Hëna Këlcyra rrëfen çastet e fundit të Eqerem Bej Vlorës

Në fund të muajit mars, Hëna Këlcyra do të përmbyllë një nga dëshirat e saj për të rikthyer në Shqipëri eshtrat e babait të saj, Ali Këlcyra dhe eshtrat e  Eqerem Bej Vlorës, i cili ka jetuar pranë familjes Këlcyra deri në minutën e fundit të jetës. Eqerem Bej Vlora është i varrosur në Vjenë, kurse Ali Këlcyra në Itali.

Eshtrat e Eqerem Bej Vlorës do të varrosen në Kaninë në një ceremoni familjare nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës, ndërsa eshtrat e Ali Këlcyrës do të vendosen pranë varrezës simbolike të familjes Këlcyra në Këlcyrë, ku Hëna ka ndërtuar një memorial për pjesëtarët e familjes së saj që  nuk gjenden më.

Në një intervistë të saj për gazetarin Roland Qafoku, Hëna tregon momentet e fundit të Eqerem Bej Vlorës në Vjenë dhe si vdiq duke shkruar kujtimet për Shqipërinë. 

hena dhe eqerem bej vlora

Ju lutem më tregoni momentet e fundit kur vdiq Eqerem bej Vlora?

Ne banonim bashkë në Vjenë pas vdekjes së babait tim. Kishim kaluar vetëm gjashtë muaj në Austri.  Në darkë thirra urgjencën, pasi Eqerem Beu ndjehej keq dhe shkuam në spital, ku insistova të mos e lija vetëm. U futëm së bashku në spital. Mjekët kërkonin t’i bënin diagnostikim, ai fliste me mua në gjuhën shqipe, ndërsa me mjekun gjermanisht. Mjeku më pyeti nëse Eqerem Beu kur fliste shqip, bënte ndonjë gabim. Por jo, ai fliste normal si gjithnjë. Mjeku më tha se ishte hera e parë që i ndodhte që një pacient në atë gjendje shëndetësore që ishte ai, të fliste njëherësh dy gjuhë në mënyrë perfekte. Pas një ore pata përshtypjen se shpëtoi. Vajta në dhomë dhe pyeta doktorin. “Mjerisht jo, maksimumi mund të mbijetojë deri në orën pesë”, – më tha ai.

Por cila ishte diagnoza?

Dobësi në zemër. Këtë e kishin konstatuar edhe më parë. Eqremi ishte 83 vjeç. Njëherë Eqerem Beu kur do të bënte një ndërhyrje, i thanë që zemra i rrezikonte nëse bëhej kjo ndërhyrje. Asokohe ai mundi të shpëtonte. Herën e dytë, jo. Një ditë pati një problem në zemër, dhe kjo u konstatua nga mjekët më të mëdhenj në Vjenë, me përkrahjen e Shaqir Kolonjës, i cili ka qenë një mjek shqiptar në Austri.

Çfarë ndodhi në momentin kur mjeku tha se nuk do mbijetojë? Shkuat në shtëpi, apo qëndruat me të ?

Qëndruam aty. Edhe pse i dhanë vetëm pesë orë jetë, gjendja e Eqerem Beut ishte normale. Kështu që biseduam. Më dha udhëzime që shpenzimet e varrimit të paguheshin nga lekët që ai kishte. Më kërkoi që, nëse nuk mjaftojnë, t’i shtoja unë, por mos t’u kërkoja motrave që kishte në Itali apo të tjerëve. Por nëse tepronin lekë nga ato që kishte, më tha t’ia dërgoja motrës së vogël që kishte në Shqipëri.

Ju qëndruat me të në dhomën e spitalit?

Po, unë qëndrova në dhomën e tij. Ishte një dhomë e klasit të dytë. Xhaxha Eqeremi vijonte të kërkonte ndjesë që më la pa gjumë dhe për shqetësimin. Edhe pse i thosha që nuk jam e shqetësuar më tha: ‘E shoh, sepse lëviz nëpër dhomë’. Kur erdhi ora pesë e mëngjesit, më pyeti sa është ora. Ai më pyeti vazhdimisht atë natë për orën. Kur i thashë që ishte ora pesë, atëherë e kuptova që Eqerem Beu e kishte dëgjuar mjekun kur tha se; maksimumi do të mbijetonte deri në orën pesë. Por në të vërtetë, ai ka hyrë në koma rreth orës tetë të mëngjesit të po asaj ditë. Gjithsej qëndroi në spital 12 orë. Pas orës pesë erdhën dy mikesha të miat austriake. E lashë 10 minuta me to dhe telefonova të motrat, mamanë time në Romë, edhe familjen se si ishte situata shëndetësore e tij. Në atë kohë mamaja ime kishte gjashtë muaj që rrinte në Romë, pas vdekjes së babait.

Ju sa vjeçe ishit?

Unë isha 27 vjeçe kur vdiq xhaxha Eqeremi.

E pyete se ku donin ta varrosnin?

Më tha që vendos ti. Sigurisht, vendosa që të varrosej aty. U ktheva në dhomë dhe prita sa t’i dilte shpirti.

Vuajti shumë momentet e fundit ?

Jo, vetëm se donte të ngrihej nga krevati. Madje ata kërkuan që ta lidhnin. Por u thashë që lëreni, do të ngrihet, le të ngrihet. Më pas e morën.

Cilat ishin fjalët e fundit që tha ?

Ju thashë që ai më falenderonte dhe kërkonte falje që më kishte shqetësuar.

Ju tha diçka për familjen e tij?

Të vetmet fjalë që më tha ishin që, lekët që do të mbeteshin nga ato që kishte në librezë, pas shpenzimeve që unë do të bëja për varrimin, t’ia dërgoja së motrës në Shqipëri, për vajzën.

A la amanet Eqerem bej Vlora?

Jo, nuk la.

Cili ishte pengu i tij ?

Jo, nuk di. Unë kam qenë me të dy herë në spital. Më ka bërë më shumë përshtypje herën e parë; unë kisha dy-tre muaj që punoja në Gjermani dhe ai më shkruan një letër, ku më thoshte se donte të operohej se ishte në rrezik jete dhe më kërkonte që të bëja hapat e duhur për t’i gjetur një spital. Atëherë u çudita: “Pse do të vish në Gjermani dhe nuk shkon në Itali, ku ke dy motra dhe mamanë time?”. Dhe ai më tha se, “nëse vdes, dua të vdes në duart e tua. Por sidomos, dua të mos varrosem në tokën italiane”. Nuk donte të varrosej në Itali.

Po pse jo në tokën italiane?

Kjo mbetet një pikëpyetje.

A kërkoi që eshtrat e tij të preheshin në Shqipëri?

Jo, as ai e as babai im, Ali Këlcyra. Nuk ishte një temë që hapej, se e dinim si ishte situata në Shqipëri.

Si u bë varrimi i Eqerem bej Vlorës?

Ata e futën në një frigorifer se duhej gjetur një varrezë. Lindi një problem, sepse xhaxha Eqeremi disa ditë para se të vdiste kishte qenë në kinema për të parë një film të Frojdit. Edhe filmi niste sesi Fjordi, një student në Vjenë, i cili ishte nga feja e vjetër (hebre), viziton spitalin e madh të Vjenës, ku janë këto komunitetet e ndryshme fetare. Duke parë filmin, më tha: “Sa varrezë e shëmtuar është kjo… Nuk do të doja kurrë të varrosesha në këtë vend”.

Pas vdekjes së tij, i shoqëruar nga një mik i imi, i cili punonte në Ambasadën amerikane, shkuam në këto zyrat për të bërë hapat, sepse Eqerem Beu nuk kishte rezidencë në Austri. Ai ishte mysafir në shtëpinë time, ka banuar me mua dhe me prindërit tetë vjet në Itali. Prandaj ishte problematike gjetja e një varri. M’u desh një ditë për ta gjetur.

Nga dita që vdiq, sa kohë kaluan deri sa u varros ?

Ai vdiq më 30 mars, dhe më 4 prill u bë varrimi.

Në varrezën që ai nuk donte…?

Varrimi u bë në një nga varrezat më të bukura të Vjenës, në “Neustift Am Walde”. Erdhi dhe i vëllai, kunati i tij dhe mamaja. Nga Italia erdhi edhe zoti Boçari, një shqiptar nga Vlora, të cilin e kapën gjermanët.

Si u bë ceremonia ?

Me rite myslimane. Aty ishim unë me mamanë, i vëllai i tij, vëllai i mamasë, z. Boçari dhe një kosovar nga Belgjika, që përfaqësonte Kosovën. Ishte familja ime austriake dhe z. Shaqir Kolonja.

Domethënë, nuk bëheshit më shumë se 10 persona që morën pjesë në varrim?

Po. As 10 vetë nuk ishim në ceremoninë e varrimit.

24 komente në “Hëna Këlcyra rrëfen çastet e fundit të Eqerem Bej Vlorës”

  1. Ariu i murmë says:

    Konkluzion: As Eqerem Vlora dhe as Ali Këlcyra, “nuk donin t’ja dinin për Shqipërinë”…(?!) Shuuuuumë patriotë…!

  2. harry says:

    Muhabete kufomash….

  3. redisheheri says:

    Po lerini te qete atje ku jane!Ceshte kjo mode me shqiptaret!Bejne sikur merakosen per patriotet,i c`varrosin ,i sjellin ne token ame,pastaj i harrojne dhe prit nje dite kur ti hedhin me gjithe eshtra ne lume,sic hodhen Fishten!Nje popull qe s`ka respekt per te gjallet s`mund te kete per te vdekurit.

  4. Emigranti_UK says:

    Respekte per figuren e Eqerem Bej Vlores
    Fuck Albania se gjithmone i ka tajtuar bijet e veta si femije prositutash.

  5. Iremila says:

    Respekt per keta Burra te mencur.Uprehufshin ne PAQE.

  6. Zigur Qarri says:

    Po pse jo në tokën italiane?(nuk donte te varrosej E.Bej Vlora).
    Kjo mbetet një pikëpyetje.

    Ne Librin e tij “Kujtime 1885-1925”,Eqerem Bej Vlora flet me perçmin per italianet,karakterin dhe shtetin e tyre.
    Rrespekt per kete shqiptar te madh,i meriton nderet qe i behen.

    Sarajet e Ali bej Kelcyres jan djegur nga ushtria greke me 1914,si hakmarrje nga qe vellai i tij nuk pranoi te nenshkruaj njohjen e kufijve ne interes te Greqise.Kete fakt,fashistet italiane kerkuan ta shfrytezonin ne anen e tyre ne luften Italo-greke,por Ali Kelcyra nuk pranoi te luftonte kunder Greqise,per kete arsye fashistet italiane i dogjen sarajet.

  7. tourkofagos says:

    po cna duhen mo,eshtrat e korrakeve te vdekur…..!!!???
    ne nuk po ia dalim me te gjallet e jo te na sjellin dhe turkoshaket e vdekur………….

    1. Zigur Qarri says:

      Ik ore vemje!

      1. Kelcyra says:

        Zigur, besoj e kupton qe “turkofago” qe shkruan ketu lart eshte rrogetar i paguar nga Kisha “Autoqefale” shqiptare te ndyje cdo shkrim e cdo blog ku flitet per vlera shqiptare.

    2. qytetari says:

      Atij korrakut qe thua ti i shkelqene edhe sholli i kepuces por nese do i bente vaki te shkelte ndonje cope mut ajo do te ishe ti.

  8. vlonjati 1912 says:

    ky plera pervec se ka qene kundeshtare i hapur i te madhit Ismail Qemali, ka edhe mohuar gjuhen shqipe! me bajga e veze do e presim edi ramen dhe do ta varrosim bashke me kete funderin!!!

    1. beni says:

      o komunist i derrit. Ismail Bej Vlora dhe jo Ismail Qemali !
      Po ti nuk i di emrin atij te madhit, le me te dishe gjera te tjera!!!!!!!

  9. dito says:

    O zigur Qarri po kush ja dogji perfundimisht sarajet Ali Bej Kelcyres si perfundim se spo e marrim vesh

    1. Χιμαρα says:

      Problemi i korrakeve nuk eshte kush i dogji sarajet, problemi i tyre eshte ne cdo rast vend e pa vend te shajne ke te mundin, ne rastin tone shajne gjithe komshinjte…po ti lexonte ali kelcyra keto, do i fuste nje shkelm ne prapanice korrakut zigur.

      1. tourkofagos says:

        jo file mou,Zike arapi do te preferonte ….to makri!

  10. Beso says:

    Po qe se te pasurit e djeshem jane pasuruar si keta te sotemit harram atyre.

  11. Beso says:

    shtoji komentit te mesiperm…edhe ketyre te sotmit.

  12. babo says:

    Prandaj katandiset Shqiperia gjithmone e me keq se e qeverisin leckamanet dhe bijte e tyre ishin PPSH.

  13. Preval says:

    Kostum i jashtëzakonshëm …

  14. Putini pri Pekini says:

    Paska vdek ilegal,”pa letra”!!
    Çudi si nuk e ka kap policia me e deportu!?
    Apo ka pas punu në t zez!

  15. dita says:

    RESPEKE PER KETO DY FIGURA TE NDRITURA,PSE JO DUHET TE VINE NE ATDHEUN E TYRE DHE TE NDEROHEN DHE RESPEKTOHEN SI PATRIOTE DHE SIC E KA ZAKONI SHQIPTAR.

  16. toni says:

    Hana Kelcyra ka karrakterin e nje mashkulli,u rrit mes patrioteve shqiptar ne itali e vjen,por fatkeqesisht ju kriju bindja qe esht e shtreses se lart e kjo nuk korrespodonte me kulturen e vendit mikprites,si pasoj mbeti beqare ter jeten,ka ardh shpesh ne Shqiperi ter tokat e babait e familjes se saj ja la mero bazes ti administronte e ti shiste,sipas llogarive te cmimit me te ulet ne kelcyr u vleresuan per 350 mij euro,mero baze si dorzan i pasuris qe hana ja la me noteri i dha Hanes 100 mij euro e 250 mij euro vleresoj publikimin e kesaj familje me inisjativen e tij.Hana e pranoj ne heshtje me ato 100 mij euro solli eshtrat e babait e te Eqerem Bej Vlores,i tepruan edhe 30 mij euro,ky artikull qe mero qelbesira publikoj i mori edhe 10000 euro.Hana esht betuar qe kurr sdo shkel me ne Shqiperi,dhe fytyra me e ndyr qe mori kete vendim esht Mero Baze.Jan fjal qe i kam degjuar vet nga Hana Kelcyra,vazhdoni e beni komente o shqiptar,ky sahan lepires qe kur ska pas me shum se 50 gazeta shitje ne dit sot ka mbi 10 vila e paguan shkollen e te dy djemve ne angli edhe pse te dy jan idiota e gjysem te droguar,te jesh tifoz per dike qe jeten e ka te ndertuar mbi baza shpifjesh e presioni(per kete rrihet cdo muaj si qen)do te thot qe te jesh aut nga realiteti.

  17. Nord Kalemi says:

    Mero! Pse nuk i Sulmon me ata qe te kane qelluar?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X