PD, protesta dhe përballje në Kuvend/ Ndryshon strategjia e organizimit, Basha jo i vetëm në podium

Basha protestaPërballje në Parlament dhe protesta. Kjo është strategjia që do të ndjekë opozita e drejtuar nga Partia Demokratike ndaj Qeverisë “Rama”. E ndërsa në jo pak raste është hedhur idea e një bojkoti parlamentar dhe mbajtja e protestave kundër Qeverisë, linjë kjo e cila është mbrojtur nga ish-Kryeministri Sali Berisha, duket se demokratët kanë zgjedhur një rrugë të mesme: edhe do të bëjnë opozitën institucionale, por nuk do të heqin dorë nga protestat.

Burime nga PD konfirmojnë për “TemA” se kjo forcë politike nuk është se do të organizojë çdo protestë, por do të mbështesë çdo protestë që do të organizohet. Ndërprerja e protestave nga ana e PD kundër trafikut të drogës, lidhet me statusin që pret të marrë Shqipëria brenda muajit Qershor, kjo bazuar edhe në raportin e Komisionit Europian që rekomandon për herë të parë dhënien e statusit pa kushtëzime. Burime nga PD theksojnë se pavarësisht vendimit që do të merret nga vendet anëtare të Bashkimit Europian, protestat do të organizohen nga opozita kundër Qeverisë si një alternativë. Por duket se edhe në organizimin e tyre do të ndryshohet strategjia. Pas zhvillimit të dy protestave, një përpara Kuvendit dhe tjera përballë godinës së Kryeministrisë me një pjesëmarrje shumë larg pritshmërive të drejtuesve të PD-së, tashmë në protestat e reja do të angazhohen edhe deputetët.

“Deputetëve dhe partive aleate do t’i kërkohet të angazhohen për organizimin e protestave. Deputetët do të shpërndahen sipas Qarqeve për të kërkuar pjesëmarrje sa më të lartë, duke qenë kështu një mbështetje për degët e PD në rrethe. Po kështu partive aleate do ti kërkohet të angazhohen me përkrahësit e tyre”, shprehen burimet.

Por gjithashtu pritet që të ketë edhe një ndryshim përsa i përket oratorëve në protestat e ardhshme. Nëse deri më sot, i vetmi që ka mbajtur fjalim duke iu drejtuar mbështetësve edhe në emër të opozitës, ka qenë kreu demokrat Lulzim Basha, është menduar që në protestat e ardhshme të ketë hapësirë edhe për deputetë demokratë, drejtues të partive opozitare apo emra, të cilët duhen promovuar si pjesë e ekipit të ri drejtues të Partisë Demokratike.

REMOTE_ADDR:[]

24 komente në “PD, protesta dhe përballje në Kuvend/ Ndryshon strategjia e organizimit, Basha jo i vetëm në podium”

  1. gent says:

    sa me shum rritet presioni i qeverise kunder trafikut dhe korrupsioni aq me shume ulerijne oer greva dhe mitingje e destabilizim e PD-ja…PSE???

    1. Majlinda says:

      Basha do te ruhet se mos i hapet dosja kriminale e vjedhejes se parave per rrugen e kombit dhe vrasjen ne 21 janar, prandaj nderron strategji per protesta. ai nuk do te kuptoj qe njerezit nuk mund ti vene mbrapa nje hajduti qe do te vjedh akoma, dhe urdheruesi per vrasje ne demostrate. nuk shikon se ku e ka katandisur tiranen, dhe pret te rrezoj qeverine me protesta qesharake te behet kryeminister me ate biografi krimineli qe ka. dosjete tiij duhen rihapur dhe te hetohet. kjoe e pret kete njeri bosh me kostum dhe kollare.

      1. sh q i p says:

        jo majlinda. basha eshte ngjirur e nuk ka me ze. megjithate, jo strategji te nderrojne keta , po edhe lekuren po ta nderrojne nuk bejne me prokopi. eshte se ç’eshte, ca gomere qe kane mbetur ne p.d.,ç’duhet te bejne? te vene prapa diellit.

  2. nini says:

    na rrush K… PRAP DONI ME ARDHE NE PUSHTET , MASKARENJE,

  3. Balenti says:

    per salen po e ban ta e keni gjet 100 vete kan me ju ardh

  4. TASHTI TE GJEJN VRIM E TE FUTEN KLYSHAT E KUQ TE EDVIN RAMS,
    NE FOLE!!!!!! xxxxx sssss+++++++++
    http://goo.gl/4bBdIZ

    1. lulushi says:

      IK MORE GOMAR KU DO FUTET LULUSHI SHE SALUDHI THUAJ

  5. Taras Bulba says:

    Na cat trapin mor kriminela ,jo protesta te beni ju por edhe ne greve ushqyeri te beni po ne vend do te rini mdaoshta edhe me keq , nuk ju mbeshtet populli mor kriminela e pate ne. 23 qershor ju , nje keshill kisha meqe do te dilni te gjithe ne podium mos haroni te vini ne krye kacin e zi

  6. NjeQytetarOptimist says:

    Une kam qejf te degjoj ne protestat e ardhshme vetem fillozofin, doktorrin, peshkatarin, ciklistin, matematicjentin etj etj, Nard Ndoka..Dhe te shoh Shehun nga ekrani, “duke” na pare ne..

  7. sala i Sheqeres says:

    te nderuem bashklexues Shqiperia nuk do e marri statusim
    pse do thoni juve
    jua them une more zoteri se pse
    Edvin Kristaq Rama eshte shkaku
    pse do thoni juve
    jua them une more zoteri se pse
    Ciljeta eshte shkaku
    pse do thoni juve
    jua them une more zoteri se pse
    Edvin Kristaq Rama e ka fyer rende Cilin
    pse do thoni juve e ka bere kete
    jua them une more zoteri se pse
    Cili ka bethen e mire dhe gjithe zyrtaret e osbe-se vinin ne shqiperi gjithe qejf nga betha e saj, aq larg i ka dal nami

  8. ILIRET says:

    Lesh me qime. E keni thene njehere kete. Provuat deshtim total. TOTAL!

  9. Dita says:

    Po ke ke aleat se dime … Vec Mediun se te tjetet merr vota djathtas voto majtas ,,, interesa personale…

  10. lavirja e bulevardit says:

    po cte protestoni ju mo vemje, ju sapo rate nga pushteti, per cfare do te protestoni ju??? te protestoni per katrahuren qe late vete????

    e vetmja gje pozitive, qe mund te beni per PD-ne dhe simpatizantet e saj eshte te bashkepunoni me qeverine per reformat ne dobi te popullit. Ne kete menyre mund t’ju kurohet imazhi si Parti dhe t’ju shtohen simpatizantet.

    Protestat??? Atyre u vjen rradha pas 4-vjecarit te pare te qeverisjes se kesaj maxhorance. Nese do filloni te protestoni, i lumte trapi ketyre se jo per 8 vjet po per 12 vjet do mbreterojne. Jo per ndonje gje po eshte minus vertet i madh per popullin, po nuk pati opozite te forte ne te kundert, do ju zeje rradhen si opozite nje force tjeter dhe ju do katandiseni ne palen e trete, do jeni te paperfillshem.

  11. SI MITINGU I TRITAN SHEHUT NE CORRVODE
    ——————————————–
    Qe behar,behar ka qene. Per kete jam e sigurte,pasi jo vetem qe u bera ter djerse ,po kur mbriita ne Corrovode,te gjith qytetaret rrinin nen hijen e rrepeve. Hjde ,hajde ,-thash me vete,gjithe keta njerez qe jane mbledhur ,duhet te vije ndonje nga Tirana. Pyeta nja dy te rinj, se cili vjen sot qe jeni mbledhur kaq shume e kini len punen. Ata na paskan qelluar nga Cepani.Me shikuan e qeshen. _ Paske ardhur edhe TI Nunu ,qe te presesh Dritanin. Sa per punen mos umerzit, se kemi kohe qe e kemi lene pasi s’ka me nderrmarrje i prishem ato.Ne kete muhabet u duk makina e doli Tritani. RRegulloi xhaketen e hodhi syte nga sheshi,para bashkise. U habita ,por edhe u shkriva se qeshuri,kur dualen per ta pritur 3 burra e dy gra.Thirrja e tyre ngjante si krrau-krrau te sorres,pasi vetem e motra e kryetarit te PD per Skraparin therriste. Pa cpa i ziu Tritan e u derejtua nha populli. Per fat te keq ,doren ja zgjati nje personi qe kishte punuar karrocier.Yyyyyyy ,-itha karrociri ,se me ben pise doren e nuk ja dha,keshtu Tritanit i ngeli dora ngrehur…. Cfar u be do thoni ju? Nuk u be gje e madhe vetem se Tritani iku me bisht nder shale e populli u gajas se qeshuri me shume per mitingun se sa per ofendimin qe karrocieri i beri tritanit. Po qe thoni ju,te nesermen me prune gazeten RD. E lexove e prap qesha . RD thoshte per nje pritje te “shkelqyer te Tritanit ne Corrovode. Ha….ha…ha edhe sot me kujtohen pjesmarresit ne miting . keyetari i pd ne rreth,e motra qe therriste,i kunati dhe nje grua tjeter qe ishte ne strukturat e PD,PO UNE NUK IA KISHA DEGJUAR EMRIN. jA KESHTU U THOT nUNUJA ,KESHTU PO KATANDISEN EDHE PROTESTAT E PD ,PAS 18-19 VJETESH A ME SHUME………pO VEPRUAT KESHTU E “KENAQET” saliun!

  12. shiaksi says:

    po vdesin per pushtet peta te PD,o lulu e ke te kot shqiptareve nuk i rruhet fare per juve

  13. petrit zela says:

    Ju jeni trima,vetem per te spekulluar ne kurriz te popullit,duke e plackitur,vjedhur,duke I persekutuar barbarisht,te burgosurit politik,dhe ish pronaret legjitim..Pervecse grupet e interesave,qe jane
    te lidhur me ju ne menyre te pazgjdheshme,askerkush nuk ju mbeshtet..Tete vjet rresht e mbajtet pushtetin,cfar vlerash morale dhe
    materiale,i afruat popullit: Pervecse krimin e organizuar,mafijan e pronave,mjerimin, dhe lotet e nenave,motrave qe jane derdhur rrembyeshem gjate ketyre 23-vjeteve,per djemt etyre,dhe per vellezerit.
    -8200-persona jane ekzukutuar per te fituar te drejtat e tyre legjitime sic jane pronat..Harrojeni se mund ti shpetoni ligjit te drejtesise..Se shqiptaret nuk e votuan pa nje qellim te caktuar Rilindjen,vetem per te prangosur keta politikane te pa skrupullt, qe na kane mbire si kepurdhat helmuese mbas shiut keto 23-vjet..

  14. Fadil Skenderaj says:

    Partia familjare e Berishes,e katandisun ne gjakun e ri rreth saje me Farroqe Balliun ne by…. balle,kerkon te mobilizohet per tu mbajtur “e bashkuar”,sepse po e shikon hapun shperbamjen e dekompozimin,si cdo kufome qe leshon ere.Ata e provuan me protesta,por u tmerruan kur pane ne shesh vetem maloket e Luljeta Bishes e Xheles se Mziut. Nje grusht malokesh te dalun prej shpellave nuk mund ta ndalojne ndryshimin. Duhet me cdo sakrifice reformimi i drejtesise,pastrimi i ketij sistemi nga eunuket e verber biseksuale te Sali Krimit dhe pastaj te vendoset drejtesia qe kerkuan me vote njemilion shuplakat ne surratin e klikes shpellare.

  15. baffo says:

    SA te keni LULZIMEN ne krye te pd harrojeni ardhjen ne pushtet

  16. debili i Temës says:

    Duke parë, se si “po u dalin lakrat në shesh”, banda mafioze e monstrës shpellare, po përpiqet, të “krijojë sa më shumë tym”, me “protesta” të inskenuara, me shpresën se mund të fshihet pas tyre dhe të shpëtojë lëkurën…!

  17. ..ndeshja e fudnit per plejoff?!{Rama-Sala}.Mendova se do ishte gjyqi..

  18. qytetar says:

    Forca Luli,
    bej protesta,
    qe ne rast se te arrestojne
    per faljen e teritorit Grekve
    Apo per 200miljonet eurot e vjedhura ne rrugen Durres Kukes

    te thuash se ma bejn per inat se po protestoj.

  19. albanezi says:

    jeni bere aqe qesharak e neverites sa kur po ju shof po me vjen per te vjellur se 90% e popullit e din qe lul sharllatani organizon protesta vetem per interesin e sali sulltanit(rrugaqit plak)si thot ni fjal ujku mjegull do se ne nje shtet normal sali sulltani do te ishte ne burg para shum kohesh e ti luli je vetem sahanlpires e sgje ma shume

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *