Ditari i Kosovës/ Ne, “çlirimtarët” e Istogut

15 Qershor 2014, 20:47Politika TEMA
Ditari i Kosovës/ Ne, “çlirimtarët” e Istogut

Nga Mero Baze

Istogu ishte atë ditë qyteti më i zbrazët në botë. Një rrugë e shkretë, pa asnjë njeri, vitrina të thyera, dyqane të plaçkitura dhe një qetësi vdekjeje. Për një moment hezituam të zbrisnim nga makina, nga droja se ndonjë snajper mund të ishte vendosur ende diku në ndonjë dri- tare.

Krisi më tha të zbrisja unë i pari.

–      Ke qenë në Vlorë, – tha duke qeshur, – s`të gjen gjë.
Për minuta të tëra nuk lëvizi asgjë.

Zbritëm nga makina dhe hymë në disa dyqane të plaçkitura. Shëtitëm rrugëve dhe nuk takuam askënd. Ishte një qytet, të cilit i kishte rënë hija e vdekjes. Shumica e qytetit mbahej e pashkatërruar, por gati të gjitha shtëpitë e shqiptarëve ishin plaçkitur. Që nga e dita djeshme serbët kishin ikur. Ndërsa ne u rinisëm në udhët e tij, në periferi dalluam gjashtë djem shtatlartë, me flokë të lidhura pas, ndoshta paramilitarët e fundit që po largoheshin fushës nga qyteti, duke menduar se kishin ardhur patrullat e NATO-s.

Hyra në bankën e qytetit. Qindra libreza kursimi ishin hedhur në hollin e saj dhe arka ishte plaçkitur. Në ndërtesën e komunës po ashtu s`kishte njeri. Dola nga mbrapa saj, me shpresë se do gjeja njeri. Asgjë, veç disa kakarisjeve të lehta të pulave.

Ne (unë dhe dy gazetarët britanikë) jemi “çlirimtarët” e qytetit. Fillova të bëja humor me UÇK. Iu thashë se po të mburrej kush nga UÇK që kishte çliruar Istogun, do ta denoncoja, se e çliruam vetë.

Ashtu duke bërë humor, por dhe duke u hutuar nga një qytet fantazëm, zbritën kamerat dhe filluan të filmojnë. Aleksi, gazetar i

 

BBC Word, kërkoi linjën satelitore dhe filloi të raportojë. Një iriq që po sillej i humbur rrugëve, ishte një detaj i fortë i bosha- tisjes së qytetit. Krisi filloi ta filmojë. Unë e trembja me shkop të rrinte në mes të rrugës për të marrë sa më shume sekuenca.

Duke dalë nga skaji verior i qytetit, ndeshëm befas një tufë fëmijësh Të gjithë kishin lidhur nga një shami të kuqe në kokë, ku shkruhej “UÇK”. Duartrokisnin. Me duar përpjetë na bllokuan rrugën dhe unë dola të shihja çfarë ishin këta. M`u hodhën në qafë të gjithë njëherësh. Nuk dija ç`të bëja me gëzimin e tyre. Më kishin marrë vër- tet për çlirimtar të qytetit ose njeri të UÇK, ngaqë flisja shqip dhe po zbrisja nga një makinë me shenja të NATO-s.

Historia e tyre ishte tronditëse. Për rreth tre muaj ata ishin mbaj- tur në një lloj burgu në katin e parë të një shtëpie 200 metra katrorë. Kishin qenë gjithsej rreth 260 vetë. Shumica gra dhe fëmijë. Këta nuk ishin banorë të Istogut, por të fshatrave përreth, të cilët serbët i kishin kthyer nga Prizreni, ndërsa kishin qenë duke ikur për në Shqipëri dhe i kishin futur në një lloj burgu në këtë shtëpi. Në çdo gjysmë ore shko- nin paramilitarët dhe terrorizonin gratë dhe vajzat. I kërcënonin se do t’i përdhunonin.

Arta, një 13-vjeçare e traumatizuar, tha se fshihej pas gjyshes, sa herë që paramilitarët hynin në katin e ndërtesës ku ishin strehuar. “Ka qenë një tmerr, – tha ajo. – Kemi qenë më keq se në burg. Sot po dalim për herë të parë, pasi pamë makinën tuaj dhe na u duk si makinë e NATO-s.”

Një çezmë e përbashkët te dera dhe një tualet kishin qenë ko- moditeti i tyre i vetëm. Ata thanë se serbët kishin ikur dy ditët e fundit dhe kishin kërcënuar sërish se do t’i vrisnin.

Një prej tyre tregoi sesi një rom kishte ardhur dy ditë më parë me një bombë në dorë, pasi militarët i kishin dhënë të pinte, që ta hidhte atë mbi shqiptarët. Kishte qenë dita, kur kishin mbërritur për in- spektim trupat italiane, të cilat e kishin çarmatosur dhe e kishin marrë me vete. “Por sot e kanë lëshuar prapë”, – tha ai. Dikush kërcënohej se do të shkonin ta gjenin ku e kishte shtëpinë.

Pas nesh aty mbërriti organizata “Mjekët pa kufij”, e cila solli ilaçet e para dhe një makinë me ushqime për fëmijë. Tani ata ndiheshin njerëz të lirë, por ishin një bashkësi e formuar në mënyrë të dhunshme dhe nuk e dinin se çfarë do të bëhej me ta dhe kur do të niseshin drejtshtëpive të tyre.

Disa prej tyre, duke menduar se unë do të vazhdoja të rrija atje meta, filluan të më tregonin dhe raportet me njëri-tjetrin. Diçka nuk kishte shkuar mirë. Për tre muaj kishte patur probleme edhe mes tyre. Kishte qenë e vështirë të bashkëjetonin gjyshër të dikujt tjetër, mbesa të dikujt tjetër dhe nipër të dikujt tjetër. Kishte vajza pa prindër, djem pa familje dhe pleq pa të afërm. Iu thashë të qetësoheshin, se do të lajmëronim dikë nga NATO dhe do t`i çonin të gjithë në shtëpi. Arta, vajza që tregoi sa shumë ishte trembur nga serbët, tentoi të ngjitej në makinën tonë.

– Të lutem, mos më lini këtu, – tha. – Kam frikë.
- Nga kush ke frikë? – i thashë. – Serbët ikën. Ne jemi këtu rrotull. -Të lutem, – tha, – më merrni më çoni në Prishtinë.
Ishte diçka që s`ia shpjegonim dot. I premtuam se do të kthe-

heshim pas pak dhe do ta merrnim. Në fakt, thjesht e gënjyem. Thirrëm mënjanë mjekun francez që kishte mbërritur dhe i thamë ta ndante më vete, se ndoshta kishte nevojë për psikolog. Rrëfimet e saj për kër- cënimet për përdhunim ndoshta ishin histori të kryera dhe ajo ishte e tmerruar. Sytë e saj humbisnin tej xhamit të makinës dhe mua m`u duk se po i zmadhoheshin prej tmerrit që ne po e linim vetëm. Në fakt, e lamë në dorë të mjekëve.

Duke dalë nga qyteti, fushave pamë tufa kuajsh që ishin kthyer në gjendje të egër, ndërsa kolegu ynë britanik, Kris, ndali makinën të gjente sërish iriqin që kishte marrë guximin të shëtiste në rrugët e boshatisura të qytetit, që ishte ndoshta i vetmi qytet në botë pa banorë.

 

11 komente në “Ditari i Kosovës/ Ne, “çlirimtarët” e Istogut”

  1. Sali QENI says:

    E UCK-ja ku ishte more Mero? O ishte e zene me vrasje? Ha!ha!ha! “komedi o tragjedi, tragjedi o komedi,…tragjedi-komedi”

    1. Dardanet says:

      Po mos te ishte UCK qe kapi armet per clirim,kurre sdo ishte bere shteti i Kosoves.UCK kishte shume armiq:Kriminelet serb,Sigurimin e Klosit qe vrante ushtaret qe bartin arme dhe banditet e tjere te UDB-es serbe.Andaj cdo kush duhet te pyes_Cka ndihmova une per clirimin e Kosoves dardane,e jo te dhjere nga goja kunder trimave te lirise dhe popullit kreshnik kosovare.

      1. bashkimijon says:

        Jo i klosit por i gazidedes te berishes tend te dashur. Fatin e remzi hoxhes e din besoj. Por saliu juaj u shperblye prej jush per te gjitha te zezat.

  2. Samir says:

    Eh Mero, Mero! Tani po ringjallesh kunder UÇK-se, njelloj si gjate luftes, kur nuk the dy fjale te mira per luftetaret.

  3. Tmerr ballkanik ,i perseritur dhe asgje tjeter…

  4. Fetija says:

    Jo, ore Mero Baze,jo… Istogun e ka qlirua Xhavit Haliti me 16 qershor te vitit 1999, kur me roje speciale zbriti ne Istog, në Restaurantin Trofta,me thasët me para të marra “për nevojat e UQK”,por që me perfundimin e luftës e në betejen e tij përfundimtare pa e shkrepur asnjë plumb ne armik,as pa e takuar ate asnjëherë, zbriti maleve shqipja e malit me parat e “dardania bankes”,të grumbulluara nga “Vendlindja thërret”, në të vërtetë,”Xhepat e Xhavit Halitit thërrasin!”…

  5. Deli says:

    Merou i gjore thote veten nje pjese te c’lavditeshme te UCKse.
    Keso pershkrimesh, ditaresh ka pothuajse cdo kosovare qofte te shkruar apo ne kujtesen e tyre. Nuk fajesohet UCKja per moseefikasitet luftarak ndaj serbeve, ata ishin fuqi ushtarake europiane, u pa edhe nga lufta e NATOS ndaj tyre.Ajo cka e ben UCKne te palavditeshme ne popull eshte sjellja e tyre pas lufte.
    Nga disa qindra sish qe luftuan, nese edhe vertete kane qene aqe,
    menjihere pas hyrjes se NATOs u shenderruan ne ushtri disa mijshe, me grada, mandje edhe shum gjeneral nga ata. Per grabitje, terror, pervetesime uzurpime as qe flasim.

  6. tomsojeri says:

    A ke qen tani von o Mero ne Istog! Cuditesh me cfar shpejtesie esht ngritur ai qytet tashme ! Ruga qe te con nga Peja der atje e mbushur me jeshillikun magjik duket sikur te fal jet ! Shko te kalosh nje nat ne hotel Trofta ne kamarinat mes bazeneve qe lodron ky lloj peshku e nga ku ka mar emrin hoteli te ndjesh frskin e pishes e te ujit kristal!Ai uji qe buron nga mali e furnizon qytetin esht vet mrekullia !Qeshin miqt e mi kur shkojm te ham dicka ,un nuk preferoj as biren e mir te Pejes e as veren “bodrum i vjeter” perpara ujit te “burimit” Kam pasur fatin te shkoj ato vitet e para te clirimit te ri mes miqsh e te ndegjoj histori rrenqethese !Kam pasur fatin te njoh e te ndjej dashurin e madhe per shqiptaret e Shqipnis mam !Per ta nuk ish asnje interes sikur edhe nga planeti Mars tju thoje ke zbritur por sa mernin vesh se je “shqiptar i Shqipris “menjeher lexohej interesi ,deshira per tu afruar e respekti ndaj nesh ! Nje her mu dha rasti te shoh nje ndeshje basketbolli ne Prishtin mes Mitrovices dhe Prishtines Isha ulur ne qender perball juris dhe nga e djathta tifozet e Mitrovices (ne sgabohem binte ne sy ngjyra jeshile ,dhe perball nga e majta ime ata te Prishtines !Qendronin larg pra tifozeria qe bertisnin njeher njera pal e pastaj tjetra ! Kudo reth e rotull flamuj kuq e zi qe muk te linin te shihje dicka tjeter nga konstruksioni i atij pallati sporti ! Nuk pushonin !Mu duk se do fluturoja nga presioni i thirjeve! Per nje moment sdi sesi ra heshtje dhe dikush nga zhuria kerkoi te mbahej nje minut zi per katastrofen e kullave binjake !Passi kaloi kjo ,dhe perpara se te filloj loja ,gjith stadiumi filloi te kendoj hymnin ton me nje dor ne zemer !Skam provuar mallengjim me te madh ,e me erdhi turp sepse un kisha haruar fjalet e tij ! E passi mbaroj dhe kjo, ateher filloi loja e perseri britmat e tifozeris ! Enver Hoxha per ta ish vet perendia !Sic me thonin e mbanin ne xhep foton e tij si hajmali dhe kur ju a kapnin hanin dru e i rasnin brenda

  7. MERITONI says:

    TOM SOJERI

    mos u lodhe shume o burre me shpjegu,ky te gjitha keto i dine,dine edhe me shume se une e ti,por,ky nuk don me dite!!

    e dine dreqi ku eshte kisha ,por,nuk don me hy ne kishe.

    ti ben pjese te ajo pjesa e arsyshme e shipnise,te cilen e rrespektojme ne kosovaret.

  8. tomsojeri says:

    I nderuar Meriton !Koha ,rastesia apo ku ta di un na pagezoi qytete,fshatra e krahina me emra te ndryshem por te qenit shqiptar dhe emrin e saj as koha as rastesia e as armiqt nuk munden me na e ndryshu !I rezistum shum “shterngatave” e “cunameve”qe per shum koh ne lan larg e te deshperuar !Prindrit tan shkuan me nostalgjin e vellezerve qe nuk ju dha rasti te ndajn gezim e hidherim qe barku i nanes Shqiperi i ushqeu ! Ne na bashkon gjithcka e asgja sna ndan vec atyre qe sna kan dash e akoma sna dun !Nuk ka Kosovar e Shqiptar por ka Shqiptar te kosoves ,te veriut te shqipris se mesme e te jugut !Te gjith jemi nji !Ne ato dit te veshtira kur ju dogjen gjithcka e bile edhe pasaportat qe te mos keni edhe emer ,ne e hapem gjirin sepse fjalet e dhimbjes jan njesoj ,sepse dashurin,hidhrimin e respektin i shprehim ne nje gjuh!!E si mundet te na ndajn ?? E si mundet te mos jemi nji ? E si mundet te kalojm neper Morin e te detyrohemi te nxjerim pasaportat ? Si mundet te ket tashme kufi mes nesh ???Ksaj padrejtesie po i vjen fundi se ky esht vullneti yn kjo esht deshir vllezrish !Kam kaluar dit te bukura e te paharuara atje mes njerzish aq te mir e te dashur ! “Nuk ka pyll pa derra” themi ne, por jan pak shum pak e nuk e prishin dot “barin”! Jam kaur e Jugor por asgje nuk e prish “humorin”kur e ndjen veten shqiptar !Uroj qe feja te mos depertoj deri ne percarje e te na tjetersoj emrin se boll dem i ka sjell kombit kjo Ne dim te respektojm besimin e kujtdo por mbi te gjitha Shqiperia …Femijt tan jam i sigurt qe i pret ky bashkim i destinuar …….

  9. MERITONI says:

    TOM SOJERI

    nderi dhe rrespekti eshte i ndersjelle,ai fitohet dhe nuk falet.
    edhe une e kame nje vella me te cilin jame ndare,pra,jetojme ndarase,por,ai eshte vllau ime,ai per mua eshte VELLA,ne asnje momente nuk ka pushu dashnia ndaj tij.
    rasti i njejte eshte edhe me KOSOVARET DHE SHQIPTARET,jemi vllezer,kerkush nuk munde te na ndaloj dashnin.
    dashnia eshte emocion,nuk eshte materje ku per shkake te hapsires nuk ke ku e vendose,nese ke vullnet munde ta duashe ter boten.
    ne munde te ju duam sikur atehere kure nuk ju kami njoftur,por,nese ekziston arsyeja dashnia vetem sa shtohet.
    une nuk zhgenjehem me disa GREKE DHE GABELE,te cilet me suksese po luajne rolin e tyre,por, po zhgenjehet me shume te tjere te cilet ne menyre te heshtun i perkrahin keta ne etiketimin e kosovarve,pa kurrfare logjike!!

    shpeshe here mendoje se ndarja ne kohe shume te gjate,zhvillimi i jeteve tona ne kushte te ndryshme socio-ekonomike,ka zhvillu mentalitete te ndryshme,prandaj problemit te njejte i qasemi ne menyra te ndryshme,kjo po shkakton huti dhe perqarje!!

    te pershendes edhe une ty.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje