FMN: Stabilitetin e vendit e rrezikojnë çështja e pronave dhe kriza në energji

nadeem ilahiSikur të mos mjaftojë informaliteti në ekonomi dhe borxhi në energjetikë prej 1.1 miliardë dollarë, buxheti i shtetit po kërcënohet serish edhe nga kaosi i krijuar në vite në çështjet e pronave, raporton Vizion Plus.

Vendimet e njëpasnjëshme të Gjykatës së Strasburgut për të drejtat e pronësisë, po i marrin frymën buxhetit, pasi kostot që qeveria duhet të paguajë, arrijnë në miliona euro, ndaj Fondi Monetar Ndërkombëtar i sugjeron qeverisë që t’i japë një zgjidhje këtij fenomeni, pasi faturat nga Strasburgu do të vijnë duke u rritur.

“Unë do të rendisja dy kërcënime serioze për qeverinë. E para është çështja ende e pazgjidhur e pronave, ndaj të cilës qeveria duhet t’i japë një drejtim. Dhe së dyti, kriza në energji. Për të dy këto çështje, kostoja e buxhetit është shumë e lartë dhe ato janë kthyer në një kërcenim serioz për stabilitetin ekonomik”.

Këtë deklaratë shefi i FMN-së, Nadeem Ilahi e bëri gjatë një prezantimi të marrëveshjes së qeverisë me Fondin Monetar Ndërkombëtar, me student të Fakultetit Ekonomik.

Duke ju përgjigjur interesit të medias, zoti Ilahi u ndal edhe tek çështja më e nxehtë e ekonomisë që është borxhi publik. Sipas tij, FMN është në negociata me qeverinë për të gjetur një zgjidhje me vendosjen e një kufiri për këtë tregues.

Sipas Ilahit, e rëndësishme është që të ketë një disiplinim fiskal, me qellim që dhe borxhi të mos rritet pa kufi.

Ndërsa mbetet në vëmendjen e FMN monitorimi në mënyrë të vazhdueshme i pagesave të prapambetura, që qeveria ka ndaj biznesit.

Ajo çka nuk toleron FMN është krijimi i borxheve të reja ndaj biznesit, ndaj sipas shefit të FMN, një nga kushtet e marrëveshjes është edhe frenimi i krijimit të detyrimeve të reja.

REMOTE_ADDR:[]

11 komente në “FMN: Stabilitetin e vendit e rrezikojnë çështja e pronave dhe kriza në energji”

  1. shpatar says:

    Zdo mend qe Shqiperia kercenohet nga shtylla kryesore e sistemit demikratik :Ligji mbi pronsine.Nuk mund te qendroje ne kembe dy mardhenje qe kundershtojne njera tjetren .Ideologjia kapitalizmit demokratike me pronesine socialiste .
    Keto jane thene qysh ne hapat e para kur ne si Shqiperi shpallem vehten vend demokratike.Politika e ndjekur deri me sot as qe e mori ne konsiderate se cfare po ndryshonte.Nuk kuptuan se pa vendosur ligjin mbi pronsine asnje qeveri nuk do te ecte e sigurte drejte rruges demokratike. Berisha -Nano per te mbijetuar ne politike nuk bene azgje qe prona te kthehej tek i zoti .Bile futen duarte aq keq sa cdo vite hendeku i hapur nje dite do te behet shkaterues per vete shtetin e demokracise qe pretendojme .
    Ramizi thoshte.Shqiperia nuk eshte as Lindje e as Perendim.Berisha -Nano as Socializem e as Kapitalizem .Pra qe nga 1985 e deri me sote 2014 polte 29 vjete nuk dime se cfare doktrine politike zbatojme. Sigurishte qe ketu ka nje dore keq dashese qe pronesia nuk ka luajtur dhe nuk luan rrolin qe i takon .
    Aktualishte ceshtja e pronave sot, nga politikat e gabuara e te qellimshme, eshte bere me keq se sa e la Hoxha . Ne 91 te gjithe e dinin se ku i kishin pronat sot as behet fjale te zgjidhesh lemshin e krijuar ne keto 24 vjete vjedhje e prishje te dokumentacjionit arshivor.Si duhet te veproje sot shteti qe ti hapi rrugen ketije kanceri ???!!!

    1. Patriot says:

      Shpatar,zgjidhja e problemit te pronave eshte e zgjidhur nese ne Shqiperi politika e “rilindjes”do te ktheje miljarda et dollareve qe jane larguar ne banka mafjoze nga qeverite Carcani-Nano-Meksi-apo Meta-majko e Berisha bashke,vetem ateher problemi i pronave dhe demshperblimi i ish te denuarve politik do te quhej i zgjidhur.
      Shpatar nese do te kete vullnet te mire do te ishte me vend dhe rishikimi i tenderave ne privatizimin e pasurise kombetare te shitur vetem per nje kafe,si frigoriferi i madh ne plazhin e Durresit,apo hotel pesembedhjetekateshi,pa harruar hidrocentrale e rezeva nafte,apo tendera rrugesh e autostradash qe kapin shuma miljarda dollaresh,etj do te benin te mundur nje Shqiperi ne progres njerezor.

  2. like kokmadhi says:

    pra gjithe te tjerat jane llustra, jo qeverisje e mire

  3. tarrasi says:

    dhe ju fena subet pordh kurr per shqiptaret savini embushni xhepa flisni vetem fjal te bukra pastaj filloni sedicka povjen dhe shkatrron ekonomin shqiptare jeni pjerdhe edhe ju pleqet europes mepasqen te zot dhe kaq teafte nuke nakishiren perhise mir eshte telargoheni sa sjuka zene breshri qedhe vete poparalajmroni

  4. kris says:

    Natyrisht FMN do sugjeroje rritjen e taksave dhe te cmimit te energjise,ngrirjen e rrogave dhe pensioneve[por jo per qeveritaret dhe politikanet] rritjen e pagesave per arsimin dhe qeveria Rama qe zbaton programin e Berishes me berishen opozite do te jete plotesisht e djathte.Ne zgjedhjet e 23 qeshorit ne e morrem gjizen per djath

  5. Esat Pashe Fevziu says:

    Kush ka perfitusr nga pronst e te tjerevet le ti paguaje dhe leket. Shumica nuk kane pasur prona dhe nuk ksne pse paguajne taksa per te paguar ish pronsret apo ish te denuarit e regjimit Komunist. Dhe qeverija ne Strasburg te dergoje avokatd te pergjegjeshem dhe jo nga ata qe marin perqindje nga ish pronsret. Edhe keta te FMN mos ns cajne koken si shume per 300 meleone qe as na ndreqin as na prishin. Vetem per kete i jap te drejte Sali qenit qe i perzuri.

  6. Ajet Delaj says:

    PATURPESIA DHE DEMAGOGJIA E NJE PARLAMENTI BANDITESH E QEVERITARE TE PAPERGJEGJSHEM

    Eshte e pabesueshme por e vertete se niveli i parlamentarve te Partise se Punes i 1991i cili perbehej ne shumicen e tije nga kryetare kooprativash eshte i te njejtit nivel persa i perket njohurive dhe respektimit te lirive dhe te drejtave te njeriut ne Shqiperi me Parlamentin e 2014.
    Parlamentaret neokomuniste shqiptare te 2014 qe shumica e opozites se “djathte” nuk denjojne te as te marrin pjese ne debatin parlamentar se bashku me qeveritaret e Kryeministrin Rama ne nje seance parlamentare mbi nje ceshtje madhore qe do diskutonte nje iniciative ligjore ne drejtim te kthimit te posedimit te prones se tyre pronareve te ligjshem te sekustruar e grabitur nga regjimi criminal komunist.
    Eshte thene me dhjetra here se qendrimi qe mban shteti dhe pushteti ndoj prones private, te persekutuarve politik e shpronesuarve qe ne te shumten e rasteve jane nje shtrese jo vetem ne Shqiperi por ne tere europen e lindjes percakton vete natyren e shtetit.
    Eshte per te vene duart ne koke kur perfaqesuesi i shumices deklaron se ligjet per pronen jane te mira dhe thekson se pronen ja kemi rigrabitur pronareve shqiptare pas 90tes me consensus dhe nuk thote asnje fjale se perse Gjykata e te drejtave te njeriut ne Strasburg ju jep te drejte pronarve shqiptare dhe dergon nje fature per shtetin Shqiptar qe nuk ja mban xhepi as buxheti.
    Para dy ditesh Gjykata e Strasburgut dergoje faturen e radhes por jot e fundit 10 milion Euro dhe parlamentaret e qeveritaret vazhdojne me fudullek te njejten rruge e logike eshte me se pakti papergjegjshmeri e theksuar pasi realisht eshte veprimtari kriminale.
    Kurse me i miri i seances ne kete drejtim Mediu kekon respektimin e kushtetutes ne nje nga shtyllat kryesoe te respektimit te te drejtave themelore te qytetarve shqiptare, sic eshte ceshtja e pronave dhe nje Zot e di se perse kerkesa e tije eshte vetem per jugun e Shqiperise dhe jo per krejt teritorin e Repuplikes se Shqiperise pasi Kushtetuta eshte per tere Shqiptaret. Te kerkosh zbatimin e Kushtetutes se vendit vetem per nje pjese te teritorit nuk mendoj se mundet te behet nga nje njeri normal e aq me teper nga nje deputet qe i thote vetes i djathte.
    Propozimi i z Mediu duket se eshte ne vazhden e propogandes neokomuniste si i thone asaj fjale me ka cua baba me la gojen gjoja po lufton per te djathten se nuk ishte ne pushtet per tete vjet per te kaluar kete amendament, megjithse Mediu beri nje deklerate te frikshme se vlera e pronave te grabitura mundet te shkoje deri ne 30 miliard Euro me nje gjykim te pershpejtuar mbi bazen e precedentit te njohur tashme te Gjykates se Strasburgut dhe riperseriti deklarimin e Kryeministrit Rama mbi koston njerzore mbi jeten e qytetareve shqiptare qe mbart akti i vazhdimit te grabitjes se prones qe shkon ne mbi 8 mije viktima.
    E para respektimi i kushtetutes se Shqiperise qe eshte aprovuar me referendum popullor nga Qeveria Shqiptare e Parlamenti Shqiptar eshte nje detyrim ligjor dhe kush e shkel ka penalitete me burg e jo me keshillim, kjo duhet bere e qarte nga cdo shqiptar qe qe e ndien veten pronar te nje pjese sado te vogel te asaj qe quhet Shqiperi por edhe nga tere ato parti, shoqata, OJQ, OJF dhe duhet theksuar se vendimet “kolegjale” nuk do shpetojne askend as ata qe ishin dje e as keta qe jane sot.
    Nese i shkojme parimit “kolegjal” te Qeverise apo shumices Parlamentare i bie qe kartelet e droges e grupet kriminale nuk duhen te ndeshkohen se jane nje grup I madh.
    Se dyti nje qeveri e Parlament qe nuk zbaton Kushtetuten e vendit gjithcka mundet te jete por qeveri e parlamet i popullit e qe punon per popullin nuk mundet te jete.
    Se treti respektimi apo mos respektimi i detyrimeve kushtetuese te Qeverise Shqiptare e Parlamentit Shqiptar ndikon drejte perdrejte ne integrimin apo mosintegrimin e Shqiperise ne strukturat Euro-Atllantike.
    Mohimi i te drejtes se prones pronareve shqiptare ne kundershtim me Kushtetuten e vendit dhe tere konventave e dokumentave nderkombetare ku ka nenshkruar Shteti Shqiptar bie nje fature politike e financiare jo vetem per Shtetin e Pushtetitin por per tere shqiptaret per sot e per neser.
    Mosrespektimi i te drejtave dhe Iirive te njeriut ne nje nga shtyllat kryesore te tije qe percaton vete sistemin jo vetem qe bllokon ne menyre permanente inegrimin e Shqiperise ne strukturat Euro-Atllantike por mundet te shtyje institucionet nderkombetare per ta percaktuar Shqiperine jashte vendeve qe si rend shoqeror kane sistemin demokratik.
    Shqiperia me keto parametra te respektimit te ligjeve dhe Kushtetutes mundet te klasifikohet si repuplika e bananeve e dreoges apo e trafiqeve por kurre nuk mundet te jete nje shtet demokratik ligjor i se drejtes.
    Te deklaroje perfaqesuesi i shumices socialiste ne Parlamentin e Shqiperise se ne kemi bere premtimin dhe kemi marre edhe votat per te rregulluar ceshtjen e pronave ne Shqiperi por nuk do te ndryshojme asgje duke e injoruar ne te njejten kohe Gjykaten e Strasburgut eshte shume me teper se poshtersi eshte tendence e hapur per grusht shteti antikushtetues.
    Nese nje pushtet si pushteti nekomunist socialist i bijve te kriminelve komuniste hapur injoron Presidentin. Gjykaten Kushtetuese, , Gjykaten e Strasburgut qe shteti Shqiptar ka firmosur per te qene nen juridiksionin e saje, Kushtetuten e Repuplikes se Shqiperise mbi te cilen eshte betuar se do qeverise atehere vendi ndollet o para nje grushti shteti antikshtetues o para gangsterve ordinere pjestare te bandave te trafikut duke e kthyer detin sipas italianve ne atostraden e droges Shqiperi-Itali.
    Shqiptaret duhet te zgjohen se ndollen para nje rreziku te madh te injorimit te te drejtave te tyre mbi pronen, punsimin, shtepine te tashmen dhe te ardhmen e vendit , te familjeve te tyre e te ardhmen e brezave qe do vijne.
    Integrimi dhe vizitat turistike te qeveritareve neper Europe ne emer te integrimit te vendit eshte nje demagogji e paster pasi kjo qeveri si dhe te tjerat para saje me koshience nuk e kane dashur integrimin e vendit pasi kane synuar e arritur sundimin e vendit si te jete nje kartel droge e jo lidere per Shqiperine europiane sic deshiron ta quaje kryetari i radhes ne kartel, Rama.
    Shqiptare me vazhdimin e mosqeverisjes e grabitjes se Shqiperise per nje kohe shume te gjate me siguri do te vije fundi i hillur pasi cdo fenomen e ka nje fund. Miljarda euro shperdorime po aq vjedhje po aq deme qe duhet ti paguaje shteti shqiptare d.m.th xhepat tuaj per demet e papergjegjshmerine e qeveritareve e pushtetarve te sanksionuara nga gjykatat europiane dhe ao te vendit shto ketu edhe shpenzimet e papergjegjshe turistike te tyre , KY ESHTE FUNDI.
    Po cfare eshte fundi ne vetvete ? Mospasje polic ne rruge, mjek ne spital, mesues ne shkolle pasi shteti falimenton dhe nuk paguan me duke grabitur edhe valuten e qytetareve te depozituara ne bankat Shqiptare pasi filjalet e bankave te huaja do shpallin falimentimin e do largohen.
    Leku do shnderrohet ne cope letre e buka do shkoje me se pakti 10 mije leke. Nje qeveri e shtet i papergjegjshe e ekonomi qe nuk prodhon me borxhet qe behen kapice duke vazhduar te abuzoje e vjedh gjithcka pushtetaret kane ne dore . E fundi i fundit shqiptaret e zene permbys do ngrihen e shqyejne njeri tjetrin.
    Kjo eshte e verteta por do ishte mire qe shqiptaret te ngrihen pa ardhur tamam fundi duke rezervuar shqyerjen e njeri tjetrit por tju kthejne reston pushtetareve e shtetarve qe vazhdojne ti shqyejne nga mbrapa per se gjalli per nje kohe te gjate.
    Bashkekombas te nderuar lejini tifozerite idologjike kriminale pasi i pate sot banditet (deputetet) ne parlament se te tere jane se bashku dhe ne unison ashtu sic kane qene nder vite per te grabitur pronen, djersen, mundin, e gjakun tuaj njera pale bente demagogji e pala tjeter kishte braktisur sallen se bashku me Qeverine e baterdia vazhdo se bashku me tragjedite e pafund te shqiptareve.
    A e dine deputetet pushtetaret e shtetaret se prona private nuk preket po nuk u parapagua me vleren e plote te tregut. A ka ndonje ndryshim ndermjet zgjerimit te bulevardit te Tiranes me bajpasin e Fierit ne ceshtjen e shperblimit te pronareve megjithse njera bashki eshte e “djathte” e tjera e “majte” . Asgje.
    Shqiptaret jane ankuar shpesh pergjate 24 viteve por edhe me gjate se shume gjera nuk i kane ditur , po tani qe po e shikoni qarte se pushteti e shteti criminal se bashku me mediat sherbetore qe kane ngritur dhe licensuar vete e nderprene transmetimin kur erdhi puna per te votuar amandamentin Mediu edhe ashtu te pjeshem e te cunguar. As kaq nuk e kuptoni.
    Perse nuk pyesni qeveritaret dhe shtetaret se a eshte e mundur integrimi i Shqiperise ne BE nese shkelet ne menyre periodike Kushtetuta dhe lirite themelore te qytetarit shqiptar dhe nuk zbatohen vendime e gjykatave Europiane qe jemi nen juridiksionin e tyre dhe te gjykatave te vendit dhe niveli ekonomik i shqiptareve eshte sa Namibia e Zairea ne lufte civile disavjecare? Me kete nivel ekonomik e respektim te shtetit ligjor as ne unionin Afrikan nuk do na pranonin e jo me ne Europe.
    Perse te drejten per te pyetur e mbrojtur te drejtat tuaja o shqiptare ja keni deleguar fevzive, pekve ballave e pallave qe si shushunja e servile te ndyre nuk perfaqesojne tjeter vetem interesat kriminale te atyre qe intervistojne te atyre qe i kane vene aty per te sherbyer.
    Nuk eshte fala per pronaret por edhe po te jete puna thjesht vetem per pronaret sipas statistikave qe paraqiti Mediu pronare jane 87% e popullit shqiptar por problem eshte e drejta pronesore, e drejta kushtetuese, e drejta dhe lirite e qytetarit shqiptar te shkelura e neperkembura nga ata qe duhet te ishin perfaqesuesit tuaj legjitim mbrojtesit e ketyre te drejtave themelore . Pra pronaret kane me vete te drejten e shumicen bashke por kriminelet qe ju kane hypur ne zverk ju kane shnderruar ne pakice. As kete nuk e kuptoni.
    Ne realitet ju qytetaret shqiptare brenda dhe jasht atdheut pate sot ca te papergjegjshem me se pakti qe e kane marre mandatin nje Zot e di se si qe nuk pyesin as per shqiptaret, as per fatet e vendit e integrimit si garanci per tee cur perpara Shqiperia e shqiptaret por si perfaqesues te denje te grabitesve mbrojten banden e tyre.
    Nese shqiptaret nuk dalin ne shesh per te mbrojtur te drejtat e tyre qe ju a garanton Kushtetuta dhe i mbeshtesin demokracite perendimore sot , te jeni te sigurte se keni per te dale neser per te shqyer njeri tjetrin apo per te gjetur dicka ne kazanet e plehrave megjthese per aty nuk besoj se do teproje gje.
    Popujt qe duan lirine e demokracine duhet te luftojne qe ta kene ka thene Presidenti Obama dhe nuk mendoj se bejme perjashtim ne shqiptaret. Une nuk besoj se duhet pritur se sundimtaret e panginjur pa dhemshuri e gjak shqiptari te zbresin vete nga zverku.
    Ajet Delaj
    New York

  7. skenderi says:

    kujt ja thua mor zotni ,politika qeverisese me kollaj e ka te vjedh pronat dhe tja legalizoje militanteve sesa te mendoje per ligjin kushtetues ,prona pronarit te ligjshem dhe jo hadutit te prones po me ke flet….. me politiken masovike bollshevike te qelbesirave si Nano,Berisha, Rama qe nuk duan pronaret e vjeter por hajdutet pronare te tyre qe te jetojne sa me gjate ne qeverisjen hajdute

  8. idealist says:

    Duket qartë, se ti @Ajet Delaj, je një atavizëm i Sali shpellarit…! Pse, “babai jot shpirtëror”, Sali Berisha, që qeverisi vëndin për 15 vjet, në këto 23 vjet “tranzicion”, nuk e zgjidhi çështjen e pronave…??? Ku ishe ti në këto kohë…??? Apo tani “u zgjove”, sepse tani “të ndërseu” afendikoi jot dhe po na bën “leksione” mbi pronën private, a thua se po bën ndonjë “shpikje”…??? Po qe “burrë”, hajde në Shqipëri dhe “hidhu në valle”, për ta zgjidhur këtë problem dhe mos na shkruaj “leksione” nga New York-u…!

    1. Ajet Delaj says:

      Dukesh zoteri “Idealist” se ke hyre vone ne internet pasi ka me se pakti 14 vjet qe shkruaj per te respektuar lirite dhe te drejtat themelore te njeriut ne Shqiperi te sanksionuar ne Kushtetuten e Shqiperise si te vetmen menyer per ta shnderruar Shqiperine nje vend normal. Mua nuk me interesojne isionaret e Ramiz Alise ne te majte apo ne te djathte mua me intereson Shqiperia

  9. lili says:

    Duhet publikimi i listes te pronave qe shteti ne kohe komuniste konfiskoj,duhet lista e pronareve sot te atyre pronave qe te shihet kush ka perfituar nga kjo krakature e organizuar nga pionnier et e enverit,qe sot po grabitin per interesat private pronate.
    Duhet lista e pronave te grabitura pas 1990,ku sicili qe ka zaptuar e ka dite fort mire se kudo nuk duhet bâ,po ka reziku’tash le te kuptoje se reziku ka edhe pasojet:le te ktheje pronen e grabiture .
    Per ato qe Jane instaluar ne pronen private para 1990, me urdher te shtetit shqiptar,situata eshte ndryshe se nuk ishte zgedhja e tyre po nje detyrim i imponuar nga shteti:pra ne kete raste shteti duhet te gjeje nje vend per njerezet e instaluar aty dikur e te ktheje pronen,ose te caktoje nje qira apo nje kompensim sipas marreveshjes me pronarin.nuk eshte pro ari ai qe duhet te kerkoje diku tjeter,po eshte ai qe u vendos aty nga shteti qe duhet te largo et diku tjeter ku shteti t’ia caktoje!Edhe ne qofte se keta kishepronare te roi nuk duan te levizin,eshte zgedhja e tyre shteti ka atehere vetem nje detyre karshi paleve ‘te largoje ato qe nuk duan me shliruar pronen e tjeterkujt.
    Pronat e qenka per vepra publié duhet te kompensohen ose me nje presin dje nga prodhimi i veprave,sic ndodh ne shume vende te botes,ose me kompensin fizik diku tjeter.
    Pra kemi vetem nje problème me ato qe Jane vendos nga shteti,problem qe zgidhet kollaj se kemi sot aq shume pallate bosh ne Tirane sa shteti ketu punet me intervenuar qofte Duke ndihmuar ne blerjen e tyre,qofte Duke ndihmuar per qira.
    Duhet vu nje taxe per gjithe ato qe perfituan fale ‘privatizimin’kur te shitin apartamentin e tyre edhe gjate cdo shit blerje:fitimi mbi vlere e fituar,sic ndodh per shembull ne france,le te shfrytezohet per blerjen e pallateve bosh nga qeveria edhe ndihme per qira.kudo eshte menyr ma korekt per te gjithe.duhet nje solution win/win e jo me skema komuniste ku nje pale te perfitojne cdo gje e tjetra te humbin cdo gje!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *