BBC: Italianët po kalojnë Adriatikun për të kërkuar punë në Shqipëri

picaItalianët raportohet se janë duke tentuar t’i shpëtojnë problemeve ekonomike në shtëpi, duke u vendosur në Shqipëri për punë, pas dekadash emigrimi në kahun e kundërt.

Rreth 19 mijë italianë kanë një leje qëndrimi për punë apo studime në Shqipëri- një vend me vetëm 3 milionë banorë- sipas të dhënave të qeverisë shqiptare, të cituara nga “Il Messaggero” e Italisë. Një numër në rritje italianësh kanë kapërcyer Adriatikun për të punuar në universitetet shqiptare dhe “call centres”, ose për të hapur restorante dhe biznese të vogla në dy vitet e fundit, raporton gazeta.

“Është një bum i vërtetë,” tha për gazetën sociologu Rando Devole.

“Kjo flet shumë për krizën në Itali, por edhe për rritjen e Shqipërisë nëpërmjet emigrantëve të saj”.

Ai thotë se historia e gjatë e emigracionit shqiptar në Itali mund të ndihmojë për të bërë më të lehtë rrugën për ardhjen e italianëve- për shembull shumë shqiptarë flasin italisht.

Mendohet se gjysmë milionë shqiptarë kanë ardhur në Itali pas rënies së regjimit komunist në vitin 1992.

Ambasadori i Shqipërisë në Itali, Neritan Ceka, thotë se vendi i tij ka rregulla më të thjeshta për bizneset dhe një rritje ekonomike më të shpejtë se në Itali, e cila është duke luftuar me malin e borxheve që kur nisi kriza në eurozonë.

“Shqiptarët janë më optimistë se italianët në këtë moment,” shton Ceka.

Ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj, shkon edhe më larg kur e quan vendin e tij një “Amerikë të vogël” për italianët, sipas agjencisë së lajmeve ANSA.

REMOTE_ADDR:[]

46 komente në “BBC: Italianët po kalojnë Adriatikun për të kërkuar punë në Shqipëri”

  1. Skeptik.... says:

    demek me thene i bie te jete “fener” ndricues ne brigjet e adriatikut!!! …………… dua te shkoj te jetoj dhe une ne “ameriken e vogel”

    1. SIT ..BACK ....AND RELAKS says:

      JQJ po pse mos jene optimiste shqiptaret, kur ke cikur dyshemene e vetmja gje qe mund te te ndodhi eshte te ngrihesh ose qameti do ngelesh ne dysheme. sic thote nje shprehje: askush nuk eshte rrezuar deri me sot nga dyshemeja, keshtu eshte dhe puna e optimizmit te shqiptareve perballe italjonve te nones. sa per italjon qe po kerkojne pune ne shqiperi mos ja kani loken se ata jane italjon qe punesohen po ne kompani tregtare italjone si conad etj dhe shume te tjere ngrene biznese pasi favorizohen nga taksat dhe kosto e jeteses. dmth vijne si bosa ne shqiperi jo si pabuksa sic vajtem ne ne itali. ca gjera duhen thene sic jane realisht e jo si propaganda e kohes se xhaxhit enver se nuk e ha njeri sapunin per djathe sot.

      1. SIT ..BACK ....AND RELAKS says:

        Artikulli i plote. Hiqeni BBC nga titulli se ose e ka thene BBC ose e ka thene IL Messaggero
        http://www.ilmessaggero.it/PRIMOPIANO/CRONACA/albania_italiani_lavoro_rivincita/notizie/728230.shtml

      2. Dervish Malluta says:

        @Sit back and relax, shkruaje nofken tende si duhet e mandej folozofo,ok?

    2. O zoteri says:

      O zoterij komentuesa, per here te pare po flitet mire ne bote per vendin tone. Po ckeni more qe qaheni. Ky lajm duhet tu gezoje demokrate, socialiste, apo cfaredo te jeni. U ka hyre helmi ne gjak, vetem e keqja ju kenaq, jeni te lumtur kur na e shajne te huajt vendin, qeverinë apo opoziten. Po behuni pak krenare per vendin more njerez dhe mos ju qani te parit te huaj qe shihni.

      1. SIT ..BACK ....AND RELAKS says:

        po se ja fusin pordhes kot o zoteri. duket sikur ne po ja kalojme italise ekonomikisht gje qe eshte enderr ne diell. kjoqe thote veliaj dhe qeveria e rames nuk ka ndonje ndryshim nga ai vendi i dyte pas gjermanise qe thoshte saliu. nuk e kuptoj duhet te kete ndonje virus budallalleku neper zyrat e qeverise tone qe infekton kedo qe ulet ne karriget e qeverise

        1. Ca eagle says:

          E mo se sgenjen keta tanet,keshtu duhet te jete.Po ne fund te fundit cka me shume Gjermania apo Italia dhe Anglia me shume se ne.Edhe Po te kene para me shume nuk eshte mire se para e tepert te prish.Prit kur.te fillojn Japonezet dhe amerikanet te vine te kerkoine Pune ne shqiperi.

      2. Dervish Malluta says:

        O zoteri, edhe mua me gezoj ky lajm, por besoj qe une nuk shkrujta
        nonji fjale te keqe, deshta vetem ketij “scotlandezit2 t´ia qoj haberin qe nofken e vet e ka shkru gabimisht, gezuar festen e madhe
        te rrëshajeve.

  2. Pelasgian says:

    Bravo per Talionet ….me mire Talionet se pedhjet gerr-ke !!!

  3. refiku says:

    E cte vjen per te qeshur.

  4. liqeni says:

    Dua te shkoj ne shqiperi..

  5. ervis says:

    tani gjakun do na e pijne dhe ne token ton. jo vetem ne te tyren

  6. tourkofagos says:

    mama mia,ndoshta duan te behen te ”bukur” si keta byrazeret e Zikes……!!!!
    http://www.youtube.com/watch?v=8MQkv3QWHAk

  7. Nikua says:

    Italianet vijne si afendikonj ne Shqiperi jo si refugjat, mos mashtroni popullin shqiptar. Sa mer shqiptari ter muajin ne Shqiperi, italiani i harxhon vetem per nje rruge.

  8. polisi says:

    Po cjan keto lajme mor aman vin disa italian qe nuk jan as per italin as per shqiperin po vin me mendimin se mund te bein cte dun shqiptaret po ikin cdo dit per ne greqi.

  9. emigranti says:

    gazetare amatore… lexojeni fenomenin me sy kritik se late nam. Plus pastaj qe vihet edhe Ambasadori e na thote qe kemi rritje ekonomike me te madhe se Italia e klime biznesi te mire…
    Lexoni statistikat sesa gra e burra shqiptare jane duke vdekur nga helmet e fabrikave te kepuceve, ku hidhen mbetjet kimike etj. Italianet po shfrytezojne shqiptaret ne Shqiperi, nuk eshte bum emigrimi o Rando Devole.

  10. kunati i lulit says:

    Ne nje gazete italiane u behej thirrje atyre qe para se te benin vetvrasje te shkonin ne Shqiperi.Legalizoni sativen,me legalizimin e satives nuk do te kete goje njeri te mohoje zhvillimin shqiptar.

  11. arsen says:

    Thuj si te dush… ska mo 300.000 vene pune per shqipetaret.
    Prape e hongrem ne?!!!

  12. NJE MILION QELBESIRA says:

    HHAHHAH SHQIPARET CE FITOJNE PER NJE MUAJ ITALIANET HARGJOJNE PER NJE DITE PO LENI KETO PERRRALLA AMANI

  13. shpetim says:

    Lajmi ka nje te vertete qe nje numur i konsiderushem italianesh vijne dhe punesohen ne Shqiperi.

    Por ky fakt nuk ka te beje aspak, me interpretimet e gabuara qe behen me dashje ose jo, se Shqiperia ne pergjithesi ka ndonje perparsi me Italine.Kjo nuk eshte aspak e vertete.

    Italianet jane popull qe kur shikojne se ne ndonje vend te botes, qofte ky ne Europe, Afrike ose Azine e Larget, shperblimi i pages ne raport me koston e jeteses eshte me leverdi, dine te bejne zgjedhjen e duhur.

    Gjithkush e din se ne shume vende te thjeshta pune ne Itali, paga mujore eshte plus minus 1000 euro ne muaj.Por renta e baneses dhe taksat e tjera variojne ne 40 deri 50 perqind te pages.Por cmimet ne pergjithesi, per shume artikuj te konsumit te perditshem, jane pothuaj pese here me te larta se ne Shqiperi.

    Keshtu qe nqse nje Italian arrin te punesohet me nje page 700-800 euro ne muaj ne nje vend si Shqiperia, e pranon ate me kenaqsi ate.

  14. s3si says:

    Pune ka sa te duash,por veri brrylin italianit.

  15. lisi says:

    Nje garumbull gaforesh jo italiane zbarkuan te pllakat ne Sarande……

  16. iliria shqiptare says:

    Kush vjen per te hapur ndonje fabrike vjen se gjen krahun e lire te punes pothuaj qyl
    , ndersa kush hap ndonji tip pizerie ose restoranti vjen qe t’u shpetoje taksave te shumta ne vendin e tij.Mund te themi qe talianet emigrojne ne SHqiperi kur te bejne pune te cilat shqiptaret nuk duan ti bejne.

  17. Sali QENI says:

    Jam duke pritur pashaporten Italiane, sapo ta marr ate te shkrete do ta vizitoj Shqiperine pa harruar Serbine, Rusine e Ameriken Latine. Se do te isha qytetar Italian asnje dite nuk do te jetoja ne Itali, Italia te meson si punohet, te meson fjalen e fundit te botes, dhe mund te hedhesh ku te duash se me siguri je fitimtar. Nuk vij te bej shqiperine se as me han fare ne ate pike por per te fituar dhe kur je i huaj shqiptaret te ….
    Ketu ku jetoj Une eshte nje Italian qe pasi kishte falimentuar ka investuar ne shqiperi, nuk vjen fare atje por i vijne milionat, e shqiptarkat paguhen me 150 euro ne muaj ne te zeze, kur kostoja ditore e nje puntori ne Itali eshte te pakten 200 euro.

  18. egi says:

    po pra, 😛 ne skemi pune per vete 😛
    http://bit.ly/1io2fYb

  19. topi says:

    Sali birisha na vendosi pas gjermanise dhe tani eshte radha ed romit t`i kthej europianet emigrant ne shqiperi…

  20. nikaja says:

    saliu thosh vendi i dyt pas gjermanis erioni thot amerika e vogel
    bir SELMANI I NENES KE TE QAJ ME PAR

  21. Ironike says:

    Na rregulloni njehere ne, pastaj mendoni per italianet.

  22. Era says:

    Gezohem qe tashme njerezit nuk shohin me me syte e pushtetit e te partise. Dine te lexojne pas lajmit.

  23. 006 says:

    Italonet vetem makarona me salce dine te bejne.
    Ose me pana.
    Ku dine gje tjeter italianet.. jane kokrra pertacit!

  24. Scanderbeg says:

    o derra lexojeni mire lajmin; spo thot njeri qe shqiperia ka zhvillim me te madh se italia po eshte e vertete se ka shume italiane qe vijne dhe punojne ne shqiperi. edhe turq ka shume persona qe punojne ne shqiperi dhe kjo sdo te thote qe jemi me te zhvilluar se turqia.

  25. leo says:

    O sa bukur qe keni pjerdhur, i bie qe ne qenkemi me mire se ITALIA, dhe shtetet e tjera ne EUROPE, po kujdes se duhen mbyllur kufijte se do dyndet e gjithe EUROPA se SHQIPERI per te punuar,…… jeni bere shum qesharake, late koqen e namit, po nejse ka budallenje qe ju besojne……….

  26. Albi says:

    Këtu ne Itali TV para disa ditësh po flisnin për numrin në rritje të Call Centerave që po shpernguleshin nga Italia pér të ardhur në Shqipëri. Nga intervistat me persona shqiptarë të punësuar në Call Centera, flitej për një pagë mujore tek 350 euro, nuk e di sa e vërtetë është po 350 euro nuk janë keq, bëhet fjalë per një pagë mesatare tek 430 mijë lek të vjetra, gjithmonë nëse shifrat janë reale.

    1. ALBATROS says:

      Po si nuk qenkan keq kur ne i kemi cmimet e ushqimeve dhe jetesen pothuajse si italia, nuk jane gje fare 350 euro ne shqiperi, jemi i vetmi vend ne bote qe importojme cdo gje dhe nga vende me nivele me te larta jetese se ne dhe imagjinoje si jane cmimet ne Shqiperi

  27. debili i Temës says:

    Pordhë, pordhë, pordhë…alla shqiptarçe…(?!) Është gjë tjetër, kur një njeri vjen si investitor dhe hap një biznes (qoftë edhe të vogël, për të shfrytëzuar fuqinë e lirë puntore) dhe tjetër gjë, kur vjen si emigrant “me torbë në krahë” dhe kërkon një punë çfarëdo…Mos na bëni qesharakë me lajme të tilla, se vjen italiani në Shqipëri të marrë 100 Euro rrogë mujore (???!!!), kur në Itali, dy ditë në muaj të punojë, do të marrë më shumë…!

  28. debili i Temës says:

    Pordhë, pordhë, pordhë…alla shqiptarçe…(?!) Është gjë tjetër, kur një njeri vjen si investitor dhe hap një biznes (qoftë edhe të vogël, për të shfrytëzuar fuqinë e lirë puntore) dhe tjetër gjë, kur vjen si emigrant “me torbë në krahë” dhe kërkon një punë çfarëdo…Mos na bëni qesharakë me lajme të tilla, se vjen italiani në Shqipëri të marrë 100 Euro rrogë mujore (???!!!), kur në Itali, dy ditë në muaj të punojë, do të marrë më shumë…! Apo, mos kanë parë lajmet e mediat tona dhe kanë ardhur “të mbledhin” mineral kromi me trasta, në Bulqizë…???!!! Më duket se edhe këta, filluan “të kopjojnë” Berishën…(Berisha na bëri Gjermani, ky tjetri, po na bën Amerikë…)

  29. namusqari says:

    gjynah se s’ka per te mbetur kokerr tatarukje ne shqiperi.mama mia!!!

  30. illyrians says:

    budalliqe me thes, vijne nderrmarresit (biznesmenet) jo punetore te thjeshte qe te punojne per 200 euro ne muaj. mos ia fusni kot..!!!

  31. Kosovar says:

    Te gjithe te huajte qe punojne ne shqiperi dhe kosove ne veqanti Turqit dhe Italianet keta punojn kryesishte ne kompanit dhe Bankat Turke dhe Italine ne shqiperi dhe Kosoven pra si kuadro apo sipermarres jo si ne shqiptaret si puntore krahu edhe italianet qe vejn ne shqiperi te gjithe jan boss te bizneseve ndersa ne shqiperi vejn hapin nje biznes per ti shperla parate e tyre te fituara ne menyre jo ligjore ne vendet e tyre ne shumicen e rasteve bejne shperlarjen e parave te tatimeve.

    Nje i huaje ketu ku jetoje une ka tre restaurante pasi e njofe mire nje dite me pyeti si ti arsyetoje 400.000 euro pasi gjate disa viteve kishte arrite ti shmange nga tatimi keto para dhe tashe i mbante ne shtepi dhe per ti fute ne sistem ne biznes permes bankes duhet ti arsyetonte se nga i erdhen keto para dhe une i thashe shum thjeshte eja shkojm ne kosove hape nje kompani atje prite 1 vite dhe pase nje viti gradualishte fillo ti depozitoshe ne banke ose permes nje kompanie sikur ajo po te paguan per ndonje pune qe ti nuk e ke kryer kurre dhe keshtu permesraifense bankes i sjelle ne vendin ku jeton si para te pasterta.

  32. durrsaku says:

    x 1 pensionist italian qe mer 1200 euro pension shqiperia eshte parajsa , cmime te ulta klim e mire afersi me italin , kjo me duket llogjike ne vitet ne vijim do te shofim 1 dyndje te tyre …

    1. ALBATROS says:

      Po dhe rritje te papare te cmimeve te qerase dhe pronave, nuk do kemi leke te blejme asgje

  33. kuq e zi says:

    ky nuk eshte emigrim por dyndje investimesh duhet te kishte ndodhur qe ne vitet 90-te dhe ne nuk arratiseshim botes …
    por me mire vone se kurre investimet i hapin rrugen dhe turizmit

  34. ALBATROS says:

    Pse per krenari eshte kjo? Tu shtypet koka italianeve dhe tu nxihet jetam mos ju jepet leja e punes qelbesirave dhe te sillemi si kafshe me ta se vetemn ne Shqiptaret jemi servila te te huajve

  35. merk says:

    Psh.cjane keto ore ti e din ti sa eshte texasi.i usa lerini keto muhabete.edhe moldavija eshte para nesh.leri te tjerat

  36. mushkonja dhe ngjala says:

    italjanet po vijne te ju marrin grat qe ju qine greket.kete bejne italianet.rama je fale exdhe linden per nji gram droge.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *