Kunati merr një letër proteste nga populli i Lushnjës

18 Maj 2014, 20:54Antena TEMA

Kunati mori sot një letër proteste nënshkruar nga shumë qytetarë të Lushnjës, të cilët shprehin indinjatën e tyre me ngatërresën që Luli u bën me popullin e Lazaratit.

I nderuar zoti Kunat!

Sot në Lushnjë ishte Kunati jot, Luli, i cili na kërkoi që t’i bashkohemi mitingut të së premtes në Tiranë, ku të denoncojmë trafikun e drogës.

Kjo ka ngjallur shumë reaksion në Lushnjë, pasi siç dihet, populli i urtë dhe punëtor i Lushnjës e ka nxjerrë bukën me djersën e ballit dhe jo me drogë.

Duke u nisur nga ato skena që pamë në mitingun e parë, të vetmit pjesmarrës ishin ata që kishin ardhur nga Lazarati dhe ish- policët e hequr nga puna që kanë lejuar trafikun e drogës.

Ne u informuam po ashtu, për masat ndëshkuese që janë marrë ndaj kryetarit të Komunës së Lazaratit, të cilit, Luli i ka ndaluar hyrjen në Tirnaë ditën e premte. Biles ai ka porositur struktura të partisë ta njoftojnë ku do të jetë të premte, pasi dyshon se ai paguhet nga Edi Rama dhe vjen fshehurazi në miting.

Duke parë këtë situatë, ne ndjehemi shumë të fyer nga ideja që ka Luli, se pas Lazaratit, Lushnja qenka vatra e dytë më e madhe e drogës në Shqipëri.

Është e vërtetë që në territorin tonë u ul një avion që tentoi të shiste drogë, por kjo është një zgjedhje e trafikantëve dhe jo zgjedhja jonë. Ne nuk pranojmë të identifikohemi me shitësit e drogës dhe as me mbjellësit e saj, ndaj protestojmë fort për paralelet që Luli heq, duke i kërkuar ndihmë Lushnjës pas Lazaratit.

Një tjetër arsye përse duhet të protestojmë është se mes këtyre dy protestave është zhvilluar parada e homoseksualëve, dhe gjithë njerëzit bëjnë krahasime mes pjesmarrjes në mitingjet tona dhe pjesmarrjes në mitingjet e tyre. Krahasimet kanë dekurajuar shumë demokratë të marrin pjesë në miting, pasi kësaj partie i kanë vënë shumë epitete mbi shpinë dhe kjo e zhargonit të homoseksualëve në shqip, është e tepërt. Për më tepër populli i Lushnjës ka një histori të hidhur me një ish- kryetar të PD-së, pasi në revoltat e vitit 1997 i futi një presh nga pas, dhe që atëhere jemi shpallur popull homofobik, që përdorim prodhime bujqësore për veprime që mund të nxisin fantazi erotike.

Për gjithë këto aryse ne ndjehemi të fyer që Luli kërkon ndihmën tonë direkt pas Lazaratit për mitingun e së premtes.

Me shpresë se shqetësimi ynë do përcillet tek Kunati jot, të urojmë gjithë të mirat zoti Kunat.

Populli i Lushnjës dhe Divjakës”.

7 komente në “Kunati merr një letër proteste nga populli i Lushnjës”

  1. Agushi says:

    Zotëri, mos e ngatërroni Lushnjën. Ajo prodhon edhe pras(presh), për vlerat dhe shijen e tij, pysni Tritan Shehun.

  2. Cibuku says:

    Thuaj kunatit qe te kete pak me teper respekt per kuranin i cili i ndalon ndeshkimet ne diten e xhuma. Kjo dite eshte vetem per lutje dhe falje.

  3. Treviso says:

    Kam ndigjuar se fushat e buqsise se ish ministres Themie Thomai kan prodhuar shume kastraveca. Krimineli Lulzim Basha ngaqe i han shume kastraveca mori rrugen per ne Lushnje, me proteksin qe te siguroje sa me shume protestue, per diten e Premte.

    1. Majlinda says:

      Basha eshte nje idiot , dhe do ti shkoj idiotesise se tij deri ne fund, sic duket merr urdhera nga familja berisha, rruge tjeter ska per te. E ka lene punen fare ne Bashkine e Tiranes, nje pjese e mire e rrugeve ne kryeqytet jane me keq se ne ndonje zone te humbur te Tepelenes. Keto nu i shikon ai, por mendon si te coj punonjesit ne protesta. e genjen mendje te shkretin, pas gjithe atyre vjedhjeve dhe krimeve te bera, mendon te vij prape me pushtet.

  4. leo england says:

    Ahaahaaahaaaa, je I papare Mero djali.

  5. sh q i p says:

    sapo e pashe ne mbledhjen e grupit parlamentar te p.d.se. ky hajvani o eshte, o ben vete. vazhdon dhe ligjeron fraza te pakuptimta ne lidhje me asgje. ne nje moment perfytyrova jozefinen duke mbajtur shenime apo duke miratuar me levizjen e kokes e te duarve ato qe thoshte lulzimja e bashkise. mirepo jo. u gabova. pastaj fillova te verej me teper nga kureshtja se ç’benin te tjeret. diku ne sfond dukej koka e madhe e nokes i cili rrotullonte celularin mbi tavoline. diku tjeter mu çfaq me dimensione te zmadhuara edi i palokajve. ky nuk rrotullonte celularin po kishte nje stilolaps dhe e vertiste neper gishterinj. dukej qarte se libri i perrallave i fabulistit te njohur tropojan s.r.berisha, kishte bere efektin e vet tek grupi i nxenesve te ngelur per vjeshte. dikush dremitej, dikujt tjeter i vinte per te qeshur. kishte dhe nga ata qe i vinte per te qare. po nuk qanin se u ishin thare lotet. ne hallin me te madh ishte ai qe lexonte perrallen, lulzimi. nga nje here ulte syte e bente sikur lexonte, i jepte pershtypjen autorit te librit qe po e respektonte. mirepo ne fakt ai e kish perseritur aq here sa dinte edhe piken apo presjen . kete qe lexoi sot , e kish lexuar edhe dje, edhe pardje, edhe ne lushnje , madje edhe ne mbledhjet virtuale te bashkise. duket se kuvendi nuk u solli shum fat per nga pjesmarrja. tani kane menduar te çvendosen ne bulevard, para zyrave te kartelit. dhe mire e bejne. pune e menduar dhe e studiuar mire. ne kesi rastesh hyn ne funksionim matematika. nuk ka rendesi permbajtja, duhen numera. sa me shume aq me te besueshem. mirepo ne ate bulevard luli ka lene firmen dhe vulen e tij si ekzekutor i kater baballareve. po aq me mire mendojne keshilltaret. atje do vine edhe ata qe s’na duan, keshtu qe kameramanet e a.b.c. e te klanit do sajojne ndonje gje me truket e televizorit. do dukemi shume. a nuk kemi bere thirrje qe protestes tone ti bashkohen me miç e me maç. pra aty te gjesh edhe kultivues droge, edhe doganier te korruptuar, edhe hajdute qe e filluan karrieren si lopçar e qe saliu i beri drejtore e ambasadore. madje ata mirepresin edhe ata qe vete i persekutuan per vite me radhe, sidomos tete vitet e fundit. partia jone eshte e hapur per kedo thote luli. po luli, ju keni qene parti e shqyer nga te kater anet ne fakt. u largova nga kjo shemti politike qe ne 92in. ishte nje paçavure e vertete. spiune te çdo formati, pseudo komuniste nga me te neveritshmit, mercenare qe shisnin edhe emer e mbiemer, rrugaçe ordiner, e mbi te gjitha hajdute. nga ata qe per te pervetsuar gjene e tjetrit edhe te hedhin ne ere me tritol.une i jap te drejte lulzim berish- bashes. ai fton kedo qe eshte si karakteri i tij e si morali i kupoles ku ben pjese. te mbeshtesin e te anetarsohen ne p.d. kete gje do ta bente edhe hitleri ne ditet e sotme. jo se e ke gabim do me thote ndonjeri. hiç nuk eshte gabim. i gjithe kontigjenti i trafikanteve te droges, armeve, tritolit, kromit, naftes, cigareve,e shume te tjere, jane togat e gatshme te p.d.shihini me kujdes bastionet e tyre. shihini se kush ka ,ose kush i kishte monopolet e ketyre trafiqeve. te tere njerez prane p.d. se sali bashes. e megjithate ajo jozefina e tmerrshme nuk e di pse me fut ne mendime. kur e njejta specie nuk e pranon te sajin, imagjinoni çfare karagjozi e farabuti eshte ky palo kryetar geshtenjash.e vetmja gje pozitive qendron ne faktin se ne shqiptaret nuk jemi fare pa fat. eshte fat i madh qe nje karagjoz si ky bashari do ta çoje p.d. kriminale drejt zhberies se pa shmangshme.

  6. Sydney says:

    O mero hallall,mire ja ke ber se ti e di mire punen e preshit se ke qen keshilltar i sales ne ate kohe,ne kemi qen ne shpi kur morem vesh qe kishin marr tritanin te stadiumi,normal iken te gjithe te shikonin dhe skishte polici te futej dhe dihej qe sala dhe pd eshte futur shume vone ne lushnje nga frika.megjithate akoma se ka kuptuar luli qe po deshem ta kapim si tritani nuk na ndal as policia asgje,prandaj mos te mari aq shume vrull dhe te kete kujdes se koha e preshit iku po ka perime te tjera qe per fat te keq sduhen perdorur per ate pune po kur luli insiston skemi cfare ti bejm!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje