Organizimi i PD/Shehu-Kadilli: Jo analizë për të gozhduar emra konkretë. Udhëzimi i Bashës, nuk përjashton askënd

grupi pdAnaliza në Partinë Demokratike nuk duhet të ngrihet mbi bazën e konceptit për të gozhduar individë konkretë. Ky është endimi i dy prej të deleguarve të Partisë Demokratike, ish-deputetëve Tritan Shehu dhe Fatbardh Kadilli, të cilët janë deleguar në degët e PD në Tiranë dhe Lushnje për të monitoruar procesin e zgjedhjeve të drejtuesve të rinj dhe analizës së rezultatit të zgjedhjeve të 23 Qershorit 2013. Sipas tyre, ish-kryeministri Sali Berisha, me dorëheqjen e tij ka vendosur një standard etik në të djathtën shqiptare, që duhet të ndiqet dhe nga drejtuesit e tjerë.

“Qëllimi i analizës nuk është të goditen njerëzit, nuk është absolutisht, përkundrazi është të arrihen në konkluzione. Por padyshim gjithësekush ka edhe përgjegjësit e veta. Më duket se këtë shembull, qartësisht e dha vetë kryetari i partisë Sali Berisha, i cili mori mbi veten e tij të gjitha përgjegjësit për humbjen, dha dorëheqjen nga të gjitha funksionet në PD dhe tregoi pikërisht këtë gjë, ai që drejton një sektor dhe kur ai sektor nuk shkon mirë, padyshim është i detyruar që ai të marri përgjegjësit e veta”, u shpreh Shehu.

Në të njëjtin mendim është edhe ish-deputeti Fatbardh Kadilli, sipas të cilit Berisha dha shembullin më të mirë, duke u dorëhequr dhe duke marrë përgjegjësitë. “Por nuk është përgjegjës vetëm një njeri, qoftë ky edhe kryetari i partisë. Nëpërmjet një udhëzimi paracaktohet në njëfarë mënyre, kriteri që ata që janë humbës, duke konsumuar një mandat ose kush ka konsumuar edhe dy, është një formë e të përcjellit të këtij standarti etik, në një farë mënyre është edhe një pjesë e analizës”, tha deputeti Kadilli.

Duke iu referuar dhe disa pakënaqësive të disa prej drejtuesve të lartë brenda forcës më të madhe opozitare, Shehu dhe Kadilli shprehen se udhëzimi i kryetarit Lulzim Basha, në thelb nuk ka përjashtimin, por ndarjen e funksioneve.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...