën për procedimet që ato po ndihmojnë në përmirësimin e kësaj klime?

Absolutisht po. Jemi në një situatë shumë delikate si shoqëri d.m.th balanca është delikate mund të fitojë cilado anë dhe ajo e krimit dhe ajo e ndëshkimit. Ne shpresojmë si qytetarë që do të fitojë ajo e ndëshkimit të krimit.

 

Sa i shqetësuar jeni realisht Surroi?

Por kur njeriu jeton në Kosovë brenda një konteksti më të gjatë  shqetësimi duhet të jetë më i madh, jo aq për shkak të mungesës së perspektivës sepse ajo do të vijë, por shqetësimi duhet të vijë për shkak të të gjitha rasteve të humbura për të ndërtuar një shtet realisht ligjor. I kemi pasur ato raste falë pranisë së madhe ndërkombëtare, falë ndihmës së madhe ndërkombëtare dhe Kosova nuk është dashur të hyjë në këtë rrugë të keqe.

 

Cilat janë këto forca pozitive sipas jush që mund t’i japin një atmosferë më pozitive kësaj situate gri që pikturuat ju….

në besoj që veprimi i EULEX edhe pse i vonuar mund të ndihmojë të vendosë kritere të reja në sundimin e ligjit dhe këto kritere duhet të deportohen në të gjitha instancat më të larta. Besoj që këto më pas do të inkurajojnë popullatën që të mendojë qartë dhe pa frikë për ardhmërinë e vet, sepse duhet të shkarkohet nga frika fizike. Një pjesë e këtij veprimi kriminal të viteve të fundit është veprim i dhunshëm i njerëzve, të cilët u janë kërcënuar qytetarëve.

 

Cila është marrëdhënia e qytetarëve me politikën?

Këtë nuk e dimë ende. Kemi parë në zgjedhjet e fundit vendore që ka pasur një mobilim pozitiv të qytetarëve ndonëse mendohej, shkruhej apo flitej se ekzistonte një apati, shumica e qytetarëve të Kosovës dolën për të votuar dhe votuan për ndryshim.

 

Në fakt Shpend Ahmeti si fitoi Prishtinën ose më mirë Isa Mustafa si humbi?

Shpend Ahmeti e fitoi Prishtinën për shkak se kishte një klimë për ndryshim, kishte një nevojë për ndryshim dhe në Kosovë nuk ekziston një parti apo një mendim që sjell ndryshim, kemi pasur në Pejë një parti tjetër që ka fituar në emër të ndryshimit, në Gjakovë një parti tjetër që fitoi në emër të ndryshimit. Ajo që njerëzit duan është ndryshimi. Tani u përket partive politike që ta identifikojnë veten si profili i ndryshimeve.

 

Atëherë dalja e Fatmir Limajt dhe Jakup Krasniqit nga PDK-ja ishte një lajm i bujshëm apo jo… Cilat janë arsyet sipas jush?

Arsyet i  dinë vetë ata por sipas asaj që kemi dëgjuar kemi të bëjmë me një parti jodemokratike me emër demokratike, d.m.th një strukturë jodemokratike në vendimmarrje, e cila i shtyu këta njerëz që të dalin nga ajo strukturë.

 

Cili është vlerësimi juaj për qeverinë e sotme të Kosovës?

Është një qeveri e cila ka uzurpuar në masë të madhe vendimmarrjen dhe është abuzuese e madhe në fushën e korrupsionit. Po ashtu është një strukturë pa kurrfarë projekti dhe programi qeverisës ka sunduar duke vendosur një sistem të atillë të abuzimeve me pushtetin, i cili në fund ka shpërdorur mjetet publike në investime të cilat nuk do të sjellin ndryshim ekonomik për qytetarët me vite të tëra.

 

Me sa duket Hashim Thaçi është në minorancë. A do ishin një zgjidhje zgjedhjet e parakohshme?

Kosova mund të shkoj në zgjedhje të parakohshme, por diferenca me zgjedhjet e parapërcaktuara nuk është shumë e madhe, vetëm 3-4 muaj, gjithsesi Kosova duhet të hyjë në proces zgjedhor, por sipas të gjitha gjasave nuk do të hyjë me një reformë por ashtu siç do të dakordohen palët, por do të ekzistojë një vëmendje shumë më e madhe ndërkombëtare dhe një kontroll shumë i madh i brendshëm në këto zgjedhje.

 

Si e shihni opozitën  e Isa Mustafës, a duhet të ishte më agresive dhe të insistonte për zgjedhje të parakohshme që kohë më parë?

Thaçi është treguar shumë i zhdërvjellët në këtë lojë politike ndërsa opozita është treguar jo aq e zgjuar karshi Thaçit.

 

Pra duhet të ishte Isa Mustafa me agresiv?

Duhet të pyesni Zotin Mustafa, por besoj që ka ekzistuar një besim i tepruar i faktorit opozitar ndaj faktorit ndërkombëtar dhe premtimeve gjoja të nënshkruara para ambasadorit amerikan.

 

Keni dalë në mbështetje të studentëve për largimin e rektorit të universitetit të Prishtinës. Kjo lëvizje juaja është komentuar si një lloj përdorje e lëvizjes studentore. Së pari do të doja të dija qëndrimin tuaj pse mbështesni studentët?

Për mua largimi i rektorit është një domosdoshmëri sepse ai ka uzurpuar këtë pozitë me falsifikim, me prezantim të rrejshëm të arritjeve të tij shkencore. Ka botuar punimet të kota në një revistë interneti koti në Indi, në të cilën çdo qytetar i botës mund të botojë me 80 dollarë. Ky nuk është parametri i arritjeve shkencore dhe kjo është një shenjë e degradimit. Universiteti është politizuar prej kohësh dhe është marrë gjithnjë në kontroll të PDK-së, dhe zoti Gashi është aty rektor në sajë  të ndërhyrjes së PDK-së. Studentët kanë të drejtë të protestojnë dhe nuk është e drejtë që të rrihen. Ky ka qenë qëllimi i daljes sime në protestë me ta. Unë jam qytetar i zakonshëm i Kosovës  dhe nuk shoh çfarë ka politike në këtë d.m.th çfarë instrumentalizimi mund t’i bëjë unë kësaj lëvizje. Kam qenë me bashkëshorten time në atë protestë pa kurrfarë qëllimi tjetër pos përkrahjes së qëllimit të studentëve.

 

Jeni një personazh kontrovers për kontekstin e Kosovës dhe çdo nismë e juaja në përgjithësi shoqërohet me debate dhe polemika. Jeni një intelektual që shiheni brenda me dyshim, por jashtë me dashuri dhe respekt. Si e shikoni këtë lloj konfliktualiteti le ta quajmë të personazhit tuaj?

Unë besoj që natyra e ndryshimeve në shoqëri kërkon konfliktualitet në një kontekst pozitiv natyrisht. Unë nuk mendoj që veprimet e mia ose mendimet e mia duhet të përqafohen ose duhet të jenë pjesë e një shumicë, në një pjesë shumë të madhe të jetës sime e kam kaluar me mendime në pakicë të cilat pastaj janë transformuar në mendime të shumicës, ndonjëherë kanë mbetur mendime të pakicës.

 

Çfarë shohin tek ju ndërkombëtarët që nuk e shohin në Kosovë?

Nuk e di për këtë duhet të pyesni ndërkombëtarët.

 

Si kaloi tek ju takimi i dy qeverive në Prizren?

Unë gjithmonë kam menduar se qeveritë duhet të takohen dhe duhet të intensifikohen raportet e qeverive në rajon dhe në veçanti mes qeverive dhe faktorëve politikë e të tjera të Kosovës dhe Shqipërisë sepse nuk janë fqinjë të rëndomtë. Mendoj se mënyra e formalizimit të këtyre marrëdhënieve ka një dozë teatraliteti i cili për mua nuk lë shijen e duhur. Lidhja e Prizrenit nuk ka pse të instrumentalizohet nga takime qeverish. Nuk është ndonjë ngjarje historike që takohen dy qeveri, ato mund të takohen në cilindo restorant apo cilindo objekt qeveritar, kudo edhe në Shqipëri edhe në Kosovë. Nuk ka nevojë ta bëjnë te Lidhja e Prizrenit sepse mos të harrojmë që qeveritë janë kalimtare, ndërsa këto janë vlera të cilat mbesin. Lidhja e Prizrenit shtëpia ku është shpallur pavarësia e Shqipërisë këto nuk mund të instrumentalizohen prej qeverive.

 

Simbolika që nuk duhet të përvetësohen…

Nuk duhet të përvetësohen nga ana e qeverive sepse ato janë fryt dhe vlerë e jona e përbashkët. Pastaj nuk më duket se kemi të bëjmë me takime të valës së njëjtë mendore. Kemi të bëjmë me një qeveri në Shqipëri, e cila ka ardhur në pushtet me siglën e rilindjes në një betejë shumë të gjatë elektorale, në një betejë të drejtë për ta ruajtur votën nga vjedhja, dhe me një platformë të përkrahur nga shumica e qytetarëve të Shqipërisë për ndryshim. Qeveria e Kosovës ka ardhur në pushtet me vjedhje votash dhe nuk mund të takohet në të njëjtën valë mendore një qeveri që ka ardhur në pushtet duke mbrojtur votën dhe një qeveri që ka ardhur me votë të vjedhur. Po të ishin takuar dy qeveri që kanë ardhur në pushtet me vota të vjedhura, do të ishin korresponduar me njëra-tjetrën.

 

Qeveria e Kosovës e ka legjitimitetin apo jo?

E ka legjitimitetin e vjedhur po. Qeveria e Kosovës ka ardhur në pushtet me votë të vjedhur.

 

Pra Edi Rama ka bërë gabim që ka takuar Thaçin në Prizren?

Unë nuk thashë që ka bërë gabim. Unë thashë se cilado qeveri, pra edhe  qeveria më beninje, por edhe dy qeveritë më të zhvilluara më të emancipuara shqiptare në histori nuk do të duhej ta shfrytëzonin Lidhjen e Prizrenit për veprimet e tyre teatrale.

 

Përpos teatralitetit siç e quajtët dhe veshjes politike që sapo shpjeguat ka diçka thelbësore megjithatë nga takimi i dy qeverive, shteteve kësaj përpjekje për të krijuar një treg ekonomik, frikës së madhe për të përmendur togfjalëshin “Shqipëri e madhe”, nuk e di ju i trembeni ta përmendni?

Jo,jo, d.m.th është e qartë që Shqipëria dhe Kosova nuk janë fqinjë të rëndomtë, dhe nuk duhet të hyjmë në togfjalësh të të tjerëve ne duhet të hyjmë në koncepte zhvillimore që i shërbejnë interesave të qytetarëve të të dyja vendeve. Dhe për aq sa janë praktike, pragmatike dhe jo teatrale veprimet për aq do të ndihmojnë dhe të tejkalojnë frikërat eventuale që mund të ekzistojnë gjëkund.

 

Pra nuk kemi pse trembemi nga Shqipëri e madhe apo e bashkuar…

Po ne nuk kemi pse merremi me terma fare.

 

I ndjeri Arbën Xhaferri, miku juaj ka pasur një projekt “Mbrothësia Shqiptare” e ka quajtur..

Për Arbënin nuk ka pasur kufij fare, dhe ç’ka mendoj është detyrë e qeverive shqiptare d.m.th asaj të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës në të ardhmen është praktikaliteti dhe pragmatizmi i zgjidhjeve dhe  nuk duhet të merren fare me koncepte apo me etiketime se si do të quhet ky projekt në fund. Me rëndësi është përmbajtja e projektit dhe që duhet të synoj  krijimin e një hapësire te komunikimit shumë intensiv sesa që lejon përcaktimi i tanishëm i kësaj hapësire me dy shtete.

 

A mund të kemi një shtet…

Këto dy shtete mund të kenë një hapësirë komunikimi të marrëdhënieve më të madhe seç e kanë tani.

 

Nga duhet të fillojë për mendimin tuaj?

Ka shumë mënyra sesi mund të fillohet, unë besoj që disa prej tyre janë identifikuar tanimë. Qeveria e Shqipërisë me sa di unë i është kthyer projektit të interkonjeksionit elektrik. Dhe po të ishte në anën tjetër të kufirit një popullatë ukrainase, prapë interesi ekonomik i Shqipërisë do të ishte i tillë që të ketë një interkonjeksion me një vend, i cili ka prodhim të energjisë elektrike në bazë tjetër d.m.th jo hidrike dhe Shqipëria e cila ka bazën e vet hidrike.

 

Ç’mendoni për qeverinë e re…

Ndoshta është herët për të konstatuar ndryshime që do të identifikoheshin lehtë nga popullata e Shqipërisë. Ndryshimi esencial që është bërë dhe që është i prekshëm. është ndryshimi tek doganat. Ky është një ndryshim i dyfishtë sepse jo vetëm kemi të bëjmë me një efikasitet të rritur në doganë, por kemi të bëjmë edhe me një imazh tjetër çfarë jep administrimi i Shqipërisë, d.m.th një vajzë e re që merr një detyrë shumë të rëndësishme dhe e zbaton në një formë me të cilën Shqipëria nuk ishte mësuar deri më sot. D.m.th nuk është punë maçoje kjo puna e administrimit të doganave. Ky është ilustrim i perceptimeve të mira që krijohen në botë, me një administratore si Elisa Spiropali apo me një ministre si Mirela Kumbaro, pra janë imazhe shumë pozitive që i jepen botës, të një Shqipërie e cila po ndryshon. Por pastaj duhet mbushur ky perceptim me kënaqësi që duhet të krijohen brenda vendit. Unë nuk di se sa ka pasur zhvillime të atilla të cilat do të ndryshojnë kahjen ekonomike të këtij vendi apo do ta mobilizonin energjinë ekonomike. Një indikator po ashtu pozitiv është një imazh i luftimit ndaj krimit që po bëhet nga forcat e rendit, por diskordanca mes dëshirës mes idesë së madhe të rilindjes dhe realitetit është shumë e madhe dhe duhet mbushur me zhvillime reale.

 

Ju i përkisni atyre njerëzve që besojnë se qeveria Rama deri tani më tepër ka bërë aksione komunikimi sesa aksione politike apo qeverisëse?

Politika është komunikim në masë të madhe dhe në këtë drejtim ka bërë veprime të mira padyshim. Aty ku nuk ka bërë veprime të mira mendoj është në shpërputhjen mes idesë së rilindjes dhe disa veprimeve në politikë të jashtme p.sh karshi Kosovës nuk ka pasur një sensibilitet. Mos harroni se janë caktuar takime aty- këtu derisa zhvillohej fushata zgjedhore. Kryeministri Rama nuk e kishte vendin fare në aeroportin e Prishtinës kur hapej aeroporti, Shqipëria nuk ishte palë që merrej me ndërtimin e këtij aeroporti, dhe dalja e kryeministrit Rama me një shoqëri, e cila nuk është shumë rilindase, d.m.th me Hashim Thaçin dhe kryeministrin Erdogan nuk besoj që i ka përmbushur idetë rilindase. Ideja e Zotit Erdogan për demokracinë është pak më ndryshe sesa do të duhet të ishte ideja e demokracive evropiane. Zoti Thaçi është edhe më në lindje politikisht dhe gjeografikisht se ç’është zoti Erdogan.

 

Megjithatë Rama e ka zgjedhur si partner strategjik Turqinë a mund të gjykoj në këtë kontekst mënyrën si qeveris kryeministri turk?

Po të vendosej në një kontekst historik të sotëm të zhvillimit të Europës dhe të nevojave të Shqipërisë, spiranca shqiptare duhet të hidhej në Berlin, në këtë kuptim dhe vizita e parë e kryeministrit para se të merrte pushtetin nuk duhet të ishte as Stambolli as Ankaraja, por Berlini. Shqipëria ka nevojë që të krijoj një lidhje shumë më të madhe me zemrën e integrimit europian, ka nevojë të përshpejtojë, ka nevojë të krijojë një mirëbesim, ka nevojë në fund të krijoj dhe të importoj standarde të sjelljes dhe të ndërtimit dhe të shtetbërjes prej atyre fuqive të cilat kanë pasur më së shumti sukses në këtë drejtim. Turqia ka një model zhvillimi, i cili mund të duket joshës por pjesë e atij modeli të zhvillimit është një zhvlerësim i mendimit të pakicës në demokraci apo një populizëm, i cili nuk besoj se do ti ndihmonte  Shqipërisë e cila për më shumë doli nga një cikël zgjedhor duke e kritikuar populizmin duke votuar kundër populizmit, ndaj nuk më duket përzgjedhja e duhur për atë që quhet politikë e rilindjes.

 

Po me armët kimike si u sollëm ne…

Nuk më duket se është menaxhuar mirë, nuk ka pasur nevojë për dramacitet të tillë. Ka pasur nevojë për një komunikim të duhur diplomatik që do të ruante Shqipërinë, qytetarët e saj prej çfarëdolloj vendimi të ngutur apo për mendime, të cilat do të krijojnë tension në shoqëri. Shqipëria nuk ka pasur nevojë për një tension të tillë.

 

Do të ishte dhe kaq e kontestueshme vizita e Ramës në Beograd?

Kryeministri Rama duhet të vizitojë krejt rajonin, por  duhet të përzgjedhë edhe kohën kur. Serbia është në fushatë zgjedhore tanimë dhe besoj do të duhej të pritej se çfarë do të jetë epilogu i zgjedhjeve në mënyrë që të krijohen raportet e duhura me qeverinë e ardhshme.

 

Përveç ndryshimit të qeverisë ka ndryshuar edhe kreu i PD-së…

Biologjia dikton ndonjëherë shumë më tepër ngasa janë ligje të tjera, është e natyrshme që pas 20 vjetësh të qenit kryetar zoti Berisha të largohet. Natyra e tij është e tillë që ai është i apasionuar pas politikës dhe do ta ketë të vështirë të largohet nga ajo, dhe është punë e menaxhimit të brendshëm të partisë sesa mund të ndërlidhen respekti për pasionin e Zotit Berisha dhe nevojat strukturore të partisë në opozitë.

 

A po sillet si një kryetar partie zoti Basha deri tani?

Nuk mund ta kem atë perceptim sepse nuk jam brenda partisë.

REMOTE_ADDR:[]

16 komente në “INTERVISTA/ Veton Surroi: Shqipëria ta hidhte spirancën në Berlin, jo në Ankara”

  1. Gallata says:

    Dhe si përfundim…dhe ky “berishist” i thekur…

    1. ohri says:

      E tani nje mendim tjeter kritik te kesh dhe behesh menjiher berishist sipas jush…

      1. Bruce Willis says:

        Po na jep ment Veton Surroi, kur te vetat i ka marre borxh tek idhtari Sali Berisha. Shko tako dhe Haradinaj, se njesoj jane.
        Keta nuk dalin dot nga krahina qe jane.
        Kane ndjenje inferioriteti, dhe kepusin brockulla nga qe duan te behen te degjuar.

        1. ohri says:

          shko me dek si burre o bruce…

  2. loni says:

    sa gjate i ke rene o anlist,po ku di shqiptari te bej shtet,ne dime vetem te shkaterrojme shtetin,pavaresisht qe bota demokratike mundohet te na bej te pavarur nga te tjeret dhe te jemi zot ne shtepine tone ne perseri nuk dime ta ndertojme shtepine,duke e shitur dhe dhuruar perseri tek ata qe na degjeneruan dhe na shkaterruan tere jeten,ne shqiptaret jemi rekorder boteror vetem per dicka,tja fusim njeri tjetrit dhe te vrasim njeri tjetrin,keto metoda i kemi pasur per mijera vite,neser do te jete me i fresket muhabeti,kur kosoveret do ti bashkohen sali serbit per te destabilizuar shqiperine,ashtu sic iu bashkuan ne 14 shtator 1998,ja ky popull jemi ne,se me serbin dhe me grekun qe ti dukemi pak krenar jemi totalisht te poshteruar dhe te degjeneruar.eshte e kote te kerkosh nga shqiptaret e te dy kraheve te ndertojne shtet,eshte dicka absurde.

  3. -homeri- says:

    – po na thua dicka qe te gjithe e dim , po kur nuk na pranojne ne detin balltik , diku do ta hedhim spirancen e pse jo dhe ne dardanele

  4. aleksandri i madh says:

    Bravo Surroi.

    Edhe pse Veton Surroi nuk me pelqen intervista e tij ishte shume konkrete dhe qivirija jone duhet ta kete kete fraze si etalon ne punen e saj.
    Spiranca duhet hedhur ne Berlin.
    Vari leshin turkut, grekut dhe talianit.

    Apo qivirija ka frike nga Berlini?!

    Me Berlinin nuk ka pordhe si kane pordhe politikanet ne Shqiperi. Me Berlinin ka vetem pune dhe ligj, pune dhe ligj dhe vetem pune e ligj. Ich liebe Deutschland. Ich liebe Merlel.

  5. Drenicak says:

    Nuk kam per qellim te merrem me nanen dhe baben e Vetonit por jam i detyrum qe opinjoni ne Shqiperi ta din qe per te qe Ambasador i Jugosllavi se viteve 70 eshte tashte tje jesh 100% ma Serb se vet Serbet .
    Vetoni eshte rrit ne ambasada jugosllave dhe ka ban gjum ne shtrat te armiqve dhe nena e tij ka qen nje nder sherbtoret e sexit te serbve.
    Pra une dyshoi qe Vetoni eshte i biri Serbve.

    1. gorezi says:

      Edhe Rugova eshte lindur ne vitet 44-45 kur ne malet e istogut silleshin cetniket,te cilet ja vrane dhe babane.por une besoj qe Rugova ishte Shqiptar megjithese i asimiluar.

    2. Toni KS says:

      Shume tek je korite more burre. Ma se pari askush nuk mundet mi zgjedh prinderit as ti as Vetoni. Pra secili pergjigjet veq per veprat e veta. Se dyti kjo qe thu ti nuk mund te jete e vertete sepse prinderit e Vetonit jane shqiptar dhe ti e din mire se ftyra shqiptarit nuk i lejon ato gjera qe i thu ti. E
      E kuptoj se Vetoni eshte kundershtar yti ideologjik si enverist po beteja ideologjike nuk behet duke i sha prinderit kundershtarit. Krejt ne fund, sot kur shoket tuaj ideologjik e sollen Kosoven para bankrotit moral, ekonomik e ne cdo lemi tjeter, kur shefi yt perqafohet e qaraveshet me hasmin shekullor dhe ndan sovranitetin me hasmin serb, ju ende keni goje te shani Vetonin. Eshte fatekeqesi kombtare qe Vetonin nuk kemi Minister te Jashtem ose Kryeminister. Zgjedhjet jane afer dhe rezultati per juve dihet – kolaps total. Rilindja po vjen edhe ne Kosove.

  6. ball mer veton se m’shurdhove pasha allahin ,
    jena nji gjak e nji surrat me turkin ,jena vllazen te nji gjaki mer hajvan .dashke me na u ba shkije bre ta kafsh nanen .llahi te mbyt aj pis bre paske qen ptu

  7. kuq e zi says:

    edhe une doja qe ta hidhte ne berlin por a don berlini?????????????
    kur forcat serbe ne 98-99 hyne ne tropoje berlini ishte shurdh dhe jo vetem berlini por dhe roma e parisi vetem ankaraja hapi portat e armatimeve per shqiperine dhe deklaroi se do hynte me trupa nqs shkeljet vazhdonin prandaj duhet te jemi dhe realiste sot per sot vetem turqia nuk na konsideron si kadegori e dyte pse vetem kosova eshte e bllokuar nga shengen po te ishin nen serbi zdo kishin ket problem pra sa u ndane dolen nje shkalle me poshte

  8. toni says:

    Ky te jete analist me vjen cudi.po ky debil nuk e shikon se ne Berlin nuk ka det per ne Shqiptaret,dhe kur nuk ka det ku ta hedhesh spirancen.Po te shikosh te dhenat ekonomike te Serbise Gjermania eshte nje shtet qe ka investuar shume ne ekonomine e ketij vendi,pra deti Berlinit ka shkuar nga Serbia,ku ta hedhim spirancen ne Shqiptaret,ne fillim a kemi spirance ne?Me mire na e shpjegon Salihu e Vetoni….

  9. zoro says:

    ade hiuuuuuuuuuuu turk kosove . koktrasher me steme sulltani.

  10. Malo says:

    kam frike se si kete edhe Berishen i lidh bashke Beogradi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *