Zgjedhjet lokale në Greqi një test për zgjedhjet evropiane

18 Maj 2014, 20:11Politika TEMA
Zgjedhjet lokale në Greqi një test për zgjedhjet evropiane

Greqia do të votojë sot për turin e parë të zgjedhjeve lokale të para si një test për koalicionin e djathta socialiste e Adonis Samaras, përballë partisë të së majtës radikale “Syriza” dhe shihet si një barometër politik para zgjedhjeve evropiane.
Dhjetë milionë persona janë thërritur që të zgjedhin 325 bashkiakë dhe 13 presidentë rajonesh, por të gjithë janë të interesuar të dinë se cila ngjyrë do të dominojë hartën zgjedhore, bluja e partisë konservatore e kryeministrit apo e kuqa e “Syriza”-s e drejtuar nga Alexis Tsipras.
Prizmi nacional i këtyre zgjedhjeve reflektohet në deklaratat e mbajtura sot nga dy krerët e koalicioneve kryesore.
“Sot qytetarët do të bëjnë hapin e parë të rëndësishëm për të ndryshuar qeverisjen e qyteteve dhe të raojneve. Është një etapë e rëndësishme që Greqia të ndryshojë faqe”, vlerësoi lideri i partisë “Syriza”.
Alexis Tsipras nuk e ka fshehur asnjëherë se ai i sheh këto zgjedhje, raundi i dytë i të cilave përkon me zgjedhjet evropiane, si një trampolinë drejt mundësisë për të organizuar zgjedhje legjislative të parakohshme.
“Nga kriza do të dalim vetëm nëse jemi të bashkuar dhe me demokraci”, deklaroi Adonis Smaras.
Përballja e fundit elektorale mes dy partive përkon me zgjedhjet legjislative të vitit 2012 që u mbajtën nën një klimë të tendosur ku diskutohej dalja e Greqisë nga zona euro.
E majta radikale që deri në atë kohë kishte më pakë se pesë përqind të votave, arriti të dalë forcë e dytë politike në vend me 27 për qind të votave, mbrapa partisë Demokracia e Re.
Dy vite më vonë, spektri i “Grexit” (term që nënkupton daljen e greqisë nga euro zona. shën. i përkth.) u zhduk, në vitin 2014 vendi pritet të ndryshojë faqe pas gjashtë vitesh recesion, por mbajtja e një politike të rreptë dhe drastike si dhe rritja e papunësisë në më shumë se 26 për qind e kanë konsumuar koalicionin e Adonis Samaras i cili qeveris bashkë me socialistët.

Mesazhi

“Vota e ditës së sotme bazohet kryesisht në karakteristikat lokale por në fund është një provë force mes atyre që i tolerojnë politikat e qeverisë dhe atyre që shpresojnë t’i dërgojnë një mesazh proteste”, vlerëson Thomas Gerakis, profesor i institutit të sondazheve “Marc”.
Jasoni, një fizioterapist 35 vjeç, që ka ardhur të votojë në qendër të Athinës, ka për qëllim të dërgojë që në raundin e parë një mesazh: “Ata që na dërguan drejt falimentimit nuk mund të jenë ata që do të na nxjerrin”. Ai do të votojë për “Syriza”-n.
Alexandre Voudouris, 40 vjeç, ka votuar në bazë të konsiderimeve lokale dhe do të presë zgjedhjet evropiane për të shprehur se çafrë mendon për gjithë këtë.
Por abstenimi që pritet të jetë shumë i lartë paraqet një lloj diskreditimi të përgjithshëm për klasën politike greke.
Nëse zgjedhjet lokale polarizohen në duelin Demokracia e Re – “Syriza”, që janë gati barazim sipas sondazheve me rreth 20 për qind të votave për secilën, na shfaqet gjithashtu një ndarje e peisazhit politik në shumë pjesë, pas një dekade bipartiake.
Ka mbaruar koha kur konservatorët dhe socialistët e “Pasok” kishin rreth 80 për qind të votave. Zgjedhjet e sivjetshme karakterizohen nga një numër shumë i lartë kandidatësh të pavarur.
Në Athinë dhe Selanik, ka du zgjedhje të lira, praktikisht Georges Kaminis dhe Yannis Butaris, të zgjedhur në vitin 2010 me mbështetjen e qendrës së majtë, që kalojnë lehtë kundërshtarët e tyre.
Mes kandidatëve për bashkinë e Athinës figuron Ilias Kassidiaris, deputet dhe zëdhënës i partisë neonaziste i Agimit të Artë, i akuzuar sikurse shumica e parlamentarëve të kësaj partie se janë pjestarë të një organizate kriminale pas dy vrasjesh që kanë të bëjnë me anëtarë të Agimit të Artë.
Ai parashikohet të marrë më shumë se 10 për qind të votave dhe renditet në vend të katërt, i cili ka zgjedhur si poster elektoral një foto të vetes nën pranga gjatë arrestimit që iu bë në shtator.
Qëllimi i “Syriza”-s, që ka një elektorat shumë të vogël në rang lokal, është që të jetë e pranishme në raundin e dytë në Athinë dhe në nëntë nga 13 rajonet. Ajo synon të fitojë në rajonin e Athinës që përbën edhe 30  përqind të elektoratit.
“Pasoku”, katër vite më parë kishte fituar në tetë nga 13 rajonet. Që atëherë kjo parti ka rënë dhe përllogaritet të arrijë pesë për qind të votave. Hapsira e lënë bosh prej saj i ka dhënë mundësi krijimit të një partie të re, “To Potami”, e ngritur nga një gazetar shumë i njohur i televizionit grek. Sipas AFP-ATSH

6 komente në “Zgjedhjet lokale në Greqi një test për zgjedhjet evropiane”

  1. Idriz Seferi, TopChannel, Beograd says:

    Prapa diellit kolo elines

    1. miri says:

      Ai sto diaolo idriz top-cami.

  2. Et'hem says:

    Z.Mero,te uroj per problemet qe ngre,po te kisha afer do te pinim bashke nje kafe,e megjthqe jam pesionist do e paguaja une.Te gjithe e dine se Saliu i viçidolit lufton me gjithkend e ne te gjitha menyrat,sulme ndaj PS,kryeministrit se i mori karriken aq te shtrenjt per te,ambasadoreve,FMN,etj,por ai ne nje far menyre do qe te diskredioj edhe partin e tij,duke nxjer Riston-hajdutin e votave,Bashen-hajdutin e 23o mij eurove, kriminelin e 21 janarit,shitsin e detit.por edhe Noken qe mori gjith policet e i çoi ne Kukes per te votuar e vjedhur votat,etj.Dash Alikoja ishte qershia mbi torte-krye drogaxhiu ne protest per droge.Me kta qe nxjer PD çdo dite te bejne bla-bla,e majta nuk do zbres kurre nga kali nese e keqa nuk i vjen nga vetja.

  3. Et'hem says:

    Z.Mero,Mesazhi i mesiperm i per ket shkrimit uaj”Te paktan zgjidhni anonom”,po ka mundesi vendoseni ku duhet,se nuk shkon,respekte..!

  4. Enea says:

    Prape me greket ju,na lini ore rehat me keta bythzinjte se kemi hallet tona!

  5. besi says:

    100% kundra ,por do te pasohet dhe nga shtete te tjera .
    Kete here Brukseli e din rezultatin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje