Alarmi për ujin e Bovillës/ Ekspertët: Përbën rrezik, të futet në karantinë

16 Mars 2014, 16:32Sociale TEMA

Ujësjellësi i Bovillës, i cili furnizon 70% të kryeqytetit, nuk i plotëson kriteret për të qenë ujë i pijshëm.

Në këtë situatë ata kërkojnë që Bovilla të futet menjëherë në karantinë, raporton A1 Report.

Banorët e Babrrusë, që e marrin ujin nga burimi i vjetër i Bovillës, thonë se e përdorin vetëm për të larë banjon.

Brigjet e këtij rezervuari të ujit të pijshëm, i cili në fakt, duhet të ishte steril, janë të mbushura me qese plastmasi, bidona për higjienën e shtëpisë, rroba të hedhura ngado, madje nuk kanë munguar as rastet kur janë gjetur kafshë të ngordhura.

Ujërave të  zeza të 6 mijë banorëve që jetojnë në këtë zonë që përfundojnë në rezervuar, në çdo prag pranvere u shtohen edhe thasët me pleh bagëtish, që banorët e tansportojnë nga një anë në anën tjetrën të liqenit.

Me gjithë masat që janë marrë unë mendoj se ende uji i rezervuarit të Bovillës, nuk është ujë i cilësisë së parë. Pra është i papijshëm. Edhe pse futet në impiantin e filtrimit ai sërisht nuk pastrohet dhe unë mendoj se Tirana nuk e meriton të pij këtë ujë. Duhet patjetër të bëhen gropa antiseptike për ujrat e zeza të banorëve që jetojnë rreth Bovillës. Duhen investime serioze. Ajo duhet të futet në karantinë dhe të mbrohet. Këtë nuk mund ta bëjnë vetëm komunat por duhet një angazhim edhe i shtetit,” thotë Mehmet Metaj, ekspert studiues i Bovillës.

Ndërkohë, së fundmi, bashkia e Tiranës, ka çarmatosur edhe rojet që kujdeseshin për këtë objekt të rëndësisë së veçantë, duke e lënë krejtësisht në mëshirë të fatit.

16 komente në “Alarmi për ujin e Bovillës/ Ekspertët: Përbën rrezik, të futet në karantinë”

  1. Shqiptari i vertete. says:

    Lulezimeja ka çarmatosur rojet se ka ndermend te veje vete,se ai vete nuk ka nevoje per pushke.
    Jemi bere pike e vrere se çdo dite del nga nje skandal me i madh se tjeteri,vall pyesim se ku do veme dhe çdo behet me ne fakiret.
    E perseris :Edi Rama merr masa drastike qofte edhe sikur te perdoresh grushtin e rende te shtetit,keshtu nuk ecet.
    Ujsjellsat ne gjthe boten jane objekte shume strategjike dhe te rendesise se veçante,qe per kete dua te them se ne shqiperi kjo merr dy here rendesi te veçante per nga perberja e popullsise qe e rrethon kete objekt strategjik.
    Te gjithe ata qe jane pergjegjes per kete te japin llogari deri ne nje dhe bashkia e Tiranes ti vere rreth hekuri kokes se nuk e ka mire dhe neser mund te perballet me na nje uragan te pa imagjinuare na njehere ne mendjen etyre.Kujdes Lulezime se nuk dihet nga te vjen ne kete bote plote mister.

    1. Sadik says:

      Uji i Bovilles eshte kimikisht dhe biologjikisht uje i paster,
      Komenti i mesiperm nuk eshte gje tjeter vecse biznes per te perfituar, jo vetem nga shitja e ujit te ambalazhuar por edhe per te zhvatur ndonje lek nga ndonje shoqate.

      E verteta eshte se Ujembledhesi i Bovilles ka probleme te cilat kerkojne zgjidhje te dyanshme:
      si per komunitetin qe banon ne te ashtu edhe per mbulesen bimore dhe trajtimin e ujrave te zeza te komunitetit.

      1. Tiransi says:

        Or Sadik,je kontradiktor,ka apo nuk ka probleme.Eshte uji qe perdoret nga 1miljon banore.Jane teori ato qe thua,eshte i paster po ka probleme.bashkia dhe qeveria shqiptare duhet te marrin masa te menjehereshme per zgjidhjen e ketij problemi.Eshte objekte i rendesise se vecante dhe duhet te trajtohet si i tille,pergjegjesit duhet te mbajne pregjegjesi.Mjafte

        1. Per Informacion says:

          Nje sqarim per ty Tiranso. Sadiku po te thote qe uji i Bovilles eshte kimikisht dhe baktereologjikisht i paster dhe ka te drejte. Ajo qe nuk po specifikon eshte ujembledhesi (ose liqeni i Bovilles) ndodhet 10 Km nga IMPIANTI I TRAJTIMIT TE UJIT vend ne te cilen uji i liqenit trjtohet me anen e nje procesi teknologjik dhe ne momentin e shperndarjes ne popullate eshte totalisht i paster. E them me shum bindje kete gje.

          1. Per Informacion says:

            Nje sqarim per ty Tiranso. Sadiku po te thote qe uji i Bovilles eshte kimikisht dhe baktereologjikisht i paster dhe ka e drejte. Ajo qe nuk po specifikon eshte ujembledhesi (ose liqeni i Bovilles) ndodhet 10 Km nga IMPIANTI I TRAJTIMIT TE UJIT vend ne te cilin trajtohetme anen e nje procesi teknologjik dhe ne momentin e shperndarjes ne popullate eshte totalisht i paster. E them me shum bindje kete gje.

  2. ASI says:

    u gjet sebepi per te lon tironen pa uje .

    1. Per Informacion says:

      Sa per informacion.
      Uji i liqenit te Bovilles arrin ne Impiantin e trajtimit te ujit qe ndodhet ne Kodren e Kuqe ne Paskuqan ku trajtohet sipas nje teknologjie qe shum vende te zhvilluara te Europes perdorin. Uji qe del pas ketij perpunimi eshte baktereologjikisht dhe kimikisht i paster dhe me standarte sipas te gjitha normave europiane dhe nderkombetare.Kontrollohet 24 ore ne 24 nga nje sistem online i instaluar ne kete impiant dhe monitorohet cdo dite nga Insituti i Shendetit Publik dhe Drejtoria e Higjenes se Tiranes.
      Kopetentet si ky zoteria qe thote duhet ta fusim ne karantine liqenin dhe ngaterron ujin e burimit te vjeter te Bovilles qe eshte burim i mirefillte me ujin e liqenit te Bovilles nuk duan gje tjeter vetem te perhapin panik per gjithcka dhe per cdo gje.

    2. Sever says:

      MR. RAMA viziton Call Centerat e ‘punes’. Rilindja ka shkuar ne drejtim te paditur….

      1. sala says:

        Po te merej MR Rama me ujesjellesat ,cfare do benin bytheqirat e bashise qe e kane detyre?

  3. arben says:

    Ky eshte nje sabotim I paster dhe ne cdo vend demokratik shkaktaret do mernin denimin maksimal.Lufta per ujin eshte lufta per jeten dhe neglizhenca apo tolerimi I organeve kompetente cfaredo ngjyre politike qofshin perben krim.Ne kohen Enverit te priste plumbi per sabotime te tilla.Mosvalle rendin dhe ligjin qe ne te kaluar. ishte per te patur zili duhet ta adaptojme dhe sot natyrisht duke e zhveshur nga ngjyrimet politpolitike.Demokracia nuk eshte dhe nuk mund te jete kurre anarki.

    1. elezi says:

      Z.Arben ka te drejte, uji ne kohen e Gjeneral Enver Hoxhes ishte i siguruar plotesisht sepse Shqiperia ne ate kohe ka patur shtet ne kuptimin e plote te fjales, ne se do ishim ne ate sistem dhe Bovilla do ishte ne kete gjendje (gje qe ne fakt nuk kishte shanse qe te ndodhte),ministri perkates e pergjegjesat kryesor do kalonin nga gjykata dhe pastaj do reabilitoheshin ne Spac dhe ne interesin e pergjithshem eshte me mire disa ne Spac sesa te tallesh me njemiljon banor,ku edhe uji qe tregtohet mbushet neper bodrume pa asnje perpunim duke mashtruar qytetaret.Prandaj ka lindur nevoja e organizimir shoqeror nepermjet shtetit,por ne jemi ende large te te berit shtet per pjesen derrmuese te shoqerise,dhe ky eshte problemi.

  4. shpatar says:

    Historikishte uje ka qene e pare qe eshte vlersuar ne jeten e njerzimit.Si njerzit dhe kafshet gjene e pare qe sigurojne eshte uji.Per te pire ujne njerzit kane perdorur metoda nga me te ndryshmet deri sa teknologjia beri mbrekullin duke e pastruar nga cdo agjent i demshem.Kafshet kane aftesine per ta zgjedhur burimin apo ujin dhe kurr nuk perdorin uje te ndotur .
    Ne Shqiperine e Sali Rrumpalles e te Nano marifetciut u hoq dore nga uji.Jo qe ish sistemi i meparshem u demtua por asnje ivenstim serjoz nuk u be per te siguaruar ujin e pishem .Te rendur pas fitimeve maksimale prishen gjithe urbanistiken sa qytetet e Shqiperise u katandisen me boljere ku grumbullonin ujin e qelbur qe ridhte me pikatore .
    Gjendja u rendua nga viti ne vite sa ujrat e pishem u trazuan me fekalet e qytetit.Ne 1998 nuk arrita te shpetoje Hallen time nga infeksjoni qe kishte marre duke konsumuar dhe te zjerer ujin e sistemit qe furnizonte qyteti .Doza e mikrobet shkateronte cdo ilacet nga me te fundit qe perdorem per ti shpetuar jeten .Analizat i befasuan mjeket dhe konkluzjoni:Nuk mund te bejme azgje me shume .Urgjentishte bllokoni kete uje qe pihet te mos kini viktima te tjera .
    Jo Tirana por gjithe Shqiperia per kushtet e ujte te pishem eshte me keq se ne Mesjete.Fale rraces me imunitet shqiptaret kane mbijetuar dhe ne kushtet e ujte te infektuar .Kete e verteton dhe praktikat shume vjecare kur kalojme pushimet ne Shqiperi.Nuk kalon as 2 dite dhe fillon diareja te beje kerdine tek emigrantet qe kthehen ne Memedhe.Pa ilace perfundojne ne spitale ose kthehen mbrapsh per tu kuruar .
    Kjo situate nuk zgjidhet vetevetiu nese Qeveria Rama nuk jep alarmin. Alarm qe te vere dore te hekurt ne sigurimin e perdorimit te ujte te pishem duke ivenstuar me prioritet mbi gjithcka qe kemi nevoje .Pa buke jetojme por pa uje vdesin shume shpejte.Mos te flas per tendencat turistike qe eshte per te qeshur.E para qe ma kane kerkuar ne 2004.A kini uje zotri?Per te pire jo.Duhet ta blini .Per tu lare duhet ta zjeni.Bye- bye my friend.

  5. gjon says:

    Artikull shkrusi duhet te mbaje pergjegjesi.Ne se eshte e vertete ajo gjendje qe pershkruhet atehere eshte vertete ALARMANTE.QYTETARET E TIRANES DUHET TE DALIN NE SHESH.INSTSITUTI I HIGJENES DHE UJESJELLSI DUHET TE PRONONCOHEN MENJEHERE.

    1. Per Informacion says:

      Gjon problemi eshte se nuk ka faj artikullshkruesi pasi lajmin e ka marre nga nje TV (pavarsisht me nje deformim nga origjinali) por faj ka *studiuesi i Bovilles* (ing. pyjesh) qe merr persiper te komentoje cilesine e pakontestueshme te ujit te liqenit te Bovilles pas trajtimit qe i behet ne Impiantin e Trajtimit te ujit.

  6. sabriu says:

    Aman more shokeni ma sillni mua ujin e Bovolles pa le te jete indotur. E dini sa firma botilojne ujin e Bovolles ketu ne Tirane dhe ju o mjeran shkoni dhe e blini ne dyqane si uje burimi? Nuk me kane zene syte deri me sot asnje impiangut aq te perosur sa ai i Bovolles ne Shqiperi. Kushe ka hapur kete lajm duhet te mbaj pergjegjesi. Gazetar injorant qe nuk di se si kryehet procesi i filtrimit te ujit.

  7. Dëshiroj të sqaroj të gjithë të interesuarit për cilësinë e ujit të pijshëm që vjen nga Ujëmbledhësi i Bovillës se për të gjitha shqetësimet që vijnë nga pellgu i Bovillës uji përpunohet me rrugë standarde nga Impianti i Përpunimit, konkretisht: paraklorim, koagulim, flokulim, dekantim, filtrim, dezinfektim (klorim përfundimtar), përfshirë këtu dhe trajtimin me karbon aktiv pluhur kur është e nevojshme. Po ashtu, cilësia e ujit ndiqet rregullisht dhe kontrollohet në mënyrë automatike, ku maten çdo ditë mbi 25 parametra fiziko-kimikë dhe bakteriologjikë, nga dy laboratorë të Impiantit, para se uji të dërgohet në rrjet.

    Por dua të rikujtoj palët e interesuara të përdorimit të ujit, Ndërmarrjen e Ujësjellësit, Bashkinë e Tiranës, Qeverinë Shqiptare etj. se parimi i përdorimit të ujërave sipërfaqësore për ujë të pijshëm mbështeten në kujdesin e shumëfishtë, duke filluar nga: 1) kujdesi në burim, 2) kujdesi në përpunim, dhe 3) kujdesi për te konsumatori. Mendimi ynë është se kujdesi i parë është mjaft i pakët, ose thuajse mungon, si në drejtim të ruajtjes së mbulesës bimore dhe luftës ndaj erozionit të theksuar në zonë, e ndihmuar edhe nga kushtet klimatike dhe tabani gjeologjik flishor-argjilor i kodrave rrethuese, por edhe ndaj përpjekjeve për menaxhimin e ndotjeve që vijnë nga banorët dhe bagëtitë e tyre. Për këtë palët e interesuara të përdorimit të ujit të pijshëm nuk duhet të shmangin asnjërën prej tre kujdesjeve të mësipërme për të përmbushur gjithmonë kërkesat e dëshiruar të ujit të pijshëm, duke parandaluar çdo pasojë të papëlqyer për shëndetin e njeriut.

    Prej vitit 2006, gjithë hapësira e pellgut ujëmbledhës të Bovillës është përfshirë në Parkun Kombëtar të Dajtit (të zgjeruar), e cila nuk mjafton në se kjo nuk shoqërohet me masa praktike mbrojtëse, mbikëqyrëse, për të luftuar varfërinë në zonë dhe mbrojtur cilësinë e ujërave njëkohësisht. Zona i ka të gjitha mundësitë të bëhet model për sa i përket ruajtjes së cilësisë së ujërave, po qe se palët e interesuara, Kryeqyteti dhe popullsia vendore do të ndërgjegjësohen për rëndësinë e saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje