Flamurtari fiton “Kupën e Shqipërisë”. Festë në rrugët e Tiranës

10402915_653362851379193_916190490251491311_n

Flamurtari shpallet fitues i “Kupës së Shqipërisë”. Vlonjatët sfidonin Kukësin në tapetin e ‘Qemal Stafës”. Ndeshja kishtee një interes të jashtëzakonshëm, nga të dyja palët, dhe atmosfera ishte elektrizuese. Kukësi kërkonte trofeun e parë në historinë e klubit por nuk e ka arritur dot.

Flamurtari përsërit suksesin e vitit 2009 ku fitoi Kupën përballë Tiranës. Edhe sot vlonjatët zhvillojnë një ndeshje shumë të mirë ku në fund dalin fitues. Sfida zhbllokohet në minutën e 41′ Flamurtari kundërsulmon dhe Arber Abilaliaj shënon një gol duke kaluar të tijët në avantazh. Ndeshja vazhdon 0-1 deri në përfundim.

Kuksianët hidhen në sulm por pa mundur dot të barazojnë rezultatin. Gjithçka përfundon me fitoren e Flamuratrit të cilët tashmë bëhen ekipi katërt që do të përfaqësojë Shqipërinë në Kupat e Europës. Nga ana tjetër Kukësi ngushëllohet me vendin e dytë në kampionat dhe ky vit i kalon përsëri pa asnjë trofe të fituar, pavarësisht intevtimeve të shumta.

Formacionet me të cilët luajtën skuadrat:

Kukësi – (4-4-1-1) Halili, Hallaçi, Malota, Brahja, Smajli; Progni; Allmuça, Y.Hoxha Izuçuku, Cikalleshi, Boja

Flamurtari – (4-4-1-1 ) Xhelili, Sakaj, Kuqi, Veliu, Begaj, Arbri, Telushi, Lena, Lika, Zeqiri, Abilaliaj

10304773_10201997690603422_9002614249708116222_n10325703_10201997688563371_2518204186181345712_n

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...