Vorpsi: Rama po detyron nxënësit të dalin në aktivitetet e tij politike. Xhaçka: Deklaratat e PD, mjerane

laura vorpsi 25 nentorZëdhënësja e Partisë Demokratike Laura Vorpsi akuzon Kryeministrin Edi Rama se përmes një urdhëri po i detyron nxënësit të dalin nesër për aktivitetin e tij politik.

Në një konferencë për mediat, Vorpsi theksoi se Kryeministri Rama ka urdhëruar shkollat në Tiranë që të thërrasin nxënësit nesër, edhe pse është pushim zyrtar, në mënyrë që t’i shfrytëzojë ata politikisht për aktivitetin që ka planifikuar të bëjë në ditën e Verës.

“Dita e Verës është pushim zyrtar, dhe kjo është kthyer tashmë në traditë disavjecare. Edhe pse ka në fuqi një vendim të tillë, Edi Rama u ka kërkuar shkollave, që tashmë i ka të gjitha nën kontroll partiak, që të mbushin nesër radhët e eventit të tij. Me këtë përpjekje të dëshpëruar, në kohën kur ai vetë dhe qeveria e tij kanë humbur mbështetjen e publikut, kur pakënaqësia dhe protesta kanë zënë vend në gjithë Shqipërinë, Edi Rama kërkon të shfrytëzojë nxënësit e shkollave në Ditën e Verës, për t’u dukur se gëzon mbështetje”, tha Vorpsi.

Sipas saj, Rama po shkel vendimin e qeverisë dhe po nëpërkëmb këtë zakon të bukur të Ditës së Verës, ku nxënësit e kanë pushim prej vitesh.

“Edi Rama po shkel dhe një nga premtimet e tij elektorale, më të zëshmin nga ato, kur përbetohej se nxënësit dhe shkollat nën qeverisjen e tij nuk do të shfrytëzoheshin politikisht. Por kjo mbetet një përpjekje mjerane, pasi opinion publik, dhe gjithë shqiptarët e dinë se në këtë ditë Vere, Edi Rama gjendet në dimrin e tij të vetmisë së madhe, pasi ka hequr dorë nga premtimet elektorale, ka dështuar në krijimin e vendeve të punës, ka krijuar papunësi duke shkarkuar masivisht punonjësit e administratës dhe duke i detyruar bizneset të shkurtojnë stafet e tyre, ka humbur shansin historik të marrjes së statusit, dhe ka shkaktuar dhe shkakton vazhdimisht konflikt politik e social në vend”, theksoi Vorpsi.

 

Xhaçka: Nuk i bëjmë nxënësit dekor të fjalimeve politike

 

Partia Socialiste ka reaguar me anë të deputetes Olta Xhaçka ndaj akuzave të PD-së, duke thënë se ato janë mjerane.

Xhaçka shprehet se kanë ikur kohërat kur nxënësit detyroheshin të përdoreshin si dekor.

Në fakt jemi të befasuar nga deklarata e Partisë Demokratike, duke qenë se prisnim që opozita ta përgëzonte Qeverinë për organizimin e një aktiviteti të tillë.

Dita e Verës është një traditë shumë bukur, është një festë që i takon të gjithë qytetarëve. Përgëzimet duhet të vinin për më tepër edhe në kushtet kur bashkia e Tiranës i ka vënë kyçin aktiviteteve dhe punëve të kryeqytetit, sepse ish-kryetari e ka dërguar kryetarin aktual të bashkisë për t’u marrë me punët e SHQUP-it. Është goxha i angazhuar andej.

Në këto kushte nuk e kuptoj se pse bëhen këto deklarata mjerane. Për më tepër në kushtet që nesër nuk ka një vendim për të hapur shkollat, nuk ka një vendim për të nxjerrë nxënësit e shkollave dhe për t’i çuar në aktivitetet e qeverisë, përkundrazi opozita e sotme, mazhoranca e djeshme, e ka ende të freskët kujtimin kur çdo aktivitet qoftë për festë a për miting partiak e mbushte me nxënësit e shkollave, të cilët i nxirrte në rreshtore, i largonte nga dita e zakonshme e dijenxënies dhe i bënte dekor të fjalimeve bajate të zyrtarëve të partisë asokohe në pushtet.

Fatmirësisht kohërat kanë ndryshuar, nesër është një festë, është një traditë e bukur. Është festë për të gjithë. Unë ju bëj thirrje dhe ftoj në këtë festë të gjithë edhe nxënësit e shkollave, të rinj, të vjetër, të moshuar, qytetarë të qytetit të Tiranës të bëhen pjesë e kësaj feste, sepse në fakt është një festë që u takon të gjithëve. Është një festë e gëzueshme, është një traditë shumë e bukur e të gjithëve. Le ta festojmë të gjithë sëbashku. Ndërsa deklarata realisht janë shumë të pavend”, tha ajo.

REMOTE_ADDR:[]

37 komente në “Vorpsi: Rama po detyron nxënësit të dalin në aktivitetet e tij politike. Xhaçka: Deklaratat e PD, mjerane”

  1. Safo says:

    Vorpsi ka idene se dita e veres eshte dita e Ps. Po pse moj e uruar, kush me mire se rinia do ti jape ngjyra te bukura kesaj feste.Ketu nuk behet fjale per ndonje aktivitet politik sic perpiqet ta paraqese Vorpsi sipas diabolizmit qe demonstron PD ne menyre konstante. Fakti qe qeveria e mbeshtet kete feste i ben nder asaj. Gezuar festen dhe ti Vorpsi po deshe mos na prish humorin.

    1. livia says:

      Dita e neserme eshte nje dite qe nuk i nxjerr femijet me force, Rama nnuk nxjerre njerezit me force ne aktivitetet e tij politike. Tek kjo pjese e organizimit te aktiviteteve ndryshojme shume nga ju.

      1. i nxjer me forc e ca force.. ai ka rrah grate dhe dashnoret e veta… jo me nxenesit e shkollave… qe nuk i ka gje fare…

        ai eshte nejri i dhunshem… qe maskohet nga propaganda dhe dherbetoret e veta femra qe vuajne nga sindroma e stokolmit…

        http://peshkupaujedosje.wordpress.com/

        1. priteni tani kur te dal edi rama dhe te thote se nuk i nxorra une por vartesit e mi…. hahaha

          i nxorri vilajet qzrku me i llaf… hahah

          1. rezart says:

            O Peshku….!
            Ku e provove ti Edi Ramen se eshte i dhunshem???
            Shko provoje nje here pastaj na jep pershtypjet e tua!!!
            Hajt te ka lali xhan!!!

            1. zhvillim says:

              o ti peshkabucja pa uje ci keto keto idiotlliqe qe thua? apo ca thote fahri bahlliu e keni ligj ju?

            2. era says:

              ore ha mut ky popull mendon pd-ja?

              1. gertjan says:

                kur flasin kta per kete ceshtje eshte sikur ajo qe flet per virgjerine.

                1. ana says:

                  si pushim qe eshte neser eshte edhe feste , duke qe feste jane te ftuar qe te gjithe kshu qe ti lejm llafet mashtrimet edhe kush te doje te festoj per diten e veres.

          2. xe says:

            boh turpe turpe kjo dynja turpi turpin te pd-ja HA!

            po si skeni as seder as fytyre asgje?! po ca paskeni qene more aman!!!

        2. robert says:

          Jo peshku pa uje por ti qenke TRU-PERSH mor djale .

    2. almeida says:

      Po cflet moj Laura. Po ngaterron kohen kur ishte Berisha kryeminister, ky nxirrte femijet kundra deshires se tyre ne tyre per te degjuar fjalimet e tij. Ne organizimin e aktiviteteve ne ndryshojme shume nga ju. Mundoheni kot duke shpifur me deklarata te tilla pa vend.

    3. sh q i p says:

      ke pare ti, here,here ja japin edhe vorbsit lugen e drurit per te perzier paçavuren e pedeve. moj tru laraske, nese te thote dikush fluturon gomari, po i thua ti, fluturon. pale kur flasin per pakenaqesi. laura moj vajze, keni mbetur nje grusht mjeranesh ne ate partine e pedeve. duket se edhe 8 plus 1 nuk po ju binden shume. gjeni ndonje kategori tjeter. p.sh. keta te xhihadit , se keni pika te perbashketa.

    4. toni says:

      Cflet dhe kjo aman,skane se cfare te shpifin tjeter dhe merren me diten e veres

  2. Zemani says:

    Laura, mor bilë e Zemanit
    Ke marrë trutë e shejtanit
    Ditë e verës është festë
    Ç’ke shkruar (provim në vjeshtë)

  3. hi says:

    Vorpse, çfaredo te beje Rama, kurre nuk ka per te arrit ekstremet e abuzimit me shkollaret qe arriti plakushi hajdut i Viçidolit qe i la pa shkolle e mesime per te mbushur mitingjet e tij perverse…çfare ironie…te akuzohesh per hajdutni nga hajduti …te kritikohesh per imoralitet nga imorali i thone kesaj punes suaj..merrni çmim per pafytyresi dhe ne marrim çmim qe ju durojme dhe lejojme protagonizmin tuaj haloR..

    1. edi rama po sillet mu si malok… po ushtron dhune… maloket jane njerz te trashe… ashtu edhe labet hajduta…

      o njerz mos u merrni as me malokt e as me labt… merruni me qytetart

      http://peshkupaujedosje.wordpress.com/

      1. luli says:

        me mire thuaj mos u merrni me shqiptare. pse e perjashton veten.

        1. A""' says:

          O peshkpauje dosje,cfare malli paske pire or trim,se mesa duket nuk te punoka gjysma e trurit,ose me sakte fare gjysma e gjysmes qe te kish mbetur,te paska dale jashte funksionit.Mundohu te nderrosh furnizuesin,se ky po te merr ne qafe.Jo per gje,por thjesht tregon idiotesine dhe injorancen tende te theksuar dhe te noterizuar me keto komente.Se ka krimba jashtqitjeje si puna tende,prandaj dhe ky vend ka mbetur ne vend numero.

          1. ik mo pirdhu ti… trushplare
            http://peshkupaujedosje.wordpress.com/
            se pari merru me argumente

            shif cfar lukunie trapash, njerzish te paraprogramu ke ktu…

            ushtri komplet… i ka trushkerdhyer komunizmi… lol

            http://peshkupaujedosje.wordpress.com/

  4. agimi says:

    O safo po deri dje ai kritikonte berishen se i nxirrte nx.ne mitingje a festa.Rama thoshte se nuk do te bej si sala,apo do te beje nji dite vere ndryshe.Festa e dites se veres eshte feste e lire e jo e partive.

  5. E verteta says:

    Mo po keta te PD kane hyre ne fushaten e te ngenjuerit. Per tete vjete kriminalizuan cdo institucion e tani jane hedhur ne sulme kundra PS. Me qe jemi ne fazen e diskutimit te marrjes se statusit keta te PD jane duke u hequr si te paret e kombit pa cka se perfaqsojen 20% te popullsise bile kane marre mbeshtetje dhe nga putana e europes Doris Pack.
    Europa ta dije se PD nuk do te egzistoje dhe kete do ta vertetojne zgjedhjet e ardhshme.

  6. biku says:

    po ngelen injorante te gjithe keta te SHQUP. kudo ku ka shkuar Rama nuk ka lene asnje nxenes shkollen se ne qytetin e tij po vjen Kryeministri. Ka ardhur disa here ne Vlore dhe te gjitha shkollat kane qene ne mesim. kane dale disa sehirxhinj qe e takojn dhe kaq, Ai ka vazhduar punet e tij sipas programit. Dhe dicka tjeter qe me beri pershtypje ishte se eskorda e Kryeministrit ishte nje makin policie para dhe nje fuoristrad mbrapa. prane ne total vetem 3, ne ndryshim nga kafsha qe ishte ku mbushej vendi vetem me polici e garde.

  7. Ariu nga Korabi says:

    Kjo “flutura” Vorpsi, e ka idenë se po gënjen, i beson ato që thotë, apo thjesht “reciton vjershën”, pa e kuptuar se ç’thotë…??? Sidoqoftë, me “opozitën” që bëjnë, këta idiotët e PD-së, provohet çdo ditë e më shumë, se u ritën mes gënjeshtrës e mashtrimit dhe jetojnë mes gënjeshtrës e mashtrimit…Gjë tjetër nuk dinë të bëjnë…Nuk u nxihet faqja për asgjë…e kanë shollë këpuce.

  8. pali says:

    Njerz te lindur per spekullime.

  9. sala says:

    Po e ngaterron me saliun moj poce(vorba).

  10. bossi says:

    Ti nuk di te shkruar shqip akoma.

  11. alket says:

    oboooooobooooo.!???po cfare po bene keshtu more edi .a e di ti qe keta neser i ke perpara kryeministrise per demostrat qe te gjejne sebep pper ndonje demostrat qe tu thone se ju po shkelni te drejtat e festes?se ne vetem duhet te rrojme mme -ah -ne zemer dhe te na rojne keta hajdutet dhe kriminelat qe na erdhen ne parlament me kostume te marra hua dhe tani rrojne si perandore.ke te drejte (lyra )ky po shkele kushtetuten dhe ne neser o buraaaa te hyjme ne kryeministri dhe tja marrim qeverine.mere me vete edhe saliserbin edhe lulqoftelargu dhe mos haroni dizinjatoren qe te na skicoje veprimet per kapitullimin e rames.

  12. eli-tiv says:

    …..kur do bejne analizen e zgjedhjeve te humbjes “permbysese”…??
    jane te gjithe me koke poshte …prandaj edhe mendimet e reagimet i kane me koke poshte..Cuditemi me kete llogjike bualli qe perdorin sot ne PD..por duhet ti kuptojne …ata akoma jane te permbysur…Eshte e pamundur qe B&B do te mundin te ndryshojne pozicionin e pd….te dy jane bashkefajtor ne cdo gje…deri ne vrases…
    Te ghithe “ishet” e saliut jane po ashtu ne balte…koha do te tregoje sa eshte rezja e e tyre..

  13. MOKO says:

    KETA TE PD,JANE PJERDHUR TE GJITHE NGA TRUTE.TE GJITHEVE JU PASKA HEDHUR TRUTE E GOMARIT SALIU O TE NGRATE? AS TURP SKENI,AS FAQJA NUK JU NXIHET,KUR DERDELLISNI TE TILLA YZYMETE E HARONI QE JU MBYLLNIT SHKOLLA,NDERMARJE E KU KISHTE TE PUNESUAR SHTETI DHE I NXIRNIT NJEREZIT SI BAGETI SE VINTE SALIU.
    U BETE GAZI I SHQIPTAREVE,DO NGRIHEN BEJTE,BARSALETA E DO MBAHEN MEND NE JETE TE JETEVE KETO QE THONI SOT.MOS MOJ KORBE A THUA JE KETHYER NE ROBOT?,JE KURDISURE E NUK TE PUNON LLOGJIKA? NA TURPERUAT DHE NE PAK QE KEMI MBETUR NE PD,SE GJYSMA KANE SHKUAR ME LSI.

  14. MEMEDHETARI says:

    Ah,Laura,Laura,Laura…
    Sa xhaba po te shitet lekura…
    Mire do ishte t`i dije dy llafe te thjeshta:
    Kur fle tek plehu… gdhihesh me pleshta…

  15. Gezimi says:

    Kesaj Vorpsit i ecen sahati njelloj si Saliut. Kujton se ende mund te kapet pas ndonje imazhi fals, sipas te cilit duhet te degjosh Partine, e t’i shkosh pas, si ne kohen e S.B. Paci faqen e zeze! (Por ju nuk keni as fytyre, e as faqe).

  16. ira says:

    Arsimi keto vite te qeverisjes se PD, ka vuajtur nga korrupsioni.Per te hyre ne pune ne arsim apo per tu transferuar, nga fshati ne qytet, eshte kerkuar te paguash mbi 5000 euro. Arsimi ka vuajtur nga mungesa e pergatitjes se mesuesve, rrjedhoje e uljes se kerkeses nga universitetet. Arsimi ka vuajtur nga trajtimi i diferencuar politik i mesuesve dhe kryesisht i drejtuesve. Te tjerat, si pjesemarrja e nxenesve ne verpimtarite e partive politike, nuk kane patur ndonje peshe, madje nuk kane qene ne ate shkalle sa eshte deklaruar nga opozita e djeshme, sot ne qeverisje.Per çudi kjo eshte theksuar me shume se te tjerat.

  17. sanco panco ne vazhdim... says:

    shko puth salen ne public se te mori lumi gjysheeeeeeeeeeeeeeeee!

    ose lepiji menderen, ti dhe erla s’keni rruge tjeter.

  18. o bo bo says:

    o bo bo kush flet

  19. Vorbsi,
    Perziej groshet ne vorbe se mos te digjen.
    Jo per ndonje gje se e keni ne profesion si ti dhe njerzit e tu,prandaj keni dhe nje mbiemer te tille.Kete pune keni bere dhe vazhdoni ta beni edhe sot.Ceshtje e zanatit familjar.Te perziesh groshet ne VORBE

  20. Malo says:

    Peshku, peshke eshte. Po vorbesi pse e ha jkete peshke?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *