Statusi/ Ambasadori polak: Plotësimi i kritereve jo imponim i BE. Shqipëria e meriton në qershor

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ambasadori i PolonisëPlotësimi i kushteve apo kritereve për integrimin e një vendi në familjen europiane nuk duhet parë si imponimin që Bashkimi Europian i bën këtij vendi, por si një përpjekje e vetë vendit për të ndryshuar pozitivisht. Kështu shprehet Ambasadori i Polonisë në Shqipëri Marek Jeziorski, duke këshilluar klasën politike shqiptare që të fokusohet në zhvillimet brenda vendi përsa i takon procesit të integrimit në BE.

“Puna kryesore në procesin e integrimit europian nga çdo vend kandidat duhet të bëhet brenda vendit. Plotësimi i kushteve për integrimin europian në etapa të ndryshme të procesit, nuk duhet dhe nuk mund të konsiderohen si ndonjë imponim nga ana e Bashkimit Europian. Të gjitha këto kushte kanë të bëjnë me përpjektje të një vendi kandidat, por të BE, për të ndryshuar në mënyrën positive vendin”, tha Ambasadori Jeziorski.

Në vijim Ambasadori polak u shpreh se integrimi është një proces strategjik për Shqipërinë, ndaj bëri thirrje që forcat poltike dhe shoqëria civile të bashkëpunojnë për ta çuar përpara këtë projekt.

“Kemi të bëjmë këtu me një orientim, me një objektiv strategjik. Unë nuk desha të cilësoj tani çfarë mund të jetë ndikimi për vendimin e Këshillit Europian në qershor. Por do doja të theksoja edhe njëherë, bashkëpunimi Brenda procesit të integrimit europian, është bashkëpunim i gjërë, është diçka kryesore”, shtoi Ambasadori polak në intervistën për Ora Neës.

Sipas tij, Shqipëria është në rrugën e duhur për të marrë satusin në qershor, po duhet të vijojë me reformat që burojne nga raport-progresi i Bashkimit Europian.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

4 komente në “Statusi/ Ambasadori polak: Plotësimi i kritereve jo imponim i BE. Shqipëria e meriton në qershor”

  1. arsen says:

    Rrofte Putini qe i ra Krimese dhe ja ka mledh Ukraines! Se per ju?….Asqe ju eshte rrujt naihere per Shqiperine….
    Natyrisht qe edhe gazesjellsi TAP do mbaroj para afatit….
    Haaa haaaaaa kesaj rradhe do na fusni me “qejf” te modh.

  2. Deda says:

    Mire e ke ti por thuaju politikaneve tane qe sduan te futen ne Europe se jane kthyer ne bajraktare dhe sduan te jene ysmeqare.

  3. salah says:

    jo BE, nuk ka drejtësi, nuk ka turizëm, por nuk ka punë konkrete, duke shkatërruar të vendit, Malok politikanët idiot dhe gjyqtarë. # 1 Malok: Bujar Nishani

  4. Vlora says:

    Shqiperia do ta marre statusin ne Qershor dhe kjo nuk varet nga politikanet tane. Eshte vendosur tashme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *