Rama në Forumin Ekonomik të Vjenës/ "Shqipëria ka nevojë për ndryshim rrënjësor" (VIDEO)

12 Maj 2014, 19:32Sociale TEMA

Shqipëria ka nevojë për një ndryshim rrënjësor. Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur në Furumin Ekonomik të Vjenës, të cilin e cilësoi si një mundësi të jashtëzakonshme për të paraqitur para investitorëve potencialë austriakë mundësitë dhe avantazhet e Shqipërisë për investime.

Kreu i Qeverisë paraqiti masat e para emergjente për frenimin e ngadalësimit ekonomik, për zhvillimin e një modeli të ri ekonomik që bazohet në rritje të qëndrueshme ekonomike, në reformat në sektorët kyç të ekonomisë, në vendosjen si prioritare të investimeve publike në mënyrë që mbështetja qeveritare të shkojë aty ku është nevojshme dhe për një qasje të re në marrëdhëniet midis shtetit dhe sipërmarrjes.

“Ne kemi vetëdijen e plotë se ne kemi hedhur hapat e parë dhe jemi inkurajuar nga reagimi që kemi pasur – nga Kancelarja Merkel, kur unë vizitova së fundmi, Berlinin – por edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore, qeveri dhe institucione të tjera, të cilët shohin rrugën nëpër të cilën ne po përpiqemi të shkelim dhe duan të na mbështesin. Qeveria shqiptare po punon intensivisht për të ngritur bazat e një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik dhe në këto përpjekjet, ajo është mbështetur edhe nga institucionet financiare ndërkombëtare.  Që nga shtatori, ne kemi ndërmarrë një numër të madh masash për të frenuar ngadalësimin e ekonomisë. Ne kemi nënshkruar një Marrëveshje me Fondin Monetar Ndërkombëtar, për një program të ri që do të na sigurojë likuiditetin e nevojshëm për të shlyer borxhet e prapambetura të trashëguara nga qeveria e kaluar, sikurse edhe një monitorim të kujdesshëm të financave tona publike, si edhe të politikave të shpenzimeve publike. Aktualisht jemi edhe në bisedime me Bankën Botërore, për dy Kredi për Politikat Zhvillimore dhe për reformimin e sektorit energjetik. Me këtë mbështetje, ne do të eliminojmë në një kohë të shkurtër, borxhet e fshehura, të trashëguara dhe do të nisim gjithashtu, reforma radikale në sektorë kyç”, u shpreh Rama

Ndërsa vlerësoi investimet austriake në Shqipëri, që shtrihen në një numër të konsiderueshëm sektorësh të mëdhenj, Kryeministri shprehu angazhimin për të avancuar bashkëpunimin ekonomik me Austrinë dhe sipërmarrjen austriake.

“Ne duam të përfitojmë nga marrëdhënia e veçantë mes Shqipërisë dhe Austrisë për të pasur mbështetje, por edhe të marrim sa më shumë që është e mundur nga eksperienca austriake në fushën e trajnimit profesional”, theksoi Rama.

Në vijim ai shtoi se investimet e huaja janë të një rëndësie jetike për ekonominë. Në këtë kuadër ai u shpreh se Qeveria është e angazhuar maksimalisht për krijimin e një mjedisi tërheqës për investimet dhe eliminimin e çdo pengese që i ka bërë më parë investitorët të hezitojnë të vijnë në Shqipëri.

“Shumë shpejt, me mbështetjen e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, qeveria shqiptare do të themelojë Këshillin e Investimeve, një entitet që do të sigurojë një platformë të institucionalizuar dhe të qëndrueshme të bashkëpunimit me investitorët në vendin tonë dhe në rajon”, u shpreh Rama.

Në fund të fjalës, Kryeministri i drejtoi një apel pjesëmarrësve: “Testoni vendosmërinë tonë dhe të vini dhe të bëni biznes në Shqipëri.  Unë besoj fort se Austria mund të luajë një rol më të rëndësishëm, por unë jam i vetëdijshëm ndërkohë që nuk u takon e kompanive austriake të bëjnë hapin e parë, por na takon ne. Sepse ne kemi nevojë, por kjo nuk është e mjaftueshme. Ne duhet të jemi realisht në pozitën për të bindur çdo sipërmarrës, që ajo çfarë ne kemi nevojë është jo vetëm çka Shqipëria ka nevojë, por po ashtu është ajo çka çdo kompani që do të vijë të investojë në Shqipëri, ka si domosdoshmëri për të mirën e sipërmarrjes së vetë”, tha Rama.

Në Vjenë, Kryeministri Rama u takua edhe me Kancelarin e Austrisë, Werner Faymann, i cili inkurajoi progresin e deritanishëm dhe shprehu mbështetjen e mëtejshme për Shqipërinë në rrugën e saj të modernizimit dhe integrimit.

“Takim shumë miqësor me Kancelarin. Mjaft inkurajuese fjalët për progresin e kohëve të fundit! Mirënjohje për mbështetjen e madhe të Austrisë”, shkroi Rama në rrjetet sociale lidhur me takimin.

13 komente në “Rama në Forumin Ekonomik të Vjenës/ “Shqipëria ka nevojë për ndryshim rrënjësor” (VIDEO)”

  1. Socialisti zhgenjyer says:

    Ne fushat gju me gju me popullin. Ne pushtet bytha ne avion. Sa i urren provincialet shqiptar, vetem voten ja pelqen.

    1. Tomorri says:

      Suksese zoti kryeminister.. Pune te mire po ben e po e ben per gjithe popullin.

      Ky socialisti i zhgenjyer me siper eshte nje Berishist tranvestit qe sdi cthote..

      Pune te mbare,

      Tomorri

      1. Elsa says:

        bravo < ekonomia jone duhet te gjeneroje e te kete sa me shume konkurence e investime.

        Boll me me strategjine e vjeter te saliut te monopolit e regresit

        1. renisa says:

          ME pelqen qe po ecet ne rruge te duhur per nje ndryshim et madh ne shqiperi.

          Shume suksese z.Rama ne ndermarrjen e veshtire.. une kam besim tek ju dhe ekipi juaj

          1. Fatmira says:

            Zhdukja e monopoleve dhe klientelizmit eshte prioritet qe rama po e permbush me se miri.

            POlitikat e reja jane favorizuese. Do nxitet investimi i huaj e numri i vendeve te punes

    2. elena says:

      Bravo Rama vendi ka nevoje per politika te tilla te cilat nxisin zhvillimin ekonomik dhe punesimin ne vend.

      1. gloria says:

        Nxitja e zhvillimit ekonomik eshte prioritet i qeverise Rama, bravo vazhdoni keshtu populli ju mbeshtet.

        1. lora says:

          Vetem keshtu arrihet zhvillimi i vendit dhe jo duke u marre me akuzat dhe shpifjet e Saliut. Bravo Rama vendi ka nevoje per perqendrim te vemendjes tek ekonomia, punesimi.

    3. agim says:

      Bravo kryeministri Rama po beni ceshte e mundur per te nxitur zhvillimin dhe punesimin ne vend.

  2. Rrofte PeDe-ja says:

    @ socialist i zhgerryer
    Ti socialist eeeee? Jo mor jo, na mallengjeve.
    Ramy, jane stile te vjetra keto, boll u quravite.

  3. lorena says:

    Bravo Rama Shqiperise i nevojiten njerez si ty per ta cuar vendin drejt ndryshimeve pozitive dhe zhvillimit

  4. socialisti vogel says:

    ej boll me keto lavderime per kryeministrin se e bete Temen te palexueshme?!

    Takimi ka pasur vlera sigurisht, po kuriozitet si performuan ministrat Ahmetaj dhe Gjiknuri !!??

  5. Uji i ftohte says:

    Keto deklarata duhet ti bejne opinionistet,analistet,keshilltaret…ndersa ty duhet te merresh me veprime dhe realizime konkrete,u be gati nje vit qeverisje,edhe pak jave vjen 23 qershori,kemi degjuar vetem muhabete,si duket shqiptaret ,,nga shiu kane rene ne bresher,,.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje