Reforma Territoriale/ Fino: Ndryshime në Kushtetutë, kryetari i Qarkut të zgjidhet nga populli

11 Mars 2014, 13:29Politika TEMA

Bashkëkryetari i Komisionit parlamentar për Reformën Territoriale, deputeti socialist Bashkim Fino shprehet në favor të ndryshimeve kushtetuese përsa i takon realizimit të këtij procesi.

Ndërsa e konsideron reformën territoriale sit ë domosdoshme, Fino thekson se duhet një ndryshim Kushtetues në lidhje me ‘Qarkun’, që përbën edhe hallkën më të dobët në pushtetin vendor. Në këtë kuadër, Fino mbështet idenë që kryetari i Këshillit të Qarkut të zgjidhet nga populli.

“Qarqet janë jashtë vëmendjes dhe që kur u miratua Qarku nuk u bë siç duhet. Kryetari i Qarkut duhet të zgjidhet nga populli dhe për këtë duhet një ndërhyrje në Kushtetutë”, thekson ligjvënësi socialist.

Për reformën territoriale janë hedhur dy opsione, njëri që ndarja të bëhet me 6 rajone dhe një tjetër, sipas Co Plan për 4 rajone.

15 komente në “Reforma Territoriale/ Fino: Ndryshime në Kushtetutë, kryetari i Qarkut të zgjidhet nga populli”

  1. aks says:

    Qendrim i drejte, eshte momenti per nje reforme te thelle terriotoriale.

    1. Lini says:

      Mjaft i pritet ato plerat e PD po filloni e bejne kete vend se per ato nuk ika per tu bere kurr shqiperia.

      1. herta says:

        Bravo per qendrimin dhe shume e vonuat se duhet ta kishit filluar qe me perpara duke pare se sa bashkpunues jane dhe kto te tjerat merrini vet ne dor.

        1. poli says:

          Ka nje patetizem ktu nga ana opozites duke nxjerr justifikime nga me idiotet e duke kputur lloj lloj brockullash se veton po, duke e garantu qe nuk behet per fushat, duke thene qe do hyj ne fuqi pas zgjedhjeve, e gjithcka tjeter po prap e bllokojn kshuqe eshte e kot.

      2. dashi says:

        nqse me verte eshte hallka me dobet atehere duhet te ndryshoj , sepse askush nga ne nuk e di se cfaree sot bejn kta kryetar qarqesh.

    2. deni says:

      duket fryma qe kta zoterinj duan te punojn duan te bejn dicka te mire ne shqiperise.

      1. adi says:

        kjo reforme eshte shume e domosdoshme per ne prandaj kta persona qe e ka marre persiper duan nje falenderim te madh nga ne.

  2. Shqiptari i vertete. says:

    Megjithmend ka njerez qe mendojne zerozishte per kete komb,dhe ne ju themi bravo pa asnje ekujvok.
    Perpara kesj reforme te domozdoshme per kombin tone nuk eshte hiçgje e madhe per te nderhyre ne kushtetute qe do ti sherbeje qellimit final.
    Bravo.

  3. almeida says:

    Shume e drejte qe kryetari i qarkut te zgjidhet nga vete populli per te shmangur cdo lloj keqkuptimi.

  4. beni says:

    Akoma me Co Planin e Saliut ju? Nuk do reforme Saliu, as Co Plan se po te donin e kishin bere me kohe.

  5. Koz Dynjaja says:

    – Ore thirrini mendjes ! Cfare eshte ky Qark qe zgjidhet Kryetari nga Populli? Ne nuk zgjedhim Presidentin nga populli ! Cfare jane Qarqet? Minishtete? Shqiperia te jete Unike! Te zgjidhen me Proporcional Kombetar Deputetet ! Te kete vetem Prefektura dhe Prefekte te Emeruar nga Qeveria. Qarku nuk ka aresye te ekzistoje.Mund te kete N/prefektura aty ku ka dendesi popullsie .
    -Cfare ide me “mish dhie brenda”

    1. 1 says:

      zgjedhja e kryetarit te qarkut nga populli eshte tregues e demokracise.. doni drejtesi kjo eshte drejtesia

  6. shqiptar says:

    O milet kete e kerkon Evropa prandaj binden keta fillozofet tane ,te shumemencurit politikane qe jane edhe pak fukarenj se kane rroga fare te vogla.

  7. ben says:

    Nuk e kuptoj pse duhet kryetari qarkut.Post me teper se burokratik.Njeh ndonjoni ndonje emer kryetari qarku?Pse duhet ky zinxhir i gjate,Kryetar Bashkie,Prefekt,Kryetar Qarku etj.Edhe prefekti eshte kot,lere kryetar qarku.

    1. No Partiak - No Party. says:

      Shume e drejte. Duhen shkrire si qarqet edhe prefekturat sepse nuk bejne asnje pune.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje