Botërori dhe histeria kolektive e TV shqiptare

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

meNga Bledi Lumani

 

Është bërë e modës për televizionet shqiptare, që në çdo Kampionat Botëror apo Europian, të bëjnë emisione të përditshme sportive.

Por, këtë vit duket sikur është kthyer në një histeri të vërtetë.

Ngado ta lëvizësh pultin, do të ndeshesh me një emision sportiv.

Dhe, sheh lloj-lloj çudirash.

Fjala vjen, në një prej këtyre emisioneve, drejtuesi fliste italisht(pasi është italian) dhe përkthehej nga dikush tjetër.

Por, ajo që është më e bukura, ka të bëjë me të ftuarit.

Në të gjithë emisionet bëhet kujdes që të ketë një apo dy femra. Mundësisht të jenë simpatike.

Ndonjë artist, këngëtar apo aktor kryesisht.

Më pas duhet të jetë i ftuar edhe një politikan, për të treguar anën e tij sportive.

Dhe në fund, natyrisht edhe një apo dy njerëz që kanë lidhje me futbollin.

Sheh larshmëri njerëzish që flasin papushim me kompetencë, ndërkohë që as vetë nuk e dinë çfarë thonë.

Ja një dialog i shkurtër nga një prej këtyre emisioneve:

Botërorin e 2006-s e kam ndjekur me pasion, pasi e mbuloja si gazetare këtë ngjarje. Finalja Gjermani-Itali ishte shumë e bukur.

-Më fal, po ishte gjysëmfinale.

-Jo, ishte finale, e kam mbuluar si gazetare.

-E nejse, s’do të mbush mendjen ty.

Xhevaire të tilla mund të dëgjosh pafundësisht nëse ke durimin të dëgjosh nga pak këto emisione.

Të dëgjosh analiza për ndeshjet ndërkohë, s’bëhet fjalë.

Kampionatet Botërore janë evenimente që kanë një audiencë maksimale në të gjithë botën.

Por, nëse sheh ta zëmë televizionet britanike, nuk ke politikanë apo femra që s’dinë as vetë pse janë në studio, por ekspertë futbolli dhe ish-futbollistë.

Janë njerëz që flasin qetë dhe në mënyrë profesionale për futbollin.

Nuk sheh histerizma dhe klithma pa pikën e përmbajtjes si në emisionet tona sportive.

Ndoshta drejtuesit e këtyre televizioneve duhet të hidhen përtej Italisë, kur kopjojnë.

Të paktën do ishin më pak acarues.

Por, kjo është si një pikë uji në oqeanin e madh.

Këto emisione nuk tregojnë veçse degradimin që vazhdon prej vitesh me televizionet shqiptare, të cilat, jo vetëm që s’kanë asnjë ide, por tashmë bëjnë vetëm zhurmuesin.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

11 komente në “Botërori dhe histeria kolektive e TV shqiptare”

  1. tak says:

    po komentatoret qe flasin aq shume dhe me shume gabime

  2. roberto says:

    Nuk e kuptoj pse duhet te ULURIJNE komentatoret sportive kur ben gol nje skuader,pavaresisht se nuk eshte shqiptare!!1
    Pale kur ftojne topo modelet te japin mendime,apo politikane,qe nuk e dine kueshte stadiumi!!!
    Na del nje ish zedhenes i KQZ-se dhe jep mendime per boterorin!!!
    Po pse mbaruan futbollistet dhe traineret,qe te ftohen keta lloj politikanesh???
    U be e modes,qe te krijohet ne Shqiperi nje profesion i RI:
    -ANALISTET,”kompetente” per cdo lloj fushe!!1
    Pa le kur ftojne analiste te ndare sipas partive,qe jo vetem nuk bejne ANALIZE,por edhe mbrojtjen e partive ku financohen e bejne QESHARAKE!!!

  3. ILIRET says:

    Nuk ke kapur me te forten. Mbreme ne nje TV, kishin ftuar kengetarin Robert Aliaj. Kur ju drejtuan atij qe te jepte nje mendim per kampionatin boteror, Berti u pergjigj:-Po ku mar vesh nga futbolli une. Une nuk e kuptoj perse me keni ftuar.

    1. ANDA says:

      HAHAHA,KJO E QE FORT FARE,SEPSE IMAGJINOJ DHE PAMJEN E TE FOLURIN E TIJ,HAHAHA”

  4. duka i krimit says:

    me mire keta “komptentet” e futbollit se ata “kompetentet” e politkes me ne krye cunin e peshtire te shiqeres qe vazhdjne ta ndjekin si Dull Trapin dikur edhe sot cuna e goca te reja.

  5. Malo says:

    Mua me pelqejne shume keto komente e analiza. Me e bukura e tyre eshte kur flasin 4-5 veta ne te njejten kohe dhe arrihet ne nje “konkluzion te pjekur”. Pastaj kur fillojne e flasin disa zonjushte te bukura qe kane nxjer bukur mire kofshet dhe gjijet, duke per caktuar dhe ato ekipe qe do arrine ne finale. Nderkohe qe eksperte zbulojne njerin pastjetrin gabimet e albitrave, trajnereve, bile edhe ne triblimet e gjuajtjet e lojtareve. Dhe te gjitha keto i bejne me vendosmeri, profesionalizem, gjithepushtet a thua se jene kryeekspertet e FIFas. Lume ne per keto lloje emisionesh, por sidomos per rezultatin e tyre edukativ ne masa.

  6. ANDA says:

    PO KUSH E KA MENDJEN SE CA THONE ATA , GJITHE BURRAT SHOHIN ATO”CICEMEDHAT”,KURSE UN SHOH PSH..MODELIN E FLOKEVE DHE ATE DYGISHTFUSTAN …..KY ESHTE NIVELI I MEDIAVE DHE DISA GAZETAREVE SOT,KU FTOJNE NE CDO LLOJ EMISIONI,CDO LLOJ TEME TE NJEJTET INJORANT, DEGRADIM TOTAL I KULTURES SE GAZETARISE MOS PROFESIONALIZEM!

  7. Cami says:

    Komentatoret jane fantastike fare:topi dergohet djathtas,pastaj hyn njeri prej lojtareve kundershtare dhe e dergon majtas..etj Njelloj komenti qe e ben dhe nje njeri ne rruge..
    Sikur po e degjojme ne radio.
    Shume pak te dhena per lojtaret,per taktikat,opinionet,mendimet ,theniet e njerezve te tjere.
    Po degjoja komentatorin ne anglisht nje dite,ishte I pakrahasueshem per nga informacioni qe jepte….

  8. Saliiii says:

    po mire mo burr ca problemi ke ti qe ata bejne emisione, ti mos i shiko mo lla, ti bohu regjisor edhe bej emisonin tend :P: http://goo.gl/PsFpkN

  9. debian says:

    ueeeeeeeeeeee cfare goli, uooooooo cfare goli

  10. dp says:

    Suksesi i cdo programi tv matet me numrin e teleshikuesve ,kjo justifikon dhe pranine e llokmave te mishit qe sherbejne si zhurmues i kapsllekut intelektual.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *