Sekuestrohen 840 kg kafe, dyshohet për kontrabandë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

kafe kontrabandePolicia e Kukësit  sekuestron  840 kilogramë kafe e ndarë në 14 thasë me nga 60 kilogramë secili, bënë të ditur burime zyrtare të Policisë. Sasia e kafesë u bllokua në afërsi të tunelit të Kalimashit në “Rrugën e Kombit”, ndërsa po transportohej drejt Tiranës .

Pas një kontrolli të ushtruar nga policia, rezultoi se drejtuesi nuk kishte asnjë dokumentacion për sasinë e kafesë që transportonte. Menjeherë policia bëri arrestimin e të riut, ndërsa malli dyshohet se është futur kontrabandë nga Kosova për në Shqipëri pa paguar akcizën.

Mbi 25-vjeçarin rëndon akuza për veprën penale “kontrabandë me mallra që paguhet akcizë dhe tregtim e transportim i mallrave që janë kontrabanduar”. 

Materialet e sekuestruara i kanë kaluar prokurorisë për procedime të mëtejshme për veprat penale ndërsa  po hetohet nëse ka bashkëpunëtorë të tjerë në kontrabandimin e kafesë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

9 komente në “Sekuestrohen 840 kg kafe, dyshohet për kontrabandë”

  1. tarrasi says:

    lereni kafen dhe kthejuni droges dhe ilaceve kundra bande qe marrin jete njerzish saper kafen eshte gjekollajt poepaet peslek epin dhe nukte mbyt thjesht teqetson por keto jane makinacjonet esajmir mut tahirit perse nuke kape kundrabanden e ilacev apo egodet bisnesin tende tegjithe edime se babai yt eshte arrestue kur ishe deputet tivet osajmir kungull mieir

    1. Gjirokastriti says:

      Prape komenton ky analfabeti?????

  2. 'stili> says:

    Bravo policia lufte pa kompromis kunder kontrabandes !!!!!!Pergjigja me e mire qe u jepet detashmenteve komandues e protestberesve te Pe.D.eres

  3. aaa.bbb says:

    po perse mos te bejne korrupsion ata te doganes se kuksit. jane punesuar hajdute te njohur, njerez te afert te drejtuesve te lsi-se, ps, ,ka njerez qe as shkollen e mesme nuk e kane mbaruar, dhe thone pastaj jane perzhgjedhur me konkurs. pika konkurseve.po te doje spiropali le te hulumtoje per punonjesit qe ka punesuar.

  4. Xhema nga Tirana says:

    O rrasja vetes! Më habit fakti që duhet të jesh i ri në moshë por paske ngelur edhe analfabet !!!! Më vjen keq për ty. Fale o Zot se …. nuk di ç’farë thotë.

  5. aldo says:

    Dmth ne doganen e Morines kafja paska kaluar serbes serbes… A nuk duhet ta kishe shkarkuar ate doganierin sot o Elisa Spiropordha??

  6. Shqiptar says:

    O tarrasi,po shko ore mavri e bej ca kurs per te shkruar gjuhen shqipe,e pastaj ec e komento ketu o Koqja e Gomarit.

  7. shefi says:

    sa cudi? ligji funksionon vetem per popullin.eshte per te ardhur keq qe harxhojme kohen duke shkuar per te votuar per keta maskarenj dhe i mbajme me roge nga taksat tona. mos votoni me dhe mos paguani me taksa.

  8. anonim says:

    Po ne dy pikat kufitare te shkodres,muriqani dhe Hani i Hotit,ku kontrabanda gelon….!? Vaji ushqimor deri ne 10 ton ne dite,sheqeri ne thase qe vjen cdo dite deri ne 10 ton…detergjentet,cigaret…ne shkoder organet kompetente i njohin mire keta probleme….dhe loja vazhdon…!!

Lini një Përgjigje te Gjirokastriti Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *