INTERVISTA/ Blushi: Liderët shqiptarë adhurojnë autokratin e Turqisë, jo Turqinë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

timthumbNga monopolet e krijuara politike dhe ekonomike shumë shpejt do të kemi një sistem oligarkik në Kosovë dhe Shqipëri dhe shanset për të pasur një sistem demokratik janë shumë larg

Bisedoi: Arbana Xharra, Zëri

Shqiptarët nuk janë të varfër, ata kanë qeverisje të keqe e cila po krijon një shoqëri shumë të polarizuar dhe të paarsimuar që nuk zbaton ligjin, duke krijuar monopolet politike dhe pastaj edhe ato ekonomike, kështu që në një të ardhme të afërt këto të dyja do të bashkohen për të krijuar një sistem oligarkik dhe shanset për të pasur një sistem demokratik janë shumë larg.

Ky është shqetësimi që shpreh në detaje shkrimtari dhe politikani, Ben Blushi, në një intervistë ekskluzive për gazetën “Zëri”. Ai është i bindur se me këtë mentalitet qeverisës që kanë të dy shtetet shqiptare që reflektojnë model të ngjashëm të keqqeverisjes, duke ia servuar përditë e më tepër terrenin partive me karakter fetar.

Sipas tij, do jetë pothuajse e pamundur nëse një pjesë e madhe e popullsisë do të fillojë të bindet se bindjet fetare janë një shpëtim, për shkak se fetë kanë akoma magjepsjen për t’u folur njerëzve në emër të shpresës, në emër të barazisë, të moralshmes, terren të cilin partitë politike janë duke e humbur përditë.

“Shtuar kësaj edhe sponzorizimet e caktuara që vijnë kryesisht nga Arabia, i bëjnë organizimet fetare shumë të forta, të cilat krijojnë struktura të qëndrueshme çdo ditë, duke u kapilarizuar nëpër fshatra dhe provinca, aty ku ka më shumë papunësi, më shumë polarizim ku ka më pak shpresë për jetë më të mirë”, ka thënë gjatë intervistës Blushi.

Zëri: Libri juaj i fundit “Hëna e Shqipërisë” nuk parasheh ndonjë të ardhme shumë të mirë për shqiptarët, çfarë ju shtyri që të ndani me lexuesit tuaj këtë pesimizëm, i cili reflekton qartë në esenë tuaj?

Blushi: Besoj që duke e parë të shkuarën e Shqipërisë dhe të Kosovës, pra të shqiptarëve në përgjithësi, mënyrën se si ata kanë ecur në histori dhe sa shumë janë vonuar, dhe janë vonuar më shumë se gjithë popujt e tjerë të rajonit, kanë vuajtur më shumë, janë coptuar më shumë, duke e pasur parasysh të tashmen, pra faktikisht që nuk po afrohemi me Evropën edhe aq shpejt sa do të duhej, sa mundeshim. Këto gjëra më kanë shtyrë të mendoj se cila do të jetë e nesërmja. Pra duke e pasur parasysh të shkuarën dhe të tashmen dhe kam arritur në konkluzionin se edhe e nesërmja do të jetë relativisht e vështirë dhe e vonuar.

Zëri: Ditë më parë ishit në Prishtinë, në promovimin e librit tuaj përmendët se shqiptarët kanë pasur fatin të jenë gjeografikisht mes dy civilizimeve, pse mbetën shqiptarët kaq të vonuar, sipas jush?

Blushi: Unë kam përshtypjen se më shumë i bëmë keq vetes sesa që na bënë të tjerët. Ne kemi qenë mes dy civilizimeve më të iluminuara të njerëzimit, atij Helen dhe Latin. Ashtu si ne edhe popujt tjerë në rajon, janë pushtuar nga perandori të mëdha, qofshin ato romake, bizantine apo otomane, ose nga komunizmi. Komunizmi shkoi deri në Poloni, mbajti gjysmën e Evropës. Mbajti Serbinë, Bullgarinë, Rumaninë, Sllovakinë, Slloveninë, Kroacinë, Hungarinë, të gjitha këto vende janë në BE sot. Ne jemi të paktën 10 vjet prapa të gjithëve. Dhe pyetja është: si ka mundësi – na bënë më shumë dëm të tjerët apo i bëmë më shumë dëm vetes? Duke e parë të tashmen e Shqipërisë, një vend i pavarur, i lirë dhe demokratik prej 20 vitesh dhe nuk sundohet prej ndonjë ideologjie të caktuar, ka mundësi që të ketë zgjedhje të lira, të ketë shtyp të lirë, të ketë konkurrencë në treg. Kosova po ashtu prej disa vitesh është shtet i pavarur. Pra për sa kohë nuk sundohemi nga të tjetër dhe prapë jemi vonë, do të thotë se sot në kushte të tjera më shumë i kemi bërë dëm vetes sesa që na bënë të tjerët.

Unë besoj se është për shkak të mënyrës se si qeverisemi, për shkak të cilësisë së ulët të atyre që zgjedhim, për shkak të cilësisë shumë të ulët në arsim që po mediokrizohet nga dita në ditë, për shkak të pamundësisë për të gjeneruar të ardhura të mjaftueshme ekonomike dhe për të shfrytëzuar maksimalisht dhe me efikasitet pasuritë tona natyrore dhe njerëzore. Dhe në dy-tre dekadat e ardhshme, Shqipëria do të vazhdojë të vuajë pasojat që po krijon sot. Sepse sot Kosova edhe Shqipëria po krijojnë shumë fenomene të cilat do të duhen shumë vjet për t’i eliminuar, që nga lidhja e politikës me krimin, korrupsioni, injoranca në arsim, monopolet etj.

Zëri: Keni përmendur edhe në librin tuaj të fundit se shqiptarët tash 100 vjet u keqqeverisën, por edhe sot po vazhdojmë me modele qeverisëse të degraduara. Pse nuk po arrijmë të dalim nga ky mentalitet qeverisës larg modelit evropian?

Blushi: Gjeneratat e reja kanë përballë dy modele mbi të cilat mund të vlerësojnë karrierat e tyre dhe pikëpamjet e tyre, dy modelet janë :ose modeli shqiptar i ditës, ose modeli evropian. Nëse ato duan të bëjnë karrierë duke imituar politikanët e ditës, të cilët bëjnë pasuri shpejt, bëjnë karrierë shpejt, ata rrinë këtu dhe ndjekin këtë model, por nëse ndjekin modelin evropian duke ikur, është prapë keq sepse shton imigracionin dhe Shqipëria dhe Kosova humbin siç kanë humbur shumë burime njerëzore. Por ende jemi larg ditës, kur gjeneratat e reja të vijnë me pikëpamje të ndryshme të kërkojnë një ndryshim total të mënyrës se si qeverisemi duke e marrë modelin evropian dhe duke e implementuar në Shqipëri edhe në Kosovë. Por, edhe në ato raste kur disa parti e kanë këtë synim, shumë shpejt po kthehen si parti të vjetra duke e hequr shpresën se gjenerata të reja mund të japin progres më të lartë në kohë më të shpejtë.

Zëri: Shpeshherë harrojmë ta shikojmë veten me sy, ashtu siç na shohin të tjerët. Për çfarë paragjykohet shoqëria shqiptare më së shumti? Çfarë kontribuon më së shumti në prishjen e imazhit tonë?

Blushi: Është një pyetje që e kanë shumë popuj sot, nëse demokracia rrjedh përmes ekonomisë, apo e kundërta një ekonomi e begatë rrjedh përmes demokracisë. Unë besoj që e dyta është e vërtetë. Pra nëse kemi një vend demokratik kemi shanse shumë më të mëdha për të pasur një ekonomi më të mirë dhe më shumë begati për popullin. Pra premisa është demokracia dhe zbatimi i ligjit. Mund të jesh një vend shumë i pasur, por nuk je demokratik, siç janë shumë vende të botës arabe, bile deri në Azi. Kanë shumë pasuri natyrore, të cilat nuk i garantojnë mirëqenie popullit, nuk garantojnë demokraci…

Ne nuk duhet të ankohemi se jemi vend i varfër, ne kemi qeverisjen e keqe, nuk na mungojnë burimet natyrore, sidomos ato bazike që janë: uji, mineralet, dielli dhe toka. Pra nuk kemi arsye që të ankohemi. Unë them se popujt tanë në Shqipëri dhe Kosove duhet që përmes demokracisë të arrijmë te begatia. Në të kundërtën do të vazhdojmë të kemi një shoqëri të polarizuar, e cila nuk është demokratike. Një shoqëri shumë e polarizuar dhe e paarsimuar nuk e zbaton ligjin. Dhe një shoqëri e tillë vazhdimisht shkon për të krijuar monopole. Në fillim krijon monopolet politike dhe pastaj edhe ekonomike dhe në një të ardhme të shkurtër këto të dyja do të bashkohen. Dhe kjo ditë që për mua është afër, që monopoli politik me monopolet ekonomike të bëhen një, krijohet një sistem oligarkik dhe shanset për të pasur një sistem demokratik janë shumë larg. Ky është shqetësimi që mendoj se Evropa na paragjykon. Unë nuk mendoj që na paragjykon për arsye fetare, por për shkak të paaftësisë tonë për ta zbatuar ligjin.

Evropa ka pasur paragjykime historike për Shqipërinë, rreth 100 vjet më parë kur Shqipëria synonte të bëhej shtet i pavarur dhe u bë shteti i fundit i pavarur në Ballkan, pas grekëve, pas serbëve, pas bullgarëve ne fituam pavarësinë të fundit. Një nga arsyet ishte që shumë fuqi evropiane mendonin se me krijimin e Shqipërisë së madhe po krijonin në fakt një Turqi të vogël në Ballkan. Ky ishte një paragjykim që na ka shoqëruar për disa vjet. Sot besoj se ky paragjykim ka ndryshuar, nuk është më aq i konsiderueshëm. Paragjykimi kryesor është se shqiptarët nuk kanë aftësi ligjzbatuese. Dhe të gjitha kritikat evropiane dhe vonesat në procesin e integrimit janë këto arsye: lufta ndaj korrupsionit, forcimi i institucioneve, gjykatave dhe prokurorisë, të gjitha që kanë nevojë për më shumë ligjshmëri.

Zëri: Në kohën kur zyrtarisht të dy shtetet mbajnë në dorë kartën e Evropës dhe kërkojnë integrim, vërejmë tendenca të adhurimit të fshehtë të Turqisë. Në Kosovë dy asete shumë të vlefshme i janë dhënë kompanisë së afërt me Erdoganin?

Blushi: Unë besoj se të kesh një raport të mirë me Turqinë nuk është gabim, përkundrazi është e dobishme, çdo shtet e ka të domosdoshme që të ketë sa më shumë aleatë dhe sa më shumë miq jo vetëm përreth fqinj, por edhe më larg. Dhe shumë shqiptarë për shkak të historisë kanë arsye dhe janë të mirëkuptuar në sentimentin që mund të kenë ndaj Turqisë – janë lidhje 500-vjeçare që nuk mund të shkëputen dot. Problemi është nëse shqiptarët do të shfrytëzojnë modelin turk të qeverisjes, i cili sot është një model më i komprometuar në rajonin ku jetojmë, pas atij të Rusisë. Turqia ka qeverisje shumë autokratike të dyshimtë, antikushtetuese në disa raste, cenon liritë dhe të drejtat e njeriut, ka rrëzuar çdo parim të transparencës, dhe në vazhdimësi ka ndërtuar pushtet aty ku nuk i takon. Nëse politikanët e Shqipërisë dhe Kosovës e adaptojnë këtë model në një të ardhme të afërt dhe të largët, ky do të ishte një gabim fatal.

Zëri: Erdogani tregon gjithherë gatishmërinë të vijë në mbështetje të politikanëve në pushtet. Patëm rastin t’i shohim vitin e kaluar tre kryeministrat Erdoganin, Thaçin dhe Ramën në Kosovë…

Blushi: Turqia është një vend që ka pasur rritje të madhe ekonomike, ndoshta edhe më të lartë se Kina, prej 7 deri në 8 për qind mesatarisht. Për shkak të fuqizimit ekonomik, pra të lidhjeve që ka pasur me këtë pjesë të Ballkanit historikisht, kërkon të ruajë interesin e vet ekonomik në rajon. Dhe deri këtu nuk ka asnjë gjë të keqe, derisa Turqia nuk shikon për të eksportuar ideologji fetare dhe politike, ky është kufi të cilin nuk duhet ta lejojmë ta kalojë. Unë nuk dua të hyj në problemet e ditës së politikës së Kosovës, por jam i bindur që Erdogani i para dy-tre viteve nuk është ai Erdogani i sotëm, sepse edhe liderët politikë ndryshojnë. Sidomos në gjashtë muajt e fundit qeverisja e Erdoganit është vënë shumë në pikëpyetje. Dhe në një të ardhme, jam i bindur se populli turk nuk mund të mos reagojë ndaj një qeverisje kaq jodemokratike.

Zëri: Keni trajtuar edhe në librin tuaj rrezikun nga islami politik, Kosova si një vend me tendenca më të mëdha të fetarizimit, por edhe rrezikun që e ka Shqipëria nga ky fenomen?

Blushi: Një pjesë të konsiderueshme të librit tim ia kam kushtuar këtij fenomeni, besoj që ne shqiptarët përpara 20 vjetësh ishim më pak fetarë sesa sot, para 10 vjetësh më pak fetarë sesa sot, pyetja është: pse sot jemi më fetarë sesa para 10 apo 20 vjetësh? Janë dy arsye: e para humbja e shpresës së popullit për shkak të ndryshimeve të ndryshme të klasave politike që nuk kanë garantuar shumë progres dhe shpresë në Shqipëri, kjo është shumë evidente. Pesimizmi çon popujt të kërkojnë rrugë të tjera shpëtimi, drejt feve kryesisht. Vërshimi i shumë shqiptarëve drejt Sirisë, mobilizimi i tyre nga disa klerikë aktivë dhe të dukshëm, dhe të popullarizuar në një kuptim në Kosovë dhe në Shqipëri, paaftësia e shtetit për t’i parandaluar dhe në disa raste ortakëria mes shtetit, apo mes partive politike, apo segmenteve të caktuara të shtetit dhe këtyre segmenteve fetare, të cilat në një kuptim apo në një tjetër, shprehin të dyja bashkë në të njëjtin drejtim.

Do të thotë tendenca për fetarizim, apo për të pruar një islam politik në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni e theksoi për shkak të humbjes së pozitave dominuese të partive politike. Do ta shohim në zgjedhjet e reja në Kosovë, dikush do të fitojë në zgjedhjet në Kosovë, por të gjitha partitë kanë më pak votues se që kanë pasur dhe i gjithë ky numër abstenuesish apo indiferentësh të ngopur nga partitë politike në përgjithësi do të shohin për një opsion tjetër. Meqë ne jemi popull me dominancë myslimane natyrisht se kjo tendencë është më e theksuar në këtë drejtim dhe nuk është çudi siç ka ndodhur në Kosovë, ku janë formuar parti me karakter më të theksuar fetar, edhe në Shqipëri, më shpejt se që presim mund të ketë një frymëzim fetar të disa partive politike. Dhe nëse kufiri i shtetit laik kapërcehet, siç ka ndodhur në Turqi, partia me karakter të theksuar fetar ajo e Erdoganit që dominon prej 10 vjetësh, atëherë do të duhen periudhë 10, 20, 30 vjeçare për ta çrrënjosur.

Do jetë pothuajse e pamundur nëse një pjesë e madhe popullsie do të fillojë të bindet se ky është një shpëtim, për shkak se fetë kanë akoma magjepsjen për t’u folur njerëzve në emër të shpresës, në emër të barazisë, të moralshmes… terren të cilin partitë politike janë duke e humbur përditë, shtuar kësaj edhe sponzorizimet e caktuara që vijnë kryesisht nga Arabia, i bëjnë organizimet fetare shumë të forta të cilat krijojnë struktura të qëndrueshme çdo ditë, duke u kapilarizuar nëpër fshatra edhe provinca, aty ku ka më shumë papunësi, më shumë polarizim, ku ka më pak shpresë për jetë më të mirë.

Zëri: Çfarë mund t’i shpëtojë shqiptarët nga stagnimi?

Blushi: Nëse luftojmë korrupsionin, rrisim cilësinë e shkollave, përmirësojmë qeverisjen, largojmë politikën nga krimi ekonomik, sigurisht hapim tregun e lirë, rrisim investimet e huaja, rrisim shtresën e mesme, forcojmë shoqërinë civile, kualifikojmë shtresat e punonjësve, pra punëtorët në përgjithësi, forcojmë gjykatat dhe shtetin ligjor, jam i sigurt se paragjykimet për neve do të ndryshojnë. Nëse shteti forcohet bashkë edhe me partitë politike kanë sukses, ato parti me karakter fetar dobësohen, pra duke i shkuar kësaj rruge, besoj se çdo proces integrimi do ta kemi më të lehtë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

39 komente në “INTERVISTA/ Blushi: Liderët shqiptarë adhurojnë autokratin e Turqisë, jo Turqinë”

  1. Cibuku says:

    Qenka pjerdhe fare ky. Ndjese paste.

    1. Glad I left Albania! UK says:

      Ushtar i Nanos, kopil muti. mire ja beri Rama qe nuk i dha gje qenit, ham ,ham si buce

    2. adriatik says:

      Po kujt ja thua o Blush keta jane islamike te gjithe…gezohen se do i vije baba per vizite.

    3. hkaghiufsgurjifr anticensurë says:

      o çibuk
      ku e sheh të pjerdhurin e blushit mor shpirt??
      krahasoje këtë intervistë me indervistën e gjeniut të radhës,rilindasit vizionar,të qorruar nga pushteti:”INTERVISTA/ Rama për TV5: Jam i tronditur nga ngurrimi europian për dhënien e statusit, pasi Shqipëria e meriton (VIDEO)”!
      po pate mundësi për ta kuptuar,se sipas bathëve të priftit ti je pjesa e paarsimuar për të cilën blushi flet!!
      hapi sytë o qorr dhe ata si ty!shiko të vërtetat që po thotë se janë aq të mëdha dhe të përditëshme,sa na duken si të pavërteta.
      hap sytë o njeri dhe të tjerë si ti,dhe nëse je pjesë e atyre debilave që mendojnë se me pisllëqe politike,ekonomike a fetare,se do të fitojnë,do pasurohen, do shumojnë tufën e ndjekësve budallenj!por harroni se në fund të gjithë humbin!përfshi dhe ata që kanë fituar!!i ke parë diktaturat si kanë përfunduar!?
      blushi po thot atë që po ndodh në shqipëri,po thotë atë që do të ndodhë po vazhduam kështu!!si duken shanset ka për të ndodhur!vështirë se mund të përmirsohemi!!

  2. ulluku i argjendte says:

    Blushi,ilaci me i mire per ty eshte heshtja.Je bere shume llapaqen,pastej ke dhe nje cehre turku,a e di mire origjinen tende?

  3. dritani says:

    Shqiperise nuk i kane munguar njerezit qe i thone gjerat troç por gjithnje marrim drejtimin tjeter…

  4. arjana says:

    shkrim perfekt

    1. fshatari says:

      Nuk e lexova por ky Blushi eshte nje fluturak romantik qe ashtu si lopa ben bajgen ky ben mendimin…me lehtesi dmth

      1. hkaghiufsgurjifr anticensurë says:

        katnaro
        ti je zhytur në bajgë mor vëlla!!të pëlqen,je mësuar,është puna tënde por mos thuaj për të vërtetën është bajgë!!
        do të rrish në llum rri,por të paktën hesht!!gëzo ngrohtësinë që të jep ambienti rrethues!!

  5. 21janari says:

    Blush = Rrush

  6. Besoj says:

    Vete Blushi ka qene ne qeverine e Nanos…cfare beri ky per luften kunder korupsionit……per pushtetin lokal apo nje ide per reformen sic po behej tani…..Edhe Salka theret me force kunder korupsionit dhe droges??????? Jetojme ne nje periudhe te cuditeshme….

    1. LORA says:

      Sa ishte minister i pushtetit vendor edhe nje rregjistrim popullsie nuk e beri.Ja ky eshte ben-toc-kurve-dalzotsi.

      1. - homeri- says:

        — Ashtu si kasteriot islami edhe ky blushi mendon se eshte politiksan me vlere … ne fakt ne intervistat e tyre nuk spiegojne asgje , por vetem gjera te pergjitheshme dhe po ti degjosh neper intervistat ne televizione , bukosen nga disa analiste adoleshent… fatkeqesisht grupi i ketij blushit eshte radhitur ne krah te berishes dhe metes dhe eshte grupi qe i shkakton me shume dem ps … me shume se vete opozita , ben shume te pa kenaqur dhe synojne nje shkaterrim total te ps

  7. feniks says:

    Ky Ben Blushi kerkon te luaje rolin e Naim Frasherit,qe nga SARAJET DHE HAREMET E TURQISE i keshillonte shqiptaret “Pune,pune nate e dite,qe te shohim pakez drite”!!!
    Naimi te pakten nuk merrte rroge nga shteti shqiptar,as pasuri e as ofiqe,ndersa ky Blushi ben te kunderten:
    -“HA BUKEN E KAURRIT DHE BEN DUANE E TURKUT”
    -OSE E KUNDERTA!!!
    Rrogen e merr si deputet,por asnje pune nuk ben vec SHKRUAN ROMANE,qe parashikojne Shqiperine drejt HUMNERES!

  8. tani says:

    Ben Blushi ka te drejte kur flet per shoqeri gyzelash
    ne shqiperi, por nuk shkon me teje me arsyetimin e tije
    dhe ndalet vetem me kaq.

    Ne shqiperi ka gyzela me mentalitet turk, por ka edhe
    gyzela me mentalitet oriental grek, qe te dy keto
    mentalitete jane orientale, nuk ke se cfar te lavderosh.

  9. saliu dembel says:

    Ke quan polarizim ne fshatra ky. Ku e shikon ate.
    Ndersa oligargia financiare sigurisht qe do bej politiken. Eshte histori.
    Edhe ky me duket ca si lubonja

  10. kaurri says:

    Problemin une e shof te perbamja fisnore apo familjare e shoqnise shqiptare, ku individi nuk ka asnji peshe, po nuk u mbeshtet te nji fis apo familje e forte. Per sa kohe shqyptaret nuk e shofin vedin si individe, nuk kane me dale prej batakut edhe moçalit post islamo-komunist.
    Oligarkite e krijueme nuk jane tjeter veçse kopjim i sistemit komunisto-islamik-ballkanas me nji doze te forte fuqije ekonomiko-kapitaliste te tipit mafioz.

    1. Toni KS says:

      edhe kaurret ballkanas dhe fisnor jane si te tjeret.

      1. kaurri says:

        Une s’jam si te tjeret.

  11. MonsieurA says:

    Nuk dua te behem cinik, por pse nuk e themi hapur e ne sy te verteten ? Pse nuk themi, qe fakti qe ne jemi nje popull me mentalitet anadollak i cili na ka lene ne kete gjendje qe jemi; vendi me i varfer i Europes, me i prapambetur, me i korruptuar, te paafte per te formuar shtet ligjor, me 1 miliarde probleme. Nese do te shikohen vendet e tjera te Europes Lindore ( nuk flas fare per Perendimin) te cilat kaluan neper te njejtat peripeci, kane ecur shume perpara: Sllovenia, Kroacia, Rumania, Bullgaria, madje edhe Serbia e Mali i Zi jane me mire se ne. A nuk ka nje emerues te perbashket per te gjithe kete ?

    1. PrapambetjetOsmane says:

      More zoteri, c’te vertete do te thuash hapur e ne sy ?! Kujt kujton se ia thua Parizianit apo londrinezit ??!! Po e di ti cte bejne cok gyzel-et apo jo, ate qe te bejne ata te boko haram-it !! Bej qejf ore i uruar nga komjuteri, sepse ne sy per keto tema nuk flasin dot me ne paris dhe rome e jo me ne vendet me tradita dhe shumice cok gyzel-e.

  12. Rea says:

    Blushin nuk e komentoni dote ju sepse doni kohe ta kuptoni ate qe ai thote prandaj shkoni e shtyni ate avionin te dali nga rera e divjakes se per kete pune jeni,i beni nder rames se i ka humbur rrotakja

  13. agostin says:

    Nje analize perfekte!Brravo.

  14. vitrina says:

    ore militantet e trashe,pse e lidhni cdo gje me tifo..po blushit kunder blushit,po rames kunder rames…pse nuk e jepni vleresimin mbi ate qe thote po e beni mbi ate qe e thote..po pse ore cdo rob qe e mendon ose ka folur kunder rames,nuk thote gjera te drejta.?!po pse jemi ne shqiptaret te dhene pas unit..o enver,o sale o fatos o rame..po eshte gabim.ne duhet te jepemi pas ideve,mendimeve te drejta te kujtdo qencin ato..edhe sala kur thote dicka dhe eshte e drejte,sduhet thene pse e thua ti..popull injorante.druvar keni per te ngel tere jeten.

  15. Blue Jasmine says:

    Nuk e kuptoj perse e shohin kaq te “madherishem” pushtetin dhe ekonomine Turke. Sinqerisht me duket flluske sapuni. Erdogani eshte diktator, dhe po bashkon shtetin dhe fene. Si mund te pretendojme te na ndihmoje ai kur edhe qytetaret e vendit te tij nuk e duan.Shtypi protestat me dhune dhe hoqi perfundimisht shpresat se Turqia mund te jete shtet laik.

  16. Χιμαρα says:

    Ky thote nje te vertete, jane lidhje 500-vjecare qe nuk mund te shkeputen dot…..dhe jane te mirekuptuar ne sentimentin qe kane ndaj turqise, keta jeni ju ziguret etj, etj…

  17. gent says:

    Mirë e ka.
    Po nuk i shtypëm vetë mjekrroshat e ndytë, do na shtypin fqinjët bashkë me ta një ditë.

  18. shpetim says:

    Ka disa kohe qe ne kete forum diskutohen nga komentuesit disa ide te Blushit dhene ne intervista te ndryshme, dhe te gjitha keto vertiten rreth librit te fundit te tij ” Hena e Shqiperise”.
    Do i sugjeroja komentueave te nderuar te ketij forumi, si atyre qe shprehen pro ose kunder Blushit, para se te japin mendimet e tyre nqse duan vertet te diskutojne mbi keto ide te dhena prej tij te marrin dhe ta lexojne kete liber me kujdes.

    Ky nuk eshte nje liber si shume te tjere qe mund ta lexosh para se te flesh(per te te zene gjumi).Por, eshte nje liber qe vertet ke cfar te mesosh. Ne nje interviste te dhene kohe me pare prej tij, kur gazetari e pyeti ne se e kishin uruar per botimin e librit kolege te tij te politikes; pergjigja ishte jo. A e kuptoni o njerez se ne cfar shoqerie ne jetojme ? Besoj se pergjigjen e kesaj pyetje gjithkush mund ta jape me se miri.

    Une qe po shkruaj nuk jam as i fushes se politikes, dhe as gjuhe-letersise.Une jam diplomuar per shkenca ekzakte, por me pelqen te lexoj.Ne kete liber me vellim rreth 140 faqe, kam mesuar shume gjera qe nuk i dija mbi historine,politiken dhe mbi te gjitha mbi pritshmerite ne te ardhmen jo vetem per Shqiperine,Kosoven,Rajonin por edhe per Europen. Per problemet aktuale qe ne hasim sot, edhe lidhur me endren tone per integrimin Europian.Per kete teme kaq shume me interes per te gjithe degjojme lloj-lloj politikanesh qe flasin brockulla sepse u mungojne njohurite.Kjo eshte fatkeqsi.

    Nuk do e ekzagjeroja qe aktualisht ky liber mund te sherbej si nje manual per politik berjen, sepse tregon shume qarte se ku do shkoje Shqiperia nqse gjerat do i lejme te rrjedhin si deri me tani.

  19. shqip hesapi says:

    Ata qe merren me letra,nuk marrin ere fare nga politika.Ka 10 vjet qe Blushi nuk po e gjen veten ne politike.

  20. henri says:

    Ja se cfare mendon publicisti gjermano-egjyptian Hamad-Abdel-Samad ne lidhje me Turqine dhe Erdoganin :

    “Ajo eshte nga njera ane moderne dhe nga ana tjeter po ben nje kthim prapa ne nje shoqeri konservatore. Per mua nuk ka islamiste moderate. Islamismi ne strukturen e tij eshte antidemokratik. Krisjanizmi dhe judizmi nuk kane lidhje me demokracine, keto jane fe te vjetra arkaike qe nuk kane lidhje me modernen. Islamismi ka lindur si mbrojtje karshi demokracise dhe prandaj nuk mund te ndryshoje. Kjo eshte sikur te themi se ne se Hitleri do qendronte me gjate ne partine e tij naziste do krijoheshin forca te moderuara pra demokratike.

    Ideologjia eshte antimoderne dhe antidemokratike. Nuk ka islamiste moderate, ose ka islamiste moderate sa kohe qe ata nuk jane ne pushtet, kur ata jane ne pushtet kerkojne te marrin cdo gje vete ne dore. Kete gje ben edhe Erdogen.Erdogani nuk e beri Turqine moderne, ai e trashegoi Turqine moderne nga Ataturku. Ai korri frutet qe mbodhi Ataturku. Ataturku sekularizoi shoqeine turke, ai vuri te drejta te barabarata midis burrit dhe gruas. Erdogani nuk eshte rezultati i islamismit te shoqerise por i sekularizimit te saj, arsimit, te drejtave te barabarata midis burrit dhe gruas qe i vuri Ataturku. Erdogani erdhi, futi turbokapitalizmin ne ekonomi duke marre borxhe. Tani ai tenton ta ktheje shoqerine prapa nga ana morale dhe te krijoje nje fare uniformiteti.Menyra se si ai sillet me demontrursit tregon se ai nuk eshte demokrat.”

    1. hkaghiufsgurjifr anticensurë says:

      plako
      puna e erdognit është një fakt ansor!është një element mbushës!!
      të rëndësishme për ne janë të tjerat:
      -arsimi në pikiatë
      -besimet fetare në kapriatë
      -korrupsioni nga koka në këmbë
      -krimi i futur në politikë dhe ekonomi!ka fuqi ligjvënëse!i pa prekshëm nga ligji!
      -krijimi i oligarkisë politiko-ekonomike!!
      se kush është rexhepi dihet,por e keqja është se nuk duam të shohim këta erdoganët tanë!në miniaturë,por prap erdoganë të shtetit miniatur shqiptar janë.
      plako stë pash ndonjë koment tek intervista e ramës për TV5″INTERVISTA/ Rama për TV5: Jam i tronditur nga ngurrimi europian për dhënien e statusit, pasi Shqipëria e meriton (VIDEO)” apo tek stoli i stadiumit “Edi Rama: Nuk dua të plakem në politikë. Dua të mbetem një kujtim i mirë”?!
      me siguri stë ka lënë shije të mirë!!pavarsishte se shkru e flet bukur!?këtë radhë ja ka fut pordhës dhe atëherë kur sështë përgjigjur!
      sidomos për plerat!!nuk e di a të kujtohet??ato plerat që do ti “hidhte në det sapo ta zgjidhnim” në krye të sofrës!?
      a plako plako,po e dredh bishti ish opozitari i sjellshëm,çini i tironës!!paret svijnë erë plako,pavarsisht se bohen me plena!bërrllog si thon kosovart!!

  21. gegetoske says:

    ti me emer e shkrim grek ….Une ta sh….kerdhej me te shemtuaren e fisit.

  22. Kor+ca says:

    Pra e thene shkurt jemi “dallkauke e kopuke, dhe turma pa tru”-f.noli . Ben kam nje pyetje o nipce: C’ eshte otomanizmi ne raport me europjanizmin per ju?(mos e ngatero me islamizmin!). Po perse per eliten shqipetare nga e thena deri ne te bere ka nje det te tere? C’ psikollogji i sundon keta?
    Pergjigju ne intervista te tjera pyetjeve te mia qe me mundojne ?
    Une kam nje pergjigje;- jemi popull blegtoral prandaj keraba na terheq nga vehtja. Pra mbi interesin ne nuk pyesim per as gje. Dakort o nipce?

  23. -Nuk mund te eci ky vend me paradokse te tilla deputetesh te cilet ne vend qe te shtrojne alternativa per zgjidhje kane kaluar ne autokrate te mendimit dhe civilizimit,frenues te gjithperfshirjes ..-Nuk zhvillohet vendi im me ide fikse dhe armiqesira imagjinare.

  24. lymi says:

    Blush te rekomandoj te besh nje takim me zotin Ismail Kadare qe te sqarosh ca gjera…..

  25. xha Loni says:

    Hajde blushi hajde, tope tope o papagalos! Po te kishe pjerdhe, do kishte ikur era me kohe.

  26. shpetim says:

    shif komentin me siper

    dt 12 maj ora 10;53 eshte ne pritje

  27. Arben says:

    PIRDH O BLUSH PIRDH

    NUK TI HEDH NJERI QURRET.

    PO I FUTESH DETIT NE KEMBE, POR DO DALESH ME PATA.

    AI AVIONI PER TE BERE TI KETO DEKLARATA U RREZUA, PER TE DOBESUAR

    SHQIPERINE E PER TI THENE SHQIPETAREVE,

    “JA JU JENI MAJMUNA, PRANDAJ NUK PO JU FUSIM NE BE”

  28. Fon Nili says:

    Edhe pushteti i Rames ka mangesi dhe nuk eshte i perkryer e demokrat i kulluar. Por ti Beni e ke hallin ndryshe. Ti dhe Kicua kerkoni qe Edi te te adhuroje vetem gjasme-aristokratet e VLLAHISE. Jo more djalo, jo.

Lini një Përgjigje te Arben Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *