Flamurtari fiton “Kupën e Shqipërisë”. Festë në rrugët e Tiranës

18 Maj 2014, 20:39Sport TEMA
Flamurtari fiton “Kupën e Shqipërisë”. Festë

Flamurtari shpallet fitues i “Kupës së Shqipërisë”. Vlonjatët sfidonin Kukësin në tapetin e ‘Qemal Stafës”. Ndeshja kishtee një interes të jashtëzakonshëm, nga të dyja palët, dhe atmosfera ishte elektrizuese. Kukësi kërkonte trofeun e parë në historinë e klubit por nuk e ka arritur dot.

Flamurtari përsërit suksesin e vitit 2009 ku fitoi Kupën përballë Tiranës. Edhe sot vlonjatët zhvillojnë një ndeshje shumë të mirë ku në fund dalin fitues. Sfida zhbllokohet në minutën e 41′ Flamurtari kundërsulmon dhe Arber Abilaliaj shënon një gol duke kaluar të tijët në avantazh. Ndeshja vazhdon 0-1 deri në përfundim.

Kuksianët hidhen në sulm por pa mundur dot të barazojnë rezultatin. Gjithçka përfundon me fitoren e Flamuratrit të cilët tashmë bëhen ekipi katërt që do të përfaqësojë Shqipërinë në Kupat e Europës. Nga ana tjetër Kukësi ngushëllohet me vendin e dytë në kampionat dhe ky vit i kalon përsëri pa asnjë trofe të fituar, pavarësisht intevtimeve të shumta.

Formacionet me të cilët luajtën skuadrat:

Kukësi – (4-4-1-1) Halili, Hallaçi, Malota, Brahja, Smajli; Progni; Allmuça, Y.Hoxha Izuçuku, Cikalleshi, Boja

Flamurtari – (4-4-1-1 ) Xhelili, Sakaj, Kuqi, Veliu, Begaj, Arbri, Telushi, Lena, Lika, Zeqiri, Abilaliaj

13 komente në “Flamurtari fiton “Kupën e Shqipërisë”. Festë në rrugët e Tiranës”

  1. mirel says:

    Kane elemente te mire ne Vlore, po se cfare kane ca trajnere bajga aty te klubi i bashkise, qe “financohet” dhe drejtohet nga Gjika, qe presin vetem per leke dhe nuk luajne cunat me te mire

    1. raimond vlonjati says:

      Ashtu eshte Vlora ka plot talente futbolli,
      por ata qe jane drejtues te klubit nuk dijne te zgjedhin.
      Eshte gjynaf qe Vlora te mos kete 2 ekipe . .Atje te gjithe dijne te lozin futboll mbi nivelin mesatar.

  2. KULUFI says:

    Para Flamurtari!

    Keqardhje per Partizanin,qe me pazaret e fundit,mbeti jashte kupave te Europes. Nje fair-play,do kishte ne perfundim Partizanin ne vendin e trete ,pra ne kupat e Europes,dhe te tjerat ashtu sic jane(Skenderbeu,Kukesi).

    Parate e perdorura nga Teuta,shkuan dem.

  3. Ncuk says:

    Ps mundi lsi dhe u festua te komuna parisit…

  4. bobi says:

    Hajd eVlora, beja fora

  5. Ali pashTepelena says:

    Po Lana cdo ketu apo eshte pjese e propagandes e kemi bere shqiperine kopesh me lule(medicionale) nxirni kampionet te pakte .

  6. ERI says:

    akuksi lujti mir por tradita ka t boj shume tre qytete ne shqiperi kan pas tradit deri tani ne futboll tirona,vlora,shkodra dhe kjo ndikoi pa tjeter dhe ne kete kupe por kuksi lujti mire por tradita dhe nje emer i madh si flamurtari ndikon shume ne emocionet e ndeshjesh dhe tek lojtaret e kuksit gjithsesi urroj t dy skuadrat se lujten shume mire dhe na knoqen kishim kohe pa pa i neshje t bukur ne shqiperi dhe finalja u lujt me shpirt gare por sporti i ka keto fiton dhe fati nganjeher dhe ai qe luan me mire kuptohet dhe flamurtari e meritoi ndeshjen dhe kjo u aprovua nga te gjithe ti lem tofozet qe normal duan t fitoj gjithmon skuadra e tyre SUKSESE FLAMURTARIT NE KUPAT E EUROPES T NA JAPI SPEKTAKEL SI GJITHMON SI NJE EKIP I MADH GJITHASHTU DHE KUKSIT SUKSESE PER SPEKTAKLIN DHE GJITHMON ME LART

  7. toni says:

    Ta shpife ky perroi i Lanes, per kanal te ujerave zeza te shkon ne mendje kur e shikon.

    1. TIRONA says:

      Per kanal te ujrave te zeza eshte o toni. po ti gjithsesi kur ta shpifka bjeri nga ndonje rruge tjeter qe mos te shpifet. apo nje rruge di ? mqs komentin e ke bo tek ky artikulli i finales, ate pelqeu ndeshja ?nejse te kthehemi ke ndeshje. Flamurtari e fitoi me fanelle ate ndeshje. dikush thote qe ska te beje por eshte e kunderta. disa nga lojtaret e vlores kihin luajtur dhe ne finalen e para disa viteve me Tironen dhe do te thote shume. jane lojtare qe e duan fanellen jane lojtare qe e durojne presionin e tifozave etj dhe mbi te gjitha kane disa vite qe luajne bashke. Urime Flamurtari! Ndersa kuksi eshte ekip shume i mire ka lone mrapa me Tirone e partizon etj por eshte nje ekip i ri dhe do ti duhen disa vite qe te jete gati te perballet me ekipe tradite ne ndeshje decizive ( finale e jo ndeshje kampionati). Gjithashtu urime dhe kukesit dhe tifozave te te dyjave ekipeve!

  8. Andi Leka says:

    Nuk jam nga Vlora, por do te doja me gjithe zemer te merrja pjese ne keto festime, te isha pjese e ketyre njerezve qe gezojne e manis=festojne pa interes dhe larg zhurmes se politikes. BRAVO djemte me zemer te madhe te Vlores.

  9. Gjonoshati says:

    Le të jetë kjo fitore një start i ri për ta përfaqësuar denjësisht futbollin vlonjat në beteja të reja. I gëzohemi kësaj fitoreje edhe pse jemi larg.

  10. Ndeshjen e fitoi gjici-gici. Ja beri dhurate narko-trafikantit edi rama, si deputet i Vlores. Ndeshje e falur si kjo e djeshmja zor se mund te gjendet. Prokuroria duhet te punoje. Kjo qeveri edhe sportin e ka korruptuar.

  11. si jeni? says:

    Pse nuk shkruni gje per basketbollin?Dje ishte finalja e euroliges.Vetem futball

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje