Revolucioni i pakthyeshëm i  bicikletave

3 Maj 2014, 18:34Sociale TEMA
Revolucioni i pakthyeshëm i  bicikletave

Lavdosh Feruni

 

Në fillim ishin dhjetra, dje ishin qindra djem e vajza  që vërshuan në rrugët e Tiranës duke pedaluar. Tek tuk shiheshin  fytyra të ngrysura shoferësh që ngecnin në valën e madhe të furisë entusiaste së biciklistaveve. Mijra shkrepje fotosh prej qytetarëve që i shihnin biciklistat me admirim. Rrjetet sociale kanë filluar të ziejnë.  Të vetmit që heshtin janë politikanët, që e shohin turmën në rritje të biciklistave si pa impakt në komoditetin e tyre.  Është e vërtetë që batalioni i biciklistave i uli bicikletat për tokë vetëm 30 sekonda, e  duke blloku trafikun në mënyrë të menjëhershme, por revolta që po shoqëron qindrat e të rinjve  të gëzuar, prej mundësisë për të pedaluar për 2 orë duke mos pasur frikë nga arroganca e makinave, po rritet. Kjo revoltë, shenjë e qartë e revolucionit të pakthyeshëm të bicikletave, do apo nuk do sot i pari i qytetit apo i vendit do ja dali një ditë, jo shumë vonë, që ti detyroj ata të pranojnë kushtet e revolucionarve që kanë të mishëruar në sloganin e tyre “Bicikleta – jeta”

14 komente në “Revolucioni i pakthyeshëm i  bicikletave”

  1. lavirja e bulevardit says:

    kujt kujtoni se po i percillni mesazh?

    katunarise, qe kan shit gomeret edhe kan ble makine dhe sillen verdalle neper Tirane, si kali ne leme.

    ku din nga mesazhet ato, ato dun dru, ligj.

  2. tourkofagos says:

    ti Zike e nget picikleten,apo te pelqen me shume bycykleta!!!pasi e ke dhe ne gjak………….!!!!
    ketu ne kete platia do te ngrene marmidat muzlimanat per Ramazon……

    1. librazhdi says:

      OOO Zigur,po krruaja nje here ketij fagosit se shume po i krruhet e s’po te ndahet !-Bela e madhe me keta kardashjanet, o e duan o s’ka !

    2. Zigur Qarri says:

      Ti ke thene se ka ekstra biçikleta per prifterijte grek.Ke perfituar edhe ti nga ky privelegj?

      http://www.youtube.com/watch?v=aJqihhbFlr4

      http://www.youtube.com/watch?v=aJqihhbFlr4

    3. KULUFI says:

      Shko ore gajdhuri. Bej nje xhiro nga platia jote per te gjetur ndonje pipa, sepse ke qene keq keto dite. Eshte vene re edhe nga shkrimet e tua pesimiste. Deshira jote e fundit: nje pipa ne Platamona…oh oh oh !Pusti

  3. Treviso says:

    Bashkia duhet te mendoje per te ardhmen e Tiranes. Te stimulohe qytetaret per te blere biçikleta duke i riborsuar 20-30% te çmimit. Kur flas per riborsim, flas vetem per punonjsit e thjeshte.

  4. kevin lleshi says:

    Gjithmone shqiptaret do bejne dicka jashte te tjereve .Asnje nuk shikoj me kaskete mbrojtese .O njerez a shikoni ju boten.

  5. al_man says:

    epo kot sna quajne kokforte neve o Kevin , pastaj bota na ka pare ,se ne skena pa gjo prej botes ndaj jena akoma ktu ku jemi

  6. henri says:

    Bravo rinia, Respekt, kjo eshte prova se qytetari civil ka filluar te levize qysh nga demostratat kunder çmontimit te armeve kimike siriane. Mendoj, se rinia shqiptare po e shef fuqine e saj dhe po teston politikanet e llogoreve. Kjo eshte nje lufte paqesore per te ardhmen e rinise shqiptare. Rinia duhet te marri fatin e saj ne dore.
    Levizja e pese yjeve te Pepe Grillos ne Itali thote : ” Nuk jemi një parti/ nuk jemi një kastë/ jemi qytetarë/ dhe vetëm kaq.”
    Mos valle, endera e Fatos Lubonjes dhe shume eterve te tjere te demokracise se vertete po hedh rrenjet edhe ne Shqiperi, Who knows ? Let’s hope and pray. Kush e di ? Le te lutemi dhe shpresojme.Une po shof me gezim nje drite jeshile ne fund te tunelit te korrupsionit te politikes shqipare te dy llogoreve.


  7. ert says:

    Nuk ka nevoje per ndergjegjsim te “masave”. Mjafton qe bashkite ( jo vetem ne Tirane ) te bejne pistat ciklabile ne gjithe qytetet dhe bicikletat do te behen lume.

  8. dalipi says:

    force e madhe duket dhe e forta eshte se keta te rinj nuk i nxjerr ndonje part ne proteste, por dalin veteme nje lajmerim ne fb

  9. esperantos says:

    Edhe grekeve ju pelqen bicikleta por pa shale.

  10. sokol says:

    I lumte rinise te Tirones per inisiativen qe kane marre,inisiative qe duhej nisur me kohe nga Bashkia,dhe eshte per te ardhur keq kur kryetari i Bashkis ka studiuar ne Hollande ne vendin e biçikletave,kjo levizje duhet shoqeruar me kerkesa konkrete dhe vashduar deri ne realizimin e tyre dhe duhet te shtrihet ne gjthe qytetet kryesore ku ka mundesi reale dhe me pak shpenzime(vetem per vizimin) duke bere te mundur nje ambient me te paster dhe per me teper nje rini me sportive

  11. shoferja says:

    ore keta shume mire bejne qe dalin mbrojne te drejtat e tyre se tregojne qytetari, po s’e marr vesh cfare duan me akoma se une jam bere me fiksime kur shoh cikliste tani. nejse bravo gjithsesi, forca dhe per ne!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje