Vlerësimi i punonjësve të administratës/ Qeveria përcakton kriteret dhe procedurat. Si do të vlerësohet një nëpunës civil

qeveriQeveria miraton procedurat dhe mënyrën sesi do të vlerësohen punonjësit e administratës publike nga titullarët e institucioneve apo eprorët e tyre. Vendimi përfshin nënpunësit e administratës shtetërore, institucionet e pavarura e njësitë e qeverisjes vendore dhe kompetencat për vlerësimin.

Vlerësimi

Në vendimin e Qeverisë përcaktohet sistemi i vlerësimit të rezultateve në punë për një punonjës të administratës.

Kështu sistemi i vlerësimit të rezultateve në punë është procesi vjetor i verifikimit të realizimit të përgjithshëm të objektivave të përcaktuar në fillim të periudhës së vlerësimit, si dhe i aftësive apo dobësive të nëpunësit në kryerjen e detyrave.

Vlerësimi shërben për të marrë vendime objektive në lidhje me periudhën e provës, ngritjen në detyrë, lirimin nga shërbimi civil, përparimin në hapat e pagës, si dhe në përcaktimin e nevojave për trajnim dhe zhvillim profesional të nëpunësit civil.

Vendimi parashikon që vlerësimi të jetë një proces që përsëritet çdo vit kalendarik. Në rastin e vlerësimit të rezultateve në punë në përfundim të periudhës së provës, viti i vlerësimit llogaritet nga data e emërimit të nëpunësit civil.

Vlerësimi i rezultateve në punë për nëpunësin civil të kategorisë ekzekutive, të ulët dhe të mesme drejtuese kryhet bashkërisht nga zyrtari raportues, zyrtari kundërfirmues dhe zyrtari autorizues.

Sipas vendimit, vlerësimi i rezultatave në punë për anëtarët e TND-së kryhet nga Komisioni Kombëtar i Përzgjedhjes (KKP) për TND-në, i krijuar sipas nenit 31, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, ndërsa për nëpunësit civilë të kategorisë së lartë drejtuese në institucionet e pavarura dhe njësitë e qeverisjes vendore nga eprori direkt.

Në vlerësimin e nëpunësve anëtarë të TND-së, të emëruar në pozicionet “Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme/të barasvlefshëm me të” dhe “Drejtor departamenti/të barasvlefshëm me të”, KKP-ja mbështetet në vlerësimin e bërë nga sekretari i përgjithshëm/pozicioni i barasvlefshëm me të, si dhe në vlerësimet e kolegëve të të njëjtit nivel në të njëjtin institucion dhe institucione të tjera të administratës shtetërore, me të cilët nëpunësi ka pasur marrëdhënie bashkëpunimi. Në vlerësimin për nëpunësit anëtarë të TND-së, të emëruar në pozicionin “Sekretar i Përgjithshëm/të barasvlefshëm me të” dhe “Koordinatorë të posaçëm”, KKP-ja mbështetet në vlerësimin e bërë nga Kryeministri/ministri, si dhe në vlerësimet e bëra nga kolegët e të njëjtit nivel në institucionet e tjera të administratës shtetërore. Vlerësimi bëhet sipas lidhjes nr.1 bashkëlidhur këtij vendimi.

Sipas vendimit, vlerësimi i rezultateve në punë ka të bëjë me vlerësimin e realizimit të objektivave dhe vlerësimin  e sjelljes profesionale. Vlerësimi i sjelljes profesionale të nëpunësit civil të kategorisë ekzekutive, të ulët dhe të mesme drejtuese ka të bëjë me vlerësimin e: gabimeve/saktësisë në punën e kryer;  realizimit në kohë të punës;  kolegjialitetit të marrëdhënieve; gatishmërisë për punë në grup; shpeshtësisë së orëve të punës jashtë orarit; kërkesave për këshillim; trajnimit dhe ngritjes profesionale.

Fazat e vlerësimit 

Procesi i vlerësimit të rezultateve në punë është i vazhdueshëm dhe konsiston në tri faza.

Planifikimi: Zyrtari raportues gjatë 15-ditëshit të dytë të muajit dhjetor takohet me nëpunësin që do të vlerësohet për të përcaktuar objektivat kryesorë të punës dhe sjelljet përkatëse profesionale që bëjnë të mundur realizimin e planit të punës, përmbushjen e objektivave dhe të misionit të institucionit. Në fazën e planifikimit përfshihet përgatitja e objektivave dhe e një plani veprimtarish për arritjen e objektivave kryesorë. Objektivat kryesorë të punës duhet të jenë të matshëm, kurse veprimet të dukshme. Në këtë fazë zyrtari raportues dhe nëpunësi që do të vlerësohet diskutojnë së bashku qëllimet e nëpunësit për karrierë, aspiratat dhe çdo gjë tjetër që lidhet me trajnimin dhe zhvillimin profesional.

Bisedimet e ndërmjetme: Gjatë vitit, çdo katërmujor, zyrtarët raportues takohen me secilin prej nëpunësve që do të vlerësohet për të rishikuar progresin e bërë në arritjen e objektivave të planifikuar për të shprehur mendime dhe për të dhënë komente, si dhe për të bërë përmirësimet e nevojshme në planin e hartuar me shkrim.

Vlerësimi përfundimtar i rezultatave në punë: Gjatë vlerësimit përfundimtar të rezultateve në punë, zyrtari raportues bën një vlerësim të përmbledhur të suksesit të nëpunësit që do të vlerësohet në arritjen e objektivave kryesorë të punës, të përcaktuar në fazën e planifikimit dhe të rishikuar gjatë bisedimeve të ndërmjetme. Kjo fazë realizohet në periudhën 15 nëntor – 15 dhjetor.

Sistemi i vlerësimit

Në sistemin e vlerësimit të rezultateve në punë përdoren katër nivele të shkallëzuara vlerësimi: Shumë mirë (1); Mirë (2); Kënaqshëm (3); Jokënaqshëm (4).

Niveli “shumë mirë” tregon se nëpunësi ka realizuar shumë mirë të gjithë objektivat dhe ka treguar një sjellje e qëndrim profesional të dalluar nga të tjerët. Niveli “mirë” tregon se nëpunësi ka realizuar mirë objektivat dhe ka treguar një sjellje dhe qëndrim të mirë profesional. Niveli “kënaqshëm” tregon se nëpunësi ka realizuar kënaqshëm objektivat dhe ka treguar një sjellje dhe qëndrim profesional të kënaqshëm. Niveli “jokënaqshëm” tregon se nëpunësi nuk ka realizuar objektivat dhe nuk ka përmbushur pritshmëritë lidhur me qëndrimin dhe sjelljen profesionale.

Çfarë përfshin vlerësimi

“Sjellje profesionale”, realizimi i një pune me cilësi dhe brenda afateve të përcaktuara, duke respektuar etikën në punë, duke treguar interesim për përmbushjen e detyrave të pozicionit dhe duke krijuar marrëdhënie të mira pune me kolegët.

“Zyrtar raportues”, nëpunësi që mbikëqyr në mënyrë të drejtpërdrejtë në linjën e hierarkisë organizative nëpunësin që do të vlerësohet.

“Zyrtar kundërfirmues”, nëpunësi që mbikëqyr në mënyrë të drejtpërdrejtë në linjën hierarkike zyrtarin raportues.

“Zyrtar autorizues”, sekretari i Përgjithshëm/pozicioni i  barasvlefshëm me të/titullari i institucionit.

“Planifikim”, faza e ciklit të vlerësimit të rezultateve individuale në punë që ka të bëjë me përgatitjen e objektivave dhe të një plani veprimtarish për arritjen e objektivave kryesorë.

“Fazë e ndërmjetme”, faza e ciklit të vlerësimit të rezultatave në punë që përkon me bisedimet e ndërmjetme që zhvillon zyrtari raportues me nëpunësin që vlerësohet për të diskutuar/për të rishikuar objektivat dhe planin e veprimtarive.

“Vlerësim përfundimtar”, faza e vlerësimit përfundimtar të rezultateve në punë, gjatë së cilës zyrtari raportues bën një vlerësim të përmbledhur të suksesit të nëpunësit në arritjen e objektivave kryesorë të punës.

“Gabimet/saktësia në punën e kryer”, shpeshtësia në kthimin e punës për shkak të pasaktësive në të dhëna ose niveli i lartë i saktësisë që është karakteristike për punën e kryer.

“Realizimi në kohë i punës”, numri i rasteve, në të cilat puna e kryer është bërë më shpejt ose më ngadalë sesa pritej.

“Kolegjialiteti i marrëdhënieve”, marrëdhëniet me kolegët.

“Gatishmëria për punën në grup”, tregon se në çfarë mase nëpunësi konsiderohet pjesëmarrës i gatshëm dhe produktiv në punën në grup.

“Shpeshtësia e orëve të punës jashtë orarit”, fakti nëse ka qenë e nevojshme për të bërë shpenzime për orë pune jashtë orarit, me qëllim që nëpunësi të përfundonte detyrat normale të punës, arsyet dhe mundësia e mënyra e korrigjimit të tyre.

“Kërkesa për këshillim”, masa, në të cilën nëpunësit i nevojitet ose kërkon këshilla a drejtim teknik, me qëllim që të kryejë punën e ngarkuar, arsyet dhe mundësia e minimizimit të tyre.

“Trajnimi dhe ngritja profesionale”, masa, në të cilën nëpunësi ka shfrytëzuar mundësitë për trajnim dhe ka treguar se investimi i parave publike për trajnim ka pasur ndikim të dobishëm te performanca e nëpunësit dhe tek e gjithë organizata.

“Aftësi drejtuese”, aftësia për të përcaktuar prioritete dhe për të vendosur objektiva, për të organizuar e për të motivuar stafin në përmbushjen e këtyre objektivave, për të krijuar një mjedis pozitiv e produktiv pune, duke shërbyer si model dhe duke respektuar mendimin ndryshe.

“Aftësi menaxheriale”, aftësia për të përdorur me efektshmëri burimet financiare dhe njerëzore.

“Aftësi për përshtatje ndaj ndryshimit”, aftësia për të vlerësuar kompleksitetin e çështjeve dhe për të balancuar idetë krijuese me vlerësimin e riskut.

“Aftësi për të krijuar marrëdhënie bashkëpunimi”, vendosja e marrëdhënieve të bashkëpunimit me përfaqësues të institucioneve/partnerët/grupet e interesit, me qëllim krijimin e një mjedisi këshillues dhe mbështetës për zbatimin e politikave.

REMOTE_ADDR:[]

14 komente në “Vlerësimi i punonjësve të administratës/ Qeveria përcakton kriteret dhe procedurat. Si do të vlerësohet një nëpunës civil”

  1. Erget Cenoli says:

    Një kredit përmbys diplomën e universitetit
    -Zyrtarizohet rrjepja e mësuesve-

    Korçë- Para pak ditësh shkrova një shkrim ku thoja që korrupsioni në arsim po merr fytyrë publike nëpërmjet krediteve. Nuk shkoi shumë dhe skandali mori përmasa edhe më të medha.
    Me rastin e fillimit të sezonit të kritereve dhe procedurave për kualifikimin e mësuesve, u hap edhe sezoni i gjuetisë së krediteve. Këtë radhë çdo gjë bëhet me miratimin, bekimin dhe udhëzimin e vetë Mistrisë së Arsimt dhe Sporteve. Në udhëzimin që Sekretari i Përgjithshëm i kësaj Ministrie, zoti Plarent Ndreca, datë 05.02.2014. Në nenin 4 të këtij udhëzimi me titull “Portofoli i kandidatit”, nuk bëhet fare fjalë për diplomën e mësuesit, poooooor:
    Paragrafi a) Curriculum Vitae (me fotografi)
    Paragrafi b)fotokopie e noterizuar e certifikatave me kredite
    Pra kuptohet “udobisht” (thotë Noli) , që para një krediti të marrë nga një trainim 3 ditor me nga 8 orë në ditë, e bën diplomën lëvere ose letër higjenike 100 lekëshe. Nuk dihet se në çfarë neni të Ligjit për Arsimin gjendet kjo padrejtësi shekullore, por ai që bëri poçen prej balte, mos keni merak se i ve edhe bishtin.
    Pra ekuacioni më i fundit i Ministrisë është : 1 kredit (1500lek) > diploma e shkollës së lartë.
    Çudia më e madhe, ndonëse s’po mbetët më gjë të na çudisë është se, paralel me këtë udhëzim na vjen edhe emaili i Universitetit ë Korçës, që të sjell në vesh zërin e tellall Beqirit:
    -O milet hapen modulet për kredite pranë Universitetit “Fan S. Noli”, një modul 4 kredite..
    He… He .. He s’ka më modulka me një kreditkë, por 4 e lart; do të atestohesh hidhu përpara kumbares. Dhe Kryeministri na tha: se me pagën e re kurseni 270 mijë lek në vit.
    OK, po 4 kredite nga 1500 lek = 60 mijë lek, ja na zbriti kursimi në 190 mijë lek, po a do mbahet këtu!?
    Kështu siç është nisur: në fudn të 4 vjeçarit do t’i thonë popullit: Do të bëhesh mësues, s’ka rëndësi në ke mbaruar universitetin, shit ç’të shesësh; bli ndoca kredite dhe urdhëro të japësh mësim.

    Erget Cenolli

    1. Open your mind says:

      Nqs kjo qe thua eshte e vertete o Erget,atehere eshte vertet shume shqetesuese.jetojme ne vendin e cudirave,dhe cdo gje ben vaki.

      1. Gjenerali Bato says:

        Eshte mese e vertete dhe nuk pritej asgje tjeter nga kryemaskarai Plarent Ndreca!

  2. Esmeralda says:

    Administrate me njerez te afte, Bravo qeveria

    1. Zana says:

      Bravo Hiqini ata legenat qe ka fut saliu se jane injorance e gjalle

    2. fl says:

      Vleresimet beheshin dhe perpara, me kritere te ngjashme. Po keto qe kane miratuar qenkan nje budallek me vete.

      Kur s’di cfare pune te besh , normale qe me vleresime dhe apele do e mbushesh kohen pastaj.

    3. Valeria says:

      ç’bravo flisni ne ajer. NJerezit e administrates jane te gjithe te çmenur. S’gjen njeri qe lidh dot nje fjali. vetem fjale te shkeputura zgurdullojne syte dhe trembin njeri tjetrin.

  3. tik says:

    Në letër kshu është bukur, por realiteti është se kriteri partiak e klientelist i fshin gjithë të tjerët.
    Pysni rrotull se ça ndodh në të vërtetë dhe pastaj nxirrni fjalët e bukura të qeverisë si lajm.

  4. ILIRET says:

    Kush eshte vleresim me i larte, vleresimi “MIRE”, apo “KENAQSHEM”? Sipas spjegimit vleresimi kenaqshem duket me i larte.
    Perdorni “mjaftueshem” sic ka qene dikur, cfare eshte kjo kenaqshem.

  5. vajzukeja says:

    dokrra,dokrra, dokrra.
    edhe zgjedhja e mesuesve me miratim te prinderve eshte D O K E RR me vete.
    o NJEREZ a do mbarojne ndonjehere dokrrat?
    jemi mesuar qe nepotizmi ketu ka vleren e “doktoratures” Rilindja sduhet te lere me dokrra, prandaj e mbeshteti populli me 23 qershor qe dokrrat dhe kriminelat te shkojne para drejtesise.
    K U R ???????????????

  6. Dorina says:

    Po kur drejtori ka nivel me te ulet se vartesi i tij c’ndodh?
    E kuptoni se cfare po beni? Po krijoni nje administrate qe do te rrije si e tredhur para eprorit.
    Boll se na cmendet me keto genjeshtra.
    Edi, o kryeminister qe te kam ndjekur me endje sa here qe flisje. por qe tashme jam e sterngropur me fjalime dhe e terrorizuar nga mefshtesia e Ps perballe tsunamit LSI.
    Boll se populli nuk mban me!!!!

  7. @@@ says:

    Imagjinoni si mund te ndihet nje ekonomist me eksperience shumevjecare qe punon nen doganat apo tatimet dhe vleresohet nga Eliza dhe Briseida te vena nga partia.

  8. nje hap para e pese prapa says:

    kjo metode per vleresimin e punes e te aftesive zbatohet edhe ne Amerike,vlen per tu pergezuar,por sa po gjen zbatim ne emerimet qe jane bere deri tani ? -Aspak,po emerohen njerez te afert me ministrat e deputetet.Ku jane socialistet e vertete?-hicgjekundi

  9. Berlin says:

    Metodat dulliste si njehere e nje kohe te komiteti qendror te punes po fut rilindja !!!
    Pse duhet te punoje nje zyrtar keq njehere?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *