Reagim/KF.Drita Shperthen ne Gjilan!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

1966788_835409766475289_1077333857_nDSC_1807

Në botën e futbollit modern dinamika e lojës mund të bëj që referi kryesorë nganjëherë të mos sheh rastet e prekjes me dorë apo te ndonje nderhyrjeje brenda zonës së rreptësisë dhe jashte saj, por sot në ndeshjen Drita – Prishtina referi H. Hajdari deshtoi totalisht!

FFK, nese jeni thirur deri me sot per imazh te futbollit te Kosoves me incizimet e futbollit te qytetit te Gjilanit ne nuk do te ju garantojme qe do te vazhdojme me kete ritem, nese ju nuk i edukoni referet e tuaj per ndarjen e drejtesise.

Klubi futbollistik Drita si qdo here edhe ne rastin e fundit kur Kosova ishte para ndeshjes historike ndaj Haitit eshte marre shembull per organizim dhe mikpritje te shkelqyeshme dhe per ate ishin prezent mysafir nga rajoni dhe televizione si canal+ etj, per ti treguar se ketu dime dhe luajme futboll.

Drita do të vazhdojë të plotësojë kushtet për tu zhvilluar një ndeshje futbolli në mënyrën më të mirë të mundëshme me një referim pa presion, por nuk do të tolerojë më padrejtësi.

Klubi futbollistik Drita Jemi shembull per te gjithe ekipet Kosovare se si organizohet nje ndeshje futbolli, te gjitha ekipet kosovare citojne se te ju ndihemi shume mire si ne shtepi ,sepse ketu luhet futboll, nuk ka rendesi se  kush fiton, por nuk mundemi te lejojme qe nje refer te vije te drejtoje nje ndeshje me tendenc  per qellime te caktuara apo ka simpati ndaj ndonje klubi dhe te demtoje ndonje klube tjeter , tek ne nuk do te kete vend me me keso gjera.

Ne javen e fundit qe Drita e luajti ne shtepi me Prishtinen ishim deshmitare te nje referimi katastrofal dhe te njeanshem,dhe per gjithe kete u perkujdes referi nga Drenasi H.Hajdari .

Me refer si H.Hajdari po demtohen edhe klubet, sepse donatoret te cilet i kemi,  vetem kane filluar te shfaqin paknaqesi “ Nuk po ja vlen me investu, shiko se qka po ben etj etj”keshtu qe ne nuk do te lejojme te luajne  me mjetet tona, djersen e lojtareve dhe ndjenjat e dashamireve te futbollit te cilet na percjellin vazhdimisht.

FFK nen udheheqjen e Fadil Vokrit ka pasur te arritura te medha , mirpo ne si klub i bejme thirrje qe te merr hapa te metutjeshem ndaj refereve qe bejne skandale dhe nuk dine te drejtojne nje ndeshje per te cilen ata delegohen dhe trajnohen apo kane ndonje tendence sikurse sot, sic u pa nga te gjithe te pranishmit per nje referim skandaloz qe i sherbeu shume Prishtines e cila nuk e meritoi edhe ate pike qe e mori.

FFK, me keso referime te tilla sigurisht se do te merr kahje  negative  futbolli i Kosoves dhe keshtu  po humb shikueshmeria e cila neper  shume stadiume Kosovare po mungon.

FFK, KF.Drita ju ben thirje mos na dergoni  gjyqetar te ketij lloji, te cilet si duket nuk kane njohuri per punen qe bejne se nuk ju garantojme siguri.

 

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *