Sa shërbime i kryen Shkëlzen Maliqi?

12 Maj 2014, 19:36Blog TEMA

Nga Arbana Xharra

Nga një figurë publike si Maliqi, i cili tashmë edhe mund të quhet burrë në moshë, opinioni pret të jetë më serioz në qëndrimet e tij dhe jo të vrapojë nga tezga politike në tezgë, duke mos respektuar asnjë kriter të angazhimit publik. Emërimi i tij këshilltar i Edi Ramës po del të jetë një nga ato punët që bëhen alla shqiptarçe.

 

Shkëlzen Maliqi dikur ka qenë një zë i përfillshëm publik. Ka qenë aktiv në shoqërinë civile, ka marrë pjesë në konferenca e debate, ka dhënë intervista në shtypin kritik jugosllav dhe në këtë mënyrë ai u ka hapur rrugë edhe intelektualëve të tjerë kosovarë që të jenë më kryengritës ndaj regjimit jugosllav. Maliqi e kishte luksin e kritikës për shkak se e kishte “krahun e fortë” në nomenklaturën politike të kohës. Nuk duhet lënë pa përmendur këtu edhe rolin e tij pozitiv që ka luajtur në vitet 80-të kur drejtonte revistën për kulturë “Fjala”, e cila atëbotë ishte bërë forum i rëndësishëm edhe i mendimit politik e filozofik në Kosovë.

Sot Shkelzen Maliqi nuk është më as hija e vetvetes. Për më tepër ai gjithnjë e më shumë po shndërrohet në një kloun, që kërcen në shumë skena dhe për shumë ustallarë të tij. Zyrtarisht Maliqi është këshilltar i Edi Ramës, kryeministrit të Shqipërisë. Përveç se është parë njëherë si pjesë e delegacionit të Ramës gjatë vizitës në Mal të Zi, nuk dihet për asnjë aktivitet tjetër publik të tij. Kohën e kalon kryesisht në Prishtinë, edhe pse zyrën e ka (ose do të duhej ta kishte) në kabinetin e Ramës, ku ai është caktuar këshilltar për çështje rajonale.

Nga kjo pozitë Shkelzen Maliqi po prodhon mjaft skandale. Nga prizmi i Prishtinës mund të shtrohet pyetja: se si është e mundur që Maliqi, ndonëse këshilltar i kryeministri të Shqipërisë, përzihet në mënyrë të palejueshme në jetën politike të Kosovës, madje duke e luajtur rolin e analistit politik? Për shembull në njërin nga komentet e tij të fundit ai atakoi kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, se nuk është kandidat i denjë për kryeministër, sepse s’paska ndonjë ekspertizë ekonomike. Në gjithë analizën e tij sipërfaqësore Maliqi tenton ta bindë opinionin se, megjithatë, Partia Demokratike e Kosovës dhe Hashim Thaçi nuk kanë alternativë. Këtë mesazh Maliqi e përçon mes rreshtave, duke goditur LDK-në. Se çfarë ekspertize ekonomike ka Hashim Thaçi këtë, vërtet, mund ta dijë vetëm Shkelzen Maliqi. Se çka merr vesh Thaçi nga ekonomia për këtë mjafton të shohësh varfërimin e popullit të Kosovës, dështimet e njëpasnjëshme në ekonomi dhe në privatizim, një proces që është shoqëruar me skandale të mëdha, që kulmuan edhe me (vetë) vrasjen e shefit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Fundja, mund të shtrohet pyetja se çfarë merr vesh Shkelzen Maliqi në çështjet ekonomike kur prej rënies së komunizmit në Jugosllavi, pra qe gati 30 vjet, ka jetuar kryesisht nga fondet ndërkombëtare. Pas emërimit të tij në postin e këshilltarit të Edi Ramës analizat politike të Maliqit sa i përket Kosovës nuk janë të dobishme. Edi Rama duhet të përgjigjet në pyetjen: a është fushata e Maliqit kundër LDK-së dhe “Vetëvendosjes” qëndrim zyrtar edhe i Qeverisë së Shqipërisë? Po e përsërisim: Maliqi tani është këshilltar i një qeverie tjetër, të një vendi tjetër. Apo mendimet e tij janë private? A domethënë kjo se në zyrën e Edi Ramës “analisti kosovar” përfaqëson mendime të tjera?

Nga një figurë publike si Maliqi, i cili tashmë edhe mund të quhet burrë në moshë, opinioni pret të jetë më serioz në qëndrimet e tij dhe jo të vrapojë nga tezga politike në tezgë, duke mos respektuar asnjë kriter të angazhimit publik. Emërimi i tij këshilltar i Edi Ramës po del të jetë një nga ato punët që bëhen alla shqiptarçe.

Anësia politike e Maliqit është parë edhe para se ai të emërohej këshilltar i qeverisë në Tiranë. Në një koment të shkruar para disa muajsh Maliqi e qortonte Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, e cila kishte bërë të ditur se në një qeveri të ardhshme nuk do të duhej të kishte vend për ish-shefin e SHIK-ut, Kadri Veseli, i cili tani është nënkryetar i PDK-së. Në vend se të shpalosë pak të bëmat e këtij shërbimi gjatë dhe pas luftës, Maliqi luan rolin e zëdhënësit të Veselit. Kjo edhe nuk do të ishte problem sikur Maliqi ta bënte publik rolin e tij dhe kështu opinioni do ta dinte se në sa dasma po luan valle. Këshilltar i Edi Ramës, “analist politik” në shërbim të PDK-së, zëdhënës i SHIK- ut, a mos janë pak si shumë gjithë këto role për Shkelzen Maliqin? Duhet të jetë punë e rëndë kjo, aq më tepër që Maliqi është edhe anëtar i bordit të Galerisë Kombëtare të Arteve.

A thua ky njeri e ka klonuar veten dhe ne ende nuk e kemi vërejtur?

11 komente në “Sa shërbime i kryen Shkëlzen Maliqi?”

  1. ortes says:

    Moj Arbana Xherr Xherra!
    Shkelzen Maliqi se pari eshte qytetar i Kosoves e jo i Shqiperise!
    Per kete arsye ai flet e shkruan per jeten politike dhe ekonomike aty,ashtu sic e gjykon!
    Ne se Maliqi nuk eshte ekonomist dhe shkruan per ekonomune(gje qe ti e quan gabim) PO TI QE GJYKON PER TE GJITHA,CFARE SHKOLLASH KE MBARUAR KAQ SHUME QE U JEP MEND TE GJITHEVE????
    Sipas teje edhe shumica e popullit,qe jane pa shkolle te larte dhe qe e mbajne ne kurriz barren e qeverisjeve te keqia NUK U LEJOHET TE JAPIN MENDIME???
    Sali Berisha i furnizoi serbet me nafte per tanket e tyre gjate luftes dhe ti e mban ate per HERO!!!
    ARMIKUN E KOSOVES ti e mban per HERO!!!
    Krahasoje veten me Maliqin,o bukurane!!!

    1. baki says:

      ojzonja xharra pra ju kokieje anshme domethen e ldk por atokritika pavend qe i beni qeveri thaqi ingjajn propagandes se srbis qe edeno thaqin m shum vjet brg e ai ishte zmija ose gapr pe qeverin serbosllavo çetnike pra majemend tji spjegoj nje historite shurter per monsuer dr ibri rugova me ldken etij pra ibrahimrugova adem jasai udhheqesin e e uçks iquajti terorista pra themeues ildkeshe i njri AKADEMIK FEHMI AGANI indjripropozoj qe kryetar t behet ibrahi rugova por qube me aganinatij ju kundervu akadmut se dhe ai ishte per organizim luftaakkunde serbis dhe pej ateher sju n zeri. me1999 kur kersitilufa pra nje milionshqipetar naerzun prej kosoves zoteri rugoa deklaroj se aj doterri ne vendint m mbrojt kosovenpa shqipetar .Policija dhe ushtrija millsheviqit ja ruajsinshpindhe dy femit etij uken dhe vajsen me shoqen e ai bisedojke me miloshviqinper nje autonom te nen tutelen e serbis eai kryetar iasaj autonomije tegjerpo qaj thaqi me uçken japrishi hespet te dyve millosheviqit dhe ibrahim rugoves ateheremillsheviqiipercolli me aerplan sikur minister ne itali pa asnje therrnekemb été NJERIN AKADEMIK ANN NDJES PAST NEan te elezit ezunen forcat çetnike e ekthyn ne lipjan e eterrenm thika ash kur drin pa eaht per prpagand para zgjedhore pe hesapet eeta isa utini i kosoves vizitoj vorrinas 15 vjeteve eboll me se nuk kavend pra qajo eshthistorija madame gjara!

      1. eno says:

        Meso shqip o shkipetar pastaj shkruaj komente se nuk te merret vesh se cfare po thu.

    2. eno says:

      Jo Mor zotni, ose je analist, ose je qeveritar.Nuk mund t’i besh te dyja. Nqs do te je analist, jep doreheqjen si keshilltar I qeverise Rama(nuk mund te hash me nje luge ne dy sahane.

      Zonja Xharraka ngre nje problem si etik ashtu edhe professional.Shkelzen Maliqi nuk mund te marre rroge tek qeveria shqipetare dhe te beje analistin politik ne Kosove. Eshte konflikt interesash. Ka protokolle, qe kur perfaqson nje qeveri nuk mund te besh analiza politike dhe te japesh opinione personale qe bien ne kundershtim me qendrimin asnjanes qe nje qeveri duhet te mbaje ndaj lojerave politike qe luhen ne vendin e nje qeverie tjeter.

      Zonja Xharra, ju respektoj. Si gjithmone nje artikull I mire nga ana juaj.Por me sa kuptoj une,Edi Rama ka harruar qe e ka caktuar Maliqin keshilltar te tijin, dhe shpresoj ta lexoje artikullin tuaj dhe t’i jape pergjigje. O ta kete keshilltar aktiv Maliqin dhe ky te ndaloje se luajturi analistin, o ky I fundit te jape doreheqjen.

  2. MEMEDHETARI says:

    E nderuara Arbana! Me duket se nuk e ke lexuar apo degjuar nje fjale te urte popullore shqiptare :”Rri shtrember e fole drejt”…

    1. Ilir Hoti says:

      Pse nxehet Z A.Xharra….Po opinionet e lira pse te prekin aq thelle o zonje ???/Po ndonje serb ashkali turk a …ejj….kane te drejte te japin opinione????Pse zoti Maliqi jo??? Po te votonte LDK-tende do ishte ndryshe????// Joo moj ‘analiste’ politikane e hutuar….e trembur nga ,armiqte ‘ shqiprare ‘te nje qeverie e vendi tjeter’ … Konsultoju me babane e mamin per genin e prejardhjen tende..

  3. Xhaja says:

    Sepse me ngjake me Don Kishotin moj bije , kur luftonte me mullinjte e eres.

  4. ira says:

    Kur degjova lajmin qe z. Shkelzen Maliqi u caktua Keshilltar i Kryeministrit Rama, mendova se kjo do te jete vetem nje e vertet e perkoheshme.

  5. shpetim says:

    O ZNJ.XHARRA,
    C’KA PO THU,C’KA PO BON, C’KA PO DON ?

    KURKUSH NUK PO N’DIGJON.
    TUNG.

  6. fshatari says:

    O Xharrrrra ky Is Mustafa mos eshte ai qe del hapur ne mbrojtje te kriminelit Berisha?

  7. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Me kishte marre malli moj KIMETE BERISHA e “NATYRALIZUAR”.
    Ne se ti ke punuar si gazetare apo redaktore apo GLLAVNIKA tek “KOHA DITORE apo ZERI ” ,kjo nuk te jep te drejten qe ti te AMPLIFIKOSH ke te doje qejfi ( ne rasti konkret LDK ,Partine pro serbe ) dhe te anatemosh P.D.K.,Partine qe beri Luften dhe cliroi KOSOVEN te cilen sot e kemi te MOS-VARME .
    Ik dhe bej shurren se ti aq di dhe aq ben .
    Per impozante je e mire aq sa paske vene ne profil foton tende sipas versionit te viteve ’50-60.
    Ne se ai eshte keshilltar i qeverise shqiptare ,askush nuk ja heq te drejten te komentoj zhvillimet si ANDEJ dhe KETEJ kufirit shteeror ,apo po te hyn ty ne sinorin tend dhe nuk ke me sa merresh .
    Hidhu deri ne zyrat e ISH U.D.B-se dhe atje ke material sa te duash .
    Je qe je hidhu deri tek BERISHOVICI dhe BASHICI dhe intervistoi ata se kane shume per te thene .
    Po nuk ke faj ti por ka faj MERUA qe te jep ty hapesire tek “TEMA ” dhe ne budallejte qe vrasim DOPO-LAVORON me ato cka shkruan ti .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje