Basha në Lushnje: Çdo qytetar është i kërcënuar nga karteli i drogës, ejani në protestë

luliKreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shprehur shqetësimin para mbështetësve të partisë së tij në Lushnje, se çdo qytetar sot është i kërcënuar nga karteli i drogës. Ai theksoi se të rinjtë janë të përfshirë në trafikun e drogës nga kriza ku qeveria ka futur vendin. Nën sloganin “Një popull në këmbë, kundër drogës, Rama në shtëpi”, Basha u shpreh se droga ka sjellë shkatërrim dhe plagë të rënda sociale.

E keqja ka shkuar larg. Dhe e keqja nuk ka ndërmend të ndalet. Avioni i drogës që mbeti në rërën e Divjakës është vetëm maja e ajsbergut. Narkotrafiku kërkon të kapë poste kyç siç i ka kapur, por në masë të gjerë të blejë mandate. Siç duket se ka blerë më 23 Qershor, të marrë pushtetin e popullit dhe pastaj ta shndërrojë në pushtet të drogës dhe parave të pista. Përgjegjësia e kryeministrit është evidente. Mbi 40 persona janë emëruar nga e ashtuquajtura rilindje me precedentë të pastër penalë në narkotrafikim apo të dënuar për narkotrafikim”, tha Basha.

Përpjekja e pareshtur e Edi Ramës për të fshehur të vërtetën e trafikut të drogës me avion, tregon se është i implikuar, po e mbështet dhe po e mbulon narkotrafikun i cili është kthyer në plagë shoqërore për çdo shqiptar“, tha Basha.

Ai ka ftuar qytetarët të premten në orën 11.00 të bashkohen në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, “për të nxjerrë jashtë Shqipërisë kartelin e drogës dhe për të çuar Edi Ramën në shtëpi”:

Po të mos ishte thyer rrota e avionit, po të mos ishte prishur fleksioni i një prej makinave të drogës, edhe sot e kësaj dite do t’i thonin shqiptarëve se opozita është e çmendur, se opozita sheh ëndrra, se këto janë mushkonja. Me qëndrimet që ka mbajtur ndaj këtyre zhvillimeve tregon se nuk është i pafuqishëm por është i implikuar nga narkotrafiku, po e inkurajon, po e mbështet dhe po e mbulon me veprimet e tij. Dhe ky është motivi që ne sot kërkojmë që Edi Rama të mbajë përgjegjësitë e veta dhe të largohet nga qeverisja e vendit. Të bëhemi me praninë tonë pjesë e një bashkimi të madh dhe të fuqishëm që do ta detyrojë kartelin e drogës të dalë jashtë Shqipërie dhe Edi Ramën të shkojë në shtëpi. Të premten në orën 11.00, të bashkohemi në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për ti thënë jo drogës, po Shqipërisë europiane, Edi Rama në shtëpi”, tha Basha.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...