Gjirokastra destinacion turistik/Ahmetaj prezanton 4 projekte madhore

ahmetajGjirokastra do të kthehet në një destinacion turistik, jo vetëm për Ballkanin. Në këtë kuadër ministri i Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj prezantoi 4 projekte që përfshijnë rikonstruksionin e Parkut të Viroit, ndërtimin e pedonales nga Liqeni i Viroit deri tek Varrezat e Dëshmorëve, rivitalizimin e zonës muzeale të qytetit dhe rikonstruksionin e rrugës pranë shtëpisë së Kadaresë.

Ahmetaj deklaroi se faza e parë e këtyre projekteve kap vlerën e 4.2 milion dollarëve, plus 500 mijë dollarë për terrene sportive.

“Ka gati 20 vite që qyteti i Gjirokastrës ka marrë pothuajse asgjë nga investimet publike. Është hera e parë në 24 vjet që qyteti merr një paketë investimesh publike të integruar, e cila ka si synim rritjen e turizmit në qytetin Gjitokastrës, pra kthimin e qytetit të Gjirkastrës në një destinacion ballkanik, evropian, botëror. Brenda të njëjtës paketë ka 33 rrugë dhe rrugica të qytetit të Gjirokastrës që do të kthehen në identitet, duke u fokusuar tek tradita e vjetër e gur-gdhëndësve dhe duke integruar në infrastrukturën nëntokësore.”, u shpreh ministri Ahmetaj.

Përfundimi i këtyre projekteve parashikohet të bëhet brenda 1 viti e gjysmë, ndërkohë që për qytetarët gjirokastritë janë premtuar dhe disa projekte të të tjera për vitin 2015.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...