Sekuestrohen 840 kg kafe, dyshohet për kontrabandë

kafe kontrabandePolicia e Kukësit  sekuestron  840 kilogramë kafe e ndarë në 14 thasë me nga 60 kilogramë secili, bënë të ditur burime zyrtare të Policisë. Sasia e kafesë u bllokua në afërsi të tunelit të Kalimashit në “Rrugën e Kombit”, ndërsa po transportohej drejt Tiranës .

Pas një kontrolli të ushtruar nga policia, rezultoi se drejtuesi nuk kishte asnjë dokumentacion për sasinë e kafesë që transportonte. Menjeherë policia bëri arrestimin e të riut, ndërsa malli dyshohet se është futur kontrabandë nga Kosova për në Shqipëri pa paguar akcizën.

Mbi 25-vjeçarin rëndon akuza për veprën penale “kontrabandë me mallra që paguhet akcizë dhe tregtim e transportim i mallrave që janë kontrabanduar”. 

Materialet e sekuestruara i kanë kaluar prokurorisë për procedime të mëtejshme për veprat penale ndërsa  po hetohet nëse ka bashkëpunëtorë të tjerë në kontrabandimin e kafesë

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...