Organizimi i PD/Shehu-Kadilli: Jo analizë për të gozhduar emra konkretë. Udhëzimi i Bashës, nuk përjashton askënd

4 Maj 2014, 17:20Politika TEMA

Analiza në Partinë Demokratike nuk duhet të ngrihet mbi bazën e konceptit për të gozhduar individë konkretë. Ky është endimi i dy prej të deleguarve të Partisë Demokratike, ish-deputetëve Tritan Shehu dhe Fatbardh Kadilli, të cilët janë deleguar në degët e PD në Tiranë dhe Lushnje për të monitoruar procesin e zgjedhjeve të drejtuesve të rinj dhe analizës së rezultatit të zgjedhjeve të 23 Qershorit 2013. Sipas tyre, ish-kryeministri Sali Berisha, me dorëheqjen e tij ka vendosur një standard etik në të djathtën shqiptare, që duhet të ndiqet dhe nga drejtuesit e tjerë.

“Qëllimi i analizës nuk është të goditen njerëzit, nuk është absolutisht, përkundrazi është të arrihen në konkluzione. Por padyshim gjithësekush ka edhe përgjegjësit e veta. Më duket se këtë shembull, qartësisht e dha vetë kryetari i partisë Sali Berisha, i cili mori mbi veten e tij të gjitha përgjegjësit për humbjen, dha dorëheqjen nga të gjitha funksionet në PD dhe tregoi pikërisht këtë gjë, ai që drejton një sektor dhe kur ai sektor nuk shkon mirë, padyshim është i detyruar që ai të marri përgjegjësit e veta”, u shpreh Shehu.

Në të njëjtin mendim është edhe ish-deputeti Fatbardh Kadilli, sipas të cilit Berisha dha shembullin më të mirë, duke u dorëhequr dhe duke marrë përgjegjësitë. “Por nuk është përgjegjës vetëm një njeri, qoftë ky edhe kryetari i partisë. Nëpërmjet një udhëzimi paracaktohet në njëfarë mënyre, kriteri që ata që janë humbës, duke konsumuar një mandat ose kush ka konsumuar edhe dy, është një formë e të përcjellit të këtij standarti etik, në një farë mënyre është edhe një pjesë e analizës”, tha deputeti Kadilli.

Duke iu referuar dhe disa pakënaqësive të disa prej drejtuesve të lartë brenda forcës më të madhe opozitare, Shehu dhe Kadilli shprehen se udhëzimi i kryetarit Lulzim Basha, në thelb nuk ka përjashtimin, por ndarjen e funksioneve.

5 komente në “Organizimi i PD/Shehu-Kadilli: Jo analizë për të gozhduar emra konkretë. Udhëzimi i Bashës, nuk përjashton askënd”

  1. Arjoni says:

    Tani e ka fiksim lushnjen , duhet ti kete pelqyer ndonje gje Lushnja dallohet per prodhime bujqesore ( sidomos preeeeeeeeeshiiiit.

    1. i sinqerti says:

      Aty ne PD. retorikat dhe artificat jane kapaku
      i Kusise ku zjene Turlia e Demokracise alla Basha-Sali.
      E them kete,pasi derimesot nuk eshte vene re ndonje
      perkujdesje e vecante per “Zjarrin”ne te cilin kini vendosur Kusine,per te pergatitur nje demokraci me shije.Ketu fillojne ato tensione te
      vrrullshme sa qe u ka katandisur qe ne vend te trazoni Turline
      i fryni zjarrit per te qene edhe me i furrishem.besoj se me kuptoni,se do te thote shume…Nje gatim profesional,kerkone
      nje zjarr te avashte(zhuljen) i thone,ku gatimi apo (demokracia)
      perpunohet ne menyren me te mire te mundeshme,ashtu avash avash per rjedhoj cilesia rrit
      ndjeshem shijen…Po eshte e vertete,si eshte e vertete demokracia ne Evrope.qe sicedini Demokracia nukerdhi vrrullshem ne nje dit. Ky Kazan
      eshte i njejte ne te gjitha guzhinat e Partive qe jane ne Shqiperi,por ketu “Guzhinjeret”jane te ndryshem.PD-ja ketu ndryshon.Ne Kasan fut te thate dhe te njome,te forte e te bute,te trashe e te holle,hileqare dhe te sinqerte,krip edhe sheqer,
      dhe keshtu,kursesi kjo “Demokraci”nuk mund te jape shije te mire.
      Ne fakt kjo ishte edhe aresyeja e falimentimit me 23 Qershor.Prandaj,ju kerkohet qe ti zbuloni shkaqet,qe te beheni te besueshem dhe “Biznesin”ta rimekembeni duke rikthyer “klientet”.Uleni pra zjarrin dhe trazoni Kazanin.Dhe kete nuk mund ta beje kushdo,sidomos ata qe jane mesuar ti fryjne zjarrit dhe te djegin kazanin.Dhe te tille kini mjafte.Por le te citojme nje dijetar kinez te lashtesise: Njeriu thote ai,eshte si Toka,e ndare ne kategori.
      ne Toke pjellore,Toke kullote,Toke pyjore,por kemi edhe Toke te Djerrun ashtu sikunder kemi edhe Toke te Djegur.Atehere ketu thote ai ka nje ndryshim te madh,sepse toka djerrun permiresohet dhe kthehet ne vlere,ndersa ne token e djegur hedh shume pune dhe nuk fiton asgje…
      Ja pra keshtu grupohen edhe njerezit.ku shpresat nuk mund te perqendrohen tek te djegurit…..

  2. Artan from Montreal says:

    Po ca thua o Bardh Kadilli !
    Po ti e shume te tjere si ti me te drejte jeni cjerre sa mundet per te gozhduar komunizmin e ish komunistet per krimet qe kane bere. Si ka mundesi qe sot nuk dashke te gozhdohesh ti e shoket e tu, e ish komunisti Sali Berisha ne krye, per zullumet e krimet qe bete per aq kohe sa ishit ne pushtet.
    Joo jo Bardh, po nuk u gozhduan kriminelet , krimi fiton pafajesine, e shtetin e merr lumi sic edhe e ka marre.
    Vetem kur te vihen te tere kriminelet ne banken e akuzes, vetem atehere Shqiperia do te behet nje vend ku mund te jetohet normalisht.
    C’do manover tjeter vetem sa ja zgjat agonine Shqiperise e partise sate gjithashtu.

  3. Klaus says:

    Mesa duket Kadilli ka deshire te ece ne “gjurmet” e Tritanit ne Lushnje!

  4. Petro says:

    Po akoma keta servil kujtojne se dikur do te humb PS dhe do te dalin perseri fitues.Po si more zoterinj, ne njerezit e ndershem te PD , si mund te rrime me ne nje parti me njeres hajdut, horra me mentaklitet komunist.Ne nuk nuk pranuam te rreshtohemi edhe nje here ne brigatat tuaja te injoranteve, me diploma te blera(edhe te mesmet)Ne pesuam zhgenjimin e plote prej jush.Cojeni edhe nje here PD drejt betejes se humbjes perfundimtare.Drejt asaj rruge eshte nisur.Do ta shihni vitin tjeter c humbje do te pesoni kundrejt nje te majte specialiste per gjithcka e ne rradhe te pare per te vjedhur.Jeni kthyer ne turp te kombit, e shkaterruat te djathten, do ta lini vendin pa opozite, vendin do ta ktheni monist.Ju rrofte pasuria qe vute.Edhe nje here distancohemi nga ju.Presim te formohet nje e djathte e vertete pa ju.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje