Gjirokastra destinacion turistik/Ahmetaj prezanton 4 projekte madhore

4 Maj 2014, 17:30Ekonomia TEMA

Gjirokastra do të kthehet në një destinacion turistik, jo vetëm për Ballkanin. Në këtë kuadër ministri i Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj prezantoi 4 projekte që përfshijnë rikonstruksionin e Parkut të Viroit, ndërtimin e pedonales nga Liqeni i Viroit deri tek Varrezat e Dëshmorëve, rivitalizimin e zonës muzeale të qytetit dhe rikonstruksionin e rrugës pranë shtëpisë së Kadaresë.

Ahmetaj deklaroi se faza e parë e këtyre projekteve kap vlerën e 4.2 milion dollarëve, plus 500 mijë dollarë për terrene sportive.

“Ka gati 20 vite që qyteti i Gjirokastrës ka marrë pothuajse asgjë nga investimet publike. Është hera e parë në 24 vjet që qyteti merr një paketë investimesh publike të integruar, e cila ka si synim rritjen e turizmit në qytetin Gjitokastrës, pra kthimin e qytetit të Gjirkastrës në një destinacion ballkanik, evropian, botëror. Brenda të njëjtës paketë ka 33 rrugë dhe rrugica të qytetit të Gjirokastrës që do të kthehen në identitet, duke u fokusuar tek tradita e vjetër e gur-gdhëndësve dhe duke integruar në infrastrukturën nëntokësore.”, u shpreh ministri Ahmetaj.

Përfundimi i këtyre projekteve parashikohet të bëhet brenda 1 viti e gjysmë, ndërkohë që për qytetarët gjirokastritë janë premtuar dhe disa projekte të të tjera për vitin 2015.

22 komente në “Gjirokastra destinacion turistik/Ahmetaj prezanton 4 projekte madhore”

  1. Liza says:

    Bravo. me ne fund kemi shtet qe kujtohet per shqiperine ne te gjtiha drejtimet

    1. Liza says:

      KA nevoje per nderhyrje dhe promovim ne te gjithe vendet historike. te lumte Ahmetaj qe se tradheton zonen tende ku ke dale deputet

      1. Andi says:

        Hallall Beno. me vjen vertete te ndjehem krenar qe nuk e ke harruar zonen tende pavarsisht se e ke dorezuar mandatin

        Kjo tregon pergjegshmeri te larte dhe kjo do sjelli zhvillim e promovim te mire te gjithckaje te vyer qe ka Gjirokastra

        1. Florin says:

          Me ne fund shqiperis i kan ardhur njeraz e duhur ne qeveri .. bravo jeni ne rrugen e duhur

          1. guarin says:

            Ja Me ne Fund Nje qeveri qe po mendon serjozisht per vendin e vet… vetem Muaj ne qeveri dhe ne shqiperi dhe ka bere me shum se ish qeveritaret qe vetem mushen gjepat dhe turizmi jone ishte ne 0.

            Bravo un Krenohem me qeverin E Edi RAMES

            1. anna says:

              Bravo po ndodh dicka nga kjo qeveri e sa po ardhur… ne pushtet duke i dhen turizmit rrugen e duhur bravo

              1. Qaniu says:

                Te lumte Arben qe keni menduar per Gjirokaster ., Eshte projekt qe meriton shume pershendetje e perzemersi.

                Djem si ju jane pak ne kete vend

        2. Andi says:

          Projektet per gjirokastern jane shume te rendesishme dhe per keet Ahmetaj meriton respekt
          Gjer dje saliu e kish fut ne thes te zi kete qytet dhe gjithe qytetet e tjera trashegimi boterore

          1. Geg says:

            Me pelqen qe ka investime. kjo qeveri ngado i ka shtrire krahet e po ben nje pune per tu admiruar. Po i kalon parashikimet ?

    2. Une says:

      Beni dhe nja dy canabis shop ne Lazarat,keshtu do ti kemi te gjitha.

  2. LULI LESHI says:

    ik or … po ke mendere prish onjektet poshte nga nuk duket me gjitokastra

  3. art says:

    Te shikojme Ahmetaj, deri tani fjale me keq se Sala, kur do vije dita te materializohen?!

  4. namiku says:

    Te lumte Arben keshtu ka lezet

  5. Lil Toronto says:

    Pse vetem Gjirokastra???
    Edhe Dibra ka historine e saj duke filluar me Skenderbeun ne Sine, duhet ndertuar dhe Pusi i Gjonit ne fshatin Kastriot.Peshkopia pastaj ka pjesen e vjeter te qytetit qe ka nevoje te rikonstruktohet kalldremet, shtepite pazarin e vjeter.Per te mos folur per Rugen e Arbrit qe nuk po degjohet asnje fjale per financime.
    Edhe ne Diber ndodhet Kalaja e Grazhdanit ne rrugen nacionale fare afer qytetit te Peshkopise.Pse nuk po flitet fare per Peshkopine qe po kthehet ne qytet te humbur.

  6. Kalaja says:

    Qytet si ai i Gjirokastres, nuk ka ne Evrope por per ta kthyer ne qender turistike,duhen investime si ne ndertime e infrastrukture,ashtu dhe ne burimet njerzore.Industria e turizmit do njerez te edukuar dhe te perkushtuar,jo arrogante e injorante.Turisti paguan , por do sherbim te kulturuar,mikpritje.Ne kete drejtim , shqipnia ne teresi le shume per te deshiruar.

  7. tarasi says:

    Shume mire premtimi per gjirokastren por mos harro Ahmetaj qe 3 zona Zagori-Pogon-Qender Libohove qe nuk kane asnje meter asfalt ne keto 24 vjet, megjithese njifen si zona socialiste. Berisha me Ydhi Asllanin dhe kurva Ilia Kuro i cuan asfaltin kot ne maje te Cajupit dhe tani eshte shkaterruar. Mendoni pak per zonat tuaja zoti Ahmetaj

  8. Marcel says:

    po vetem qe ne paketen turistike te futet dhe nje piknik ne kodrat me bare Lazarati

  9. tourkofagos says:

    Ahmetaj,e ke kaluar ndonjehere kufirin mo matan Argyrokastros ne Greqi…!!!!!
    A i ngjan sadopak ndonje qyteti grek[edhe pse ndertuar prej grekeve] qe te thithe turiste…!!!!
    Kalivat prej llamarine,plehra dhe plastmase e ndertime allaturka,era e shurres etj,kane katandisur Argyrokastron ne nje qytet arab……
    Madje firma turke eshte caktuar te ”mirembaj” e rinovoi monumentet kulturohistorike te qytetit………..ABSURDE!

  10. arjan says:

    une do doja me shume te investohej ne lazarat se aty vdesin njerzit per buken e gojes.jane aq keq njerezit ne lazarat sa ne vend se te mbjellin miser per lopen mbjellin dushk per gogel.

  11. kuq e zi says:

    jam i kenaqur por nuk shoh te nenvizohet muzeu historik sa i shkojne dhe cpo behet per grabitjet qe ka pesuar?????

  12. gjirokastra says:

    Shume mire bene o Beni qe mendon per Gjirokastren, por perpara kthejani njehere pronat Gjirokastriteve se ja keni lene Grekeve.

  13. Vizionari says:

    Po mir pse s’i prezanton keto investime , Ministrja e Turizmit apo ajo e Kultures por Ministri i Zhvillmit Ekonomik ?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje